PDA

View Full Version : Pėrtej mallkimit


AbdylHabib
11-03-09, 09:47
Pėrtej
Mallkimit


Sadri Fetiu

…mallkimi i rėndė do tė bjerė mbi ju
ia ndėrruat ngjyrat flamurit
gjakoni njė komb tė paqenė
ia hapėt gropėn e thellė UĒK'sė
mallkimi i thellė deri nė zjarrin e tokės
mallkimi i lartė mbi zenitin e qiellit
nga thellėsitė e zemrės sė dheut
do tė vėrshojė gjaku i kuq i tė rėnėve
do tė zgjohen nga varrėt ata qė ranė pėr liri
do t'i pėrmbysin mermerėt e rrem
do t'i ējerrin maskat e rrenave tė mėdha
me fjalė boshe tė demokracisė evropiane
do ta pėrpijnė hipokrizinė moderne
do t'i gjejnė gjurmėt e lashta tė gjarprit tė ilirit
do t'i shkrepėtijnė tė gjitha rrufetė e frombos.
do tė shpėrthejnė me vruskuj tė gjitha burimet e
bindit
do tė pėrzihen lahuta e fishtės me lulet e verės
sė naimit
do tė pihet deri nė pikėn e fundit vera e kuqe e
dionisit
nga dehja shekullore do tė pėrmbushen nė fund
tė ferrit prangat
e robėrisė pastaj do tė bjerė ai shiu i madh
shiu qė pėrmbyt mite e legjenda tė stėrlashta
dhe askund nuk do tė gjendet barka e nuhit
askund toka e premtuar e moisiut
krejt do tė bėhet ujė
krejt do tė bėhet gjak
por kurrė nuk do tė shuhet lavdia
do tė dėgjohet himni triumfues i UĒK'sė
do tė shpaloset flamuri i madh i lirisė
vetėm i kuq dhe i zi
si dheu - si gjaku ynė
o do tė vijė
si bumbullimė e rrufeve qiellore
do tė vijė i sigurt si Dielli
i butė me shkėlqime vesore
do tė vijė
pranvera e vėrtetė
e shqiptarisė
e nėn hijen e lisit tė madh
do tė pushojė kambėkryq
Adem Jashari
bashkė me tė gjithė ata qė ecėn rrugės sė tij tė
dritės…

(6 mars 2009)


Pergatiti, Sabri Selmani

Levizja Vetevendosje