PDA

View Full Version : Pse Nuk Po E Luftoni Krimin, Zoti Kermabo?!


4peace
03-09-09, 22:44
...


PSE NUK PO E LUFTONI KRIMIN, ZOTI KERMABO?!
3 Shtator 2009


Behxhet Sh. SHALA

Mė 25 tetor 2009, me njė ekip tė KMDLNJ-sė e vizituam Burgun e Qarkut nė Prizren, i cili po rinovohej. Po bėhej punė e mirė meqė do tė pėrmirėsohen kushtet pėr tė burgosurit. Burgu i Prizrenit, viteve tė fundit u bė i famshėm sepse aty mbahej, pėr disa muaj me radhė nga “drejtėsia” e UNMIK-ut, i burgosuri i ndėrgjegjes dhe lideri i Lėvizjes VETĖVENDOSJE!, Albin Kurti! Gjatė kohės sė regjimit serb aty qėndruan nė burg kryeparlamentari aktual i Kosovės, z. Jakup Krasniqi si dhe politikani, intelektuali dhe atdhetari i shquar shqiptar, Ukshin Hoti, pėr fatin e tė cilit nuk dihet gjė as sot e kėsaj dite. Po tė njėjtėn ditė vizituam Qendrėn Memoriale nė Kleēkė pėr tė nderuar flijimin dhe pėrjetėsinė e dėshmorėve tė kombit tė cilėt Ju nuk i pranoni si tė tillė! Gjatė kthimit pėr Prishtinė nga zyra e KMDLNJ-sė mė lajmėruan pėr zhvillimet nė Prishtinė dhe Mitrovicė. Nė Prishtinė aktivistėt e VETĖVENDOSJE!-s demoluan 26 vetura tė EULEX-it, ndėrkaq qė nė Mitrovicėn e Veriut, qė ju e keni ndarė dhe nė mėnyrė tė dhunshme po e bėni komunė, ekstremistėt serbė, policėt serbė tė Policisė sė Kosovės, tė cilėt i shėrbejnė Serbisė edhe pse paguhen nga Buxheti i Kosovės, sė bashku me policėt e EULEX-it, qė Ju i komandoni, me forcė penguan kthimin e shqiptarėve tė zhvendosur nė shtėpitė e tyre. Zoti Kermabo, ky ėshtė dhunim i ligjit dhe shkelje flagrante e tė drejtave tė njeriut pėr tė cilin, padyshim pėrgjegjėsinė e keni Ju dhe misioni qė e drejtoni! Nuk u arrestua asnjeri prej ekstremistėve serbė, ndėrkaq qė nė Prishtinė u rrahėn dhe u arrestuan brutalisht 21 aktivistė tė VETĖVENDOSJE!-s. Shenjat e dhunės i kam parė vet gjatė vizitės sė tė arrestuarve tė njėjtėn ditė nė Qendrėn e Ndalimit nė Prishtinė! Kjo ishte vetėm njė hyrje e shkurtėr meqė zhvillimet e vonshme mė lehtė kujtohen!

(Pa) barazia para ligjit:

Menjėherė pas shpalljes sė Pavarėsisė sė Kosovės, ekstremistėt serbė ua vunė flakėn dy pikave doganore dhe i shkatėrruan tėrėsisht! Edhe pėrkundėr fakteve tė pakontestueshme (filmimet e medieve elektronike, filmimet nga UNMIK-u dhe EULEX-i dhe shumė prova tė tjera) asnjėri prej ekstremistėve nuk u arrestua! Vallja e djallit vazhdoi me demolime tjera, kallje tė veturave tė UNMIK-ut, tė veturave tė shqiptarėve dhe kulminoi me vrasjen e njė polici ndėrkombėtar. Askush nuk u arrestua! U okupua dhe u demolua ndėrtesa e Gjykatės sė Qarkut nė Mitrovicė. Nė ballkonin e kėsaj Gjykate u vendos flamuri serb! Askush nuk u arrestua pėrsėri! Nė fakt, pas njė kohe u arrestuan ushtarėt e Jakshiqit dhe Ivanoviqit dhe u sollėn nė Prishtinė. Me njė ekip tė KMDLNJ-sė i vizitova tė arrestuarit. Kur filluam intervistimin pėr sjelljen e policėve tė Kosovės gjatė arrestimit dhe kur serbėt nuk e kishin asnjė vėrejtje, njė dadė (police) ndėrkombėtare e ndėrpreu intervistimin. Mjaftoi njė intervenim me telefon i Boris Tadiqit nga Beogradi dhe ekstremistėt serbė u liruan! Nuk e di nėse u kanė kėrkuar falje pėr kėtė arrestim! Tė njėjtit ekstremistė penguan ndėrtimin e ujėsjellėsit, kanalizimit dhe infrastrukturės tjetėr pėr banorėt shqiptarė! Askush nuk u arrestua, madje policia ndėrkombėtare doli nė anėn e ekstremistėve serbė! Ėshtė antologjik rasti i shkeljes sė tė drejtave tė njeriut – autorė tė sė cilės janė policėt tuaj – kur Ali Kadriu pengohet nga njė kordonė prej afėrisht 100 policėsh ndėrkombėtarė pėr t’u kthyer nė shtėpinė e tij, tė cilėn ia kanė djegur ekstremistėt serbė pasi qė mė parė i kishin vrarė tė vėllanė gjatė luftės sė fundit nė Kosovė! A mund ta paramendoni kėtė situatė nė vendin nga vini Ju apo nė njėrin nga shtetet e BE-sė qė i pėrfaqėsoni nė Kosovė?! As nė ėndėrr! Keni ardhur ta ndihmoni forcimin e shtetit tė sė drejtės ndėrkaq qė po i mbroni ekstremistėt e tė gjitha ngjyrave, korrupsionin dhe krimin, ngase nuk po e luftoni atė!

Kriminelėt e luftės, ndėrtues tė paqes!

Zoti Kermabo, nė luftėn e fundit nė Kosovė, sipas informatave tė KMDLNJ –sė, janė vrarė 8210 civilė shqiptarė dhe 297 civilė serbė (deri mė 12 qershor 1999). Si tė zhdukur, tė tė gjitha nacionaliteteve konsiderohen 1887 persona, ndonėse pjesa dėrrmuese janė shqiptarė. Janė identifikuar 137 varreza masive dhe janė regjistruar 269 raste tė vrasjeve nė masė. Janė vrarė 1950 ushtarė tė UĒK-sė dhe 853 ushtarė dhe policė serbė! Tash, mė tregoni, Ju lutem, sa serbė nė Kosovė janė dėnuar pėr vrasjen e shqiptarėve?! Asnjė! Edhe nėse janė dėnuar nė instancat mė tė ulėta, ato tė lartat i kanė liruar apo i kanė lėshuar nga burgu duke inskenuar ikje siē ndodhi me 21 serbė tė akuzar pėr krime lufte e qė “ikėn” nga burgu nė Mitrovicėn e UNMIK-ut nė vitin 2001. A keni ndėrmarrė ndonjė veprim pėr kapjen e kėtyre krimnielėve?! Sa pėr informatėn tuaj, ka shqiptarė qė janė dėnuar pėr krime lufte dhe disa procese tė montuara politike ndaj ushtarėve tė UĒK-sė. Janė mbajtur pėr vite tė tėra nė burg pastaj janė liruar. Ndoshta do t’Ju duket paradoksale, por sot nė Kosovė mė e lėvėrdishme, nė ēdo aspekt, ėshtė tė akuzohesh pėr krime tė luftės se pėr vjedhje tė pulave. Sidomos nėse je serb! Por, as disa shqiptarė nuk janė ndarė keq! Pėr hajni tė pulave mund tė dėnohesh disa vjet, kurse pėr krime lufte, ose lirohesh menjėherė ose pėrmes arrestit shtėpiak! Ndonėse keni deklaruar se do t’i luftoni krimet e luftės, asgjė nuk po punoni nė atė drejtim. Madje, skajshmėrisht po pėrpiqeni t’i relativizoni dhe barazoni krimet. Mė lehtė po i lironi tė akuzuarit pėr krime lufte se ata pėr kundėrvajtje nė trafik! Nė kėtė mėnyrė po e imunizoni krimin dhe kriminelėt! Pėrmes kėsaj, duke i falur kriminelėt dhe krimet po viheni nė shėrbim tė realizimit tė projekteve tė caktuara politike!

Takimi nėn fllad dhe injorimi nė kushte ferri:

Kohė mė parė, nė njė pritje nė selinė e EULEX-it, Ju, zoti Kermabo i pritėt disa gazetarė serbė qė interesoheshin pėr fatin e disa kolegėve tė tyre tė cilėt konsiderohen tė zhdukur qė nga lufta e fundit nė Kosovė. Dhe bėtė shumė mirė qė i pritėt. Bėtė edhe mė mirė qė premtuat se do tė angazhoheni pėr zbardhjen e fatit tė tyre. Sot po bėhen 4 ditė kur nėnat e Gjakovės, nėnat e Krushės dhe disa nėna nga vise tjera tė Kosovės, nė kushte ferri, nėn njė tendė tė vogėl, tė mbėshtetura pėr kontenjerėt ku janė tė vendosura prej vitit 1999 405 mbetjet mortore tė mė tė dashurve tė tyre, po bėjnė grevė me njė kėrkesė shumė njerėzore, shumė tė ligjshme, shumė tė natyrshme: tė identifikohen mbetjet mortore ose, pėrndryshe, edhe ato do tė shndėrrohen nė mbetje mortore! A i keni vizituar kėto nėna, zoti Kermabo? Nuk i keni vizituar! Po e injoroni skajshmėrisht dhimbjen e nėnave, po i fyeni ndjenjat e tyre dhe po i fyeni mbetjet mortore! A jeni ju prind dhe a keni fėmijė? Nėse nuk raegoni si shef i misionit tė EULEX-it, kush ju pengon tė reagoni si njeri?!

Pse ju drejtohem pikėrisht Juve:

Ju, zoti Kermabo mund tė pyetni pse po iu drejtohem pikėrisht Juve nė kohėn kur e kemi Kosovėn e “pavarur” dhe “sovrane”, Presidentin, Kryeministrin, Kryeparlamentarin dhe Intsitucionet e Republikės sė Kosovės! Keni tė drejtė tė talleni edhe nė kėtė mėnyrė! Ju skajshmėrisht po i komprometoni udhėheqėsit kosovarė! Keni deklaruar se udhėheqėsit kosovarė janė ulur nė ulėsen e parė, e kanė timonin nė duar dhe duhet ta drejtojnė Kosovėn! Kjo ėshtė njė e pavėrtetė e madhe: jo qė nuk po i lejoni tė ulen nė ulėsen e parė, ta drejtojnė Kosovėn, por i keni ngulur nė kunj dhe po kėnaqeni me gjendjen e tyre! Po i kėrcėnoni tė mos lėvizin shumė se, vetėm sharrojnė mė thellė! Unė nuk kam prirje prej sadisti, andaj nuk u bie nė qafė, as Fatmirit, as Hashimit, e as Jakupit. Do tė mundohem t’ua lehtėsojė dhimbjet! Nė fund tė fundit, janė tė mitė, nuk kam ku t’i ēojė! Dhe, jam shumė i vetdijshėm se Ju jeni bossi i Kosovės, bashkė me zotin Faith! Merreni Protokolin me Serbinė, midis tjerash!

Liria nė burg:

Krejt nė fund, zoti Kermabo, nėse e keni lexuar me kujdes letrėn time dhe nėse i merrni parasysh faktet e parashtruara, atėherė, nuk ėshtė vėshtirė tė konstatohet se mbajtja e mėtutjeshme nė burgje e aktivistėve tė VETĖVENDOSJE!-s ėshtė e padrejtė dhe e pamoralshme! Ėshtė shkelje e rėndė e parimit tė barazisė sė qytetarėve para ligjit, dikush diskriminohet, tjetri stimulohet! E sa u pėrket gjyqtarėve kosovarė qė, nė njėrėn anė nuk kanė guxim t’i dėnojnė kriminelėt pėr krime lufte, ekonomike dhe politike, e nė anėn tjetėr caktojnė 210 muaj paraburgim pėr VETĖVENDOSJE!-n, mund tė them se ata janė ajo ana e servilizmit dhe instrumentalizimit tė turpshėm pėr nevoja politike! Dhe, duket se kjo iu ka kaluar nė shprehi! Unė jam kundėr ēdo dhune zoti Kermabo, po Ju?!

(Autori ėshtė drejtor ekzekutiv i KMDLNJ-sė)


...

Domira
04-09-09, 09:16
Ndonjiher gjanat duket shume te komplikuara e ne fakt jane shum banale dhe e kunderta, ndonje her situat duken shume te thjeshta por ne realitet jane shume te komplikuara.
Une mendoj se per ti zgjidh problemet duhet ti leviz dyert te cilat levizen, mos te them qe hapen sepse kjo esht nje shkalle me e larte e arritjes se qellimit, po edhe mund te jet ambicie e gabuar. Sidoqofte bazuar ne kto qe thash mendoj se duhet te reagojne mekanizmat e shoqerise civile te cilat iu imponojne institucioneve qe ti levizin gjerat ma tutje. Pa marre parasysh motivet dhe aresyet e mbajtjes kolektive ne arrest te pjestareve te nje levizjeje qytetare, shoqeria civile duhet te jet ne gjendje gadishmerie qe te kerkoje zgjidhjen e qeshtjes se te arrestuarve te VETVENDOSJES, ne k ete rast.
Por, shoqeria civile nuk duhet te jete kaq inerte sa i perket krimit te organizuar. Si ka mundesi qe shoqeria civile e cila e ka nje pervoje se paku 10 vjecare te ekzistimit te saj ne forme te organizuar, nuk brengoset gati hiq per ta luftu krimin. Me nje konfernce per shtyp te OJQve nuk luftohet krimi, me nje peticion nuk luftohet krimi, as me nje proteste nuk luftohet krimi. Nevoitet pune ne kontinuitet dhe e projektuar mire per luftimin e krimit.
Kur do te deshmojme nje aftesi te tille per tu kujdesur per shtetin tone, per familjet tona, sigurisht se as Kermabo as kerkush nuk do te rrinte kaq komod para krimit qe po ndodh edhe ate fale kufirit te pasiguruar ne veri te vendit.
Eshte e cuditshme por ma shum brengosese se si OJQ dijne te ngrisin zerin kur esht fjala per ta kundershtu nje dukuri krejt dytesore ose psh ta luftojne pa kompromis nje parti politike!!! Kto gjana kane ndodh pas lufte, kto i dijme te gjith.
A neshte kaq e veshtir me e kuptu se ne ne pergjithsi jemi pakes te manipuluar, te pavemendshem ose ndoshta jo aq te dishem per te be dallim se cila esht e mire per shtetin tone e cila jo!?!?
Neqoftese ne dijme ti artikulojme veprimet tona per te miren e te gjithve qe jetojn ne Kosove, neqoftese ne si shoqeri civile dijme ta duam vetevehten ma shume, kjo do ti shtynte dhe do ti ndihmonte institucionet tona per te marre veprime te domosdoshme te cilat do te ishin obligative per partneret tane nderkombetar si kerkesa te dala nga vullneti legjitim i njerzve qe jetojne ne Kosove.
Shkurt, gjithmone topi eshte te ne, e kah e drejtojme ne dhe a duam qe ti japim shtytje ne rruge te drejte, ajo perseri mvaret nga ne.
Askush nuk mundet te na e ndaloje qe ne te punojme e luftojme per mireqenien e familjeve tona!
Po flas fjale te madhe ndoshta, por ato te shkreta pare qe po hyjne neper OJQ tona jane dardhe me bisht!!!

fadil
04-09-09, 17:54
Pershendetje:

EULEX nuk e lufton krimin se ska guxim te mirret me te edhe pak, e edhe ska perkrahje politike nga brukseli e edhe solana.

por krimi do te luftohet edhe une iu them EULEX.it ose luftone krimin, ose ikni krejt nga kosova, ose do te ju perzem ne siq ju kemi ftuar.

GURI SYLAJ
04-09-09, 19:18
Eulexi do e luftoj krimin vetem ne ate mase sa neve vet jemi te interesum per kete luftim !

Tarzani
04-09-09, 23:23
Eulexi do e luftoj krimin vetem ne ate mase sa neve vet jemi te interesum per kete luftim !

Jo vtem krimin, por ne te gjitha fushat si dhe do te merr me seriozitet qdo mendim tonin per aq sa na jemi te vendosur

Se moti na ka mat pulsin evropa ani bon marrveshje protokolli,etj etj

Marco
05-09-09, 03:55
Pika e pare ka frik se ta zhdukun edhe Kermabon po edhe dot jet fundi i udheqesis se kosoves edhe i vet Eulexit, keshtu qe Eulexi egeziston per shkak te Krimit qe behet nga udheqesia kosovare, e jo nga papunsia e lart e popullit te kosoves..

4peace
05-09-09, 04:27
*

"Zėri i popullit" ka qene organ PPSH-se...ende ekziston si media, por (edhe me tutje) si zedhenese e partise...


...prandaj dhe shprehja "Zėri i popullit" na pengon neve shqiptareve.

Per kete arsye dhe nuk na degjohet zėri si popull.

Per fat te keq, deri sa te vajne punet keshtu - punen tone e mori dheu.


Zėri i vertete i popullit eshte zgjidhja jo vetem per shporrjen e EULEX-it por edhe te kriminalitetit sikurse edhe te gjitha te ligave tjera qe po mbisundojne nen, mbi e rreth nesh.


*

murrizi
05-09-09, 22:06
*

"Zėri i popullit" ka qene organ PPSH-se...ende ekziston si media, por (edhe me tutje) si zedhenese e partise...


...prandaj dhe shprehja "Zėri i popullit" na pengon neve shqiptareve.

Per kete arsye dhe nuk na degjohet zėri si popull.

Per fat te keq, deri sa te vajne punet keshtu - punen tone e mori dheu.


Zėri i vertete i popullit eshte zgjidhja jo vetem per shporrjen e EULEX-it por edhe te kriminalitetit sikurse edhe te gjitha te ligave tjera qe po mbisundojne nen, mbi e rreth nesh.


*
Shurdhmemeca, nuk jemi ne.



Zėri i popullit tentohet tė ngulfatet, por ta ndalosh atė nuk i'a del dot, nuk i'a dolen qė nga Carat e Careviēat e deri te ky i fundit para se tė shkaparderdhej jugosllavia. Nuk do ti'a del as Brukseli, e as shpresa e fundit e serbis pas Zanierit, "zoti" Kerambo !
Por kjo kėtyre tė fundit duhet tu thuhet, u ėshtė bėrė me shenja, "por nuk e kan marrur vesh" u duhet thėnė troq e Shqip e ndoshta u hyn n'tru qė populli nuk ėshtė shurdhmemec.
Ėshtė e patolerushme qė tė provohet edhe mė tej tė "nxirret" dhjam nga pleshti, pėr njė ēėshtje tė kryer, e qė kujt mė shumė si ka bėrė dėm, sa vetė neve Shgiptarve.

uck_aksh
06-09-09, 11:52
Titulli: Pse Nuk Po E Luftoni Krimin, Zoti Kermabo?!


HAHAHAHAHAHA
po si me luftu krimin more vllezer keta kur vet keta i bejn keto krime
te gjitha problemet qe ndodhen ne Kosov dhe qe kan me ndodh me par kan ardhur nga UNIMIKU se keta far polic kan marr rroga te majme po te kish qen kosova pa probleme keta u kon desht me shku ne vendet e tyre e atje qka me ba me nje rrog 100 euro e ktu kan marr ka 5000 ero
kem pas polic nga bangladeshi qe tna tregoj se si duhet te kemi shum te varfun ne shtet si duhet te mos kesh meshir ndaj popullit tand
oieFNE945Fk
kem pas polic nga india edhe aty ku ka lulzuar fukarrallaku dhe krimi ku edhe vajza 6 vjeqare malltretohet

aJ15XPEyaZs


kem pas polic nga ukraina ku edhe aty ka demokraci te fort

DB9PSdrfulE