PDA

View Full Version : Pėrleshje mes Policis sė Kosovės dhe Xhandarmeris serbe


GjIlAnAsI_cSi
28-06-09, 17:23
http://bujanoci.net/e107_files/public/1230381440_10_FT6719_6.jpg

Pas pėrplasjes sė djeshme midis xhandarmėrisė dhe policisė sė Kosovės nė zonėn kufitare Kosovė – Serbi, nė fshatin Karaēevė tė Kamenicės, sot ēdo gjė ishte qetė. Banorėt janė tė frikėsuar dhe paralajmėrojnė radikalizėm veprimesh nėse nuk zgjidhet ēėshtja e kontekstit territorial.

3 mijė e 200 banorėt e kėsaj ane ende jetojnė mė ndjenjėn e luftės dhe frikėn se njė ditė do t’i humbin pronat e tyre. Ata thonė se ēdo ditė nė rrugėt e tyre patrullon xhandarmėria serbe, e cila sipas banorėve ata janė tė vendosur nė territorin e Kosovės.

Frika e banorėve ėshtė rritur, kur dje disa orė Policia e Kosovės ėshtė munduar tė zmbrapste patrullėn e xhandarmėrisė serbe, e cila kishte kaluar nėpėr fshatin Karaēavė e cila njihet si zonė e kontestuar. Ndėrkohė qė sot ēdo gjė duket e qetė. Por, Policisė sė Kosovės i ėshtė ndaluar patrullimin nė kėtė zonė.

Sipas Marrėveshjes sė Kumanovės, nėnshkruar mė 10 qershor 1999, zona e kontestuar i takon Serbisė, por nė hartat dhe shėnimet kadastrale tė Kamenicės kjo pjesė e territorit ėshtė nė pėrbėrje tė Kosovės. Kjo gjė i ka irrituar dukshėm banorėt e kėsaj ane, tė cilėt madje ndjehen tė anashkaluar nga institucionet e vendit.

Tė mėrkurėn e ardhshme banorėt do tė protestojnė te vendi i quajtur Te uji i ēeshmes, duke kėrkuar nga institucionet kosovare qė tė mos lejojnė qė territori i Kosovės tė kontrollohet nga forcat serbe.