PDA

View Full Version : Poezi nga poeti im i preferuar, Jacque Prevert


daniel00
19-06-09, 16:29
Kenge ne gjak

Ka njolla te medha gjaku ne bote
ku shkon gjith ky gjak i perhapur?
a eshte toka qe e pi dhe dehet
dehje e šuditshme atehere
kaq e matur... kaq monotone...
Jo toka nuk dehet
Toka nuk rrotullohet gabim
ajo shtyn rregullisht veturen e saj te vogel kater stinet e saj
shiun... boren...
bresherin... kohen e bukur...
ajo nuk eshte asnjehere e dehur
mezi i lejon vetes here pas here
nje vullkan te vogel fatkeq.
Ajo rrotullohet toka
rrotullohet me pemet e saj... me kopshtet e saj... shtepite e saj...
ajo rrotullohet me njollat e medha te gjakut
dhe te gjitha gjallesat rrotullohen me te dhe gjakosen...
Ajo ajo s'do t'ia dije
toka
Ajo rrotullohet dhe te gjitha gjallesat fillojne te ulerijne
ajo s'do t'ia dije
ajo rrotullohet
nuk ndalon se rrotulluari
dhe gjaku nuk ndalon se rrjedhuri...
Ku shkon gjithe ky gjak i shperndare
gjaku i vrasjeve... gjaku i luftrave...
gjaku i mjerimit...
dhe gjaku i njerezve te torturuar ne burgje...
gjaku i femijeve te torturuar qetesisht prej babait dhe mamase se tyre...
Dhe gjaku i njerezve qe gjakosen nga koka neper biruca...
dhe gjaku i puntorit
kur puntori rreshket dhe bie nga šatia
Dhe gjaku qe vjen e qe vershon me vale te medha
me te porsalindurin... me femine tjeter...
E ema qe bertet... femija qan...
gjaku rrjedh... toka rrotullohet
toka nuk ndalon rrotullimin
gjaku nuk ndalon rrjedhjen
Ku shkon gjithe ky gjak i shperndare
gjaku i te rrahurve... i te poshteruarve...
i te vetvrareve... i te pushkatuarve... i te denuarve...
dhe gjaku i atyre qe vdesin keshtu... aksidentalisht
Ne rruge kalon nje i gjalle
me gjithe gjakun e vet brenda
papritur ja tek eshte i vdekur
dhe gjithe gjaku i tij eshte jashte
dhe te gjallet e tjere bejne te zhduket gjaku
ata e marrin trupin
por eshte ngulmues gjaku
dhe atje ku ishte i vdekuri
shume me vone krejt i zi
pak gjak qendron akoma
gjak i mpiksur
ndryshk i jetes ndryshk i trupave
gjak i mpiksur si qumeshti
si qumeshti kur rrotullohet
kur rrotullohet si toka
si toka qe rrotullohet
me qumeshtin e saj... me lopet e saj...
me te gjallet e saj... me te vdekurit e saj...
toka qe rrotullohet me pemet e saj... te gjallet e saj... shtepite e saj...
Toka qe rrotullohet me martesat...
varrimet...
guackat...
regjimentet...
toka qe rrotullohet e rrotullohet
me perrejnte e saj te medhenj prej gjaku.


Deshperimi eshte ulur mbi nje stol

Ne nje park mbi nje stol
Eshte nje burre qe therret kur kalojme
Ai ka syze nje kostum te vjeter gri
Ai pi nje cigare te vogel ai eshte i ulur
Dhe therret kur kalojme
Ose thjesht ju ben nje shenje
Nuk duhet ta shikojme
Nuk duhet ta degjojme
Duhet te kalojme
Te bejme sikur nuk e shohim
Sikur te mos e degjonim
Duhet te kalojme te shpejtojme hapin
Nese e shikoni
Nese e degjoni
Ai ju ben shenje dhe asgje asnjeri
Nuk mund t'ju pengoje te shkoni te uleni prane tij
Atehere ai ju shikon dhe qesh
Dhe ju vuani tmerresisht
Dhe burri vazhdon te qeshe
Dhe ju qeshni me te njejten qeshje
Egzaktesisht
Me shume qeshni me shume vuani
Tmerresisht
Me shume vuani me shume qeshni
Pandreqshmerisht
Dhe ju rrini atje
I ulur i ngrire
Duke qeshur mbi stol
Femijet luajne fare prane jush
Kalimtare kalojne
Qetesisht
Zogj fluturojne
Duke lene nje peme
Per nje tjeter
Dhe ju rrini atje
Mbi stol
Dhe ju e dini e dini
Qe kurre me nuk do te luani
Si keta femije
Ju e dini qe kurre me nuk do te kaloni
Qetesisht
Si keta kalimtare
Qe kurre me nuk do te fluturoni
Duke lene nje peme per nje tjeter
Si keta zogj


Tek luleshitesja

Nje burre hyn tek nje luleshitese
dhe zgjedh lule
luleshitesja mbeshtjell lulet
burri ve doren ne xhep
per te kerkuar parane
parane per te paguar lulet
por ai ve ne te njejten kohe
menjehere
doren mbi zemren e tij
dhe bie

Ne te njejten kohe qe ai bie
paraja rrokulliset ne toke
dhe po ashtu lulet bien
ne te njejten kohe me burrin
ne te njejten kohe me parane
dhe luleshitesja mbetet
me parane qe rrokulliset
me lulet qe demtohen
me burrin qe vdes
sigurisht e gjithe kjo eshte shume e trishtueshme
dhe duhet qe ajo te beje diška
luleshitesja
por ajo nuk di si t'ja beje
ajo nuk di
nga cila ane t'ja filloje
Ka kaq shume gjera per te bere
me kete burre qe vdes
keto lule qe demtohen
dhe kjo para
kjo para qe rrokulliset
qe nuk ndalon se rrokullisuri.


Familjare

Mamaja ben triko
Biri ben lufte
Ajo e merr kete krejt natyrale mamaja
Po babai šfare ben babai?
Ai ben biznes
Gruaja e tij ben triko
Biri i tij luften
Vete biznes
Ai e merr kete krejt natyrale babai
dhe biri dhe biri
Cfare gjen biri?
Ai nuk gjen absolutisht asgje biri
Biri mamaja e tij ben triko babai i tij biznes ai luften
Kur te kete mbaruar luften
Ai do te beje biznes me babain e tij
Lufta vazhdon mamaja vazhdon ajo thur triko
Babai vazhdon ai ben biznes
Biri eshte vrare ai nuk vazhdon me
Babai dhe mamaja shkojne ne varreze
Ata e marrin kete krejt natyrale babai dhe mamaja
Jeta vazhdon jeta me trikon luften biznesin
Biznesi lufta trikoja lufta
Biznes biznes biznes
Jete dhe varreze


Mengjesi

Ai e hodhi kafen
Ne filxhan
Ai hodhi qumeshtin
Ne filxhanin e kafes
Ai hodhi sheqerin
Ne kafen me qumesht
Me lugen e vogel
E perziu
E piu kafen me qumesht
Dhe e la filxhanin
Pa me folur
Ai e ndezi
Nje cigare
Beri rrathe
Me tymin
Hodhi hirin
Ne tavell
Pa me folur
Pa me shikuar
U ngrit
Ai vuri
Pallton e tij te shiut
Sepse binte shi
Dhe u nis
Nen shi
Pa nje fjale
Pa me shikuar
Dhe une mora
Koken time ne dore
Dhe qava


Gaforrja

Ai thote jo me koke
por ai thote po me zemer
ai thote po atyre qe do
ai i thote jo profesorit
ai eshte ne kembe
e pyesin
dhe te gjitha problemet i jane drejtuar
papritmas e qeshura e marre e ze
dhe ai i fshin te gjitha
shifrat dhe fjalet
datat dhe emrat
frazat dhe kurthet
dhe me gjithe kercenimet e mesuesit
nen uuu-te e femijeve shembullore
me shkumesa te te gjitha ngjyrave
mbi derrasen e zeze te fatkeqsise
ai vizaton fytyren e lumturise.


Fjalimi mbi paqen

Nga fundi i nje diskutimi shume te rendesishem
burri i madh i Shtetit duke u penguar
mbi nje fraze te bukur boshe
bie brenda
dhe i hutuar me gojen e madhe te hapur
duke ju marre fryma
tregon dhembet
dhe karia e dhembeve te arsyetimeve te tij paqesore
e acaron kaq nervin e luftes
šeshtja delikate e parase.


Profesori
Nxenesi Hamlet!

Nxenesi Hamlet
(duke kercyer prej vendit)
He... Cfare... Me falni... Cfare po ndodh... Cfare ka... C'eshte?...

Profesori
(i pakenaqur)
Nuk mund te pergjigjeni <<ketu>> si gjithe te tjeret?
E pamundur,ju jeni akoma neper re.

Nxenesi Hamlet
Te jesh apo te mos jesh neper re!

Profesori
Mjafton.Pa shume naze.Dhe me zgjedhoni foljen jam,si gjithe te tjeret,kjo eshte e gjitha qe ju kerkoj

Nxenesi Hamlet
To be...

Profesori
Ne shqip,ju lutem,si gjithe te tjeret.

Nxenesi Hamlet
Mire,zoteri.(Ai zgjedhon)
Une jam apo nuk jam
Ti je apo nuk je
Ai eshte apo nuk eshte
Ne jemi apo nuk jemi...

Profesori
(teper i pakenaqur)
Po jeni ju qe nuk jeni,miku im i shkrete!

Nxenesi Hamlet
Eshte e sakte,zoti profesor
Une jam <<ku>> nuk jam
dhe,thelle thelle,he,po ta mendosh,
Te jesh <<ku>> mos te jesh
Kjo eshte mbase gjithashtu šeshtja.