PDA

View Full Version : KEK-u ndėrpret furnizimin me rrymė nė veri, serbėt furnizohen nga Serbia


panta_rhei
21-10-09, 11:09
KEK-u ndėrpret furnizimin me rrymė nė veri, serbėt furnizohen nga Serbia

Mitrovicė, 20 Tetor 2009 (Kosovapress) Koha 16:45
Vetėm 24 orė pasi qė Korporata Energjetike e Kosovės (KEK) ka ndėrprerė rrymėn nė veri pėr shkak mos pagesės, Serbia qė nga sot ka filluar tė furnizojė kėtė pjesė tė Kosovės me energji elektrike.

KEK-u shkyē Veriun
KEK-u ka shkyēur nga rrjeti energjetik krejt veriun e Mitrovicės, pasi qė kanė shkaktuar mbingarkesė, duke mos iu pėrmbajtur planit ABC. Mediat serbe thonė se tash kjo pjesė po furnizohet me rrymė nga Serbia.


Nga Arben Hyseni mė 21.10.2009 nė ora 8:29

Drejtuesit e Korporatės Energjetike tė Kosovės kanė shkyēur nga rrjeti elektrik krejt veriun e Mitrovicės. Kjo ka hallakatur serbėt e kėsaj ane dhe krejt zyrtarėt e lartė tė shtetit tė Serbisė. Zyrtarė tė korporatės thonė se shkyējen nga rrjeti kanė vendosur ta bėjnė pas mbingarkesės nė rrjet qė ka shkaktuar kjo pjesė e Kosovės. Serbėt, sipas tyre, tregojnė se nuk kanė pranuar as t`iu pėrmbahen udhėzimeve tė kėsaj korporate qė tė aplikojnė planin ABC. Nė kėtė mėnyrė kanė shkaktuar mbingarkesė, duke afektuar nė disa prishje tė vogla nė rrjetin e kėsaj korporate.

Pėr tė parandaluar prishjet mė tė mėdha, KEK-u ka shkyēur krejt veriun e Kosovės nga rrjeti energjetik. Dhe, sipas deklarimeve nuk kanė ndėrmend t`i kyēin derisa nuk iu pėrmbahen rregullave tė korporatės.

“Ne i kemi shkyēur nga rrjeti, pasi qė ata nuk i janė pėrmbajtur planit ABC dhe kanė shkaktuar mbingarkesė nė rrjet”, tha Viktor Buzhala, zėdhėnės i Korporatės Energjetike tė Kosovės.

Ai tha se nuk e kanė as ndėrmend tė heqin dorė prej shkyējes, pasi qė nuk duan tė aplikojnė standarde tė dyfishta pėr qytetarėt e Kosovės. Sipas tij, edhe serbėt janė qytetarė tė Kosovės dhe duhet t`iu nėnshtrohen rregullave dhe projekteve tė KEK-ut.
Nė anėn tjetėr, mediat e Serbisė kanė shkruar se veriu i Kosovės po merr rrymė nga Serbia. Ky furnizim, i cilėsuar si human, ka filluar menjėherė pasi janė shkyēur nga KEK-u.

Sekretari i Ministrisė sė Energjetikės tė Serbisė, Nikola Rajakovic, ka deklaruar se shteti i tyre nė mėnyrė humanitare ėshtė duke furnizuar pjesėn e veriut tė Kosovės me rrymė, pasi qė janė pėrjashtuar nga KEK-u.

“Ministria ka vendosur qė pėrmes sistemit energjetik tė Novi Pazarit, ta furnizojė me rrymė kėtė pjesė tė Kosovės ku jetojnė serbėt”, e citon ministrin agjencia B92.
Krejt kjo mungesė, sipas kėsaj agjencie, ėshtė mbuluar me 20 megavat energji.

“Kjo masė ėshtė aplikuar vetėm qė mos tė krijohet njė katastrofė humanitare, jo vetėm nė Veri, por edhe nė tėrė Kosovėn. Serbia ėshtė pėrfshirė pėr ta parandaluar kėtė katastrofė qė e ka shkaktuar UNKIN-i”, ka thėnė sekretari Rajakovic.

Por, pėr drejtuesit e KEK-ut, shkyēja ėshtė normale, pasi qė nuk janė respektuar rregullat e KEK-ut.

“Ne nuk kemi guxuar tė lejojmė tėrė atė masė tė energjisė, pasi qė ka mundur tė shkaktojė prishje tė mėdha nė rrjet. Kjo na ka detyruar t’ua ndalim rrymėn”, tha Buzhala.
Burime tė “Expressit” tregojnė se KEK-u i ka lutur serbėt qė t`iu pėrmbahen rregullave tė kėsaj korporate, pasi qė furnizohen nga ta me rrymė. Por nė asnjė rast, e as tash kur ėshtė rritur konsumi pėr shkak tė dimrit, serbėt nuk kanė punuar me instruksione tė KEK-ut. Pėr kėtė edhe janė shkyēur pėr herė tė parė nga rrjeti energjetik. Nuk do tė kyēen deri nė kohėn kur ta dėgjojnė kėtė korporatė energjetike.

______________________________________________


E vendosa si temė tė re kėtė lajm sepse m'u duk mjaft i trishtueshėm.
Turp pėr KEK-un dhe pėr Qeverinė e Kosovės, qysh me i lanė ato familje serbe pa rrymė tė Kosovės. Edhe ata kanė shpirt... edhepse e kemi parasysh qėndrimin e Kryeministrit tonė legjendar ndaj shkijve, sa i ashpėr ėshtė ndaj tyre, unė prapseprapė duhet tė reagoj sepse ky veprim ėshtė tepėr brutal, le t'ketė pak mėshirė pėr ta. Le tė ketė hashimi pak mėshirė edhe pėr shtetin serb, qė tash i paska ra barra me e furnizu veriun e Kosovės me rrymė.
S'di, vėshtirė me i kuptu patriotat... nuk ngihen kurrė duke e dėmtuar serbinė.
Po ndoshta kjo ėshtė edhe mirė. Me m'ngu mue, kryeministri ynė i nderuar jep urdhėr me u largu edhe qato pak familje shqiptare qė kanė mbetė nga veriu i Kosovės. Me ua lshu shkijve komplet veriun, le t'a merr serbia e poshtėr. Ishalla i mbetet n'fyt.

panta_rhei
22-10-09, 18:56
Serbia inkason faturat e rrymės nė Kosovė

Shpenzuesve tė rrymės elektrike nė veri tė Kosovės, qė nga dita e premte do tė fillojė t’iu matet sasia e shpenzuar e kilovatėve, por, jo nga Korporata Energjetike e Kosovės por nga ajo e Serbisė. Drejtori i kompanisė sė ashtuquajtur “Elektrokosmet”, Radoje Kreēkoviq ka thėnė se, qė nga dita e premte – njehsorėt nė veri tė Kosovės do tė fillojnė tė funksionojnė.

Nė njė intervistė pėr radion “Kontakt Plus”, Kreēkoviq ka thėnė se, popullata nė veri tė Kosovės, respektivisht nė veri tė Mitrovicės – qė nuk ia ka paguar rrymėn e shpenzuar KEK-ut qė nga viti 1999 – do t’i marrė faturat e para pėr pagesė mė 1 nėntor.

Ai ka thėnė se, qytetarėt nė veri tė Kosovės, faturat pėr energjinė e shpenzuar elektrike do t’ia paguajnė Elektro-ekonomisė sė Serbisė.

Ai madje ka thėnė se, planifikon shkyējen e tė gjithė konsumatorėve ilegalė nė rrjet nė atė pjesė tė Kosovės, ndėrsa ka shtuar se, nė aksion do t’i ndihmojnė “pjesėtarėt e Shėrbimit Policor tė Kosovės”.

Korporata Energjetike e Kosovės, ditė mė parė, e ka shkyēur atė pjesė tė Kosovės nga rrjeti i saj pėr shkak tė mospagesės sė rrymės – megjithatė, deri me tash nuk ka komentuar nėse ka pasur ndėrhyrje nė sistemin energjetik tė Kosovės nga ana e Serbisė.

Pėrgjigja e dhėnė pėr media nga zyrtarėt e KEK-ut, ėshtė se kanė filluar hetimet pėr tė verifikuar nėse ka pasur ndėrhyrje nė sistemin energjetik tė Kosovės. Ndėrkaq mediat kanė raportuar se, ajo pjesė e Kosovės furnizohen me rrymė nga Elektro-ekonomia e Serbisė, pėrmes Novi Pazarit. /Telegrafi/

Oqeani
22-10-09, 19:08
KEK-u shkyē Veriun


Edha sa i ka mbetur qe Kosova ta ēkyēe Veriun nga vetja ? !!!!

Marco
24-10-09, 03:43
KEK-u shkyē Veriun


Edha sa i ka mbetur qe Kosova ta ēkyēe Veriun nga vetja ? !!!!

Para perfundimit te qeveris Bosheviste dot kryhet edhe kjo punė!!!

Kurr Shqiptari nuk ka hjek drejtperdrejt nga Serbi , sepse punen ja kan krye Shqiptaret..!

MemphiSx
24-10-09, 12:47
KY eshte edhe nje fakt me shum se Mitrovica po shkon drejt ndarjes!! Me urdher te kujt ndalet rryma ne veri te Mitrovices,e lejohet qe te furniozohet me rryme nga serbia???

A eshte pjes e Kosoves,a jo???

SANTANA-29
24-10-09, 12:57
Shqiptari eshte tu konkurue per karrik e shkau perdor ket koh te zgjethjeve
edhe ta furnizoi me rrum Mitrovicen, ashte ni far lloi bisnisi mes shqiptarve e shkive,per nje vend karrike te mir besa edhe Prishtinen e furnizon beogradi.

Politikanet tone skan kohe te mirren me cikrrime te vogla,