PDA

View Full Version : Durres: Vriten kater police, e dy qytetare


pirro
07-08-09, 20:57
Durrės: Vriten katėr policė, e dy qytetarė

Nga Express mė 07.08.2009 nė ora 15:16
(Update) Njeriu i shumėkėrkuar nga policia, Dritan Dajti, ka vrarė katėr policė, gjate njė aksioni policor pėr arrestimin e tij nė afėrsi tė plazhit "Iliria" nė Durrės

Sipas informacioneve tė fundit me kėtė rast ėshtė vrarė edhe shoqėruesi i Dajtit dhe njė civil, pushues nė plazh.

Ngjarja ka ndodhur rreth orės 14: 20 minuta, njoftojnė mediat shqiptare. Dritan Dajti strehohej nė afėrsi tė kėtij plazhi sė bashku me njė prej miqve tė tij mė tė ngushtė.

“I Forti i Rrugės sė Kavajės" ėshtė arrestuar nga policia dhe ėshtė dėrguar i plagosur nė spital. Mbi tė rėndojnė njė mori akuzash, vrasje dhe rrėmbime.

Dajti ishte arratisur disa vjet mė parė nga gjykata e Tiranės. Burime nga polica thanė se gjatė thirrjes pėr t'u dorėzuar Dajti ka qėlluar me armė skuadrėn e policisė.

Policėt rrethuan Dajtin dhe tentuan ta kapnin. Tė shtėnat me armė kanė ndodhur nė njė zonė shumė tė frekuentuar nė plazhin e Durrėsit, tek zona e njohur si Pista “Iliria”, ku policia tentoi tė arrestojė tė shumėkėrkuarin prej 6 vitesh nga policia.

Policia kishte dyshime se Dajti fshihej nė Shqipėri dhe jo jashtė vendit, derisa ka lokalizuar zonėn ku ndodhej realisht. Por, pasi ėshtė rrethuar nga policia, Dajti ka qėlluar nė drejtim tė efektivėve tė cilėt i janė pėrgjigjur me zjarr. Mė pas ėshtė arrestuar nga policia dhe nė gjendje tė plagosur ėshtė dėrguar nė spitalin e Durrėsit, ku dhe ndodhet nė kėto momente.

Besohet se policia ėshtė munduar tė kryejė operacionin pa shumė bujė pėr shkak tė zonės tejet tė populluar me pushues. Kjo mund tė ketė qenė shkaku i reagimit jo tė menjėhershėm tė forcave tė policisė.

Top Channel ka raportuar edhe pėr gjashtė tė plagosur, por zyrtarisht informacioni nuk ėshtė konfirmuar.

Forca tė shumta policore, si edhe ato Renea kanė dalė nė vend tė ngjarjes. Edhe drejtori i Pėrgjithshėm, Ahmet Prenci, ka dalė nė vendin e ngjarjes duke marrė drejtimin e hetimeve policore.

Emrat e tė vrarėve

Zbardhen emrat e katėr policėve tė vrarė gjatė aksionit pėr arrestimin e tė shumėkėrkuarit, Dritan Dajti. 4 viktimat qė bėnin pjesė nė njėsinė speciale janė: Saimir Duckollari, Kastriot Feska, Fatos Xhani e Altin Dizdari. Nė ngjarjen e ndodhur ditėn e sotme nė Durrės humbi jetėn edhe Ledion Mara, civil.

Arratisja e Dritan Dajtit

Dritan Dajti u arratis nga Gjykata e Tiranės mė 17. 11. 2003 , teksa ishte duke u pėrgatitur salla pėr fillimin e procesit gjyqėsor ne ngarkim te tij. Dajti akuzohej pėr vrasjen e biznesmenit Agim Beqaj, vrarė mė 17 shkurt 1999. Vrasja e pronarit tė “Besa Konstruktion” ka ndodhur pranė “Zogut te Zi”, krim pėr tė cilin u dėnua njėherė dhe po rigjykohej serish Dajti. Ndėrkohė qė, si tė mos mjaftonte kjo akuzė, sipas policisė dhe prokurorisė, nė formė hakmarrjeje, Dajti kishte porositur njė pako-bombė, e cila u gjet nga djali i Beqajt, mė 20 mars tė vitit 2003. Disa muaj mė pas, policia vuri nė pranga Skėnder Kullėn, mik i Dajtit, i cili dyshohej tė kishte vendosur bombėn e maskuar si pako dhe kishte kėrcėnuar nė telefon familjen Beqaj. Dajti ėshtė dėnuar dhe me 9 vjet burg nga Gjykata e Tiranes, pėr arratisjen e tij. Deri mė sot, Dajti ishte njė nder personat mė tė kėrkuar tė policisė dhe drejtėsisė shqiptare. Ai kėrkohej edhe nga Interpoli. (Agjencitė)

pirro
07-08-09, 20:59
Kjo eshte ngjarja me e rende per policine e shtetit shqiptar qe kam ndegjuar .... dhe njehkosisht shume jo profesionale per drejtorine e policise se shtetit.

Ngushllime familjarve te viktimave.

jonuzi
07-08-09, 22:59
... e tmerrshme... une bashkendjej dhimbje ne kete tragjedi te madhe...

Shpati
08-08-09, 09:57
Policia Shqiptare ka vepruar jo profesionalisht e si pasoj esht shkaktuar nje tragjedi e madhe.

GURI SYLAJ
08-08-09, 10:35
Jo ,policia shqiptare ka vepruar brenda mundesive te saj por Shteti Shqiptar, e jo vetem ai ,kan vepruar, tash e shume vjet ,ne nje drejtim qe eshte dite se vije deri ktu.Hiq me mire nuk eshte as Shteti i Kosoves .
Pse??
Sepse krimi dhe krimineli jan pjesa me e sigurt e shoqerise dhe jan te lidhet direkt me kupolen politike ,ekonomike e ....te shtetit dhe ndihen si te pa prekshem .
Dhe nise nga ketu, ai(krimi) tash e sa vite ka qen nene mbrojtjen e dikujt nga shteti per arsye qe ndoshta do te dihen me von .Dritani nuk eshte i vetmi .Ka shume Dritana qe sillen "lirshem"rrugeve te Durresit ,Tiranes ,Vlores ,Prishtines ,Pejes, Prizrenit .Lirshem neper Trojet Shqiptare .Krimin dhe kriminelin i kemi ushqy gjat dhe tash eshte veshtire te ndalen !
Por edhe kur te ndalen ata do te ndalen duke marr me vete forca te rendit ,te pafajshem e edhe ndonje mik te tyre.E mira do te ishte qe te marrin me vete edhe mbrojtesit ,urdherdhenesit dhe jataket qe njehere e pergjithmone te kursehemi nga tragjedi si kjo e fundit ne Durres!!!

4peace
08-08-09, 10:57
*

Une e lexova rastesisht (dje) kete koment qe deshmon se policia nuk ka gabuar porse ashtu kishte qene fati (i keq) i tyre.

Ja komenti:
Jam nga Tirana. Kam informacion te plote per ngjarjen. Ne aksion kane marre pjese 12 efektive te Repartit te Operacioneve Speciale (ROS ) prane Ministrise se Brendshme (Jo RENEA - RENEA eshte strukture krejt tjeter). Keta efektive kane zbuluar vendndodhjen e tij. Dritan Dajti ka qene vete i treti ne nje makine Volkswagen tip Touareg. Sipas te gjitha gjasave Dajtin e kane informuar se po pergjohej sepse me makinen e tij i eshte afruar njeres makine ku gjendeshin 4 policet e rene dhe ka ndaluar. Sapo 4 agjentet vetem sa i jane afruar makines se tij ata jane qelluar menjehere nga Dajti dhe kunati i tij 23 vjecar. Ne moment kane reaguar 8 efektivat e tjere duke vrare ne vend kunatin e tij dhe duke e plagosur rende Dajtin por sic thuhet edhe ne kete rast, 8 agjentet e tjere jane treguar shume gjakftohte duke mos e qelluar ate ne organet jetesore per asrye hetimi. Personi i 3-te qe ka qene shoferi eshte dorezuar pa kushte. ROS-i eshte shume ndryshe nga RENEA, dhe ka nje dualizem mes tyre.

***

Tomori
08-08-09, 15:01
Sa lote krokodili derdhen politikanet shqiptare sot?


Ja Injorantin Ali Ahmeti..

Kryetari i BDI-sė nė Maqedoni, Ali Ahmeti, me anė tė njė telegrami, ka ngushėlluar familjet e katėr policėve tė vrarė Xhani, Dizdari, Duēkollari, Feska, si dhe kryeministrin shqiptar Berisha pėr rėnien nė krye tė detyrės sė katėr anėtarėve tė Policisė sė Shtetit.
“Me dhimbje tė thellė e pikėllim nė zemėr e morėm lajmin e trishtueshėm tė vrasjes sė katėr oficerėve tė policisė sė shtetit shqiptar.

Guri i madh
08-08-09, 21:47
ngushtllime per familjart e viktimave qe kan rae deshmor gjat mbrojtjes se kushtetutes rendit e ligjit



e kur favorizohen kriminelt kushton jeta te shumta te atyre qe e mbrojn ligjin



edhe qeveria e kosoves po e favorizon ENVER SEKIRAQEN po ma von ka me na kushtue shtrenjt

Tomori
09-08-09, 00:15
/**/ Rrezikshmėria e Dritan Dajtit, operacioni dhe dekonspirimi i policisė (http://www.noa.al/index.php/ekskluzive/96-ekskluzive/5572-rrezikshmeria-e-dritan-dajtit-operacioni-dhe-dekonspirimi-i-policise-)

E Shtune, 08 Gusht 2009 18:40 EKSKLUZIVE
http://www.noa.al/templates/ja_teline_ii/images/emailButton.png (http://www.noa.al/index.php/component/mailto/?tmpl=component&link=aHR0cDovL3d3dy5ub2EuYWwvaW5kZXgucGhwL2Vrc2tsd XppdmUvNTU3Mi1ycmV6aWtzaG1lcmlhLWUtZHJpdGFuLWRhanR pdC1vcGVyYWNpb25pLWRoZS1kZWtvbnNwaXJpbWktaS1wb2xpY 2lzZS0%3D) http://www.noa.al/templates/ja_teline_ii/images/printButton.png (http://www.noa.al/index.php/ekskluzive/96-ekskluzive/5572-rrezikshmeria-e-dritan-dajtit-operacioni-dhe-dekonspirimi-i-policise-?tmpl=component&print=1&page=) http://www.noa.al/templates/ja_teline_ii/images/pdf_button.png (http://www.noa.al/index.php/ekskluzive/96-ekskluzive/5572-rrezikshmeria-e-dritan-dajtit-operacioni-dhe-dekonspirimi-i-policise-?format=pdf)

http://www.noa.al/images/stories/dritan_dajti-6.jpg Dritan Dajti

Tiranė, 9 gusht NOA - Masakra e Durrėsit, duket se nuk do tė ketė nė qendėr tė hetimeve vetėm Dritan Dajtin dhe miqtė e tij tė cilėt gjatė aksionit tė policisė pėr kapjen e tyre ditėn e djeshme vranė katėr punonjės policie. Por pikėrisht edhe ky aksion pritet tė zbardhet nga Prokuroria e Krimeve tė Rėnda.
Por pavarėsisht se grupi hetimor ka dijeni se Dritan Dajti ishte i rrezikshėm dhe operacioni pėr kapjen e tij ishte i vėshtirė pėr tu realizuar paq, hetuesit po pėrpiqet tė gjejnė pėrgjigjen e njė tjetėr pyetje qė lidhet me operacionin e policisė
Operacioni u dekonspirua apo efektivėt e njėsisė operacionale vepruan gabim?
Kjo ėshtė pyetja nė cilėn janė pėrqendruar hetuesit tė gjejnė pėrgjigje tė cilėt do ta kenė pas verifikimeve.
Burime nga grupi hetimor thanė se pritet tė zbardhet mėnyra e organizimit tė operacionit pėr kapjen e super tė kėrkuarit, pse u vendos tė zhvillohej nė mes tė ditės nė njė zonė tė populluar dhe kush ishin firmėtarėt e kėtij aksioni.
Policėt tė cilėt morėn pjesė nė kėtė operacion tė paktėn katėr prej tė cilėve mbetėn tė vrarė nuk kishin veshur jelek antiplumb ndėrkohė qė kishin dijeni se ata po shkonin tė kapnin njė person tė me rrezikshmėri tė lartė.
Por pėrpos anės procedurale tė operacionit, hetuesit dyshojnė se policėt mund tė jenė dekonspiruar nisur nga fakti qė Dajti me shokė po largohej i armatosur.

http://www.noa.al/images/stories/ledion_mara.jpg Ledion Mara

Dikush mund tė ketė tradhtuar policėt duke i rrėfyer Dajtit se po i afroheshin prangat ēka dyshohet tė ketė detyruar Dritan Dajtit tė mbrohet me armė nė momentin e fundit.
Megjithatė kėto janė vetėm dyshime tė cilat mbeten pėr tu verifikuar nga grupi hetimor i formuar nga Prokuroria pėr Krimet e Rėnda.

Hetuesit kanė rindėrtuar mekanizmin e krimit tė 5 fishtė qė ndodhi dje nė plazhin e Durrėsit.
Sipas materialeve tė mbledhur ka qenė Dajti i cili ka qėlluar i pari mbi policinė duke lėnė njė nga njė, katėr policėt tė vrarė ndėrsa efektivat e njėsisė operacionale kanė diktuar me vonese se Dajti dhe miku i tij i dyshuar Ledion Mara po qėllonin me armė, duke detyruar policinė tė zbrazė armėt e saj.
Ajo qė nė fakt duhet tė ishte njė pritė nga policia pėr Dajtin duket se ėshtė ėshtė kthyer nė tė kundėrtėn e planit.
Kėtu nisin dhe dyshimet duke bėrė qė hetuesit tė mendojnė se kanė tė bėjnė me njė dekonspirim pasi Dajti jo vetėm qė nuk ėshtė kapur nė befasi ėshtė siē pretendonin oficerėt e operacionit por ata kanė kapur policinė nė befasi.
Megjithatė hetuesit shtojnė se gjithēka do tė analizohet me detaje tė imtėsishme.

http://www.noa.al/images/stories/viktimat_policet.jpg
Deri mė tani prokurorėt janė marrė me “ēėshtjen Dajti’ ku pas masakrės arrestuan atė, bashkėpunėtorin e tij dhe sot nė mėngjes njė shok tjetėr tė tij, ndėrsa pritet tė nisin punėn me “ēėshtjen operacioni” i cili do tė zbardhe pėrgatitjen qė kishin kryer policėt pėr tė realizuar superoparcionin, informacionet qė ata kishin marrė pėr lėvizjet e Dajtit si dhe udhėrrėfyesin e tyre gjatė kėtij aksioni i cili ende pa nisur pėrfundoi me 4 policė tė vrarė.
Policia zyrtarisht deklaroi dje se Dajti kishte qėlluar i pari me armė nė drejtim tė policisė, ndėrsa pritet qė tė merret edhe versioni i tė arrestuarit nga Prokuroria e Krimeve tė Rėnda.
k.k/NOA

uck_aksh
09-08-09, 01:22
ngushtllime per familjart e viktimave qe kan rae deshmor gjat mbrojtjes se kushtetutes rendit e ligjit



e kur favorizohen kriminelt kushton jeta te shumta te atyre qe e mbrojn ligjin



edhe qeveria e kosoves po e favorizon ENVER SEKIRAQEN po ma von ka me na kushtue shtrenjt
ahahahahahahahahahahahahahahaha mos more Guri mos thuaj ashtu se Enveri ka qen jaran me ish presidentin dhe Adelinen mos se Enveri esht i flakt mbas te ndjerit Preswident mu sikur ARB-Memphisx-panta rehi e shum te tjer Enverit me ja sha ish Presidentin luften e nis me at person
Enveri idol e ka Presidentin Rugova

hasanmehmeti
09-08-09, 07:23
Ngushllimet me te sinqerta per familjaret. Per te ardhe keq nje rast kaq i shemtuar.

Pupi
09-08-09, 08:57
Ngushllime Familjarve, Miqėve, Farefisit.
Ngushllime edhe POLICIS Shqiptare.
Policija Shqiptare duhet ta dijė qė neve Kosovarėt ndiejm nė thellėsi kėtė akt makabėr e tė pashpirt tė atijė qė vuri dorė mbi forcat e rendit, tė atijė rendi qė askushė mė tepėr se ne vetė Shqiptarėt qė e kemi nevojė.
Dėshmorėve qė ranė nė kėtė rast LAVDI u ēoft, ata ranė pėr neve, qė neve tė jetojm nė paqė e rehati.

Shpati
09-08-09, 09:16
Ngushllime Familjarve, Miqėve, Farefisit.
Ngushllime edhe POLICIS Shqiptare.
Policija Shqiptare duhet ta dijė qė neve Kosovarėt ndiejm nė thellėsi kėtė akt makabėr e tė pashpirt tė atijė qė vuri dorė mbi forcat e rendit, tė atijė rendi qė askushė mė tepėr se ne vetė Shqiptarėt qė e kemi nevojė.
Dėshmorėve qė ranė nė kėtė rast LAVDI u ēoft, ata ranė pėr neve, qė neve tė jetojm nė paqė e rehati.


Qka esht edhe me keq keta Polic kan kryer nje Aksion te rrezikshem, ku kan rrezikuar edhe Qytetar te pafajshem.

Tomori
09-08-09, 13:49
/**/ Dritan Dajti mbajti larg policinė duke qenė pranė saj me gradėn nėnkomisar (http://www.noa.al/index.php/ekskluzive/96-ekskluzive/5585-dritan-dajti-mbajti-larg-policine-duke-qene-prane-saj-me-graden-nenkomisar)

E Diele, 09 Gusht 2009 13:43 EKSKLUZIVE
http://www.noa.al/templates/ja_teline_ii/images/emailButton.png (http://www.noa.al/index.php/component/mailto/?tmpl=component&link=aHR0cDovL3d3dy5ub2EuYWwvaW5kZXgucGhwL2Vrc2tsd XppdmUvNTU4NS1kcml0YW4tZGFqdGktbWJhanRpLWxhcmctcG9 saWNpbmUtZHVrZS1xZW5lLXByYW5lLXNhai1tZS1ncmFkZW4tb mVua29taXNhcg%3D%3D) http://www.noa.al/templates/ja_teline_ii/images/printButton.png (http://www.noa.al/index.php/ekskluzive/96-ekskluzive/5585-dritan-dajti-mbajti-larg-policine-duke-qene-prane-saj-me-graden-nenkomisar?tmpl=component&print=1&page=) http://www.noa.al/templates/ja_teline_ii/images/pdf_button.png (http://www.noa.al/index.php/ekskluzive/96-ekskluzive/5585-dritan-dajti-mbajti-larg-policine-duke-qene-prane-saj-me-graden-nenkomisar?format=pdf)

http://www.noa.al/images/stories/dritan_dajti-7.jpg Dritan Dajti

Tiranė, 9 gusht NOA – Dritan Dajti nuk kishte sesi tė qėndronte i fshehur pėr gjashtė vjet me radhė si pjesa dėrrmuese e kriminelėve tė rėndomtė.
Pas arrestimit tė tij policia nxjerr dhe fakte tė reja pėr mėnyrėn e lirisė qė kishte fituar tė mbante Dajti pėr rreth gjashtė vjet megjithėse renditej nė listėn e personave mė tė kėrkuar nga policia Shqiptare.
Nga verifikimet policia ka mundur tė zbardhė pjesėn mė tė madhe tė itinerareve tė Dritan Dajtit nė arrati.
Mėsohet se pėr gjatė kėtyre viteve kur policia rrėmonte nėpėr informatorė pėr tė zbuluar nėse Dajti ndodhej jashtė shtetit apo nė Shqipėri, nėse ai qėndronte i mbyllur nė ndonjė banesė tė fshehtė apo gjetkė, Dritan Dajti jetonte dhe lėvizte si gjithė tė tjerėt madje thuhet se mė lirshėm se tė lirėt.
Ai udhėtonte shpesh nė rrugėn Tiranė-Durrės dhe anasjellas.
Mirėpo si ishte e mundur qė Dritan Dajti, emrin dhe bėmat e tė cilit i njohin me kuē e me maē nuk po kapej nga policia e cila i ishte qepur keq nga pas.
Sidoqoftė ai kishte mundur.
E pas kapjes sė tij policia ka mundur tė gjej dhe mėnyrėn sesi ai kishte mundur tė mbante larg policėt.
Dritan Dajti ka mundur tė mbaj larg policinė duke qenė pranė policisė.
Ai ishte nė “radhėt” e policisė sė shtetit dhe me gradė nėnkomisar madje.
Njė “nėnkomisar” i figuruar nė tė gjitha dokumentet identifikuese qė posedon policia e shtetit.
Njė nga kriminelėt mė tė rrezikshėm tė paktėn kėshtu e cilėson policia, fytyra e tė cilit figuronte nė foton e tretė tė personave tė shumė kėrkuar ja qė ishte edhe nė njė dokument policie.
Por nė fakt ndryshonte emri, fytyrės sė tij, Dajti i kishte vėnė emrin Agron Zeneli.
Nuk dihet ende sesi i ka siguruar Dritan Dajti dokumentet identike si ato tė policisė tė vjetrat dhe tė rejat qė qarkullojnė prej dy muajsh, por ai i posedonte ato.
Madje atij i gjet edhe njė patentė italiane me foton e tij dhe emrin Agron Zeneli.
Dritan Dajti kishte mė shumė pajisje policie se njė polic i vėrtetė.
Radio, armė, dokumente policie tė gjitha kėto Dajti i mbante gjithmonė me vete ashtu sikurse njė punonjės policie i cili rrezikon ndonjė masė ndėshkimore nėse nuk i mban ato jo vetėm me kujdes por gjithmonė me vete.
Policia nuk pėrjashton dyshimet qė Dajti tė jetė ndaluar nga patrulla policie gjatė kėsaj kohe dhe t’ia ketė hedhur paq falė gradės “nėnkomisar” qė kishte pėrvetėsuar.
Mediat kanė bėrė tė ditur sot se grupi hetimor i ka sekuestruar tė gjitha dokumentet e Dritan Dajtit dhe kjo ka shtuar njė tjetėr ēėshtje nė listėn e gjatė qė duhet tė hetojė policia pėr shumė tė kėrkuarin qė tashmė nuk ėshtė mė i tillė, pas operacionit tė kryer ditėn e premte pėr arrestimin e tij qė nė fakt e ēoi atė nė pranga por kjo pasi tė ishin vrarė katėr policė.
k.k/NOA

Tomori
09-08-09, 17:19
/**/ Dritan Dajti, studenti qė u kthye nė frikėn e policisė (http://www.noa.al/index.php/ekskluzive/96-ekskluzive/5539-dritan-dajti-studenti-qe-u-kthye-ne-friken-e-policise-)

E Premte, 07 Gusht 2009 19:00 EKSKLUZIVE
http://www.noa.al/templates/ja_teline_ii/images/emailButton.png (http://www.noa.al/index.php/component/mailto/?tmpl=component&link=aHR0cDovL3d3dy5ub2EuYWwvaW5kZXgucGhwL2Vrc2tsd XppdmUvNTUzOS1kcml0YW4tZGFqdGktc3R1ZGVudGktcWUtdS1 rdGh5ZS1uZS1mcmlrZW4tZS1wb2xpY2lzZS0%3D) http://www.noa.al/templates/ja_teline_ii/images/printButton.png (http://www.noa.al/index.php/ekskluzive/96-ekskluzive/5539-dritan-dajti-studenti-qe-u-kthye-ne-friken-e-policise-?tmpl=component&print=1&page=) http://www.noa.al/templates/ja_teline_ii/images/pdf_button.png (http://www.noa.al/index.php/ekskluzive/96-ekskluzive/5539-dritan-dajti-studenti-qe-u-kthye-ne-friken-e-policise-?format=pdf)

http://www.noa.al/images/stories/dritan_dajti.jpg Dritan Dajti

Tiranė, 7 gusht NOA – Dritan Dajti cilėsohej si njeriu mė i rrezikshėm dhe mė i kėrkuari nga Policia e Shtetit.
Duket se cilėsitė e Dajtit u treguan qartė mesditėn e sotme kur vetėm pėr t’i mbėrthyer prangat atij, u deshėn tė vriteshin katėr punonjės policie, njė civil dhe tė plagoseshin disa tė tjerė.
Po kush ishte Dritan Dajti?
Para vitit 1999 emri i tij lakohej vetėm prej atyre qė e njihnin nga afėr Dajtin, dhe pas kėtij viti emri i tij dihej edhe nga njerėz qė nuk e kishin parė kurrė fytyrėn e tij.
Kjo pasi ishte vrasja e biznesmenit Beqir Beqaj, qė ndodhi mė 17 shkurt tė vitit 1999 te “Zogu i Zi” nė Tiranė, qė ēoi policinė nė adresėn e Dritan Dajtit.
Vetėm pak kohė mė vonė Dritan Dajti u arrestua nga policia pasi akuzohej pėr vrasjen e kėtij biznesmeni.
Vrasje tė cilėn Dajti mohonte ta kishte kryer duke kėmbėngulur nė pafajėsinė e tij.
Mirėpo kjo pak rėndėsi kishte pėr akuzėn e cila kėrkoi 25 vite burgim pėr Dajtin.
Dritan Dajti ishte njė nga shumė tė pandehurit e tjerė qė akuzoheshin pėr vrasje tė ndryshme.
Por emri i tij do tė lakohej dhe madje frikshėm nga policia vetėm atėherė kur Dajti arriti tė kryente arratisjen mė spektakolare jo vetėm nė sy tė policisė por edhe tė prokurorisė gjykatėsve dhe civilėve.
Ka qenė data 17 nėntor i vitit 2003, kur Dajti u transportua nė Gjykatėn e Shkallės sė Parė Tiranė pėr tu paraqitur nė seancėn e radhės gjyqėsore nė ngarkim tė tij.
Askush nuk dyshonte se pikėrisht nė kėtė moment Dajti do tė arratisej megjithėse ndodhej nėn masa tė rrepta sigurie, madje diēka tė tillė ai do e realizonte edhe i lidhur me pranga.
I ndihmuar nga persona tė tjerė Dajti ėshtė futur nė banjėn e gjykatės ku atje ka gjetur njė pistoletė, e lėnė kjo nga tė njohur tė tij, dhe pasi ka kėrcėnuar policėt dhe prokurorin ka hipur nė njė motor qė e priste pak metra larg dhe sa hap e mbyll sytė Dajti u zhduk.
Qysh atėherė emri i Dritan Dajtit u rendit i pari nė listėn e personave tė kėrkuan nga policia e Shtetit.
Mė parė Dajti nuk njihej madje thuhej se ai ishte njė student i Juridikut i devotshėm dhe kurrė nuk provokonte i pari konflikte.
Por tashmė i bindur brenda vetes se ishte i pafajshėm ai donte t’i mbushte mendjen edhe drejtėsisė por ajo sidoqoftė e dėnoi.
Madje policėt kishin siguruar disa fjalė tė Dajtit se nuk do tė binte mė i gjallė nė duart e policisė duke shtuar rrezikun pėr kapjen e tij.
Prej mė se gjashtė vjetėsh policia organizoi me dhjetėra operacione pėr kapjen e Dritan Dajtit pas informacioneve pėr vendndodhjen e tij, por asnjėherė nuk mundi ta mbėrthente atė.
Ata e dinin qė ai ishte i zgjuar kur bėhej fjalė pėr t’i shpėtuar mobilizimit tė policisė ndaj dhe oficerėt e kishin quajtur atė “dhelpra”.
Shumė herė policėt ishin tė sigurt se ai ndodhej jashtė shtetit, ndėrsa kohėt e fundit kishin mundur tė lokalizonin vendndodhjen e tij.
Ndėrkohė qė gjatė kėtyre gjashtė viteve qė ai ndodhej nė kėrkim, policia ishte lajmėruar disa herė pėr sasi tritoli tė vendosura sa nė banesėn e Dajtit dhe sa nė banesėn e familjes sė biznesmenit Beqir Beqja.
Por sėrish Dajti ishte i lirė.
I lirė deri nė mesditėn e sotme kur liria e tij do tė merrte fund falė njė plumbi qė e goditi atė nė gjymtyrė.
Por mė parė kishin vdekur katėr policė dhe miku i Dajtit.
Tashmė Dritan Dajti ndodhet nė duart e mjekėve tė cilėt po e mjekojnė pėr ta shpėtuar nga vdekja.
k.k/NOA

>>{SpOnGeBoB}<<
09-08-09, 19:28
Qe de, masnej jo ajo rrospija Avropa po ju ka faj qe nuk pi liberalizon viza, a qita nuk mund i nxajne as kriminellat e vehte ne posllom tyne e po dojn me eksportue kriminella ne evrope pa viza. Sha zoten deri sa nuk bahen milet e tane qita kriminellat mi rrasen ne biruca e jo turli dajta, sekiraqa e teshlica te ju shetiten shlire, jo pashosha biometrika po edhe asisha kilometrika me shpernda se badihava. Ja kish vnue ajo plakucja shulin rrast deres edhe nuk ka ma qesishna skena action me prezantue nelte.

Aj gumari i tropojes ne vend se mu marren me luftimin e krimit e kriminellave ja bajke gajlen humosave qe kane jeten pa martue edhe dojke me ja marue si puna e asajna bretkoces qe e ka lypen me ja ngulen si buallit thumbin e patkoit, a nuk e din se i qkyhet sha zoten.

Shnetje bre pismileta, hala me qesishna kallshnika te korozjonum po merrni shpirta te njerzve te pafajshem.