PDA

View Full Version : Kur flet Sabri Hamiti, tė tjerėt heshtin


pirro
20-08-09, 07:45
Kur flet Sabri Hamiti, tė tjerėt heshtin
Nė ditėn e dytė tė Seminarit Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare, me njė ligjėratė pėr letėrsinė e At Zef Pllumit, u paraqit Sabri Hamiti, profesor nė Universitetin e Prishtinės si dhe deputet nė Parlamentin e Kosovės.

Nga Alfred Beka mė 19.08.2009 nė ora 11:33

Edhe pse qė shumė vite ėshtė i inkuadruar nė politikė, Sabri Hamiti ende mbetet njė prej autoriteteve mė tė mėdha nė fushėn e kritikės letrare. Nė ditėn e dytė tė Seminarit Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare ai u paraqit me njė ligjėratė mbi letėrsinė e At Zef Pllumit, tė titulluar ‘Shkrimtaria e Zef Pllumit’. Nė kėtė ligjėratė Hamiti u pėrqendrua nė tri vepra tė At Zef Pllumit ‘Rrno vetėm pėr me tregue’, ‘Franēeskanėt e mėdhaj’ dhe ‘Saga e fėmijnisė’, duke parė singularitetin dhe universalitetin e kėsaj shkrimtarie.

“‘Rrno vetėm pėr me tregue’, titulli i veprės sė At Zef Pllumit, ėshtė titull universal e tragjik njėherėsh. Misionari duhet ta paguajė detyrėn me jetė. Trajta e titullit ėshtė njė frazė nė mėnyrėn urdhėrore, qė nėnkupton dy veta (Unė e Ti), tė cilat e ndėrrojnė pozicionin pėr tė ndėrtuar marrėveshjen, pajtimin. Mirėpo, fjala vetėm nė kėtė formulim e shpie kėrkesėn deri nė skaj, duke e vėnė jetėn nė zgripc dhe nė provė tė pėrhershme.

Pra, flijimi bėhet qė nė fillim kur jeta matet vetėm me misionin”, u shpreh nė ligjėratėn e tij Hamiti. Sipas tij, ky pėrkushtim e pėrbetim e ka pėrcaktuar pėrgjithmonė jetėn e Zef Pllumit si dėshmitar, si misionar e si shkrimtar, kurse libri i tij pėrmban gjithė dramatiken e kėtij pėrkushtimi. Ai shtoi se nuk ka pėrkushtim mė tė vėshtirė sesa shkrimi i detyrueshėm, sidomos pėr tė dėshmuar tragjedinė njerėzore, ngase, sipas tij, vepra ‘Rrno vetėm pėr me tregue’ e ka nė brendėsi farėn tragjike qė nga nisja deri nė fund, pėr aq sa ėshtė shkrim i jetės qė duhet tė bėhet i barabartė me jetėn nė ndeshje tė pėrhershme me vdekjen.

“Vepra monumentale e At Zef Pllumit ka tre libra: ‘Libri i kujtimeve’ (1995), ‘Liria mes dy burgimeve’ (1997) dhe ‘Robnia e gjatė’ (2001). Nėse titulli i parė jep llojin e tekstit, dy titujt e tjerė japin situatat ekstreme jetėsore, qė zgjasin nė kohė. Mirėpo, tri kryefjalėt e tri vėllimeve: Libri, Liria e Robnia sugjerojnė e tregojnė qė libri shkruhet pėr lirinė e robėrinė, jo mė si koncepte universale, por si shenja tė jetės konkrete, madje personale”, tha Hamiti.

Duke folur rreth mėnyrės se tė shkruarit tė franēeskanit At Zef Pllumi, Hamiti theksoi se shkrimi i tij nė sa kaptina merr trajtėn e tregimit, pėr tė ndodhurėn nė tė shkuarėn, qė tė arrijė shkallėn e krijimit artistik, nė mėnyrė tė veēantė nė pėrshkrimet e njerėzve apo tė ambienteve. Ai shtoi se tjetėr herė shkrimi i tij bėhet dėftues e paraqitės duke ruajtur dramacitetin e tė ndodhurės pa distancė, qė merr trajtėn e dialogut.

Nė raste tė tjera diskursi i tij bėhet personal (qoftė si gjykim apo pėrjetim) pėr tė bėrė portrete tė njerėzve.

Ndėrsa, duke folur pėr doktrinėn e dashurisė, qė ka qenė doktrinė e franēeskanėve, Hamiti tha se At Zef Pllumi e shqipton qėndresėn si doktrinė tė flijimit franēeskan pėr tė tjerėt, qė do ta dėshmojė nė ēdo rast. “Po ashtu doktrina e krishterė si doktrinė e dashurisė provohet nė ēdo faqe tė librit e shtjelluar apo e sinjifikuar, nė situata ekstreme, apo nė situata tė rėndomta dhe kėshtu artikulohet misioni i tij doktrinar.

Sprovimi i doktrinės sė tij, mė i madhi, ėshtė nė ndeshjen dramatike tė dashurisė njerėzore me dhunėn njerėzore, tė para nė rrethana konkrete e nė ngjarje tė pėrjetuara pėr ta pėrforcuar qėndrimin”, tha Hamiti.

Libėr pėr burgun dhe llogorin

Sipas Hamitit, ‘Rrno vetėm pėr me tregue’ ėshtė libėr pėr burgun e llogorin, qė shpalon faqen e fshehur tė diktaturės komuniste shqiptare. “E ushqyer nga disidenca doktrinare qė ia kundėrvė dashurinė dhunės, nga disidenca politike qė ia kundėrvė lirinė robėrisė, vepra bėhet njė libėr i dėshmisė dhe i mėsimit. Kjo ėshtė njė kryevepėr e llojit nė letėrsinė shqipe dhe njė vepėr me rėndėsi tė pėrbotshme nė fushėn e logorografisė”, tha Hamiti.

Ndėrkaq, duke folur pėr veprėn tjetėr, Hamiti tha se titulli i veprės, ‘At Zef Pllumi: Franēeskanėt e mėdhaj’ nuk paraqet njė autor e njė vepėr, por shpreh lidhjen e njė emri e tė njė sintagme, lidhjen e dyanshme tė Pllumit e tė franēeskanėve tė mėdhenj, pėr tė dėshmuar identitetin.

Ky kėrkim, sipas Hamitit, na shpie te zbulimi i parė qė Zef Pllumi me jetė e me vepėr ėshtė njė franēeskan i madh. “Dikush tha i fundit, por kurrė nuk i dihet, se fundi mund tė jetė fillimi”, tha ai.

At Zef Pllumi nė ‘Franēeskanėt e mėdhaj’, sipas Hamitit, ka krijuar njė vepėr monument pėr monumentet e kulturės shqiptare. “Vepra e tij ėshtė njė dėshmi (dokument) edhe vlerėsim (monument), dhe, nė fillim e nė fund, njė vepėr autobiografike, si tė gjitha veprat e tij, duke dėshmuar pėrfundimisht qė nuk ėshtė vetėm njė shkrues (skriptor), por edhe krijues (autor) i letėrsisė shqipe”, shtoi ai.

Ndėrkaq, sa i pėrket veprės tjetėr, Hamiti tha se At Zef Pllumi, si shkrimtar autobiografik, nė veprėn e tij tė fundit (tė mbetur tė pakryer e nė dorėshkrim), ‘Saga e fėmijnisė’, i hyn aventurės, qė duke u nisur nga fundi ta shkruajė fillimin e jetės sė vet, madje edhe lindjen. Ai u shpreh se nė vėshtrimin e modelit krijues Zef Pllumi ėshtė shkrimtar dokumentar, kurorėzues i prozės dokumentare nė shqip.

“Nė vėshtrimin e vlerės sė veprės, sidomos me veprėn e parė ėshtė themelues i letėrsisė sė burgut e tė llogorit dhe dėshmitari e kundėrshtari i dhunės komuniste gjysmėshekullore mbi jetėn e mbi kulturėn shqiptare”, pėrfundoi Hamiti. Pasi e pėrfundoi ligjėratėn, megjithėse tė pranishmit mund tė bėnin pyetje, nė amfiteatrin e Fakultetit Filologjik pėr disa minuta mbretėroi njė heshtje. Askush nuk pati guxim tė bėjė ndonjė pyetje apo ndonjė koment rreth ligjėratės sė Hamitit.

>>{SpOnGeBoB}<<
20-08-09, 20:11
pirro masi jam qisajde deshta me kallzue se kur po folki qeky Sabri Hamiti po ja niske me ju dridhen buza tana trupi qishtu edhe kujton mara njeri qe ja kane vendosen fare shtikeri te rrymes qishtu. Hajde qitash thuni qita tjeret qe nuk osht qishtu.

murrizi
20-08-09, 20:15
pirro masi jam qisajde deshta me kallzue se kur po folki qeky Sabri Hamiti po ja niske me ju dridhen buza tana trupi qishtu edhe kujton mara njeri qe ja kane vendosen fare shtikeri te rrymes qishtu. Hajde qitash thuni qita tjeret qe nuk osht qishtu.
A Shpuz po ta futi ni therr une ty qitash, pse ta ka qele njeri extra dhomen tya atje pėr shpuzėllėqe...

>>{SpOnGeBoB}<<
20-08-09, 20:19
A Shpuz po ta futi ni therr une ty qitash, pse ta ka qele njeri extra dhomen tya atje pėr shpuzėllėqe...

o ti une e shkruva per Sabri Hamitin nuk e shkrujta per Eqerem Schwarzkopfin edhe po me doket qe nuk pi ngjifshe sha zoten cilli osht cilli.

Makresh
20-08-09, 21:43
pirro masi jam qisajde deshta me kallzue se kur po folki qeky Sabri Hamiti po ja niske me ju dridhen buza tana trupi qishtu edhe kujton mara njeri qe ja kane vendosen fare shtikeri te rrymes qishtu. Hajde qitash thuni qita tjeret qe nuk osht qishtu.

:biggrin: vallahi se ki keq, un pervete kisha dal prej salle tu bo men qe s'shkon gat e ja nis edhe barkin me dridhe pisi kaskeqe :biggrin:

pirro
20-08-09, 21:55
pirro masi jam qisajde deshta me kallzue se kur po folki qeky Sabri Hamiti po ja niske me ju dridhen buza tana trupi qishtu edhe kujton mara njeri qe ja kane vendosen fare shtikeri te rrymes qishtu. Hajde qitash thuni qita tjeret qe nuk osht qishtu.

Shko flej bre shpuz se neser ki Ramazan e duhet me u qu heret, se ka mramja ka me tu dridh edhe ty mjekrra.