PDA

View Full Version : Rreziqet nė breg tė detit ...


Jana
30-08-09, 02:15
Qė prej disa vitesh ėshtė shumė problematike tė shtrihesh apo tė ecėsh nė rėrė. Tė shohim pse dhe si duhet tė mbrohemi.


Dr. Valon Baraliu

Tė zhytesh dhe pastaj tė shtrihesh nė rėrė, tė hapėsh gropa, tė ndėrtosh kėshtjella, tė luash nė rėrė me fėmijėt... kjo ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tu argėtuar. Edhe tė rriturve i pėlqen tė shtrijnė kėmbėt nė rėrė, tė luajnė futboll, apo volejboll, apo tė shtrihen nė rėrė pėr tė marrė rreze. Nė fakt nė verė, rėra ėshtė vendi ku ndihesh mė i lirė: nga puna, nga fundet qė shtrėngojnė, nga kravata dhe nga tokat e larta.

Nė rėrė fshihen shumė gjėra qė nėnvleftėsohen, tė cilat mund tė jetė shkaktare tė shqetėsimeve serioze. Plazhet nuk janė vende tė dezinfektuara, por vende plot plehra, tė cilat fermentohen nga nxehtėsia dhe bėhen vende qė mbledhin baktere. Prandaj, rreziqet janė tė shumta: mjafton njė plagosje e vogėl qė tė infektohesh. Qė ta evitosh vetė rrezikun nuk duhet tė evitosh jetėn e detit. Mjafton tė kesh kujdes qė tė mos prishėsh pushimet. Ja rreziqet mė tė shpeshta dhe metodat pėr tė evituar.

Ja 7 rreziqet mė tė zakonshme
SHTOHEN SHIRINGAT
Pėr fat tė keq janė njė nga objektet mė tė padėshiruara, tė cilat mund tė tė plagosin ndėrsa je duke ecur kėmbė zbathur nė plazh, apo ndėrsa vendos duart nė rėrė. Pėrveē dhimbjes qė ndjehet nė atė moment (e gjitha varet nga sa thellė ka hyrė agia), aspekti mė i rrezikshėm i gjithė kėtij aksidenti ėshtė mundėsia pėr t'u infektuar nga mikrobe apo viruse.
Rreziqet
* Njė nga rreziqet ėshtė tetanosi, njė sėmundje infektive qė vjen si pasojė e njė mikrobi qė hyn nė organizėm nėpėrmjet njė tė plagosure, qoftė kjo edhe shumė e vogėl, edhe me anė tė njė ageje.
Ky mikrob prodhon njė toksinė qė prek sistemin nervor dhe mund tė ēojė nė paralizė nė diafragmė nė muskujt poshtė mushkėrive, muskuj kėto qė bėjnė tė mundur lėvizjet pėr frymėmarrje. Nėse diafragma paralizohet, ndėrpret frymėmarrjen me rrezik serioz pėr jetėn.
* Njė rrezik tjetėr jo i pazakontė ėshtė ai i tė sėmurit me hepatit viral. Nė rast se vritet nė njė age shiringe, mund tė infektohesh nga hepatiti B.
* Duhet theksuar qė nuk ėshtė e mundur tė infektohesh me virusin HIV dhe me SIDA. Nė fakt ky virus ėshtė shumė cenues kur gjendet jashtė lėngjeve organike (mbi tė gjitha gjakut dhe spermės), nėpėrmjet sė cilave transmetohet. Mjafton vetėm pak minuta nė kontakt me atmosferėn dhe virusi bėhet i parrezikshėm.
Ēfarė duhet bėrė?
Qė tė evitojmė tetanosin, nė rastet kur plagėt janė tė rėnda, a ėshtė e domosdoshme tė marrėsh njė antitetanos? Bėhet fjalė pėr njė gjilpėrė tė thjeshtė qė mund tė bėhet nė ēdo ambulancė apo spital. Parandalimi mė i mirė kundėr hepatitit B ėshtė vaksinimi. Bėhet fjalė pėr njė seri prej 3 vaksinash qė bėhen nė distancėn kohore tė disa muajve.
PREZENCA E PLEHRAVE
Mund tė ndodhė t'i prekėsh me kėmbė, dhe nėse bėhet fjalė pėr njė rastėsi, nuk pėrbėn ndonjė rrezik pėr shėndetin. Nėse lėkura ėshtė e shėndetshme, atėherė ėshtė e vėshtirė qė baktere tė ndryshme tė mund tė hyjnė nė organizėm. Por fėmijėt janė ato qė rrezikojnė mė shumė duke luajtur nė rėrė.
Rreziqet
Nė kėto raste rreziku ekziston dhe nuk duhet nėnvlerėsuar. Rreziku i shėndetit nuk ėshtė i pėrcaktuar nga kontakti direkt i lėkurės (nėse nuk ka plagė rreziku ėshtė i vogėl), por nga fakti qė fėmijėt e kanė shpesh zakon tė mbajnė duart nė gojė.
Nė kėto raste mundėsia pėr t'u infektuar nga njė numėr infeksionesh tė shumta mund tė prekin aparatin tretės. Kėto sėmundje pėrcaktohen nga mjekėt si tė transmetuara nėpėrmjet gojės, pasi mikrobet qė i shkaktojnė hyjnė nė organizėm nėpėrmjet gojės dhe dalin nėpėrmjet fekaleve. D.m.th duart bėhen mjet transporti i mikroorganizmave drejt gojės. Nga sėmundjet e shumta qė transmetohen nga kjo mėnyrė, duart janė pėrgjegjėse pėr dy tipe infeksionesh: salmoneloza dhe hepatiti A. Kur virusi hyn nė organizėm dhe nėse arrijnė tė hyjnė nė stomak, tė padėmtuar, shkojnė me zorrė ku gjejnė ambientin e pėrshtatshėm pėr t'u shumuar shumė thjeshtė.
Pėr arsye tė ngjashme, fėmijėt, mė shumė se personat e rritur janė viktima tė parazitėve tė zorrės sė trashė. Jo rastėsisht transmetimi i tyre bėhet nėpėrmjet duarve.
Ēfarė duhet bėrė?
Nėse lahen menjėherė duart pas kontaktit me jashtėqitjen nuk garantohet njė siguri absolute, por ėshtė sigurisht njė mėnyrė pėr tė shmangur infeksionin. Mjafton tė pėrdorėsh njė sapun.
Nuk janė tė nevojshme detergjentet apo dezinfektuesit. Madje ėshtė mė mirė tė evitohen, sepse dėmtojnė lėkurėn. Njė mėnyrė pėr tė evituar mikrobet nuk ėshtė vetėm larja e duarve me sapun, por fėrkimi i mirė i duarve me njėra-tjetrėn.
* Mos hapni gropa nė rėrė me duar. Ėshtė mė mirė tė pėrdorni njė nga lodrat e fėmijėve dhe tė mbani veshur njė palė sandale gome. Kėto parandalime nuk janė tė tepėrta, sepse mund tė evitosh rrezikun pėr tė mos u vrarė nga xhamat, gozhdat, etj.
GĖRVISHTJET
Bėhet fjalė pėr gėrryerje tė sipėrfaqes sė lėkurės, tė shkaktuara nga fėrkimi me rėrė. Lėkura bėhet shumė delikate si ajo e fėmijėve. Prandaj shpesh ajo skuqet, dhe bėhet me vijėza apo gėrvishtet.
Rreziqet
Lėkura e dobėsuar nga dielli, era, kripa, pezmatohet duke u mbuluar me gėrvishtje tė vogla tė cilat shkaktohen nga kontakti me rėrėn.
* Nuk duhet harruar qė nga kėto gėrvishtje tė vogla mund tė penetrohen shumė thjeshtė mikrobe e viruse, njė familje me miliarda mikroorganizma qė sipas ligjit tė natyrės, shumohen dhe pėrshtaten shpejt nė brendėsi tė organizmit njerėzor. Dhe rėra ėshtė e pasur me kėto mikrobe.
* Bakteret hyjnė nė organizėm nėpėrmjet plagės dhe pastaj kalojnė nė gjak, kėtu pastaj ato luftohen nga antitrupat. Natyrisht qė pasojat varen nga ēdo lloj mikrobi, me anė tė sė cilit je nė kontakt dhe jo nga gjendje fizike.
Ēfarė duhet bėrė?
* Nuk duhet ndaluar qė fėmija tė mos luaj me rėrė, por mund t'i bėhet njė dush i mirė, pėrpara se tė ktheheni nė shtėpi, duke eliminuar kėshtu pėrmbajtjet e rėrės.
* Mos pėrdorni sapun apo shampon pėr trupin, mund tė irritojnė lėkurėn, duke hequr yndyrėn natyrale tė lėkurės, e cila mban dhe e bėn lėkurėn me elastike. Pas dushit gjėja mė e mirė ėshtė ta fshijmė fėmijėn me njė sfungjer tė butė.
* Kur shtrihesh nė rėrė ėshtė mirė tė evitohet kontakti direkt me rėrėn e nxehtė. Ėshtė mirė tė pėrdorni njė peshqir tė madh, pėr t'u shtrirė pėr tė evituar irritimet e vogla.
* Rėra nė kėpucė mund tė shkaktojė shqetėsime nė kėmbė. Kjo i pėrket vetėm personave qė e kanė zakon tė shkojnė nė plazh me kėpucė. Dhe kėshtu kėto kėpucė mbajnė njė sėrė grimca rėre tė cilat ngjiten nė kėmbėn e zbathur dhe provokojnė tė prera tė dhimbshme. Ėshtė mė mirė tė veshim pantofla, apo pantallona me materiale natyrale. Plaga duhet mbajtur mirė pėr tė evituar qė mikrobet tė mos hyjnė kollaj. Prandaj ėshtė e rėndėsishme ta lidhim me fasho.
* Kur lėkura ėshtė vetėm e skuqur, ėshtė e mjaftueshme ta lajmė me ujė tė ftohtė dhe nuk duhet fėrkuar.

Jana
30-08-09, 02:16
PICKIMET E INSEKTEVE

Stina e verės ėshtė periudha mė e rrezikshme pėrsa u pėrket “pickimeve apo kafshimeve tė kafshėve. Fillojmė me mushkonjat dhe ēfarė mund tė bėjmė pėr t'u mbrojtur nga ato. Mushkonjat na sulmojnė sepse kanė uri: na pickojnė qė tė ushqehen duke na thithur gjakun. Pėr tė shmangur pickimet, mund tė pėrdorni njė krem ose njė losion insekte­largues. Ndėrsa kur na pickojnė janė pomadat antihistaminike. Zbusin tė kruarėn. Por nėse pickimi shkakton plagė tė mėdha dhe tė bezdisshme, kėshillohet tė pihet njė antihistaminik nga goja.

Grerėzat dhe bletėt sulmojnė vetėm kur ndihen tė kėrcėnuara. Ato afrohen vetėm nga kurioziteti, sepse ndiejnė njė erė qė i tėrheq dhe vijnė rrotull vetėm pėr tė kuptuar gjendjen. Sapo gjykojnė qė nuk ka asgjė qė u nevojitet, ikin spontanisht. Por ka nga ata qė duan t’i pėrzėnė dhe bėjnė disa lėvizje. Dhe atėherė, insektet duke u ndjerė nė rrezik, reagojnė duke sulmuar. Pickimet e tyre janė tė dhembshme pasi poshtė lėkurės injektohet njė substancė qė quhet histaminė, e cila shkakton ėnjtje, dhembje dhe skuqje. Kur pickojnė ato e ngulin thumbin nė lėkurėn e "viktimės". Prandaj, nė radhė tė parė duhet hequr thumbi, qė shikohet shumė mirė me sy tė lirė. Pėrdorni njė age tė sterilizuar dhe jo njė piskatore, pasi ajo shpesh e lė helmin brenda. Pasi keni hequr thumbin vini pėr disa minuta akull, i cili largon dhembjen dhe ul malcimin. Kur tė mos ju djegė mė, vendosni pak krem me bazė kortizoni. Grerėzat rrallė herė e lėnė thumbin nė lėkurė, kėshtu qė mund tė procedoni menjėherė duke vėnė pak akull dhe krem me kortizon nė vendin qė ju dhemb.

Insekte tė tjera qė duhet t'u druhemi janė edhe zekthat dhe kėpushat. Edhe pėr ato vlejnė kėshillat qė dhamė pėr mushkonjat.

Por nėse duam tė rrimė tė qetė nga kėpushat duhet tė ndjekim disa kėshilla mė tepėr. Pėshtyma e tyre mund tė pėrmbajė mikroorganizma pėrgjegjėse pėr disa sėmundje, kėshtu qė sapo tė vini re qė ju ka pickuar njė kėpushė, mermi njė piskatore dhe mundohuni ta largoni insektin nga lėkura por mos e kapni as nga trupi dhe as nga koka, por pranė "gojės" qė thith gjak. Mė pas, vendin e prekur lajeni me ujė dhe sapun dhe dezinfektojeni. Vendi i prekur duhet tė mbahet nėn kontroll pėr njė muaj: me shenjėn e parė tė skuqjes ėshtė mirė tė shkoni tė vizitoheni nė qendrėn mė tė afėrt spitalore. Njė rrezik tjetėr janė edhe gjarpėrinjtė pėr ata qė shkojnė me pushime nė mal. Nėse kafshoheni nga kėta zvarranikė ju kėshillojmė tė mos lėvizni. Prisni derisa tė vijė dikush pėr t'ju vizituar pasi duke lėvizur helmi pėrhapet mė shpejt duke shfrytėzuar qarkullimin e gjakut. Nė kėtė mėnyrė do tė ketė mė shumė kohė pėr tė ndėrhyrė.



NJOLLAT NĖ LĖKURĖ

Nė tė shumtėn e rasteve janė tė pranishme nė lėkurė, por pa dhėnė asnjė simptomė. Me anė tė temperaturės sė lartė, nxehtėsisė, djersės, lagėshtisė, numri i tyre rritet dhe ato bėhen tė dukshme. Ka raste qė edhe vetė kontakti me verėn i bėn ato tė duken.

Rreziku

Lėkura mbulohet nga njolla tė bardha qė shtohen gjithnjė e mė shumė duke i dhėnė trupit njė pamje si mozaik. Shkaktari i kėtyre njollave ėshtė njė mikrob qė nė kushte tė veēanta tė mjedisit prodhon njolla tė vogla tė bardha, qė dallohen atėherė kur dielli nxin pjesėn tjetėr tė trupit. Deri para disa kohėve dermatologėt mendonin qė kėto mund tė ngjiteshin. Por studimet e fundit tregojnė qė kėto jetojnė vetėm nė lėkurėn e atij qė i ka. Megjithatė higjiena nuk ėshtė asnjėherė e tepėrt.

Ēfarė duhet bėrė?

Nė darkė duhet bėrė njė dush dhe duhet aplikuar njė krem antimikotik. Kjo kurė duhet tė vazhdohet tė paktėn pėr dhjetė ditė rresht.

PREZENCA E BAKTEREVE TĖ PADUKSHME

Ėshtė njė lloj bakteri qė quhet "Pitiriasi Versicolor" qė mund tė jetė i pranishėm nė tė gjitha llojet e lėkurave, por qė mbesin tė padukshme.

Rreziqet

Ėshtė e mjaftueshme vetėm njė ulje tė sistemit mbrojtės dhe numri i kėtyre baktereve shtohet shumė. Nė kėtė rast ato mund tė shfaqen nė zonat e krahut si njolla tė bardha. Kėto njolla mund tė nxihen nga dielli, por kėtu ngjyra ikėn mė shpejt se nė pjesė tė tjera tė trupit.

Ēfarė duhet bėrė?

Duhet aplikuar ēdo ditė krem antimikotik. Nėse njollat janė tė shumta duhet kontaktuar mjeku pėr tė marrė ilaēe nga goja.

IRRITIM NGA RROBAT E BANJOS

Ėshtė njė tjetėr rrezik tipik i verės. Shpesh pas 2 ose 3 ditė nė plazh shfaqen sekrecione tė bardha. Ky problem, qė quhet vagjinitet dhe mund tė ketė shkaqe tė shumta, i bezdis shumė femrat gjatė pushimeve.

Rreziku

Ky problem mund tė shkaktohet nga dy elementė: i nxehti dhe lagėshtira, ose nga kontakti i rrobave tė lagura nė rėrė. Bėhet fjalė pėr njė irritim qė shkaktohet nga njė bakter i thjeshtė infektues.

Nė fillim sekrecionet mund tė jenė transparente por janė mė tė shumta se zakonisht.

Simptomat e tjera janė djegie dhe kruarje nė kėtė zonė. I nxehtė dhe lagėshtia, e favorizojnė bakterin sepse nė kėtė mėnyrė ai shėrohet shumė shpejt.

Ēfarė duhet bėrė?

Pėr tė evituar rrezikun, mjafton njė dush menjėherė pas kontaktit me rėrėn. Nėse bakteri shumohet shumė, ėshtė e kėshillueshme vizita tek mjeku qė mund tė rekomandojė njė pomadė me substanca antimikotike. Mund tė pėrdorėsh njė numėr produktesh me ujė dhe bikarbonat si alkoolin.