PDA

View Full Version : Iuu Berishė, Berishė...


panta_rhei
01-04-09, 00:26
http://www.gazetaexpress.com/images/gexGallery/5298/cache/a_berisha-490x320.jpg

Kosova dhe Unė
.....


Express: Ju nuk keni qenė nė Kosovė deri pas pėrfundimit tė luftės...

Berisha: Asnjėherė. As edhe njė herė nuk kam qenė. Kolegėt e mi vinin, por nuk kam bėrė asnjė pėrpjekje, sepse ndoshta do tė vija. E pėrcillja nga kėtu.

Express: Pas pėrmbysjes sė komunizmit, Kuvendi i Shqipėrisė pat njohur pavarėsinė e Kosovės. A besonit ju nė asokohe se vėrtet do tė bėheshim njė ditė shtet, apo kjo ishte vetėm sa pėr t’u thėnė shqiptarėve se po bėnit maksimumin?

Berisha: Unė, para se tė vendosja definitivisht tė futesha nė politikė, bisedova me studentėt qė kisha. Kisha dilemė nėse duhej lėnė profesionin e mjekut apo tė futesha nė politikė. Nė fund, vendosa pėr politikėn. Ishin dy arsye: tė drejtat e njeriut dhe ēėshtja e Kosovės. Regjimi i Ramiz Alisė nė atė kohė i kishte shkrirė tė gjitha marrėdhėniet me Sllobodan Millosheviqin. Ka qenė njė situatė e rėndė pėr Kosovėn. Njėsite gjysmė terroriste nė Shqipėri dėshironin ta vrisnin Ibrahim Rugovėn nė vitin 1991.

Express: Kush dėshironte ta vriste Rugovėn?

Berisha: Shqiptarėt e Ramiz Alisė. Ekzistojnė dokumente pėr ketė. Kanė dashur ta vrasin atė dhe mua nė Vilė, nė vitin 1991, me arsyetimin se po flisnim kundėr Enver Hoxhės.

Express: Si ėshtė e mundur kjo, kur nė vitin 1991 Ramiz Alia u kishte mundėsuar tė rinjve shqiptarė qė tė vinin nė Shqipėri dhe tė ushtroheshin pėr luftė. Njė grup ishte stėrvitur kėtu. Kishte njė marrėveshje...

Berisha: Ishte grupi i parė qė erdhi pėr stėrvitje nė atė kohė dhe tė gjithė ata pėrfunduan nė burgje, kur u kthyen nė Kosovė. Tė gjithė u arrestuan pėr njė natė. Dikush nga kėtu ua dėrgoi listat autoriteteve serbe. E pėrgatitėn qė tė binin tė gjithė nė duart e policisė sekrete serbe. Mund tė bėhet njė kontroll i arkivit. Ranė tė gjithė dhe u mėrzita shumė.

Express: Ju e fajėsoni Qeverinė e Ramiz Alisė?

Berisha: Po kush, kė tė fajėsoj unė? Si shkuan ata? U stėrvitėn kėtu dhe shkuan qė tė gjithė aty, ranė njėri pas tjetrit. I kanė torturuar nė mėnyrėn mė ēnjerėzore. I di unė qė tė gjitha, sepse i ndiqja. Pėr ketė aspekt, ju them unė. Ky regjim nė Tiranė, pėr 45 vjet, gjahun e parė kanė pasur mbi kosovarėt tė cilėt ishin armiq, ishin titistė. Dhe burgjet, po tė marrėsh pėrqindjen e tė burgosurve politikė nė Shqipėri dhe pėrqindjen e kosovarėve nė Shqipėri, ata ishin pėrqindja e parė. Udhėheqja politike e Tiranės ka pasur njė shqiptaro-fobi ndaj shqiptarėve tė Kosovės. Nė demonstrata e 81-shit nuk patėn ēka t’u bėjnė, sepse fillimisht ishin tėrėsisht kundėr tyre.

......

Express: Pas burgosjeve qė ndodhėn nė Kosovė, gjatė presidencės suaj ėshtė ndėrprerė aktiviteti mes tyre. Pse me njėrin sy jeni bėrė se nuk po i shihni, keni pasur njė obligim ndaj bashkėsisė ndėrkombėtare?

Berisha: Jo tamam. Nuk ėshtė ndėrprerė. Nuk kam pasur njė kontroll mbi ta, por nuk ėshtė ndėrprerė. Por u mėrzitėm shumė herėn e parė kur u arrestuan. Kur u kapėn me listė.

Express: Kur ishte takimi juaj i parė me Ibrahim Rugovėn, cili ka qenė mendimi i tij pėr regjimin?

Berisha: Si njė politikan kryesor kosovar, ishte tėrėsisht pro lėvizjes demokratike. Por, natyrisht, derisa regjimi ishte nė fuqi, ai e kishte njė sens qė duhej tė fliste edhe me regjimin, mirėpo ka qenė i pa ekuivok nė mbėshtetje tė lėvizjes demokratike. Dhe kjo ishte njėra prej arsyeve qė donin ta ekzekutonin nė vilė.

Express: Prej vitit 1992-1996, Presidenti Rugova nė tė gjitha vizitat qė ka bėrė jashtė Kosovės, ka ndaluar nė Tiranė. Ka pasur njė hapėsirė tė madhe mediale kėtu. Ka qenė njė bashkėpunim i jashtėzakonshėm me ju, por pastaj ndodhi njė ftohje. Pse?

Berisha: Gjėrat duhet parė nė tėrėsi. Rugova, i cili e mėshiroi nė njė - politikanin dhe misionarin. Misionarin, pothuajse nė kuptimin religjioz dhe mistik tė fjalės. Rugova nė karrierėn e tij politike dhe nė personalitetin e tij, ka disa merita tė papėrsėritshme nė historinė e kombit, jo vetėm pėr Kosovė, por pėr mbarė kombin. Njėra prej tyre ėshtė se ai paraqiti mė tė pabesueshmin pėr shqiptarin - Gandin. Tėrėsisht jashtė filozofisė sonė. Qindra mijėra herė mendoja se si ka mundėsi qė e gjeti kėtė durim. E mori Kosovėn nga barakat, ku ishte selia e Lidhjes Demokratike, dhe e dėrgoi nė Shtėpinė e Bardhė, nė Zyrėn e Bill Clintonit. Thosha ēka do tė ndodhte po tė ishte dikush tjetėr nė vendin e tij? Ka qenė njė periudhė kur Beogradi u ngrit nė kėmbė pėr ta rrėzuar Millosheviqin, nė vitin 1996. Unė e konsideroja Millosheviqin si tė keqėn mė tė madhe. Pra, ka qenė kjo periudhė qė kam menduar qė kur u ngrit Beogradi kundėr Millosheviqit tė ngrihej edhe Kosova, por nuk kam pasur asnjė problem tjetėr me Rugovėn.

Express: E konsideroni tė ngutshme ketė tendencė tuajėn pėr tė marrė pjesė nė demonstrata pėr rrėzimin e Millosheviqit nė vitin 1996, gjė e cila u kundėrshtua me forcė prej Ibrahim Rugovės?

Berisha: E vėrteta ėshtė se nė atė kohė Millosheviqit ishte forcuar tej mase, sepse kishte marrė fuqi pas nėnshkrimit tė marrėveshjes sė Daytonit. Nuk mund tė them se ēka do tė ndodhte po tė ngrihej Kosova, por unė isha kundėr ēfarėdo lidhje tjetėr tė Kosovės me Serbinė, pėrveē qė tė organizoheshin demonstratat paqėsore. Me demonstrata mendova se mund tė lėkundej Millosheviqit, por faktikisht ndoshta Rugova pati tė drejtė, sepse mė vonė u pa se ato demonstrata nuk e dhanė atė qė pritej. Millosheviqi ia doli nė njė mėnyrė prej demoni tė japė njė zgjidhje politike dhe ta pėrdorė atė pėr vete. Tė ndjerit Gjingjiq i dha Beogradin, por e rrėzoi. Ishte njė situatė krejt tjetėr. Nė pikat tjera kemi qenė tė ngjashėm mė Rugovėn. Disa herė tė unė kanė ardhur boshnjakėt dhe kroatėt qė kėrkonin ta nisnin njė front tė ri lufte nė Kosovė. Mendonin se po tė hapej edhe nė Kosovė fronti, do tė mundej Serbia. Unė kam qenė kundėr, Rugova ka qenė kundėr, kemi pasur ide tė njėjta. Rugova ishte njė lider unik. Ai e themeloi partinė e parė anti-komuniste nė Ballkan dhe arriti ta shtyjė idenė e tij. Ibrahim Rugova, edhe pėrkundėr qėndrimeve tė tij pėr luftėn dhe UĒK-nė, por fakti qė miku im nuk e tradhtoi kurrė vetėn e bėri atė tė jashtėzakonshėm. Ishte konsistent nė linjėn e tij paqėsore. Askush nuk mund ta qortojė. Njė njeri qė qėndroi vetja e tij. Ėshtė unik, arriti t’i kundėrvihet luftės dhe do tė zgjidhej nė mėnyrė plebishitare po tė votohej pėr President pas luftės. Ēfarė pati? Gradualisht u shndėrrua nė simbol besimi dhe nuk hoqi dorė kurrė nga pavarėsia.

Express: Ju nė atė kohė, nė vitin 1996, e kishit njė lidhje me Adem Demaēin. Edhe ai nė njė farė forme ishte pėr demonstratat e vitit 1996, mandej ai kishte ardhur nė Shqipėri pėr t’ju mbėshtetur juve pėr ndryshimin e Kushtetutės nė Shqipėri?

Berisha: Unė e kam pasur mik Demaēin. Ai qė nė fillim erdhi nė Shqipėri dhe u pendua se kishte gabuar nė raport me Enver Hoxhėn. Por jo vetėm unė, edhe ata qė po luftonin pėr lirinė e Kosovės, i dhanė atij njė pozicion shumė tė rėndėsishėm. Dhe kjo gjė nuk ishte pa leverdi, sepse kishte nevojė pėr figura tė rėndėsishme. Mė duket se ai nuk ishte nė nivelin qė u prit prej tij. Arsyen nuk e di.

Express: Kur filloi lufta nė Kosovė, nė vitin 1997, ju ishit nė opozitė. Nė anėn tjetėr, shteti shqiptar ishte buzė kolapsit. Ka teori qė thonė se lufta e Kosovės dhe trazirat e Shqipėrisė kanė njė lidhje. U hapėn depot dhe numri mė i madh i tyre kaluan nė Kosovė. A besoni qė ka njė lidhje nė mes tė kėtyre dy ngjarjeve?

Berisha: Tani... armėt do tė kalonin nė Kosovė, me depo apo pa depo, nuk ka asnjė dyshim. Por, a pat gisht Beogradi nė skemat piramidale, tė dhėnat e mia thonė se po. Sa pėr armėt, nuk janė problem i njė lufte mė komplekse....

Express: Si ėshtė e mundur z. Berisha qė nė kohėn kur nisi lufta, kufirin Kosovė – Shqipėri e kalonin nė kėmbė mijėra veta, kurse Serbia nuk e merrte asnjė hap pėr ta stopuar sjelljen e armėve nė Kosovė. Mė vonė, kjo gjė ishte bėrė gati e pamundshme. Pra, pse shteti serb fillimisht lejoi qė nė Kosovė tė futeshin armė?

Berisha: Gjatė gjithė kohės Millosheviqi e ka pasur njė qėllim, ndarjen e Kosovės. Nuk ka menduar kurrė qė ta ketė tėrė Kosovėn. Mendonte nė njė ndarje qė do tė ishte shumė e dhimbshme dhe fatale pėr shqiptarėt. Millosheviqit mendoi qė nė proces e sipėr do ta realizojė ketė gjė. Ndaj edhe ai, nuk them se nuk e mirėpriti por as nuk e keqpriti sulmin e shqiptarėve nė kėtė moment. Sepse ai mendonte se Kosova mund tė ndahej vetėm me luftė. Pėr vite tė tėra, ai u pėrpoq me ēdo kusht, mobilizoi shumė faktorė ndėrkombėtarė. Hartat vinin e shkonin. Ai mendoi se nėpėrmjet frontit do tė mund ta ndante. Por, e bėri njė kalkulim fatal....

http://www.gazetaexpress.com/index.php/artikujt/lexo/5298/C4/C13/

Dani11
01-04-09, 07:47
Njė njeri qė qėndroi vetja e tij. Ėshtė unik, arriti t’i kundėrvihet luftės dhe do tė zgjidhej nė mėnyrė plebishitare po tė votohej pėr President pas luftės. Ēfarė pati?

Ja se qfare pati:e morren qobant e hajnat e farmerkave,e morren uzupatoret e banesave dhe lokaleve, e moren ata qe te shesin shume lire.Prandaj u dogj flamuri dardan dhe tani kemi nje flamur pa kurfar vlere dhe pa kurfar identiteti.Prandaj mbeti Mitrovica e ndare, prandaj kemi pako Ahtisari dhe pika Bankimuni, prandaj kishat fituan statusin gati te nje shteti,prandaj..........etj.etj

Ju lumte per Intervisten si dhe falenderoi ate qe e solli ketu.

Arb
02-04-09, 10:18
http://www.gazetaexpress.com/images/gexGallery/5350/cache/b-490x320.jpg

Po bashkohemi…


Nga Berat Buzhala & Ilir Mirena mė 01.04.2009 nė ora 8:02
"…Siē mė thotė parandjenja ime dhe siē e thashė edhe nė Parlament, le tė pėrgatiten qė Sali Berisha do tė mbetet edhe pėr 35 vjet nė politikė, nėse nuk mė thėrret i Gjithėfuqishmi.…"
Bushi Plak mė foli pėr Kosovėn, nė vitin 1992. Presidenti Bush, nė vizitėn e Tiranės, mė pyeti nėse mjaftonin dy javė pėr shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės. Kam raporte shumė tė mira mė Kryeministrin Thaēi. Rruga qė do ta lidhė Kosovėn me Shqipėrinė ėshtė njė gjė e jashtėzakonshme. Po e pres pėrfundimin e saj, qė tė vij nė Kosovė. Gjuha shqipe duhet tė rishikohet. Nėse nuk mė thėrret i Gjithėfuqishmi, do tė mbetem nė politikė edhe pėr 35 vjet. Kryeministri Sali Berisha flet pėr Express.

Express: A ėshtė e vėrtetė se nuk keni qenė shumė optimist pėr nėnshkrimin e Marrėveshjes sė Rambujesė?
Berisha: Jo, e vėrteta ėshtė kėshtu: Dola nė konferencė pėr shtyp dhe thashė se rusėt kanė paraqitur njė dokument tė cilin nuk ka shqiptarė qė mund ta nėnshkruajė...

Express: A keni pasur kontakte me Delegacionin nė Rambuje?
Berisha: Tė vazhdueshme...

Express: Dhe...?
Berisha: Dhe... unė deklarova se ēdo njeri qė do ta firmoste atė dokument, do tė mbetet me damkėn e tradhtisė kombėtare. Pastaj, seē ndodhi dhe u tėrhoq dokumenti. Por, ē’ndodhi pastaj? Ideologjikisht dhe jo ideologjikisht u shpalla si njeri qė shtyva firmosjen. Por, ai dokument ishte njė tradhti kombėtare. Po tė bėje atė, ishte si tė firmosje kapitullimin. Bėra njė formulim dhe natyrisht akuzova ambasadorin e palės ruse.

Express: Partia socialiste, qė ėshtė partia e dytė mė e madhe nė Shqipėri, nuk e fitoi dot simpatinė e kosovarėve. Megjithatė, ishte njė Kryeministėr i Shqipėrisė, gjatė kohės sė luftės, Pandeli Majko, i cili ėshtė i vetmi qė nė Kosovė shihet me simpati. Si e vlerėsoni ju rolin e tij gjatė luftės?
Berisha: Tėrėsisht pozitiv. Fillimisht argumentet ishin tė ndryshme. Ekzistonin fobira nga mė tė ndryshmet. Por, ky, pėr aq sa ishte Kryeministėr, ishte nga mė pozitivi qė do tė kishin. Mė kėrkuan edhe mua qė tė formulonim disa teza tė pėrbashkėta tė luftės, mė tė cilat nė fillim nuk isha pajtuar, meqė shprehnin disa pikėpamje antikombėtare. Mė vonė, me ta, ne firmosėm njė platformė tė pėrbashkėt, dhe kėtė e bėmė nė Hotel Rogner.

Express: Fatin e tij nuk e ka pasur Fatos Nano, nė Kosovė. Ai kishte pasur njė takimi nė vitin 1997 me Sllobodan Millosheviqin nė Kretė. Ndoshta ėshtė fajtori kryesor pse socialistė shqiptarė dhe liderėt e tyre asnjėherė nuk kanė mundur tė kenė doza simpatie nė Kosovė? Si e vlerėsoni atė takim? Aty, ai edhe kishte bėrė njė deklaratė tė pamatur?
Berisha: Po, jam dakord. Ishte njė deklaratė e pamatur, nė ndikim tė tė tjerėve. Nė qoftė se Fatosi do tė takohej me tė, me miratimin e udhėheqjes politike tė Kosovės, kjo pėrbėnte ndryshim. Por, qė tė takohej me tė, pa kėtė miratim, ishte njė gabim. Pa diskutim, ishte njė gabim.

Express: Ėshtė njė vizitė e parealizuar juaja nė vitin 2000, nė Kosovė. U bllokuat pėr arsye tė panjohura deri mė tash. Thuhet se pėrgjigjes pėr kėtė ndalim ishte Ministri i Jashtėm i Francės, Bernard Kouchner, i cili asokohe ishte Kryeadministrator i Kosovės. A jeni takuar me Z. Kouchner, a e keni diskutuar kėtė ēėshtje bashkė?
Berisha: Kouchner ėshtė mik i vjetėr. E kam takuar dhe e takoj. Por, nuk e kam diskutuar atė problem ndonjėherė. Unė e kam takuar shumė miqėsisht. Bernard Kouchner mbetet ndėr miqtė mė tė shquar tė kombit shqiptar dhe mik imi. Ai me shumė ndjenja, me shumė dashuri, punoi pėr Kosovėn. Qe njė moment konjukture, dikush ia kėrkoi. Ka mundėsi shumė qė ishte Tirana zyrtare, sepse kishin shumė frikė. Ka shumė mundėsi t`ia ketė kėrkuar Tirana Zyrtare. Por, kjo nuk ka lėkundur ndjenjat e mia ndaj tij, sepse ai qe fat i madh qė qe i dėrguari i parė i Perėndimit nė Kosovė. Dhe e mbylli me shumė nder misionin e tij.

Express: Njė moment tjetėr interesant ėshtė njė vit para shpalljes sė pavarėsisė. Vizita e Presidentit Bush mė 2007. Prapė njė dhuratė e madhe pėr ju. Vjen Presidenti i SHBA’ve dhe i kėnaq tė gjithė ata qė kanė menduar vazhdimisht se Shqipėria ka rol mbi Kosovėn. Vjen dhe e deklaron Pavarėsinė e Kosovės, nė Tiranė...
Berisha: Pavarėsia e Kosovės po komplikohej. Mendoj se Shqipėria ia doli tė luajė rolin e vet, duke e mbrojtur nė mėnyrė tė palėkundur kėtė.

Express: Ju e kishit mik edhe Bushin Plak...
Berisha: Ai ka filluar i pari bisedat pėr Kosovėn...

Express: Kur u takuat pėr herė tė parė, apo jo?
Berisha: Kur jam takuar me Bushin Plak, nė korrik tė vitit 1992, nė takimin parė, ka filluar tė flasė pėr Kosovėn, e jo pėr Shqipėrinė. Mori atllasin dhe mė tha: “Mė thuaj si ėshtė puna me Kosovėn?”. I shpjegova qė Serbia ka synim ndaj Kosovėn, dhe ky synim ėshtė fatal. I thashė se duhet tė bėhet ēdo gjė, qė ata tė mbeten nė shtėpitė e tyre. Tutje, Bushi Plak i pėrcaktoi njė kufi Millosheviqit, se nė qoftė se zbret ushtrinė nė Kosovė - do tė pėrballej me tė gjithė bombarduesit, pėrpos nuklearėve.

Express: Po takimi me Bushin e Ri? Cila ishte gjėja mė e veēantė? A dha indikacione kur do tė shpallet, sepse u mbajt pak sekrete kjo gjė?
Berisha: Momenti mė i veēantė i takimit ishte kur mė tha: “Unė dua mendimin tėnd. A do ti dy javė, apo sa, pėr shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės?”. Ata tė Administratės, qė ishin aty, u shtangėn. Unė i thasė: Merre kohėn tėnde, aq sa tė duhet ty.

Express: E pėrcollėt kėtė mesazh nė Kosovė?
Berisha: Po, i takova.

PO SHKRIHET MURI I BERLINIT MIDIS SHQIPTARĖVE

Express: Ēfarė raporte keni me Kryeministrin Hashim Thaēi?
Berisha: Shumė tė mira, absolutisht shumė tė mira. Edhe me Presidentin, edhe me Kryeministrin.

Express: Ka vetėm njė vit qyshse Qeveria e Kosovės ka kompetenca mė tė plota, meqė nga pas lufta ishim nėn administrimin e UNMIK’ut. Cilėn rrugė duhet ta ndjekė Kosova, si shtet i ri, sipas jush?
Berisha: Mendoj se Qeveria e Kosovės realisht po i pėrgjigjet stadit nė tė cilėn ndodhet. Mendoj se po tregojnė pjekuri dhe maturi tė jashtėzakonshme, e cila ėshtė e domosdoshme. Mendoj se po bėjnė pėrpjeke serioze pėr tė tėrhequr investimet. Pėr tė valorizuar burimet qė ekzistojnė. Kam informacion se ka njė disiplinė doganore, disiplinė fiskale. Janė nė njė presion tė njohjeve, normale ėshtė, por edhe pėr tė ecė - ka ecur. Por duhet tė jemi realistė, pėrderisa Rusia ka bllokuar Kėshillin e Sigurimit, rruga ėshtė zgjatur. Ama ėshtė nė njė rrugė e pakthyeshme. Ka nevojė qė tė jemi shumė aktivė tė gjithė. Qeveria e Kosovės, Qeveria e Shqipėrisė. Por, ėshtė njė rrugė e pakthyeshme.

Express: Pra, mendoni se Qeveria e Kosovės po ec nė rrugė ne duhur?
Berisha: Po. Pėr mendimin tim, po. Edhe Kosova po ecėn nė rrugėn e duhur, nė tėrėsi. Edhe opozita po ecėn nė rrugėn e duhur.

Express: Shumė shpejtė do tė inaugurohet rruga qė lidh Kosovėn me Shqipėrinė. Sa do tė ndikojė kjo ekonomikisht, pos tjerash?
Berisha: Unė mendoj se ka njė ndikim tė jashtėzakonshėm, jo vetėm ekonomik por nė tė gjitha aspektet. Ajo i jep Kosovės akses nė Evropė. Ėshtė njė gjė e jashtėzakonshme. Ka njė rėndėsi shumė tė madhe jo vetėm pėr Kosovėn, por edhe pėr Shqipėrinė.

Express: Ju keni thėnė se do ta ndėrtoni edhe njė rrugė tjetėr?
Berisha: Absolutisht, po. Kam premtuar se do t’i ndėrtoj akset e shkurtra. Nėse shqiptarėt do tė mė votojnė nė mandatin tjetėr, do tė bėj tė gjitha akset e shkurta. Kėshtu distanca Tiranė – Shkup do tė jetė pėr 100 kilometra mė e shkurtėr. Do tė jetė rruga bregut tė Drinit nga Fierza nė Koman qė do tė shkurtojė 120 kilometra Kosovėn Perėndimore. Do tė afroj Sarandėn 100 e ca kilometra me Tiranėn...

Express: Ndėrtimi i largpėrēuesit, ndėrtimi i portit pėr Kosovėn, janė kontribute tė jashtėzakonshme pėr Kosovėn...
Berisha: Po, po shkrihet Muri i Berlinit midis shqiptarėve.

Express: A do tė vini kur do tė inaugurohet rruga pėr Kosovėn?
Berisha: Po, pa diskutim. Atė po e pres.

Express: Mė nė fund, Shqipėria po hyn nė NATO. Ne e dimė ēfarė do tė thotė kjo pėr Shqipėrinė, por ēfarė do tė thotė kjo pėr Kosovėn?
Berisha: Shpirti i kombit ėshtė njė. Nuk ndahet me asgjė. Ėshtė njė gjė historike pėr ēdo shqiptar.

Arb
02-04-09, 10:19
GJUHA DUHET TĖ RISHIKOHET

Express: Tani pavarėsia ėshtė mbyllur, ndėrkohė debati pėr identitetin kosovar vazhdon. Ē’mendim keni ju pėr kėtė? A keni ju problem ta kuptoni, pėr shembull, gjuhėn qė e flasin kosovarėt?
Berisha: Identitet kombėtar u pėrpoqėn tė krijojnė serbėt, por dėshtuan...
Ėshtė absolutisht e domosdoshme tė rishqyrtohet problemi i gjuhės, sepse gjuha po varfėrohet, po dalin fjalė jashtė pėrdorimit me shpejtėsi tė madhe. Po del fondi fjalor i saj nga korniza tepėr e ngushtė, u pėrjashtua gjuha liturgjike tėrėsisht prej saj, qė ėshtė shqipja mė e rrjedhshme. Ata duhet tė kenė kurajo. I dhanė njė kontribut vendit me drejtshkrimin, nuk e mohoj. Nuk ka asnjė rėndėsi a ėshtė ky apo ai dialekt...
Po tė jetė puna pėr nė gegėrishte, gjuha e nobilitietit ėshtė e Shkodrės. Por, nuk them se duhet tė jetė. E rėndėsishme ėshtė qė tė hapen kanalet. Me rėndėsi janė prurjet. Unė nuk jam qė tė vihet as dialekti shkodran. Megjithėse aq sa kanė pasur fisnikėri shqiptarėt, aty nė atė dialekt ka njė fjalor fisnikėrie. Por, u larguam tėrėsisht nga liturgjia. S’kishte pse tė largohej, duhej tė merrnin nga ajo anėt pozitive. Shko nė nj kishė dhe dėgjo gjuhėn qė flitet aty, ėshtė shumė e bukur, tingėllon aq bukur. Janė bėrė shumė gjėra absurde. Duhet tė korrigjohen.

Express: Kush duhet ta bėjė kėtė?
Berisha: Akademikėt.

Express: Shqiptarėt e Kosovės kanė njė kompleks se kur flasin nuk kuptohen mirė...
Berisha: Jo, jo, kuptohen shumė mirė. Nuk ka pse tė kompleksohen. Por, problemi i rishqyrtimit tė disa normave standarde nė gjuhė, ėshtė i domosdoshėm. Sepse gjuha jonė po varfėrohet, ėshtė gjuhė shumė e pasur, shumė e bukur. Kėtu ėshtė e gjithė ēėshtja.

EDHE 35 VJET NĖ POLITIKĖ

Express: A do tė largoheshit prej skenės politike, nėse i humbi zgjedhjet qė po vijnė?
Berisha: Nė mėnyrė absolute do ta respektoj verdiktin e shqiptarėve. Por, siē mė thotė parandjenja ime dhe siē e thashė edhe nė Parlament, le tė pėrgatiten qė Sali Berisha do tė mbetet edhe pėr 35 vjet nė politikė, nėse nuk mė thėrret i Gjithėfuqishmi. Por, shqiptarėt e kanė ndėrmend tė mė mandotojnė edhe njė herė.

>>{SpOnGeBoB}<<
02-04-09, 10:52
Shife ti qitash hanez qitash e kane marre veshe qfare kusherini une e kom. Shoq qeky oshte Berishe e jo pondel Thaqi.

Pupi
02-04-09, 11:31
Iuu Berishė Iuu, Iuu Berishė ,Berishė zeza.
Se qe paske vulosur fatin tėndė pėr kėto zgjedhje qe po vijnė !

krijuesiii
02-04-09, 22:18
Njė njeri qė qėndroi vetja e tij. Ėshtė unik, arriti t’i kundėrvihet luftės dhe do tė zgjidhej nė mėnyrė plebishitare po tė votohej pėr President pas luftės. Ēfarė pati?

Ja se qfare pati:e morren qobant e hajnat e farmerkave,e morren uzupatoret e banesave dhe lokaleve, e moren ata qe te shesin shume lire.Prandaj u dogj flamuri dardan dhe tani kemi nje flamur pa kurfar vlere dhe pa kurfar identiteti.Prandaj mbeti Mitrovica e ndare, prandaj kemi pako Ahtisari dhe pika Bankimuni, prandaj kishat fituan statusin gati te nje shteti,prandaj..........etj.etj

Ju lumte per Intervisten si dhe falenderoi ate qe e solli ketu.

...po be ne kohen e tije kishim korniza kushtetuse qe nje pis i unmikut administratore qe cdo vendimi te parlamentit te Kosoves qe si shkonte per shtati e e rrezonte,
...kishim ne evrope identitetin dhe nenshtetesin serbe
...ne kohen e tije nga te tjeret quheshime "süd serbische province Kosovo" provinca serbe e kosoves, sot quhemie Republik e Kosove...

...po kishim edhe nje flamure te vete shpikure dardane qe deshironte te na ndante Kombin Shqipetare me ate Daradane me nje fise qe mendohet se ka qene perpunues i mire i dardhave, e qe kurr ska ekzistue si Kombe, Sot kemi nje Flamure Kombetare dhe nje Shteterore ai shteteror eshte i imponuar nga Pushtusit e ri asi nga protektorati i ri eulex, po apet ma mire veq evropa se krejte bota me na q...

...Salihu eshte nje burre shpirte mire dhe eshte i drejte e i sinqerte eshte fate qe Thaqi dhe Berisha udheheqin ne keto kohe te veshtira me Atedheun e Shqipetareve...


tungiii

shfletuesi_
02-04-09, 22:50
...po be ne kohen e tije kishim korniza kushtetuse qe nje pis i unmikut administratore qe cdo vendimi te parlamentit te Kosoves qe si shkonte per shtati e e rrezonte,
...kishim ne evrope identitetin dhe nenshtetesin serbe
...ne kohen e tije nga te tjeret quheshime "süd serbische province Kosovo" provinca serbe e kosoves, sot quhemie Republik e Kosove...

...po kishim edhe nje flamure te vete shpikure dardane qe deshironte te na ndante Kombin Shqipetare me ate Daradane me nje fise qe mendohet se ka qene perpunues i mire i dardhave, e qe kurr ska ekzistue si Kombe, Sot kemi nje Flamure Kombetare dhe nje Shteterore ai shteteror eshte i imponuar nga Pushtusit e ri asi nga protektorati i ri eulex, po apet ma mire veq evropa se krejte bota me na q...

...Salihu eshte nje burre shpirte mire dhe eshte i drejte e i sinqerte eshte fate qe Thaqi dhe Berisha udheheqin ne keto kohe te veshtira me Atedheun e Shqipetareve...


tungiii


Ne ditet e lehta eshte leht te udheheqesh nje vend... Ketu dihen burrat politikanet atedhetaret e vertet.... Ne nje rrafshine pa kodra pa pengesa ne rruge edhe pa ja mbajt timonin Vetura do ecte.... :)

Dani11
02-04-09, 22:51
...po be ne kohen e tije kishim korniza kushtetuse qe nje pis i unmikut administratore qe cdo vendimi te parlamentit te Kosoves qe si shkonte per shtati e e rrezonte,
...kishim ne evrope identitetin dhe nenshtetesin serbe
...ne kohen e tije nga te tjeret quheshime "süd serbische province Kosovo" provinca serbe e kosoves, sot quhemie Republik e Kosove...

...po kishim edhe nje flamure te vete shpikure dardane qe deshironte te na ndante Kombin Shqipetare me ate Daradane me nje fise qe mendohet se ka qene perpunues i mire i dardhave, e qe kurr ska ekzistue si Kombe, Sot kemi nje Flamure Kombetare dhe nje Shteterore ai shteteror eshte i imponuar nga Pushtusit e ri asi nga protektorati i ri eulex, po apet ma mire veq evropa se krejte bota me na q...

...Salihu eshte nje burre shpirte mire dhe eshte i drejte e i sinqerte eshte fate qe Thaqi dhe Berisha udheheqin ne keto kohe te veshtira me Atedheun e Shqipetareve...


tungiii

Kjo i spjegon te gjitha sepse po ky burre foli fjalet me te mira per Dr.Ibrahim Rugoven, nder te tjera ai tha:
Ishte konsistent nė linjėn e tij paqėsore. Askush nuk mund ta qortojė. Njė njeri qė qėndroi vetja e tij. Ėshtė unik, arriti t’i kundėrvihet luftės dhe do tė zgjidhej nė mėnyrė plebishitare po tė votohej pėr President pas luftės. Ēfarė pati? Gradualisht u shndėrrua nė simbol besimi dhe nuk hoqi dorė kurrė nga pavarėsia.

Ate qka Dr.Ibrahim Rugova e kerkoi qe ne fillim para 20 vitesh, ate e kemi sot, me perjashtim demet qe i bene Hashimi me Company.
Eshte shume e vertet qe Salih Berisha eshte patriot i vertet shqiptare dhe njeri shume i mire, ndersa Hashimi me farmerka Carrera eshte nje range krej tjeter dhe as per se afermi nuk munde te krahasohet me Salih Berishen.

panta_rhei
03-04-09, 11:59
to be continued... (gjurmėve tė intervistės) :wink:

............

E para ėshtė “atentati “ ndaj Ibrahim Rugovės nė vitin 1991. Unė jam gazetari i parė qė kam shkruar pėr kėtė ngjarje qė nė pranverėn e vitit 1992, pra ende pa u mbushur njė vit nga kjo ngjarje. Nuk bėhet fjalė pėr njė skenė atentati klasike, por pėr njė kėrcėnim tė dy ish-oficerėve tė Sigurimit tė Shtetit qė u revoltuan pėrse Ibrahim Rugova dhe Bujar Bukoshi, qė kishin mbėrritur nė Shqipėri nė javėn e dytė tė muajit shkurt 1991, nė Tiranė, shkuan te monumenti “Nėnė Shqipėri”, vendosėn aty njė kurorė me lule dhe nuk u kthyen tė vendosnin kurorėn me lule pranė varrit tė Enver Hoxhės, nė tė cilin ishin rreshtuar veteranėt. Sipas njė dokumenti qė ka pas dhėnė nė atė kohė ish-shefi i arshivės i Sigurimit tė Shteti, zoti Goxhaj, tregohej se dy oficerė ishin revoltuar dhe kishin kėrkuar armė tė vrisnin Ibrahim Rugovėn. Kaq ishte e gjitha. Sali Berisha s’ka lidhje me kėtė kėrcėnim, pėrveē faktit se pas vizitės nė Varrezat e Dėshmorėve Rugova dhe Bukoshi u takuan me Sali Berishėn. Natyrisht qė gjesti i fortė antikomunist i Rugovės ishte shokues pėr komunistėt shqiptarė, dhe ishte i vetmi gjest i qartė kundėr Enver Hoxhės nga gjithė politikanėt shqiptarė, pėrfshi dhe Sali Berishėn deri nė atė kohė. Madje, ishte ky akt qė e armiqėsoi Rugovėn me tė majtėn shqiptare, e cila mbajti njė distancė tė ligė ndaj tij. Ky dokument qė unė kam botuar nė vitin 1992 ėshtė ribotuar disa herė nė shtypin shqiptar dhe Sali Berisha nuk ka thėnė asnjėherė se ka qenė pjesė e rrezikut nga ky kėrcėnim. Duke qenė lider i opozitės antikomuniste nė Shqipėri, ai ishte potencialisht i rrezikuar tė vritej nė atė kohė, por ai regjim ishte kalbur dhe s’kishte fuqi tė vriste liderė politikė, sidomos liderė, tė cilėt ende shpresonin se ishin tė tyret. E vėrteta reale ėshtė se Ramiz Alia ishte lideri i fundit komunist i Shqipėrisė, i cili kishte tezėn se “pa Shqipėri nuk ka Kosovė”, ēka do tė thoshte se ai vinte interesat e tij politike nė pushtet para Kosovės. Por problemet qė pasuan paraushtarakėt e Kosovės qė stėrviteshin nė Labinot dhe Tiranė nė vitin 1991, Berisha po i ekspozon pėr herė tė parė si tradhti tė Ramiz Alisė. Nė tė vėrtetė pėr shumė kohė ai i ka quajtur vepra tė njerėzve tė Kosovės qė punonin nė zyrat e Kosovės nė Tiranė dhe qė mund tė kishin lidhje me UDB, por dhe me veprimtarinė e UDB nė Tiranė, e cila ka pas boll lidhje me administratėn e shtetit shqiptar. Sigurisht, po t’i duhej Ramiz Alisė pėr interes tė vet politik, do t’i kishte shitur me gjithė qejf, por mė 1991 s’kishte mė asnjė shpresė qė tė mbetej nė politikė, dhe sikur tė shiste Enver Hoxhėn, siē e shiti.

Momenti i dytė reflektiv i Berishės ishte viti 1996. Kriza politike qė po akumulohej nė Shqipėri, dhe kriza e Berishės me komunitetin ndėrkombėtar u pasuan dhe me ftohjen e tij reale me Ibrahim Rugovėn. Nė tė vėrtetė, prej vitit 1995 ata nuk kishin marrėdhėnie shumė tė ngrohta, pėr shkak tė distancės qė Rugovės i krijoi Berisha qė tentonte tė merrej me problemet brenda LDK. Nė vitin 1996, Berisha kėrkonte njė nxitje tė revoltave dhe protestave nė Kosovė paralelisht me opozitėn serbe nė Beograd, jo aq pėr tė rrėzuar Millosheviēin apo pėr tė rrėzuar Rugovėn, por pėr tė tėrhequr vėmendjen e Perėndimit nga kriza shqiptare. Rugova, nga ana tjetėr, e refuzoi ashpėr kėtė ofertė, jo pėr qėllimet e Berishės, por pėr stilin e vet paqėsor dhe inaktiv, tė cilin nuk e ndryshoi nė asnjė rrethanė, duke e kthyer nė identitet tė tij. Pėr kėtė arsye interpretimi i ri i Berishės nė kėtė pikė nuk ėshtė i nevojshėm, pasi ai kishte probleme tė ndryshme nga tė Rugovės dhe nuk ishin nė konflikt pėr pikėpamjet e tyre pėr Kosovėn, por pėr hallet e tyre tė ndryshme nė Shqipėri dhe Kosovė. Sa pėr pėrfshirjen e serbėve nė skemat piramidale nė Shqipėri, duhet thėnė se kjo ėshtė njė histori qesharake. Problemi i skemave piramidale nuk janė aktorėt e tyre, por ata qė i lejojnė. Nė ato skema kanė futur lekė shqiptarėt, por ka patur dhe grekė, bullgarė, maqedonas e ndoshta dhe serbė, por ata janė viktima dhe jo autorė. Pėrgjegjėsia ėshtė shqiptare dhe zyrtare. Pėr atė pėrgjegjėsi Sali Berishės i ka rėnė shteti para syve tė vet, dhe s’ka mundur ta ndalė. Ėshtė mirė qė tė mos shpiken armiq pėr ēdo histori dėshtimi tė tij.

Sė treti, ėshtė shumė kontroverse historia e raporteve tė Berishės me UĒK. E vėrteta ėshtė se ushtarėt e UĒK adhuronin dy politikanė shqiptarė, Enver Hoxhėn dhe Sali Berishėn. Por liderėt politikė tė UĒK ishin enveristė dhe ata u lidhėn fort me kundėrshtarėt e Berishės nė Tiranė. Madje, nė disa raste ata dhe u keqpėrdorėn kundėr tij.

......

Gazeta TEMA