PDA

View Full Version : Vrasja E At Lekė Lulit: Rastėsi Apo Trathti ?


Tomori
26-07-09, 19:59
http://www.shqip.dk/images/topics/Histori.gif (http://www.shqip.dk/modules.php?name=News&new_topic=14)Shkodrani (http://www.shqip.dk/modules.php?name=Your_Account&op=userinfo&username=Shkodrani) Shkruan "Me 16 Korrik 1944, plot 65 vjet ma parė u vra Atdhetari At Lekė Luli OFM...

Nga Fritz RADOVANI:

Pėr me shkrue objektivisht njė ngjarje historike duhen disa kushte. Asht konsiderue kryesore ēveshja nga pasionet pėrsonale. Kjo ēveshje kryesisht vjen nga kalimi i njė kohe ma shumė se 50 vjeēare nga fakti historik pėr tė cilin do me shkrue. Mbas 50 vjetėsh asht i domosdoshem vėshtrimi i ngjarjes nėpėrmjet tė arkivave. Tė gjitha kėto rregulla nė fund tė venė para alternativave dhe dyshimeve qė njeriu vetėm me faktet duhet tė arrijnė me dalė tek pėrfundimi i pranueshėm dhe logjik i historisė.
Kush ishte At Lekė Luli OFM. ? Njė djalė i Malėsisė sė Madhe qė kishte lé me datėn 8 Mars 1908. Mėsimet e para i mori nė shkollėn franēeskane tė Shkodres dhe vazhdoi tė lartat nė Romė, Itali. Shugurohet Meshtar me 28 Dhetor 1935. Vjen profesor nė gjimnaz tė fretėnve nė Shkoder dhe asht edhe drejtues i Shoqnisė Antonjane tė asaj shkolle.
Aty Ai u gjet nė njė kohė shumė delikate, e cila e rrėmben me valėt e veta kundėr okupacionit fashist ashtu si pothyej krejt Klerin Katolik Shqiptar dhe, posaēerisht, Franēeskanėt... ndėr tė cilėt, At Leka u arratis nė Jugosllavi. Kėte rrugė e zgjodhi pėr dy arėsye: E para se, At Lekė Luli ishte ndėr tė paktit fretėn qė simpatizonte monarkinė zogiste dhe, e dyta, Ai nuk pajtohej me ideologjinė komuniste, e cila kishte fillue me bijtė ndėr gardhiqet shqiptare...
Nė Beograd vazhdon rrugėn e Tij antifshiste italiane dhe ban edhe pėrpjekje me u lidhė me ambasaden angleze atje. Beogradi si gjithmonė vazhdon survejimin e fratit, mbasi “besimi” i tyne ishte shumė i paktė, pėr mos me thanė i barabartė me zero. Rikthehėt nė Shqipni dhe nė vitin 1943 asht pjestar i frontin antifashist, i angazhuem me mish e shpirtė me forcat e Legalitetit. Ky angazhim nuk ishte pa dijeni tė Imzot Thaēit, Argjipeshkvit tė Shkodres, por pa vullnetin e Provinēialit tė posaemnuem At Mati Prennushit. Kjo ishte ajo kohė kur Don Luigj Pici deklarohej prift me mendime socialiste dhe Don Zef Shestani ishte plotėsisht i mobilizuem me “Ballin Kombėtar”.
At Lekė Luli nė udhtim pėr me kalue Tropojėn me njė detyrė tė ngarkueme nga vetė Abaz Kupi, nė Pac, Bytyē tė Tropojės, vritet trathtisht nga komunistėt me 16 korrik 1944.
Kjo vrasje e At Lekės, mė ka shty me bisedue nė vitin 1996 me At Konrrad Gjolaj, i cili mė ka shpjegue se vrasja nga komunistėt asht ba pėr dy motive: I pari, se At Leka ishte njeri me shumė autoritet nė Organizatėn e Legalitetit, gja, qė shihej me urrejtje nga grupi i komunistave dhe, se, At Leka, kur asht kenė me fjetė nė shtėpinė e bajraktarit tė Tropojės, Sali Manit, asht kuptue nga ajo familje se At Leka, kishte me vete edhe njė shumė tė mirė napolona ari, tė cilat mbas vrasjes kanė humbė, sigurisht, tė vjedhuna nga vrasėsit. Pėr kėte trathti At Konrradi, ngarkon direkt djalin e Sali Manit, i cili ishte i pėrzimė me forcat komuniste, tė cilat vepronin nėn komandėn e Rexhep Hakės. Pėr me sigurue vetėn pėr kėte vrasje, At Konrradi, nė kohėn e vuejtjes sė dėnimit nė Burgun e Burrelit, ishte interesue e ishte informue nga njė tropojanė i cili, ishte edhe ai i burgosun aty, pikėrisht nga Bytyēi, ku ka ndodhė vrasja e At Lekės. Ai i kishte tregue se napolonat ar ia morėn prita komuniste.

At Konrradi nuk ishte aspak dakord me bashpunimin e At Lekės me zogista. Nuk ishte e papritun prej At Konrradit, trathtia e bame nė Bytyē, mbasi atė ngjarje Ai e lidhte me shpjegimin e bamė nė librin “Ēinarėt”, faqe 191, ku shkruen: “Kur Abaz Kupi iku prej Shqipnijet, i pat thanė atyne qė shkuen nė breg tė Adriatikut, tash ju nuk kam si ju marr me vedi, por bashkonju me komunista! E vėrteta asht se jugorėt u bashkuen, dhe e shpėtuen lėkuren, na veriorėt e “mendshėm” morėm malėt pėr hirė tė karakterit dhe, deri nė 1953, ndejėm tue ngi egėrsinat e malit me djelmėt tonė, qė qendruen heroikisht pėr mos me bashpunue me komunista.”. At Konrradi lidhte fatin e tė dy klerikve, At Lekės dhe tė Don Luigj Picit me dy grupe luftarėsh tė drejtuem nga njerėz qė i kanė lanė nė baltė...
Nė Arkivin e Shtetit Shqiptar nė Tiranė, nė dosjen “Franēeskanėt”, ruhet njė letėr e At Mati Prennushit, Provinēial i Franēeskanve tė Shqipnisė (pushkatue me 11 Mars 1948), ku, nė muejn Gusht 1944, mbas vrasjes sė At Lekė Lulit, Ai urdhnon nė mėnyrė tė preme tė gjithė franēeskanėt e Shqipnisė, “mos me u pėrzi me punė politike”...tue i ba tė kjartė edhe pėrfundimin e At Lekės... Kjo letėr asht ruejtė me qellim me akuzue At Matinė, si klerik kundėrshtar tė lėvizjes nacional-ēlirimtare. Por, At Matia, shpjegon: “Lėvizjen nacional – ēlirimtare e dojshe se luftonin kundėr okupatorit. Komunizmin e kam urrye...

Ball e Legalitet kishte, por nuk jam marrė me to.” (Dosja 1302/II – A).
Mbas vrasjes sė At Lekė Lulit, Kleri Katolik Shqiptar e pėrcakton rrugėn e vet qė i duhej me ndjekė dhe, kjo, dėshmohet nė muejn prill e maji tė vitit 1945, kur nė Shkoder vjen i deleguemi pėrsonal i Enver Hoxhės, Sejfullah Maleshova, i cili hiqej si bashpuntor i Fan Nolit, mbasi ishte kenė edhe sekretar i Tij, por kėte herė si vegel e Enverit, pėr me i mbushė mendjen Imzot Gaspėr Thaēit, qė me lejue At Gjon Shllakun me formue Partinė Demokristjane tė Shqipnisė. Imzot Thaēi, nuk pranon as me e diskutue kėte ēeshtje, kėshtu, tentativa e “kalit tė Trojės” Maleshova deshtoi. Nė tė njajten kohė At Mati Prennushi, me urdhėn tė premė trasferon At Gjonin nė Dukagjin, pėr me e largue nga sytė e komunistave.
Veprimet e kordinueme tė drejtuesve tė Kleri Katolik, detyrojnė qeverinė komuniste me veprue haptas kundėr tyne. Atėherė, kur instruktorėt jugosllav detyrohen me veprue me metodat sovjetike, tue krijue akuza dhe procese false pėr zhdukjen e drejtuesve tė Klerit.

Procesi fals kundėr Organizatės “Bashkimi Shqiptar” formue nga seminaristi Mark Ēuni, nxjerrė nė shesh fėtyren e vėrtetė tė komunistave shqiptar anadollakė nė shėrbim tė shovenistave sllavo – komunistė jugosllav e rus. Ai proces vėrteton planin qė kishin qė nga fillimi i vitit 1945 komunistėt pėr eleminimin e At Gjon Shllakut, pikėrisht, kur At Gjoni nuk ishte fare jo vetėm nė qytetin e Shkodres, por as nuk kishte lidhje fare me Jezuitėt, ku ishte formue Organizata “Bashkimi Shqiptar”. At Gjon Shllaku ishte njė franēeskan dijetar, prandej duhej zhdukė...se, kėshtu, ishte edhe porosia e “druzhe” Titos direkt tek E.Hoxha!

Larg, larg trathtisė, larg mėnisė e urrejtjes, larg pėrēarjes, larg vllavrasjes!
Vrasja e At Lekė Lulit, At Gjon Shllakut, At Anton Harapit, At Bernardin Llupit, At Mati Prennushit, At Ēiprian Nikės dhe arrestimet e mavonėshme tė bame ndaj Klerit nė pėrgjithsi, tue pėrfshi edhe ate shekullar qė kishte fillue me pushkatimin e Don Lazėr Shantojės e Don Ndre Zadejės, janė fatkeqsia ma e madhe qė ka pėsue jo vetėm Kleri Katolik Shqiptar, i cili, asnjėherė nuk do tė mundet me e pėrsėritė ma atė Kler heroik dhe Atdhetar, por ajo asht edhe njė humbje shumė e madhe pėr vetė pasojat e randa historike qė po kalon gjithė Shqipnia. Qendresa dhe sakrifica e Tyne deri nė vetflijimin Heroik pėr njė Ideal tė Shenjtė, mishnue nė binomin “Atdhé e Fé”, janė kenė dhe mbetėn tė pavdekshme nė Historinė e Lavdishme tė tė gjithė Popullit Shqiptar, i cili, jo vetėm, e ka vlersue me njė admirim tė veēantė Atč, por, kur asht kenė rasa, pa dallim Feje: Musliman, Ortodoks dhe Katolik kanė dhanė jetėn sė bashku, tė lidhun dora dorės dhe janė rrokullisė nė gropa tė pėrbashkėta si vėllazėn tė vertetė, mbasi gjaku i pėrbashkėt ishte i tė njajtes Nanė, e cila, Ju pat mėkue qumėshtin e Atdhedashunisė sė Shqipnisė salvueme...

Ata vdiqen pėr njė Ideal: Atdhé, Fé e Pėrparim!
Shqipnia qé ku asht!
Shqiptarė qė doni me besue, qé ku asht Njė Zot pėr tė gjithė, qė na dha Lirinė!
Pėrpara Shqiptar, pėrpara pėr Pėrparim tė Njė Shqipnie tė Bashkueme e Evropjane!
Rrnoftė Shqipnia e Pėrparoftė nėn Flamurin e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!
Melbourne, Korrik 2009.

Derguar nga vete autori
Per"Shqip.dk"Shkodrani