PDA

View Full Version : Fushata Parazgjedhore


Peja-Boy
26-10-09, 20:01
Haradinaj: Thaci nuk ka investuar as ne varrezat e deshmoreve

Kryetari i AAK-sė, Ramush Haradinaj gjatė fushatės sė partisė sė tij nė Kastriot, ka akuzuar rivalėt e tij nga partitė tjera se gjatė fushatės po mundohet t’i mashtrojnė qytetarėt. Kryeministrin Hashim Thaēi ai e ka akuzuar pėr milionat qė po premton nėpėr komuna e qė nuk do t’i marrin kurrė. Ai i ka rikujtuar Thaēit se qe njė vit e gjysmė ėshtė kryeministėr dhe ka mundur t’i japė ato para. Ndėrkaq Dacin dhe Pacollin i ka pyetur se nga erdhėn deri te milionat qė kanė premtuar pėr qytetarėt.

Haradinaj tha se Thaēi nuk ka ndarė asnjė cent pėr varrezat e dėshmorėve nė vlerat e tė cilėve ėshtė thirr dhe ka ardhur nė pushtet ku ėshtė sot. “Unė kam qenė ai qė, nė kohėn kur ka administruar OKB-ja nė Kosovė, kam ndarė njė milion euro pėr kompleksin nė Prekaz. Ndėrsa Hashim Thaēi nga Drenica nuk ka ndarė asnjė cent pėr kompleksin memorial ‘Adem Jashari’ nė Prekaz, ndėrkaq, nė varret e Polacit ku prehen me qindra dėshmorė tė kombit, kullosin lopėt”, tha Haradinaj.

Ai u ka premtuar qytetarėve se ardhmėria e Kosovės ėshtė me tė dhe partinė e tij. “Nėse dikush mundet me ba diēka pėr Kosovėn ai jam unė. Pra votoni AAK-nė nėse doni njė Kosovė nė Bashkimin Evropian dhe nė NATO”, tha Haradinaj.

Banorėve tė Kastriotit Haradinaj u ka premtuar se mė nuk do tė vuajnė nga pluhuri i termocentraleve qė bėjnė dritė pėr tėrė Kosovėn.

Ndėrkaq kandidati pėr kryetar tė Kastriotit nga AAK-ja Enver Gashi u ka bėrė thirrje qytetarėve qė tė votojnė AAK-nė sepse nėn menaxhimin e tij, jeta e banorėve tė kėtij vendi do tė bėhet mė e mirė.

Votėn pėr AAK-nė nė Kastriot e kanė kėrkuar kėshilltari i Haradinajt, amerikani Steven Schook dhe kandidati pėr kryetar tė Prishtinės nga kjo parti Besnik Tahiri.

Peja-Boy
26-10-09, 20:03
Salihu premton trafik funksional


Kandidati pėr Prishtinė nga Partia Demokratike e Kosovės (PDK), Astrit Salihu i ka vazhduar aktivitetet e tij parazgjedhore para Pallatit tė Rinisė, duke kritikuar kryetarin aktual pėr kaosin e krijuar nė trafik, ndėrsa ka premtuar se nėn qeverisjen e tij do tė ketė riorganizim komplet tė trafikut urban nė Prishtinė.

Gjatė aktiviteteve tė ditės sė hėnė, Salihu ėshtė fokusuar nė trafikun urban tė kryeqytetit, pėr ēka edhe me spote televizive e ka kritikuar qeverisjen aktuale tė Isa Mustafės pėr dėshtim.

Pretendenti pėr tė parin e komunės theksoi se me qeverisjen e tij, do tė ketė riorganizim komplet tė komunikacionit nė Prishtinė, duke bėrė modernizim tė nyjeve semaforike dhe kufizim tė kohės pėr qarkullimin e automjeteve me peshė tė rėndė.

“Siē e dini sot instancat e vogla kalohen me minuta tė gjata. Ne do tė ofrojmė njė skenarė tė riorganizimit komplet tė komunikacionit, duke filluar prej modernizimit tė nyjeve semaforike shumė tė rėndėsishme, kombinimit tė tyre, thjeshtė krijimit tė brezit tė gjelbėr me tė cilin nuk do tė ketė ndalesa ose do tė reduktohen krejtėsisht ndalesat. Pastaj mjetet me pesha tė rėnda do tė kenė vetėm kohėn e caktuar dhe tė kufizuar tė lėvizjes nėpėr qytet, pėr tė mos u ngarkuar komunikacioni dhe trafiku”, ka thėnė Salihu.

Me tej, ai tha se pėrmes riorganizimit do tė arrihet qė Prishtina nga njė vend jofunksional tė kthehet e tė bėhet funksionale.

“Me strukturimin tjetėr tė trafikut, tė transportit urban do tė krijomė njė qytet shumė mė funksional dhe njė komunikacion funksional. Prishtina sot nuk funksionon, andaj ne do ta bėjmė funksionale”, theksoi ai.

Peja-Boy
26-10-09, 20:04
Tahiri: Jam ketu per te ofruar zgjidhje

Kandidati i AAK-sė pėr kryetar tė Prishtinės, Besnik Tahiri, tha tė dielėn se ka hyrė nė garėn pėr kryetar tė Prishtinės si pėrfaqėsues i njė shkolle dhe mendėsie tė re politike dhe jo si pėrfaqėsues i njė mendėsie tė shekullit XX, siē po demonstrojnė kundėrkandidatėt e tij.
“Unė jam kėtu pėr tė ofruar zgjidhje dhe jo pėr tė bėrė akuza ndaj kandidatėve tė tjerė. AAK-ja po ofron alternativė dhe perspektivė pėr qytetarėt, ofertė pėr pjesėmarrje aktive tė qytetarėve nė proces. Pjesė e kėsaj mendėsie tė re politike dhe reformave qė ka bėrė dhe po bėn AAK-ja ėshtė edhe kandidimi im, pėr ēka e konsideroj si njė sfidė personale”, tha Tahiri, duke u bėrė thirrje qytetarėve qė tė votojnė pėr njerėzit qė kanė guxim dhe ofrojnė ndryshime pozitive.

Nė takimin e mbajtur me femrat qė janė kandiduar nga AAK-ja pėr asambletė e komunave, Tahiri ka premtuar se femra nė qeverisjen e tij do tė ketė hapėsirė tė madhe dhe se do tė konsiderohet e barabartė, ndėrsa ai do tė stimulojė dhe pėrkrahė ēdo iniciativė qė do tė ndėrmarrin femrat.

Peja-Boy
26-10-09, 20:05
Thaci nuk sakteson shumen e parave per Llapin


Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, nuk iu premtoj llapjanėve shuma parash siē ka bėrė nėpėr komuna tjera. Nė njė tubim elektoral, tė shtunėn, ai vetėm u tha llapjanėve se do ta kenė mbėshtetjen e Qeverisė sė Kosovės, pėr ēdo projekt qė ... ... udhėheqja e komunės do ta ketė, nėn udhėheqjen e Muhamet Latifit – kandidat i PDK-sė pėr kryetar tė kėsaj komune.
“Komuna e Podujevės do ta ketė mbėshtetjen e Qeverisė sė Kosovės. Ju do tė pėrfitoni nė shuma siē ka pėrfituar edhe Gjilani e Ferizaj”, ka thėnė Thaēi. duke mos caktuar shifėr tė parave qė do tė investohen nė kėtė komunė gjatė katėr vjetėve tė ardhshme.

Ndėrkaq, Rrustem Mustafa duke kėrkuar zhvillimin mė tė madh tė komunės sė Podujevės, ka kėrkuar mbėshtetje nga llapjanėt pėr Partinė Demokratike tė Kosovės – nė mėnyrė, siē tha ai – “edhe Podujeva ta ketė partneritetin me Qeverinė e Kosovės”.

“Tash nga 15 nėntori, ju zoti kryeministėr do ta keni partneritetin me llapin”, ka thėnė Mustafa.

Ndėrkohė, kandidati i kėsaj partie pėr kryetar tė Podujevės, Muhamet Latifi, ka thėnė se ka ardhur koha pėr t’i dhėnė fund njė qeverisjeje tė paaftė dhe tė korruptuar nė kėtė komunė. Ai tha se PDK-ja do tė ofrojė njė qeverisje tė ndershme.

Para elektoratit u prezantuar 45 kandidatė pėr Asamblenė komunale tė Podujevės.

Peja-Boy
26-10-09, 20:06
Isufi: Thaci premton si "babadimer"

Duke iu referuar vizitave tė shpeshta tė kryeministrit Hashim Thaēi nė Gjilan dhe ofertės sė tij prej 100 milionė eurosh, kandidati i AAK-sė pėr kryetar tė Gjilanit Ahmet Isufi, tha se ato janė premtime pa mbulesė, por edhe si tė tilla janė diskriminuese pėr Gjilanin. Isufi, nė njė konferencė pėr media, ka thėnė tė shtunėn se, tani “babadimri” ėshtė shfaqur nė kėto zgjedhje, por jo ai i Vitit tė Ri, por i fushatės zgjedhore dhe se premtimet tė cilat po ofrohen pėr Gjilanin janė diskriminuese.

“Gjilani ėshtė i diskriminuar edhe nė propozimin e buxhetit qė i ofrohet si pėrkrahje dhe kjo shihet kur bėhen krahasime me komunat tjera. Gjilanit iu ėshtė thėnė se do t'i jepen 100 milionė, Ferizajt 120 milionė, Prizrenit 170 milionė, Pejės 155 milionė, Gjakovės 130 milionė dhe ndonjė komune tjetėr njė shumė tjetėr, e qė kur krahasohen kapacitetet qoftė territoriale, qoftė tė banorėve nė kėto komuna, shihet se Gjilani ėshtė i diskriminuar nė fushatė edhe me premtimet", ka thėnė Isufi.

Duke iu referuar asaj se sa ėshtė investuar nė Gjilan me buxhetin e kaluar dhe sa janė premtimet tani, sipas Isufit edhe nė kėtė rast kemi njė injorim pėr Gjilanin, pasi sipas tij, Gjilani ėshtė pikė neuralgjike nė kuptimit e ndjenjės pėr zhvillim qė duhet tė ketė njė qeveri.

"Konsideroj se trekėndėshi Preshevė-Kumanovė-Gjilan ėshtė me rėndėsi vitale pėr shqiptarėt, andaj interesimi ėshtė dashur tė jetė dyfish mė i madh pėr Gjilanin, por qeverisja aktuale nuk brengoset fare, madje flet pėr shuma tė cilat janė tė taksapaguesve dhe dikush paska tė drejtė tė ndajė sa tė dojė nėpėr fushatė", ka thėnė ai.

Sipas tij, premtimet e kryeministrit Thaēi janė vetėm mashtrime, ndėrsa shfaqi shpresėn se gjilanasit nė ditėn e votimeve do tė dinė tė pėrcaktohen pėr njerėz tė besuar.

Peja-Boy
26-10-09, 20:07
Morina: Zgjedhjet e para qe i organizojme vet


Drejtuesit e Partisė Demokristiane pėr Integrim (PDKI) tė shtunėn me rastin e hapjes sė fushatės zgjedhore janė shprehur tė bindur nė fitoren e tyre, sidomos pas bashkimit tė PKDI-sė me PSHDK-nė.
Kryetari i PDKI-sė, Zef Morina, tha tė shtunėn se zgjedhjet lokale tė 15 nėntorit janė tė rėndėsishme, pasi mbahen pėr herė tė parė nė Kosovėn e pavarur dhe organizohen pėr herė tė parė nga vendorėt, ndėrkaq shprehu bindjen se zgjedhjet do tė jenė tė qeta, fer e demokratike.

"Ju garantoj qė ne tė bashkuar do tė jemi shumė mė tė fortė dhe bashkimi ynė do tė jetė faktor kryesor pėr orientimin e mirėfilltė tė Kosovės drejt Evropės", tha Zef Morina.

Edhe kryetari i Partisė Shqiptare Demokristiane tė Kosovės (PSHDK), Tom Marku, tha se pa marrė parasysh zėrat qė mundohen t'i pėrēajnė, demokristianėt janė tė sigurt pėr fitore. Marku u ka bėrė thirrje qytetarėve qė tė dalin sa mė masovikisht nė zgjedhje dhje tė votojnė pėr PSHDK-nė.

Kohė mė parė PDKI-PSHDK kohė mė parė kanė nėnshkruar marrėveshjen, e cila i konsideron demokristianėt si tė bashkuar. PDKI nė zgjedhjet lokale tė 15 nėntorit ka numrin rendor 86.

Peja-Boy
26-10-09, 20:07
Osmani: Qeverisja aktuale s'ka bere sa duhet per permiresimin e kushteve te jeteses

Kandidati pėr kryetar tė Prishtinės nga radhėt e ADK-sė, Rexhep Osmani, mbajti takim me banorėt e lagjes "Lakėrishte" dhe pjesės sė Kurrizit nė "Dardani", tė cilėve iu premtoi kushte mė tė mira jetese nėse merr mandatin nė krye tė qeverisjes sė ardhshme.
Ai me kėtė rast shpalosi pjesė nga programi i tij pėr Prishtinėn, duke thėnė se Komuna e Prishtinės nuk ka bėrė sa duhet pėr pėrmirėsimin e kushteve tė jetesės nė kėtė lagje.
"Ndėrtesat e larta pa ashensorė janė njė nga problemet mė tė mėdha nė kėtė pjesė si dhe mungesa e ujit dhe e ngrohjes janė preokupimet kryesore tė kėtyre banorėve", tha Osmani.
Kandidati i ADK-sė ka thėnė se nė programin e tij ka planifikuar investime tė shumta pėr kėtė pjesė tė Prishtinės, ndėrsa prioritet do tė jetė rregullimi i ashensorėve, hapėsirės sė gjelbėruar si dhe ofrimi i kushteve rekreative pėr fėmijėt e kėsaj pjese tė Prishtinės.
Banorėt e kėtyre lagjeve kėrkuan nga Osmani qė me tė ardhur nė krye tė komunės sė Prishtinės tė ndėrmarrė diēka pėr tė pėrmirėsuar kushtet e tyre.

Peja-Boy
26-10-09, 20:08
Thaci: 155 millione euro investime per Pejen

Kryetari i Partise Demokratike te Kosoves Hashim Thaci gjate hapjes se fushates ne qytetin e Pejes premtoi 155 milion euro investime. Thaci, ka ftuar elektoratin e Pejes qe te votoje kandidatin e kesaj partie per kryetar te Komunes, Ilhami Gashi.
Vete kandidati Gashi, u ka premtuar pejaneve zhvillimin e infrastruktures, turizmin malor, hotelerine, e po ashtu edhe ndertimin e 100 banesave per personat ne nevoje.

Per te gjitha keto projekte, sipas Gashit, nevojiten 93 milione euro.

Mbeshtetje Gashit i ka ofruar edhe kryetar i Deges se PDK-se ne Peje, Adem Grabovci, i cili i ka ftuar pejanet ta votojne Partine Demokratike te Kosoves.

Peja-Boy
26-10-09, 20:09
Pacolli: Koha e Rugovizmit dhe UCK-se ka perfunduar


Behgjet Pacolli, kryetar i AKR-se, ka thėnė se koha e Rugovizmit dhe e UĒK-sė ka pėrfunduar. Ai ka thėnė se AKR-ja i respekton kėto vlera, mbi bazėn e tė cilave ėhtė ndėrtuar shteti i Kosovės, por tash duhet shikuar nga aspekti i ... ... zhvillimit tė shtetit, kėshtu qė AKR-ja, sipas tij, do tė jetė ajo parti qė do ta zhvillojė Kosovėn.
Kėto komente Pacolli i bėri tė premten nė Dragash, ku kjo parti e vetme hapi fushatėn elektorale nė kėtė komunė.

Pacolli u ka thėnė qytetarėve qė tė mos u besojnė premtimeve tė mėdha qė po i bėjnė partitė politike, edhe tė mendojnė mirė para se tė vendosin tė votojnė.

Kryetari i AKR-sė ka shfaqur besimin se AKR-ja do tė udhėheqė me komuna tė Kosovės, tė cilat sipas tij, do tė jenė model se si duhet udhėhequr.

Peja-Boy
26-10-09, 20:11
Koalicioni LDK-PDK eshte ne rregull

Presidenti Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaēi thonė se fushata zgjedhore nuk mund ta dėmtojė partneritetin mes PDK’sė dhe LDK’sė. Ata pohuan se kėto parti janė bėrė bashkė pėr ēėshtje madhore, prandaj gjėrat e vogla nuk mund t’i ndajnė.
Presidenti Sejdiu dhe Kryeministri Thaēi janė shprehur tė bindur se fushata zgjedhore nuk do tė mund tė prish partneritetin ne mes Partisė Demokratike tė Kosovės dhe Lidhjes Demokratike tė Kosovės.

Sejdiu tha se koalicioni ėshtė nė shėrbim tė stabilitetit tė vendit, ndėrsa Thaēi i quajti kėto “gjėrat e vogla” qė nuk mund ta prishin koalicionin.

“Koalicioni qeverisės i lidhur nė mes tė dy partive kryesore, nė kuptimin e vendeve nė Parlament. Ėshtė nė shėrbim tė qeverisjes sė mirė dhe stabiliteti tė vendit. Pjesa e konkurrencės normale, nė procesin elektoral tė nėntorit, ėshtė njė dėshmi e elektoratit dhe partive politike nė pjekurinė e tyre qė tė zgjedhin ata qė ata mendojnė. Pėr ne ėshtė me rėndėsi tė zhvillojmė njė proces plus”, tha Presidenti Sejdiu.

Ngjashėm u shpreh edhe Kryeministri Thaēi. “Partneriteti ynė ėshtė partneritet i interesit shtetėror, e theksoj edhe Presidenti se gjėrat e vogla nuk do tė mund ta lėkundin unitetin tonė shtet formues, tė dy partive tona”, deklaroi Thaēi.

Por gjendja nė terren paraqitet krejt tjetėr ndryshe nga kėto deklarime publike tė Sejdiut e Thaēit. PDK po vazhdon gjuhėn e ashpėr tė kritikave tė saj nė adresė tė kandidatit tė LDK pėr Prishtinėn Isa Mustafa, duke e quajtur atė tė dėshtuar. Nė anėn tjetėr, LDK pėrmes Isa Mustafės po vazhdon tė kritikojė ēdo ditė punėn e Kryeministrit Hashim Thaēi duke i quajtur tė pamatura dhe tė papėrgjegjshme premtimet prej miliona eurosh qė po i bėn pėr ēdo komunė.

Ndryshe, Presidenti Sejdiu dhe Kryeministri Thaēi bashkė me ambasadorin e SHBA’ve, Christofer Dell vizituan Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve, tė cilit i kanė ofruar mbėshtetje tė plotė nė punėn qė po bėnė pėr organizimin e zgjedhjeve tė 15 nėntorit.

Presidenti Sejdiu theksoi se KQZ do tė ketė mbėshtetjen e institucioneve, pėr aq sa ėshtė e nevojshme, nė kuptimin e bashkėpunimit institucional. Edhe Kryeministri Thaēi, tha se institucionet e Kosovės nė raport me KQZ kanė kryer tė gjitha obligimet dhe do tė jenė nė krye tė pėrgjegjėsive pėr ēdo kėrkesė, pėr ēdo nevojė tė KQZ vetėm qė procesi tė pėrmbyllet suksesshėm.

Ndėrsa, ambasadori amerikan, Dell, tha se kėto zgjedhje janė kruciale pėr tė ardhmen e Kosovės.

“Jo vetėm se kėto janė zgjedhjet e para qė organizohen nga institucionet vendore, por janė edhe njė test pėr institucionet. Nė esencė KQZ ėshtė institucion kyē. Jam sot kėtu me presidentin dhe kryeministrin t’iu demonstroj mbėshtetjen tonė pėr KQZ dhe punėn e tij”, shtoi Dell.

Peja-Boy
26-10-09, 20:16
Haradinaj: Thaci po jep premtime te kota

Ramush Haradinaj ka kritikuar Hashim Thaēin se po bėn premtime boshe nė njė kohė fushate. Duke iu referuar premtimeve tė liderit tė PDK-sė, se do tė ofrojė pėr Gjilanin investime me vlerė 100 milionė euro, Haradinaj ka ... ... thėnė se kėto ēka u ka thėnė Thaēi gjilanasve, nuk janė gjė tjetėr veē se “premtime nė ajėr tė Thaēit”.

“Ku ishin deri dje ata njerėz qė deri dje nuk investuan shuma tė mėdha pėr Gjilanin, por pritėn qė kėtė ta thotė gjatė fushtės”, tha Haradinaj.
Ai qė do ta ndryshojė Gjilanin, sipas Haradinajt, do tė jetė, Ahmet Isufi me tė cilin AAK-ja kandidon nė Gjilan.

Derisa ka premtuar zhvillim, punėsim dhe tė ardhme mė tė mirė pėr qytetarin e Gjilanit, Isufi po ashtu ka iroizuar me kryetarin nga radhėt e PDK-sė. “Unė nuk do tė jem ai udhėheqės i komunės qė do tė pėrurojė dhjetė herė njė park”, tha Isufi.

Gjilani, sipas tij meriton njė vėmendje mė tė posaēme dhe kjo sipas tij, do tė arrihet vetėm atėherė kur AAK-ja do tė udhėheq me kėtė komunė.

Peja-Boy
26-10-09, 20:17
LDD: Sejdiu dhe Thaci po e keqperdorin poziten e tyre

Lidhja Demokratike e Dardanisė akuzoi tė mėrkurėn dy krerėt shtetėror, Hashim Thaēin dhe Fatmir Sejdiun, se po e pėrdorin pozitėn e tyre, pėr tė bėrė fushatė elektorale.
Lulzim Zeneli, sekretar i pėrgjithshėm i LDD-sė, nė njė konferencė pėr media, tė mėrkurėn, tha se Hashim Thaēi duke qenė kryeministėr, “po premton shuma marramendėse parash pėr komunat, duke keqpėrdorur kėshtu pozitėn e tij”.

Ndėrkohė, presidenti Fatmir Sejdiu – sipas Zenelit – po bėn shkelje kushtetuese duke bėrė fushatė ēdo natė nė televizion, “me ato reklama ku i fton qytetarėt nė zgjedhje tė qeta dhe tė ndershme”. Nė ato reklama, sipas Zenelit, po mungon vetėm fjala “votoni pėr LDK-nė e Sejdiut”.

Po ashtu, Zeneli e ka quajtur “teatėr” konfliktin mes LDK-sė dhe PDK-sė nė Prishtinė – kur sipas tij – “dihet se kėto dy parti janė bashkė”.

Ndėrkohė, Zeneli ka akuzuar televizionin publik, RTK-nė, se po e anashkalon fushatėn e LDD-sė.

Peja-Boy
26-10-09, 20:18
Vula: Premtojme qeverisje transparente

"Unė jam sot kėtu pėr tė kėrkuar para jush mbėshtetjen tuaj pėr tė ndėrtuar sė bashku njė qytet me ekonomi tė zhvilluar",tha dr Fehmi Vula,kandidat pėr kryetar tė komunės sė Gjakovės nga radhėt e LDK-s nė hapjen zyrtare tė fushatės elektorale.
“Jam kėtu pėr tė realizuar njė vizion tė ri zhvillimor tė komunės sė Gjakovės dhe pėr tė vėn bazat e zhvillimit afatgjatė dhe tė qėndrueshėm .Programi im dhe i lidhjes demokratike pėr qeverisjen e ardhshme lokale bazohet nė nevojat e qytetarėve .Programi tė cilin ju prezantoj siguron njė qeverisje transparente dhe efikase nė katėr vitet e ardhshme tė qeverisjes locale”,tha Vula.)

Shefi i Shtabit zgjedhor dhe anėtari i kryesisė sė LDK-sė, Lutfi Haziri pasi i ka dhėnė mbėshtetje Fehmi Vulės ka kritikuar qeverinė dhe kryeministrin Thaēi pėr keqmenaxhim dhe premtime tė kota.



“Nuk e shėrojnė Gjakovėn premtimet e kryeministrit me 120 milion euro tė folura kėtu,sepse kah po shkon po i jep nga 120 milion euro.Ne nuk e dijmė se kujt do me i dhėn pėrpara po pėr kėto dy vjet tė pushtetit ai ka kallzu se ku po i qon paret.Deklaratat me kuletė tė popullit ,me buxhet tė popullit janė deklarata me e ble votėn,por gjakovarėt nuk shitėn ,nuk janė shitė dhe nuk guxojnė me u shitė as nesėr”,tha Haziri.

Lidhja Demokratike e Kosovės dega nė Gjakovė , nė zgjedhjet e 15 nėntorit do tė garojė me 45 kandidatė pėr Asamblenė komunale ndėrsa nė garėn pėr kryet ratė komunės ėshtė nė koalicion me PDKI-nė e Zef Morinės.

Peja-Boy
26-10-09, 20:19
Isufi premton mbi 650 mije euro investime ne nje fshat


Nė vazhdėn e fushatės parazgjedhore, kandidati pėr kryetar tė komunės sė Gjilanit nga radhėt e AAK sė, Ahmet Isufi, programin e tij elektoral e ka shpalosur edhe para qytetarėve tė Pėrlepnicės sė Gjilanit.

Ai u ka premtuar se nėse fiton AAK dhe ai pėr kryetar komune, nė kėtė fshat do tė ketė investime nė segmente tė ndryshme nė vlerė prej mbi 650 mijė eurove.

"Nė mandatin tim, prioritet pėr fshatin tuaj do tė jenė mbi 650 mijė euro investime nė infrastrukturėn e fshatit, si nė rregullimin e kanalizimit, rregullimin e shtratit tė lumit, renovimin e shtėpisė sė kulturės, renovimin e objektit pėr ēerdhe tė fėmijėve dhe ndėrtimin e fushave sportive", u ka thėnė pėrlepnicasve, kreu i AAK sė pėr Gjilan Ahmet Isufi.

Ai ka shtuar se me kėto dhe me investime tė tjera jeta e banorėve tė kėtij fshati do tė jetė mė e mirė dhe mė me perspektivė.
Isufi ka thėnė qė Pėrlepnica ka shumė probleme, tė cilat duhet tė zgjidhen urgjentisht dhe ka kėrkuar mbėshtetjen e qytetarėve tė kėtij lokaliteti pėr AAK nė, nė mėnyrė qė siē ėshtė shprehur ai, "t'i zgjidhin bashkėrisht kėto probleme".

Isufi u ka premtuar pėrlepnicasve se Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, me punėn, projektet konkrete dhe me pėrkushtimin e vet, do tė bėjė tė pamundurėn qė gjilanasit tė jetojnė mė mirė dhe e ardhmja e tyre tė jetė mė qartė se qė ėshtė tani.

Peja-Boy
26-10-09, 20:20
Mustafa: Do te zhvillojme edhe pjeset rurale te Prishtines

Kryetari i Prishtinės dhe kandidati i LDK-sė pėr kryetar tė kryeqytetit Isa Mustafa gjatė njė vizite qė i bėri tė shtunėn fshatit Suteskė, u ka garantuar banorėve se do tė vazhdojė me zhvillimin e pjesėve rurale.
“Unė ju garantoj qė tė gjitha ato qė u themi do t'i realizojmė brenda njė periudhe qė kemi para nesh. Kemi njė periudhe katėr vjeēare nė tė cilėn mund tė bėjmė shumė punė, qė tė krijojmė kushte shumė mė tė mira nė fshat. Do tė barazojmė kushtet e ekonomisė, kushtet e shkollimit, kushtet e jetės sė tė rinjve me ato qė janė nė qytet me qėllim qė tė mos ndihet nė asnjė nevojė pėr tė shkuar nė qytet”, ka thėnė kryetari Mustafa.

Mustafa ka pėrmendur projektet qė janė realizuar nė kėtė pjesė tė komunės sė Prishtinės, siē janė ndėrtimi i rrugėve, ndėrtimi i objektit shkollor i cili ėshtė nė pėrfundim e sipėr, pastaj ndėrtimi i urave qė janė duke u bėrė.

“Ne do tė vazhdojmė kėshtu edhe nė pjesėt tjera rurale. Nė kėtė pjesė kemi ndėrtuar dy rrugė shumė tė rėndėsishme,rrugėn qė qon ne fshatin Marevc dhe atė pėr nė Gllogovicė e Hajkobillė e Dabishec. Do tė ndėrtojmė edhe rrugė tė tjera nė mėnyrė qė ta bėjmė njė rrjet tė rrugėve tė cilat pastaj mundėsojmė qasje dhe komunikim shumė mė tė mirė tė fshatrave mes vete por edhe me qytetin”, ka thėnė kryetari Mustafa.

Mustafa ka thėnė se ėshtė shumė i interesuar dhe ka garantuar se do tė shfrytėzohen begatitė e asaj pjese tė komunės nė mėnyrė ekonomike qė njerėzit tė mos kenė nevojė tė shkojnė nė qytet pėr tė kėrkuar punė por ta kenė punėn kėtu qė njėrėzit ta kenė standardin mė tė mirė nė kėtė pjesė tė komunės sė Prishtinės.
Kryetari Mustafa u ka garantuar banorėve se do tė ndėrtohet rrjeti i kanalizimit nė mėnyrė qė ta liqeni tė mbrohet nga ujėrat e ndotura.

Mustafa ka thėnė se me organizimin e ri tė qytetit, fshatrave tė komunės sė Prishtinės do tu mundėsohet ndėrlidhje shumė me e fortė me kryeqytetin e Republikės sė Kosovės.

Duke folur pėr vizionin pėr katėr vitet e ardhshme kryetari Mustafa u ka garantuar banorėve se do tė sigurohet uji i pijshėm pėr tė gjitha fshatrat dhe pjesėt e qytetit tė cilat nuk kanė ujė.
Sa i pėrket sektorit tė arsimit kryetari Mustafa tha se qėllim tjetėr kryesor ėshtė qė nė ēdo shkollė qoftė nė qytet apo fshatra tė mos punohet mė shumė se nė dy ndėrrime dhe se ky qėllim do tė arrihet pėr dy vjet.

“Unė kam besimin e plotė tek ju se ju do ta zgjidhni subjektin mė tė mirė, kryetarin mė tė mirė qė ju i besoni”, ka thėnė kryetari Mustafa.

Peja-Boy
26-10-09, 20:21
Isa Mustafa kritikon kryeministrin Thaci


Kandidati pėr kryetar tė Prishtinės, nga radhėt e LDK-sė, Isa Mustafa, ka kritikuar sot kryeministrin Hashim Thaēi se po bėnė premtime pėr investime qindra milionėshe nėpėr komuna ku mendon se do tė fitojnė kandidatėt e partisė sė tij.
Ai tha se kjo nuk do tė ndodhė me Prishtinėn duke premtuar barazi pėr tė gjithė qytetarėt pa dallime politike. Mustafa sot mbajti tubim elektoral nė fshatin Keqekollė.

Duke prezantuar programin zgjedhor pėr tė udhėhequr me Prishtinė edhe nė njė mandate tė dytė, kandidati i LDK-sė, Isa Mustafa, u tha banorėve tė Keqekollės, se ai do tė vazhdojė me pėrfundimin e projekteve qė janė nė realizim e sipėr, e ndėrsa orientim zhvillimor do tė jetė ekonomia ekologjike, duke pėrfshirė turizmin, shėndetėsinė, etj. Mustafa tha se ka realizuar tė gjitha premtimet e bėra para dy vjetėsh dhe kėshtu do tė punojė edhe nė mandatin e dytė. Pas njė elaborimi tė gjerė tė programit tė tij, Mustafa tha se nė Prishtinė nuk do tė ketė ndarje mbi bazėn e pėrcaktimeve politike duke adresuar kritika pėr kryeministrin Thaēi.

“Unė s’do t’i bėjė gabimet qė po i bėnė kryeministri i Republikės sė Kosovės.Ai shkon nėpėr komuna edhe premton qė atje do tė ketė investime, do tė jep qindra miliona, pėr arsye se ata do t’ia jepnin votėn njė partie apo tjetre. Nėse doni me e dhanė votėn, jepeni pėr demokraci, jepeni pėr barazi”, tha Mustafa.

Mustafa garantoi se ai do tė punojė vetėm nė pėrputhje me ligjin e jo politikėn.

Peja-Boy
26-10-09, 20:23
Postoni Premtimet e seciles Parti ketu edhe te shohim Cila Parti po ju permbahet premtimeve ???!!!

Ciles me i besua, Cilen me e Votu, Cila ka dhon premtime Reale qe do ju permbahet ketu ?? A jan qeto Parti qysh prej mbas Luftes ne Kosove ???

bert
26-10-09, 20:31
Dėrguar nga Beni, gjermani mė 26-10-2009 nė 20:09

O more Hashim "lum na per ty"Ma mire eshte te mendosh se si ta Qoni vendin perpara se sa te mbyten shqiptaret e shkrete neper Lumenjet dhe Detet e Evropes.Mirpo Lloj i juaj te nje mini Diktatorit dhe Interesit pesonal shihet ne mediat e pamvarura.Ju mendoni vetem per Vete dhe Kliken Kriminale qe ke pas vete.



Dėrguar nga Hoti, Hamburg/Gjermani mė 26-10-2009 nė 18:34

Jo kunder mediave te pavarura:
O shoku Thaci lufta e jote duhet te orientohet ne forcimin e shtetit te Kosoves ,Te shtrihet Pushteti ne Veri ,te vendosen Doganieret ne Veri (Qe i terhoqe ti ne Tymnajen e shpalljes se pavaresise),
T“ju sigurohet jeta Banorve ne Veri,te ndalohet Treni qe po na hyne ne Kosove ,te ndalohet Bogdanovici qe po te peruron PTT te serbise dhe strk.paralele para Hyndes sate,Te marresh Prefiksin Int.Te Telefonise ende i ki Antenat e Mobtelit neper Kosove ,te Kontrollosh Rrjetin e Rymes ,qe ende ta kontrollon serbia , etj etj.
Pavaresia shpallet per te ndar shteti gjerat nga shteti tjeter,e ti po vazhdon me avazin e vjeter"Probleme te trasheguara"
Tradhetar
O kopili i serbise



Dėrguar nga BBC, London UK mė 26-10-2009 nė 18:22

Mevijen mir qe thaqi emerr ket kritik kjo nuk esht as gje per thaqi se zotri thaqi eka shendrruar kosoven ne krim te organizuar dhe eka rritr shkallen epapunesis deri ne maksimum per ket arsyje dhe par aryet tijera jan duke u mbytur populli neper lumenjet e serbis ky njeri bashk me ministrat etine esht ber milionjer dhe nuk qan koken per popull elere ma per RTK ky esht mesuar me prapaganda se keto ika perdorur gjath gjith jetes se tine dhe kjo esh kreit normale per ket njer nuk punon as nje mekanizem ne kosov te gjith jan te korruptuar deri ne fund edhe RTK ikambetur po edhe ate esht duke eralizuar dal ngadal se ky vet ka qen azilant dhe keshtu deshiron me keto prapaganda ta shpraz kosoven me njerz dhe te mbesin vetem njerzit etine qe eperkrahin ket turp qe po ndodh ne kosov .



Dėrguar nga Drejtsija, Boston,USA mė 26-10-2009 nė 18:07

Thaqit ka nise mi ardhe era komunist po para se te behet 100% perqind komunist duhet populli i Kosoves te mbushet mend dhe mose ta votojne ket ne zgjedhjet e ardhshme. Sa mashum ki njeri te jet ne kryje te detyres aq mashum kosova do te ket humbje. Gjith keto vepra ki Thaqi qe ibane iban per interes te vetin dhe partis se vet dhe jo per popull te Kosoves.

murrizi
26-10-09, 21:00
Bert ke nis me tepru o Bert Jarani, po na i prish edhe Temat me qėllim qebesa.
Nuk e dij pse tė ngutet kaq shum, ky ėshtė forum o Bert, e jo Chat !
mos u tut se nuk t'hupin shkrimet, por mundėsisht ato tė jenė nga ti e jo Kopjime tė hallkut.
dy fjal dy fjal, por ama nga ti.
edhe njė pyetje bert ?
Ka mundėsi qė ti tė jesh Grek, apo i shitun Greqis, apo thjesht kundėr Shqiptaris ?

Natyrisht qė jo, pason pėrgjegjia jote.

Por ama nė shkrimet tua shumė qart po reflektohesh tė jesh i tillė, por ska gjė, edhe si i tillė mund ta shprehėsh mendimin tėndė lidhur me qėshtjen Shqiptare, mirpor neve kemi pritur nga armiqt tanė (kur janė tė tillė) tė jenė iēik ma tė menqur ore , ē'ėshtė ky muhabet, dukesh sikur tė ken ikur petullat.

bert
26-10-09, 21:03
Bert ke nis me tepru o Bert Jarani, po na i prish edhe Temat me qėllim qebesa.
Nuk e dij pse tė ngutet kaq shum, ky ėshtė forum o Bert, e jo Chat !
mos u tut se nuk t'hupin shkrimet, por mundėsisht ato tė jenė nga ti e jo Kopjime tė hallkut.
dy fjal dy fjal, por ama nga ti.
edhe njė pyetje bert ?
Ka mundėsi qė ti tė jesh Grek, apo i shitun Greqis, apo thjesht kundėr Shqiptaris ?

Natyrisht qė jo, pason pėrgjegjia jote.

Por ama nė shkrimet tua shumė qart po reflektohesh tė jesh i tillė, por ska gjė, edhe si i tillė mund ta shprehėsh mendimin tėndė lidhur me qėshtjen Shqiptare, mirpor neve kemi pritur nga armiqt tanė (kur janė tė tillė) tė jenė iēik ma tė menqur ore , ē'ėshtė ky muhabet, dukesh sikur tė ken ikur petullat.
nuk jan gjet akoma te tana kufomat e mbytuna dhe ktu ska vend per zgedhje. po sikur ata njerez te mbutur te jene te afermit tuej? hungari qe nga sot nuk po kerkon ma per to

egiiiii
26-10-09, 21:48
Murizzi pajtohem me mendimin tand respekt egiiii

teutaA
26-10-09, 21:52
veq neve na e paskan ba mehile hiq sna paskan premtu pare hahaha o kryeminister i gjori po kot e kie se kryet e kemi te fort na edhe keq me na ra se mendjen se nderrojm

opss by the way kishin nis me na e shtru udhen po mos bani za nashta e kryejn deri me 15

pirro
26-10-09, 22:20
Bert ke nis me tepru o Bert Jarani, po na i prish edhe Temat me qėllim qebesa.
Nuk e dij pse tė ngutet kaq shum, ky ėshtė forum o Bert, e jo Chat !
mos u tut se nuk t'hupin shkrimet, por mundėsisht ato tė jenė nga ti e jo Kopjime tė hallkut.
dy fjal dy fjal, por ama nga ti.
edhe njė pyetje bert ?
Ka mundėsi qė ti tė jesh Grek, apo i shitun Greqis, apo thjesht kundėr Shqiptaris ?

Natyrisht qė jo, pason pėrgjegjia jote.

Por ama nė shkrimet tua shumė qart po reflektohesh tė jesh i tillė, por ska gjė, edhe si i tillė mund ta shprehėsh mendimin tėndė lidhur me qėshtjen Shqiptare, mirpor neve kemi pritur nga armiqt tanė (kur janė tė tillė) tė jenė iēik ma tė menqur ore , ē'ėshtė ky muhabet, dukesh sikur tė ken ikur petullat.

Ani ka nis me e tepru! Po ky prej fillimit e ka tepru aq shume sa tash ka nis me u bo interesant

Dreni2
27-10-09, 00:00
Shume premtime po bajn partit aa ..
Ldk dhe Aak po ashtu kan ba shum premtime kure jan kan ne pushtet qendror , premtimet e tyre nuk jan realizu .. kan premtu . nuk kan realizu .. kan deshtu .. dhe AAk u dal ne hije .. e Ldk u hi ner hije ne PDK.
Premtimet e PDK- s nese jemi real e nuk flasim ne baz te preferencav partika Jan Realizu , jo sa kan premtu por edhe ma shum se qe kan Premtu. sa kom mujt me percjell debatet .. aty ku ka udheheq Pdk , premtimet jan realizu . Ne Komunen time jo qe jan realizu po edhe jan Tejkalu.
Kta milionat qe po i premton Pdk (Hashim Thaqi ) ma merr menja se munden me u realizu , pse munden mu realizu , sepse Pdk udheheq me Buxhetin dhe ka mundsi me nga pjesa per investime kapitale me i qu neper ato kumuna ku qeveris, matematik e thjesht ashte kjo e shkolles fillore .
Nese i ndan 100 mil per kater vjet i bjen 25 mil ne vit investime per komun , e nese keto premtime i ban per qytetet e medha Prishtina , Peja , Gjakova, Gjilani , Ferizaji , Mitrovica , Vushtrri dhe Prizeren po i bjen 400 mil per vit .
E kapshme ashte per buxhetin e kosoves hiq pa huazime nga jashte .
E me siguri se ne keto investime qe premtohen , mendohet edhe ne burime alternative .
Mendoj se edhe partit tjera sikure te ishin ne pushtet qendror do te silleshin ne te njejten menyr po nuk guxojn se nuk kan qasje ne financa , e nuk guxojn me premtu se e din qe tjeterkush kullet atje . Keshtu qe nuk ju ka met tjeter veq me kritiku se jan ne mat pozicion .
Kure jan kull LDK e AAK nuk kan mendu se mandati ju zgat veq 3 vjet e paten marr turr veq me vjedhe , sen hiq nuk punojshin.
Po qka me ba situata nderroj , erdhe Pdk ne pushtet e diqka po punon , po shifet nji ndryshim sido qe te jet me Pdk ka fillu puna .. tashe te gjithe e din kushdo qe te vjen ne pushtet se koha e parazitav dhe e hajnis ashiqare ka VDEK.

Dreni2
27-10-09, 00:04
"Nese i ndan 100 mil per kater vjet i bjen 25 mil ne vit investime per komun , e nese keto premtime i ban per qytetet e medha Prishtina , Peja , Gjakova, Gjilani , Ferizaji , Mitrovica , Vushtrri dhe Prizeren po i bjen 400 mil per vit "

200 miljon, sorry se paskna shkru gabim 400.

ps.bert , merre veten met mire se ja kom nis mos mi lexu hiq ma postimet e tua .

roadrunner
27-10-09, 10:29
Po bje shi perjasht, deri te dal un prej punes, tri gropa i shtohen asfalltit te fushates parazgjedhore. Ah q'po iu vie era ketyre politikanve

Qika^Me^Kule
28-10-09, 20:34
Valla shum zor e ka kosova me ec... perparan kan dhe cfar udhheqsie ka,,, tash per tash,,,,, mare po me vien kur i shoh si jan tu ba para zgjedhjeve valla tu ja qit renat njani tjetrit Jo..... ti ke rejt keshtu Jo... ti bre ke rejt keshtu.... cncncncncn vetem Inshall-llah Nje dit ndalen me qeto rena se Kosova e kot qe do ec... perpara me qeta Politikan tone...!!!

GURI SYLAJ
28-10-09, 20:56
Bert ke nis me tepru o Bert Jarani, po na i prish edhe Temat me qėllim qebesa.
Nuk e dij pse tė ngutet kaq shum, ky ėshtė forum o Bert, e jo Chat !
mos u tut se nuk t'hupin shkrimet, por mundėsisht ato tė jenė nga ti e jo Kopjime tė hallkut.
dy fjal dy fjal, por ama nga ti.
edhe njė pyetje bert ?
Ka mundėsi qė ti tė jesh Grek, apo i shitun Greqis, apo thjesht kundėr Shqiptaris ?

Natyrisht qė jo, pason pėrgjegjia jote.

Por ama nė shkrimet tua shumė qart po reflektohesh tė jesh i tillė, por ska gjė, edhe si i tillė mund ta shprehėsh mendimin tėndė lidhur me qėshtjen Shqiptare, mirpor neve kemi pritur nga armiqt tanė (kur janė tė tillė) tė jenė iēik ma tė menqur ore , ē'ėshtė ky muhabet, dukesh sikur tė ken ikur petullat.

Pajtohem edhe une me Murrizin!
Edhe pse jemi marr vesh me Bertin per disa gjera ky nuk po e mban fjalen .Nuk ishte i fjales .
Me duhet me ndrru mendimin eshe une!

Arb
31-10-09, 10:39
Isa Mustafa, po e permend keto dite se kjo Qeveri nuk e ka gjate...

shfletuesi_
31-10-09, 10:56
Nga te gjithe kandidatet po degjoj investime prej me te ndryshmeve.

Njeri thot do japi 500 mij euro per 1 fshat tjetri 150 milion per 1 qytet tjetri ashtu tjetri kshtu.. Nese keta vertet i duan te miren Kosoves, le ti bashkojn keto pare te gjithe e ti bejn Miliarda e le ti investojn ne tu Kosove... Piiiiiiiiiiiih shyqyr qe vota ime do shkoj per te gjithe.. me nje X fund e kry fletes se votimit kshtu sdo i mbetet hatri asnjerit :) :smile:

MemphiSx
31-10-09, 12:41
Krejt mekanizmat e PDK-s dhe te Qeveris se Kosoves,sot jan te angazhuara qe te punojn kunder Isa Mustafes!
Isa Mustafa pas rizgjedhjes per Kryetar te Prishtines,ai do ta marr edhe kreun e LDK-s,qe pastaj dot vie deri te rishqyrtimi i Koalicionit Qeverises LDK-PDK!

Andaj pirro thuj Astritit mos i shtin fjalet me Profin :D

Peja-Boy
31-10-09, 13:00
Tahiri premtoi fabrike te ujit

Me kėtė rast, Tahiri tha se edhe pėrkundėr rritjes sė prodhimit tė ujit tė pijshėm pėr 58%, sasia e ujit qė prodhohet nuk i plotėson kėrkesat e popullatės dhe se kjo vjen si rezultat i shtimit enorm tė konsumatorėve tė ri, qė po rriten ēdo vit.

“Unė, i kam dhėnė njė rėndėsi tė madhe kėsaj ēėshtje jetike pėr qytetarėt e Prishtinės dhe nė bashkėpunim me ekspertėt e kėsaj fushe, kam bėrė njė studim, i cili siguron furnizim me ujė tė pijshėm pėr qytetarėt e Prishtinės 24 orė nė ditė. Ky problem mund tė zgjidhet me ndėrtimin e sistemit tė ri tė ujit tė pijshėm nė fshatin Shkabaj dhe nga ky burim i ujit, dhe burimet e tjera si sistemi i Batllavės, Badovcit dhe Kroit, Prishtina, Besiana, Fushė Kosova dhe Kastrioti do tė furnizohen me ujė”, tha Tahiri.

Sipas Tahirit, ky projekt do tė siguronte ujė tė pijshėm 24 orė pėr rreth 60 fshatra dhe rreth 800 mijė banorė, dhe se projekti do tė realizohej nė disa faza.

“Nė fazėn e parė do tė ndėrtohet sistemi i ri i ujit tė pijshėm nė fshatin Shkabaj, ku do tė siguroheshin 1.000 litra ujė pėr sekondė, ndėrsa nė fazėn e dytė do tė shkohet me rritjen e kapacitetit me 500 litra ujė pėr sekondė”, tha Tahiri.

E gjitha kjo nė fazėn pėrfundimtare, sipas Tahirit, do tė rezultonte qė Prishtina do t’i ketė rreth 3.000 litra ujė pėr sekondė, nga ku do tė furnizoheshin, pėrveē Prishtinės, edhe Podujeva, Fushė Kosova dhe Kastrioti.

Sipas kandidatit Besnik Tahiri mjetet pėr ndėrtimin e gjithė kėtij kapaciteti tė ujit tė pijshėm do tė sigurohen nga Banka Botėrore, ndėrsa kthimi i mjeteve do tė bėhej nga katėr komunat e lartpėrmendura dhe Qeveria e Kosovės.

“Pjesėmarrja nė kėtė projekt do tė ishte: 30% Prishtina, 10% kompania e ujit dhe 3.5% tri komunat tjera, ajo e Besianės, Fushė Kosova dhe Kastriotit dhe se ky projekt tanimė ėshtė gati”, tha Tahiri.

Peja-Boy
31-10-09, 13:00
Gashi viziton fshatrat e Gollakut

Duke qėndruar nė fshatin Busi, ku kishin dalė dhjetėra banorė pėr ta mirėpritur, i cili ėshtė edhe vendlindja e babait tė tij, kandidati Vegim Gashi ai tha se puna e tij nė komunė, nė mandatin e ardhshėm 4 vjeēar, do tė bazohet nė respektimin e ligjit qė qytetarėt e kėtyre vendbanimeve tė jenė nė qendėr tė vėmendjes dhe veprimeve tė komunės dhe nuk do tė jenė tė braktisur si deri mė tani.
Gashi iu bėri thirrje atyre qė tė dalin nė votime dhe tė marrin pjesėmarrje aktive nė formėsimin e shtetit, por i ka porositur qė tė mendohen mirė se pėr kė do tė votojnė dhe tė votojnė pėr ndryshime.

Ndėrsa deputeti Ibrahim Makolli duke iu bėrė thirrje kėtyre banorėve qė tė mbėshtesin kandidatin e AKR-sė tha ”Kurora e pemės bėn hije pėr tė gjithė njerėzit, por pema ushqehet prej rrėnjėve tė veta. Vegim Gashi ėshtė i kėsaj ane dhe natyrisht pėr tė pasur mundėsi qė tė bėjė hije dhe dritė pėr tėrė njerėzit pemės i nevojitet tė ushqehet prej rrėnjėve tė veta. “

Makolli kritikoi kryeministrin e Kosovės Hashim Thaēi qė po iu premton miliona euro dhe tė gjithė buxhetin e Kosovės nėpėr komuna duke i pėrdorur kėshtu paratė e popullit pėr tė blerė vota.

“Paratė tona buxheti ynė pėrdoret pėr kushtėzimin e elektoratit qė tė votojnė pėr kandidatėt e tyre se pėrndryshe buxheti pėr ato komuna do tė jetė zero sikurse kėto para tė buxhetit tė Kosovės i ka nė gjet nė bahēe tė babės dhe bėjnė mė to ēka tė duan”, ka thėnė Makolli.

Ne Prishtinės nuk i premtojmė qindra milion euro buxhet, por i ofrojmė atė tė cilėn nuk e ka pasė deri mė tani dhe pėr tė cilėn ka shumė nevojė. I ofrojmė kandidatin e duhur nė kohėn e duhur dhe ai ėshtė Vegim Gashi.

Gashi dhe Makolli premtuan se fshatrat e Prishtinės do tė kenė tė njėjtin trajtim me pjesėn e qytetit.

Peja-Boy
31-10-09, 13:01
Mustafa: Prishtina me stadium sipas standardeve te FIFA-

Kryetari Mustafa ka thėnė se do tė ndėrtohet stadiumi sipas standardeve tė FIFA-sė nė periferi tė Prishtinės. “Tė gjitha kėto do ti bėjmė pėr ekipet tona sportive, por edhe pėr ekipet e reja qė ne duhet tu ndihmojmė sepse kėta janė ardhmėria e sportit tė Kosovės”, ka thėnė kryetari Mustafa.

Kryetari Mustafa ka garantuar se nė ēdo lagje tė kryeqytetit do tė ndėrtohen fusha sportive dhe se do tė sigurohen hapėsira tė mjaftueshme pėr tė rinj, thuhet nė njė njoftim nga Shtabi zgjedhor i kandidatit tė LDK-sė pėr kryetar tė Kryeqytetit prof. Dr. Isa Mustafa.

Peja-Boy
31-10-09, 13:02
Mustafa: KQZ ne favor te PDK-se

Isa Mustafa, ka akuzuar KQZ-nė se po vepron nė favor tė interesova tė PDK-sė. Pėr mė tepėr ai e ka quajtur Komisionin pėr Ankesa dhe Parashtresa, institucion tė PDK-sė.
Kėto komente, Mustafa i bėri tė martėn, derisa vizitoi stadiumin e qytetit tė Prishtinės, ndėrkohė komentoi, pėrgjigjen negative qė organ, i ka bėrė kėrkesės sė LDK-sė, pėr tė dėnuar veprimin e PDK-sė lidhur me bilbordat qė kanė nė fokus dėshtimin e kryetarit tė Prishtinės.

Veprimet e Astrit Salihut, Mustafa i ka qujtur tė martėn, si pėrpjekje tė PDK-sė, pėr ta denigruar figurėn e kandidatit tė LDK-sė.

Por, e gjithė kjo anti-fushatė, siē tha Mustafa, nuk do ta pengoj nė rrugėn e tij drejtė fitores nė zgjedhjet e nėntorit.

Peja-Boy
31-10-09, 13:02
Thaci: Nuk do te kete me diskriminim per Drenasin

Kryetari i PDK-sė, Hashim Thaēi ka bėrė fushatė sot nė qytetin e Drenasit, ku ka premtuar pėrkrahjen e madhe tė Qeverisė pėr kėtė qytet. Ai u tha qytetarėve tė Drenasit, se nuk do tė ketė mė diskriminim pėr kėtė komunė, sikur qė ka pasur gjatė 50 viteve tė kaluara.


Thaēi i quajti qytetarėt e Drenasit, njerėz tė sakrificės, prandaj – siē tha ai – pėr kėta njerėz, nuk do tė mungojė kurrė mbėshtetja e Qeverisė Thaēi.

Megjithatė, kryeministri pėrpos mbėshtetjes sė madhe nuk premtoi njė shumė tė caktuar parash, siē kishte bėrė nė komuna tė tjera.

Pėr ta pritur Thaēin kishin dalė njė numėr i madh i qytetarėve tė Drenasit, prandaj kjo mbėshtetje - siē tha Thaēi nė bastionin e tij – “do tė jetė inkurajim pėr punėn edhe mė tė madhe pėr komunėn e Drenasit”.

Ndėrkaq, kandidati pėr kryetar tė Drenasit, Nexhat Demaku, ka falėnderuar qytetarėt pėr mbėshtetjen qė i ka dhėnė gjatė dy viteve tė kaluara. Prandaj, puna e tij qė ka bėrė gjatė mandatit tė parė, siē tha ai, “ėshtė njė garanci qė qytetarėt e Drenasit do tė vazhdojnė tė mbėshtesin Partinė Demokratike edhe pėr njė mandat 4-vjeēar”.

Gjatė fjalimit tė tij tė shkurtėr, Demaku nuk pėrmendi shumė projekte qė do t’i realizojė, megjithatė, tha se Drenasi do tė zhvillohet gjatė mandatit 4-vjeēar tė tij.

Peja-Boy
31-10-09, 13:03
PD ne Podujeve, premton menaxhim te drejte dhe pa korrupsion.,

Kandidati i Partisė sė Drejtėsisė pėr kryetar tė komunės sė Podujevės, Imer Hajdini premtoi menaxhim tė drejtė pa korrupsion dhe bashkėpunim me qeverinė e Kosovės nėse fiton mandatin e kryetarit tė komunės. Partia e Drejtėsisė ka prezantuar tė enjten kandidatin e saj pėr kryetar tė Podujevės, Imer Hajdinin, i cili premtoi njė menaxhim tė drejt dhe pa korrupsion nė kėtė komunė, si dhe bashkėpunim me Qeverinė e Republikės sė Kosovės pėr realizimin e projekteve tė tij.

Hajdini tha se, pėrpos investimeve kapitale tė miratuara nga Asambleja e Podujevės pėr vitin 2010 - qė janė rreth 80 projekte qė pėrfshijnė tė gjitha fushat pėr mirėqenie mė tė mirė tė qytetarėve tė kėsaj komune – ai planifikon tė implementojė planin e tij – tė cilin e ka ndarė nė dy faza, afat-shkurt dhe afat-mesėm.

“Pėrpos kėtyre, me njė menaxhim tė drejt, pa korrupsion dhe me njė vendosshmėri nė bashkėpunim me Qeverinė e Republikės sė Kosovės do tė arrijmė tė investojmė edhe nė kėto projekte shumė tė domosdoshme pėr qytetarėt e Podujevės siē janė: Ndėrtimi i njė banese kolektive pėr sistemimin e banorėve tė lagjes sė Kuvajtit dhe shtėpi pėr ato familje qė kanė troje nė vendet nga ata vijnė”, tha ai.

Po ashtu, Hajdini premtoi ndėrtimin e njė ēerdhe tė re pėr fėmijė, nė pjesėn e kundėrt tė qytetit nga ku ėshtė ēerdhja ekzistuese, te lumi Llap, tė cilėn – tha ai – “do ta ndėrtojmė tė re nė pjesėn e dytė tė mandatit tim”.

Ndėr prioritete tė tjera, Hajdini pėrmendi edhe ndarjen e lokacionit tė pėrshtatshėm pėr ndėrtimin e njė xhamie tė re nė qytet; rrėnimin e gėrmadhave tė shtėpisė sė kulturės ekzistuese, e cila nuk ėshtė pėrdorur kurrė, dhe ndėrtimin e qendrės sė re tė kulturės; ndarjen e lokacionit pėr varreza nė periferi tė qytetit etj.

Peja-Boy
31-10-09, 13:04
Salihu: Me shume cerdhe per femije

Kandidati pėr kryetar tė Prishtinės nga radhėt e PDK-sė, Astrit Salihu, ka premtuar sot zgjerim tė hapėsirave pėr kopshte tė fėmijėve.Ai premtimin e bėri nė kuadėr tė aktivitetit elektoral, ku vizitoi kopshtin e fėmijėve nė lagjen “Bregu i Diellit".


Astrit Salihu, tha se vetėm 10 % e fėmijėve tė kryeqyteti janė tė pėrfshirė nė kopshtet e fėmijėve, pėrkatėsisht 1800 fėmijė. Ai theksoi se kjo ndodhė pėr faktin se Prishtina nuk ka hapėsira tė mjaftueshme pėr ēerdhe tė fėmijėve.

“Kjo i rėndon shumė qytetarėt e Prishtinės, ėshtė njė ngarkesė dhe barrė e madhe, sidomos qiftet e reja nuk mund ta realizojnė vetėn, nuk mund tė shkojnė nė punėt pėr arsye se nuk kanė kujt tė ja lajnė fėmijėt”, tha Salihu.

Salihu tha nėse merr mandatin pėr tė udhėhequr me Prishtinėn, njė ndėr prioritetet e tij do tė jetė investimi pėr zgjerimin e hapėsirave pėr kopshte tė fėmijėve.

“Nė mandatin tonė ne garantojmė dhe premtojnė dhe sigurojmė krejt qytetarėt, se do tė dalim pėrball kėrkesave tė tyre dhe se do tė krijojmė hapėsira tė reja dhe do tė pėrpiqemi qė tė pėrfshijmė tė gjithė fėmijėt nė kopshtet e fėmijėve, kėshtu qė po i hapim perspektivė tė gjithė ēifteve tė reja tė punėsohen dhe tė realizojnė ambiciet e tyre”, tha Salihu..

Kandidati pėr kryetar tė Prishtinės nga radhėt e PDK-sė, Astrit Salihu, tha se do t’i realizojė tė gjitha zotimet qė po i bėnė gjatė fushatės, duke shtuar se nuk do tė lejojė qė pėr njė vit tė teprojnė 13 milionė euro, ose 30 pėr qind e buxhetit komunal.

Peja-Boy
31-10-09, 13:04
Mustafa shpalos programin para sportisteve te Prishtines

Kandidati pėr kryetar tė komunės sė Prishtinės, Isa Mustafa, shpalosi sot programin e tij para sportistėve tė komunės sė Prishtinės. Mustafa premtoi ndėrtimin e disa fushave sportive dhe marrjen nėn menaxhim tė komunės, Pallatin e Rinisė, Kulturės dhe Sporteve.
Duke folur pėr punėn e bėrė sa i pėrket afirmimit tė sportit dhe investimeve nė kėtė lėmi, Mustafa tha sportistėt e kanė pasur pėrkrahjen e tij dhe do ta kenė edhe nė tė ardhmen. Me qėllim tė zhvillimit tė sportit tonė, ai tha se do tė vazhdojnė mė ndėrtimin e disa fushave sportive nė ēdo lagje tė kryeqendrės sonė.

“ Me programin tonė jemi pėrcaktuar qė nė katėr vitet e ardhshme tė gjejmė mėnyra qė nė ēdo lagje tė qytetit tė ndėrtojmė nga njė fushė sportive, tė cilat do tė ndėrtohen varėsisht kėrkesave specifike qė kemi tė them nėpėr mėhalla, nėpėr lagje, t’i ndėrtojmė pranė shkollave e pranė objekteve publike sepse kėto fusha na mungojnė”, tha Mustafa.

Mustafa, tha se ka dy vite qe janė duke biseduar me agjencinė kosovare tė privatizimit pėr marrjen nėn menaxhim tė komunės Pallatin e Rinisė, pasi ai objekt do t’iu shėrbejė nė veēanti sportistėve.

“Ne nuk shohim interesin e komunės qė tė qeverisė me pėr Pallatin e Rinisė, por e shohim interesin e qytetarėve, nė shėrbim tė atyre qė kanė investuar nė tė dhe ne me ngulm kėrkojmė qė ky pallat te kthehet nėn qeverisje tė komunės dhe tė sportistėve tė cilin do ta shndėrrojmė nė formėn funksionale te interesave tuaja”, tha Mustafa.

Mustafa ka folur edhe pėr mundėsinė e ndėrtimit tė njė kompleksi tė fushave sportive nė lagjen “Fusha e Pajtimit” si dhe nė pjesėn veriore tė qytetit ndėrtimin e njė qendre rekreative -sportive e tipit tė hapur dhe tė mbyllur e cila do t’iu mundėsojė nxėnėsve tė mėsojnė not pa pagesė.

Peja-Boy
31-10-09, 13:30
LDK ishte ne Rahovec

“Qe 15 ditė Kosova ėshtė pa kryeministėr, qe 15 ditė Kosova ėshtė pa kryeministėr sepse me petkun e partisė po vrapon nėpėr komuna me mbledhė vota pėr partinė e tij”, tha Haziri.
“Ku ėshtė LDK-ja , deri kur do tė lejojmė qė tė bėjnė shaka me pushtetin njerėzit qė janė sot”, tha Eqrem Kryeziu.

Me kėtė rast i ėshtė dhėnė mbėshtetje e fuqishme kandidatit pėr kryetar tė Komunės Ibrahim Kryeziut.

“Stop dukurive negative, stop korrupsionit ,po qeverisjes sė mirė ėshtė moto e Lidhjes Demokratike, ėshtė motoja ime”, tha Ibrahim Kryeziu.

Lidhja Demokratike e Kosovės dega nė Rahovec nė zgjedhjet e 15 nėntorit garon me 33 kandidatė pėr kėshilltarė nė Asamblenė Komunale .

Peja-Boy
31-10-09, 13:58
Vegim Gashi premton shtepi per te pastrehet

Kandidati i koalicionit AKR-LDD, pėr kryetar tė Prishtinės, Vegim Gashi, ka premtuar ērrėnjosjen e varfėrisė brenda mandatit katėrvjeēar nė rast se qeverisė me Prishtinėn. Ai kėtė premtim e bėri gjatė vizitės te barakat nė oborrin e Fakultetit Filozofik, ku jetojnė 22 familje nė kushte tė rėnda.

Si mėnyrė pėr zgjidhjen e problemit tė varfėrisė dhe tė tė pastrehėve, Vegim Gashi, e planifikon thirrjen e njė konference ndėrkombėtare tė donatorėve qė nė ditėt e para tė mandatit qeverisės, nėse ai fiton nė garėn pėr kryetar tė Prishtinės. Me kėtė ai parasheh krijimin e njė fondi pėr ērrėnjosjen e varfėrisė.

“Nė kėtė fond do tė kontribuojė me pjesė prej buxhetit tė komunės por edhe nga donatorė tė huaj dhe nga bizneset. Pėrmes kėtij fondi do tė luftohet varfėria, do tė mundėsohet qė tė pastrehėve tu sigurohet strehim dhe do tė zhvillohen programe pėr zvogėlimin e papunėsisė”, tha Gashi.

Gashi kėto premtime i bėri gjatė vizitės te barakat nė oborrin e Fakultetit Filozofik, ku jetojnė 22 familje nė kushte tė rėnda. Ai tha se gjatė mandatit tė tij do tė bėjė zgjidhje pėr problemin e tyre.

“ Sot nuk kisha mund me ju dhėnė ndonjė afat. Do tė mundohem qė ta bėjė nė afatin mė tė shkurtė tė mundshėm. Por zotohem se brenda afatit tim kėta njerėz do tė strehohen nė banesa dinjitoze”, tha Gashi.

Ndryshe, kandidati i koalicionit AKR-LDD, pėr kryetar tė Prishtinės, Vegim Gashi, e ka vlerėsuar pozitivisht ecurinė e deritashme tė fushatės zgjedhore.

Peja-Boy
01-11-09, 13:54
Mustafa premton mbeshtetje per kulturen




Mbėshtetje tė gjithanshme pėr kulturėn, ka premtuar sot kandidati i LDK-sė, pėr njė mandate tė dytė nė krye tė Prishtinės, Isa Mustafa, gjatė njė takimi qė mbajti me artistė tė kryeqytetit.
Ai premtoi investime ne infrastrukturėn fizike, por edhe subvencionim tė veprave kulturore tė artistėve tė rinj dhe tė atyre qė na pėrfaqėsojnė jashtė vendit.

Nė aktivitetin e sotėm elektoral tė kandidat tė LDK-sė pėr kryetar tė Prishtinės, Isa Mustafa, ishte shpalosja e programit pėr fushėn e kulturės. Nė njė takim me artistėt nė Muzeun Kombėtar, ku ishte edhe ministri i Kulturės, Valton Beqiri, Mustafa iu premtoi artistėve mbėshtetje pėr avancimin e vlerave kulturore, ku tha se nė epiqendėr tė programit tė tij do tė jetė krijuesi i kėtyre vlerave.

“Ajo ēfarė unė mendoj tė bėjmė nė tė ardhmen, ėshtė qė tė stimulojmė ngritjen e objekteve kulturore, qė po ashtu tė krijojmė, pėrmes subvencioneve edhe mbėshtetje tjera veprave kulturore, si dhe tė institucionalizojmė ēmimet pėr fushat e ndryshme tė kulturės, pėr film, teatėr, art, letėrsi dhe fusha tė tjera, tė cilat do t’i ndaj komuna nė njė rast tė veēantė”, ka thėnė Mustafa.

Mbėshtetja e gjeneratave tė reja, por edhe artistėve eminent qė na pėrfaqėsojnė jashtė vendit, do tė jenė nė fokus tė mbėshtetjes nga komuna tha Mustafa. Ai tha se Prishtina ka njė rol tė veēantė nė kulturė pasi ėshtė kryeqendėr e Kosovės ku janė tė pėrqendruara edhe institucionet ndėrkombėtare.

Peja-Boy
01-11-09, 13:55
Saliu premtime per bujqesine


Subvencionimin e 50 serrave nga grandi qeveritar, iniciativa pėr tė tėrhequr fonde pėr zhvillimin e bujqėsisė dhe njė subvencionim tė bujqėsisė edhe nga buxheti komunal, i ka premtuar kandidati pėr kryetar tė Prishtinės nga PDK-ja, Astrit Salihu, i cili sot vizitoi serrėn e Bahrije Durmishit nė fshatin Bardhosh.


Kandidatit pėr kryetar tė Prishtinė nga PDK-ja, Astrit Salihu ka vizituar sot serrėn e luleve “Agro-Alba”, pronė e Bahrije Durmishi, me ē’rast ka premtuar mbėshtetje pėr zhvillimin e bujqėsisė nė komunė, ndėrsa kritikoi udhėheqjen aktuale se ka ndarė vetėm 5 mijė euro nė vit nga buxheti komunal pėr kėtė fushė, qė sipas tij ėshtė njė fond shpėrfillės. Si hap konkret Salihu premtoi subvencionimin e 50 serrave tė kėtilla qė nė vitin e parė tė mandatit

“Ato mund tė shkojnė deri nė 200 mijė € subvencionim, dmth., grand qeveritar qė mund tė ndajmė nga Ministria e Bujqėsisė. Natyrisht edhe komuna e Prishtinės nė strukturimin buxhetor duhet tė ketė po ashtu elementet e nevojshme dhe tė duhura pėr kėtė veprimtari, nė tė cilėn do tė investohet mė shumė se deri mė tani”, ka theksuar Salihu.

Salihu nuk tregoi se sa mjete nga buxheti komunal do tė ndaj pėr bujqėsinė, por tha se do tė ketė subvencionim edhe nga komuna.

Peja-Boy
01-11-09, 13:56
Daci: Votoni per Koalicionin LDD-AKR


Lidhja Demokratike e Dardanisė prezentoi sot rreth 200 kandidatė pėr asambletė komunale, me ē’rast kreu i LDD-sė Nexhat Daci ftoi qytetarėt tė votojnė koalicionin AKR-LDD meqė sipas tij, kėto dy parti i kanė duart e pastra.


Kreu i LDD-sė, Nexhat Daci, nė takim me degėt e Forumit tė gruas tė kėtij subjekti politik nuk ka lėnė anash pa kritikuar udhėheqjen e deritanishme. Daci tha se Kosova ėshtė futur nė njė fazė kritike nga mė tė thellat qė ka njohur vendi deri mė sot.

“Nuk e besoj qė ka ndonjė qytetarė tė dijė qė funksionon kushtetuta e vendit, a ka ndonjė qė e din se ku ėshtė kufiri i Kosovės, a e din dikush se ēfarė po ngjan me doganat e Kosovės. Nė kohė tė pavarėsisė, qeveria na bindte se nuk ka krizė as financiare as ekonomike, a e din dikush se njė buxhet i Kosovės ėshtė nė poker kombėtar dhe ndėrkombėtar pa lejen e kontribuuesve nė tė gjitha aspektet”, ka theksuar Daci.

Kritikave ndaj qeverisė iu ėshtė bashkuar edhe nėnkryetarja e LDD-sė Besa Gaxherri. Ajo kritikoi kryeministrin pėr mosangazhimin e tij rreth tragjedisė sė Tisės.

“Kjo qeveri nuk ishte dashtė tė shpenzojė paratė e kėtyre qytetarėve nėpėr fushatė, por ishte dashtė tė merrej sė paku me kėtė tragjedi qė na ka ndodhė kėto ditė dhe ajo nuk ka kohė tė merret as me tragjeditė as me pėrmirėsimin e jetės sė qytetarėve. Ne na duhen ndryshime, dhe kėto ndryshime mund tė bėhen duke u zgjuar tė gjithė qytetarėt dhe tė dalin nė zgjedhje”, ka theksuar Gaxherri.

Daci dhe Gaxherri kanė ftuar qytetarėt tė votojnė pėr koalicionin LDD-AKR meqė sipas tyre kėto dy subjekte nuk janė tė zhytura nė korrupsion.

Peja-Boy
01-11-09, 13:56
Thaci: Jete me te mire per Kastriotasit



Kryetari i PDK-sė, Hashim Thaēi ka zhvilluar sot takime me qytetarėt e komunės sė Kastriotit, tė cilėt i ka ftuar qė tė votojnė pėr PDK-nė, duke iu premtuar kushte mė tė mira pėr jetė.


Lideri i PDK-sė dhe kryeministri i Kosovės Hashim Thaēi, e ka vlerėsuar mbarėvajtjen e fushatės elektorale nė kėtė komunė tė qetė, demokratike dhe model pėr kandidatėt e tjerė. Thaēi tha se ndjehet i inkurajuar pėr mbėshtetjen qė po i japin qytetarėt e kėsaj komune kandidatit tė PDK-sė Haki Mjekut, pėr tė cilin tha se ėshtė njeri i pėrgjegjshėm i cili ka njė program tė qartė pėr tė krijuar kushte mė tė mira ambientale nė kėtė komunė.

“Ftoj tė gjithė qytetarėt e Kastriotit pėr pjesėmarrje nė votim pėr tė votuar kryetarin e ardhshėm Haki Mjeku, pėr tė votuar PDK-nė, nr 51, pėr tė votuar perspektivėn pėr rrugė tė reja, pėr shkolla tė reja, kanalizime, ambulanca tė reja, ujėsjellės dhe natyrisht pėrkushtimi ynė ėshtė krijimi i kushteve mė tė mira ambientale pėr jetė mė tė mirė nė Kastriot”, ka thėnė Thaēi.

Ndėrsa, kandidati i PDK-sė pėr kryetar tė komunės sė Kastriotit, Haki Mjeku, garantoi se gjithė kapacitetin e tij intelektual dhe profesional do ta shfrytėzojė pėr ta zhvilluar komunėn e Kastriotit si njė komunė moderne.
“I lus qytetarėt e komunė sė Kastriotit qė nė ditėn e zgjedhjeve tė dalin masovikisht dhe tė votojnė kandidatin Haki Mjeku, sepse votojnė pėr interesin e familjeve tė tyre, pėr zhvillimin e komunės sė Kastriotit dhe ju garantoj se gjatė mandatit tim, Kastriotit do t’ia ndėrroj pamjen dhe fizionominė, e cila nuk e meriton tė jetė njė komunė e varfėr”, ka thėnė kandidati Haki Mjeku.

Ndėrkaq, kėrkesėn e tij pėr tė kuptuar nga qytetarėt se pėr kėnd dėshirojnė tė votojnė, kryeministri Thaēi, tha se deklarimi i hapur ėshtė mundėsia e mė e mirė e transparencės qytetare, modeli me i lartė i komunikimit njerėzor, lloj i fushatės i cili po aplikohet nė vende e rajonit

Kritika
01-11-09, 15:39
kjo fushate i ngjane nje lemshi qe nuk i gjehet fillimi

pirro
02-11-09, 18:28
kjo fushate i ngjane nje lemshi qe nuk i gjehet fillimi

Jo valla lemsh hiq, bash fushate e mire osht. Ishalla kalojne edhe zgjedhjet qishtu.

E pse po te doket lemsh? veq se nuk je ne lista kerkund ?

Diana007
04-11-09, 12:22
Po shikoj dje me djemt e vellut nje filem vizatimor "Popeye for President" , edhe bash me vemendje e shikova edhe me pelqej si u soll ajo gruja aty :tongue: .... me shkoj ne mendje me ja be edhe ne politikanve tan keshtu :biggrin:

JnDBoaqtxHI&

Peja-Boy
04-11-09, 16:37
Haradinaj: Kemi trefishuar numrin e votave

Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės vlerėson se fushata parazgjedhore deri tani ėshtė zhvilluar pa ndonjė problem. Sipas kryetarit tė kėsaj partie, Ramush Haradinajt, nė njė sondazh tė zhvilluar nga kjo parti, ajo ka shėnuar avantazh nė shumė komuna tė Kosovės dhe votat pėr tė do tė trefishohen.


Kryetari i AAK-sė, Ramush Haradinaj iu tha gazetarėve se qytetarėt po shprehin interesim pėr ofertėn, kandidatėt dhe planin qeverisės tė AAK-sė dhe shtoi se qytetarėt janė tė zhgėnjyer nga qeverisja aktuale.

“Gjendja pėr Aleancėn ėshtė e mirė premtuese, synojmė ose veē kemi njė pėrgjigje pozitive qė shkon nė trefishimin e votės nė gjysmėn e komunave tė vendit. Aleanca ka pozicion prijės ose ėshtė kandidat serioz me fitu” ka thėnė Haradinaj.

Haradinaj, nuk precizoi komunat nė tė cilat kjo parti shėnon pėrparim, por tha se qytetarėt po e mbėshtesin kėtė subjekt i cili do tė punojė qė Kosova tė kthehet nė binarėt e duhur.

“Ne e synojmė njė qeverisje si nė ēdo vend qė e ndal korrupsionin, se kėto janė kritikat kryesore qė i ka Kosova. Korrupsioni, krimi i organizuar ndėrhyrja nė drejtėsi, ndėrhyrja nė media dhe politikat e gabuara ekonomike. Qėllimi ynė ėshtė me e kthye Kosovėn nė binarė me fillu me marrė lėvdata pikėrisht nė kėto tema”, ka theksuar Haradinaj.

Sa i pėrket mundėsisė pėr mbajtjen e zgjedhjeve tė pėrgjithshme Haradinaj ato i quajti tė vonuara dhe jo tė parakohshme.

Peja-Boy
04-11-09, 16:39
"Lufte" e ashper per Prishtinen

Nė Kosovė, analistėt politikė thonė se gara pėr zgjedhjet lokale ndėrmjet LDK-sė dhe PDK-sė pėr tė fituar nė kryeqytet mund tė rrezikojė funksionimin e koalicionit tė kėtyre dy partive nė nivel qendror.
Dy partitė politike qė pretendojnė tė udhėheqin nė mė shumė komuna nė Kosovė, PDK dhe LDK-sė, kohėt e fundit kanė ashpėrsuar gjuhėn politike duke akuzuar njėra- tjetrėn pėr dėshtime. Kėto dy parti janė nė koalicion nė nivel qendror dhe sipas analistėve retorika e ashpėr, qė po pėrdoret gjatė kėsaj fushate ndėrmjet kėtyre dy partive mund ta vėrė nė rrezik funksionimin e koalicionit nė qeveri.

Njė sprovė tjetėr e funksionimit tė koalicionit PDK-LDK, ėshtė edhe beteja pėr Prishtinėn. Fitorja nė kryeqytet nga analistėt vlerėsohet vendimtare pėr Lidhjen Demokratike tė Kosovės, nė tendencat e saja pėr t'u rikthyer si njė prej forcave kryesore politike nė vend.

Mirėpo, analisti Ramush Tahiri, thotė se edhe PDK, ka ambicie tė mėdha, qė tė udhėheqė nė kryeqytet, gjė qė do ta forconte pozicionin e saj nė bashkėqeverisje qendrore.

“Partia Demokratike e Kosovės, ėshtė e koncentruar nė Prishtinė, sepse Prishtina ėshtė shumė domethėnėse pėr tė. Nėse arrin qė kandidati i saj tė fitojė nė kryeqytet, atėherė PDK-ja, tė themi, e ka tė sigurt koalicionin, si dhe rezultatet pėr zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Gjithashtu, LDK-ja, nėse humb nė Prishtinė, rrezikon shpėrbėrjen edhe njėherė tė kėsaj partie”, thotė Tahiri.

Ėshtė kandidati pėr Prishtinėn nga LDK-sė, Isa Mustafa i cili vazhdimisht po kritikon qeverinė pėr mosfunksionim. Sipas tij qeveria ka bllokuar ligjin dhe investimet pėr Prishtinėn. Por pjesė e qeverisė ėshtė edhe LDK, anėtar i sė cilės ėshtė vetė Isa Mustafa.

Zyrtarė tė lartė tė PDK-sė, parti kjo qė e drejton qeverinė i kanė hedhur poshtė kėto akuza, duke shtuar se PDK-ja nė nivel qendror mund tė qeverisė edhe pa LDK-nė.

Kėtė debat ndėrmjet dy partive mė tė mėdha nė Kosovė, tė zhvilluar kohėt e fundit, sidomos gjuhėn e ashpėr politike tė LDK-sė, njė analist tjetėr, Bardh Hamzaj, e sheh si pėrpjekje pėr rikthim tė madh tė LDK-sė nė skenėn politike. Vetė kandidatin pėr Prishtinė, Isa Mustafėn ai e sheh si njė figurė tė re brenda LDK-sė.

“Fushata e Isa Mustafės definitivisht nuk ėshtė vetėm pėr Prishtinėn. Domethėnė, Isa Mustafa nuk ėshtė vetėm kandidat i zakonshėm, si kandidatėt pėr komunat e tjera. Isa Mustafa faktikisht paraqiti njė fytyrė tė re tė LDK-sė dhe sinjalizoi se LDK-ja do tė ketė njė fjalor shumė mė tė ashpėr, se ai qė ėshtė vėrejtur gjatė kėtyre dy vjetėve tė bashkėqeverisjes me PDK-nė”, thotė Hamzaj.

Analistėt politikė thonė se gjatė fushatės sė deritashme dhe debateve te ashpra ndėrmjet partive politike ka dalė nė pah edhe njė ēėshtje tjetėr. Sipas tyre i tėrė koncentrimi i partive ėshtė vetėm pėr kryetarėt e komunave, ndėrsa, janė lėnė nėn hije kandidatėt pėr asambletė komunale. Kjo sipas tyre pėrbėn njė rrezik nė vete, sepse, nėse nė njė komunė tė Kosovės fiton kandidati i njė partie, mirėpo shumica e asamblesė komunale i pėrket njė partie tjetėr, kjo e vė nė rrezik funksionimin e mirėfilltė tė asaj komune.

Nė zgjedhjet lokale qė do tė mbahen me 15 nėntor votohet drejtpėrdrejt pėr kryetar komunash. Po ashtu njė kandidat pėr asamble komunale duhet tė ketė njė numėr tė caktuar votash, varėsisht nga numri i votuesve nė njė komunė pėr tė fituar postin e deputetit nė asamble komunale.

Tropojani30
05-11-09, 10:08
Kryeministri edhe nje traktor ia premtoje njerit nga komuniteti i tij(nje serbi)
Nje traktor ,nje vote.Ky eshte plani i veprimit te kryeministrit,keshtu e ka pas luftuar ky 'trim' edhe gjate luftes.

Peja-Boy
07-11-09, 13:14
Pacolli: Dikur, do ta pesojne

Edhe AKR-ja ka ashpėrsuar gjuhėn politike. Nė njė takim pune me aktivistėt dhe komisionarėt pėr zgjedhje, nėnkryetari i AKR-sė, Ibrahim Gashi, ka folur me ton tė ngjashėm me atė tė nėnkryetarit tė LDK-sė, Lutfi Haziri, kur kishte tė bėnte me ruajtjen e votės sė lirė.

“Jo rastėsisht kemi pėrmendur kallashėt nė fillim tė fushatės”, ka thėnė me njė ton tė ngritur Gashi i AKR-sė, duke pėrmendur pastaj rastet kur pranė vendvotimeve njerėzit kanė qėndruar me kallash.

“Kishim raste kur ishte rrethuar njė vendvotim me kallashė. Vėzhguesit tanė mė thirrėn mua dhe mė njoftuan pėr kėtė. Unė vetėm ju thashė qė ta shpėtonin veten, sepse nuk kisha ēka t’ju bėja”, ka thėnė nėnkryetari i AKR-sė, Ibrahim Gashi.

Duke folur pėr zgjedhjet e kaluara, Gashi ka vlerėsuar se vota e AKR-sė ishte dėmtuar nė masėn nga 7-10 pėr qind nė pėrgjithėsi. “Po tė mos ndodhte kjo, AKR do tė ishte forca e dytė politike nė Kosovė”, ka vlerėsuar Gashi.

Ai pastaj ka folur pėr rėndėsinė e ruajtjes sė votės si njė segment shumė tė rėndėsishėm edhe pėr shtetet me demokraci tė zhvilluar. “Qėndrueshmėria juaj mė 15 nėntor do tė jetė ēelėsi i suksesit”, u ka thėnė Gashi tė pranishmėve, duke kėrkuar nga aktivistėt e angazhuar nė zgjedhje qė tė deklarohen nėse nuk janė tė gatshėm tė bėjnė si duhet punėn e tyre.

“Tė gjitha subjektet vendore dhe ndėrkombėtare i kemi njoftuar me shqetėsimin tonė pėr ruajtjen e votės”, ka thėnė Gashi. “Ruajtja e votės do ta bėjė Naim Feratin, kryetar tė Ferizajt, sepse qytetarėt do ta votojnė”, ka porositur nėnkryetari i AKR-sė.

Duke folur me njė ton tė shtuar, Gashi ka kėrkuar qė edhe brenda radhėve tė AKR’sė tė krijohen grupet militante qė do ta kenė nė zemėr AKR-nė.

“Nuk ka miq nė politikė. Ka vetėm kundėrshtarė dhe aleatė. Kėtė duhet ta dini edhe ditėn e votimeve”, ka porositur aktivistėt e AKR-sė, Gashi.

Kryetari i AKR-sė, Behgjet Pacolli, pasi ėshtė pajtuar me ato qė ka thėnė Gashi, ka ngre akuza ndaj partive tjera dhe ndaj vetė qeverisė, duke aluduar nė fondet e tyre tė pista dhe nė keqpėrdorimin e parasė publike.

“Nuk jemi parti qė mbijeton me paratė e bizneseve tė ndryshme, por me paratė tona. Po e shohim ēdo ditė si po keqpėrdoret buxheti i qeverisė. Dikush do t’ju kthehet edhe atyre, siē e pėsoi regjisori Polanski pas 30 vitesh”, ka thėnė lideri i AKR-sė, Pacolli.

Ai pastaj i ka siguruar aktivistėt e partisė sė tij se nuk kanė borxhe pėr tė kthyer, siē kanė subjektet tjera. Ai ka aluduar tek partitė qė shfrytėzojnė donacione nga biznese tė ndryshme, tė cilat pastaj kushtėzojnė politikėn pėr t’ua kthyer. Pacolli pastaj ka vlerėsuar se fushata paraelektorale ka rėnduar shumė qytetarin e Kosovės.

“Nuk e kemi lėnė tė qetė qytetarin tonė. I kemi shkuar derė mė derė”, ka thėnė Pacolli, duke aluduar nė Kryeministrin Thaēi.

Peja-Boy
07-11-09, 13:17
Ndeshkohet PDK-ja

Kėshtu, siē bėn tė dituer e pėrditshmja “Lajm”, KZAP dėnimet i ka nisur me partinė mė tė madhe nė vend, PDK, e cila ėshtė gjobitur me 11.580 euro pėr shkak tė mbulimit tė posterėve tė partnerit tė saj nė koalicion, LDK-sė, si dhe pėr vendosje tė posterėve tė kandidatėve tė saj nėpėr objektet publike.

“Deri mė tash kanė ardhur tri vendimeve kundėr ankesave tona nga KZAP-i pėr mbulimin e posterėve tanė nga PDK-ja dhe vendosje tė posterėve tė kėsaj partie nė objektet publike. Njėri dėnim e ka vlerėn 4.200 euro, tjetri 4.250 euro, dhe i treti 3.130 euro. Ne i kemi bėrė fotografitė, kemi shkuar nė vendin e ngjarjes dhe me fakte e kemi mbėshtetur ankesėn, e cila ėshtė vėrtetuar nga KZAP-i”, ka thėnė pėr kėtė tė pėrdtishme, Arsim Janova, bashkėpunėtor pėr ēėshtje tė ankesave nė Shtabin Qendror tė LDK-sė pėr zgjedhjet lokale tė 15 nėntorit.

Po ashtu, kjo e pėrditshme bėn tė ditur se njė dėnim i ėshtė shqiptuar edhe Partisė Social Demokrate (PSD) pėr shkak tė mbulimit tė posterėve tė LDK-sė nė Prizren.

Tropojani30
08-11-09, 12:21
Kush e paska ndeshkue ...!?

GURI SYLAJ
08-11-09, 22:04
Deklarata e Kryeministrit per zgjedhjet e 15 Nentorit, sado qe ishte e matur dhe nga nje pozite asnjejese , po vije si kofini mas te vjelave !
Gjuha e akuzave dhe thirrja per nje vote me shume do te ashpersohet edhe me shume javen e fundit!
Ajo qe bije ne sy eshte agresiviteti te mos them edhe arroganca e perfaqesuseseve te caktuar te PD si ne fushate ashtu edhe ne debatet ne TV.Shpjegimi mund te jete i dy kahshem .
Ose siguria e nje fitoreje te bindesheme qe vjen bashk me nje eufori te teprume ose mund te jet edhe friga e perballjes me humbje edhe atje ku e deklarojn fitoren e sigurt!
Gjithesesi, e tere kjo ,shoqrohet edhe me deklarimet qe vijn nga EULEX-i per hapat kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar dhe qe PD e edhe LDK, si parti ne pushtet ,e dijne barren e fajesise ne tere kete "Loje".
Do te kemi nje fund viti me kthesa dhe te rreshqiteshem!!!

Llapjani_HH
10-11-09, 18:08
Salihu: Pjesa te varri i ish presidentit Rugova ėshtė rregulluar pa shije


Nė kuadėr tė fushatės parazgjedhore kandidati pėr kryetar tė Prishtinės nga radhėt e Partisė Demokratike tė Kosovės, Astrit Salihu, ka vizituar varrezat e dėshmorėve dhe varrin e ish presidentit Ibrahim Rugova, duke premtuar se gjatė mandatit tė tij nė krye tė qeverisjes lokale, pjesėn e varrezave tė dėshmorėve do ta shndėrrojė nė park memorial.

Salihu me kėtė rast tha se gjendja e kėtij kompleksi ėshtė e papranueshme, por nėse fiton besimin e elektoratit, nė qeverisjen e ardhshme katėrvjeτare si kryetar i komunės sė Prishtinės do tė ketė pėrkujdesje tė veēantė ndaj monumenteve.

Ndėrkaq, i pyetur nėse do tė vizitojė edhe varrin e ish presidentit Ibrahim Rugova, Salihu tha se ky kompleks ėshtė i pandashėm dhe se edhe atje do tė shkojė duke shtuar se kjo pjesė ku ėshtė varri i Rugovės nuk ėshtė i rregulluar si duhet dhe sipas tij nuk shpreh respekt pėr figurėn e tij.

Ai gjithashtu pėr kėtė pjesė tė varrezave tė dėshmorėve si dhe pjesėn te varri i ish presidentit Rugova, premtoi se do tė ketė njė pėrkujdesje tė veēantė gjatė mandatit tė tij nė krye tė qeverisjes lokale.
Bota Sot

Peja-Boy
10-11-09, 18:58
Haradinaj pergatitet per Kryeminister

Ramush Haradinaj tha se po pėrgatitet pėr tė qenė Kryeministėr i Kosovės, vitin e ardhshėm. Ai tha se Qeveria e tij do tė jetė nė shėrbim tė tė gjithė qytetarėve. Gjatė njė tubimi elektoral nė Deēan, Lideri i AAK’sė akuzoi Kryeministrin Thaēi pėr mungesėn e njohjeve tė reja.

Pėr herė tė parė, Lideri i AAK’sė, Ramush Haradinaj ėshtė vonuar pėr mė shumė se gjysmė ore nė tubimin e parafundit nė Deēan.

Pasi ėshtė rehatuar dhe janė bėrė gati pėr tė filluar fjalimet, pėr disa minuta ėshtė ndėrprerė energjia elektrike.

Kjo ndėrprerje e rrymės, si duket i ka dhėnė shkas Haradinajt tė pėrmendė se nė kohėn sa ka qenė Kryeministėr, nuk ka pasur reduktime tė energjisė elektrike. Ai ka thėnė se tash pėrpos reduktimeve, kemi edhe ngritje tė ēmimeve tė saj.

Duke folur pėr tė kaluarėn, Haradinaj ka thėnė se shumė sfida janė tejkaluar, kurse tash ėshtė koha pėr t’ia dhėnė hakun vendlindjes sė tij, Deēanit.

Pėr herė tė tretė brenda fushatės, Haradinaj ka folur nė vetėn e parė dhe ka paralajmėruar sė ėshtė duke u bėrė gati pėr tė udhėhequr me Qeverinė e Kosovės.

“Unė personalisht po bėj gati Qeveri pėr Kosovėn. E gjithė Kosova ka me qenė fituese me Qeverinė Haradinaj”, ka parashikuar Lideri i AAK’sė, derisa ka pėrsėritur kohėn kur ka qeverisur me LDK’nė dhe Ibrahim Rugovėn.

Lideri i AAK’sė ia ka rikujtuar Kryeministrit premtimet e parealizuara pėr sa i pėrket numrit tė njohjeve tė Kosovės.

“Juve ju kujtohet se i pari i Qeverisė pati thėnė se 100 shtete po presin nė rend pėr ta njohur Kosovėn pėr njėqind ditė. Njė Kryetar i pėrgjegjshėm e ka pėr obligim me mbajtė njė konferencė dhe me iu shpjegu qytetarėve se pse kjo nuk ndodhi, por ai vazhdimisht i shmanget kėsaj”, ka thėnė Haradinaj.

Ai po ashtu ka pėrmendur memorandumin e parealizuar nga Qeveria pėr pėrmirėsimin e kushteve pėr pensionistė.
“Nuk ka pozicioni mė tė keq sesa ai qė del sot nė pension”, ka vazhduar fjalimin e tij Haradinaj.

Gjatė fjalimit tė Liderit tė AAK’sė, janė dėgjuar zėra nga salla, tė cilėt kanė brohoritur “Poshtė Thaēi”.

Haradinaj ka kėrkuar votėn pėr Kandidatin e AAK’sė pėr Kryetar tė Deēanit, Rasim Selmanaj, pėr tė cilin ka folur fjalė tė mėdha.
Pretendenti pėr tė marrė pushtetin nė Deēan, Rasim Selmanaj, e ka imituar Isa Mustafėn kur ka folur para qytetarėve. Ai nuk ka sqaruar shumė pėr projektet e tij nė katėr vitet e ardhshme, por mė shumė ėshtė marrė me punėt e Qeverisė.

“Jam i bindur se kjo Qeveri e ka jetėn shumė tė shkurtė”, ka filluar akuzėn Selmanaj, derisa ka parashikuar se Lideri i AAK’sė do tė bėhet Shef i Qeverisė nė vjeshtėn e vitit tė ardhshėm.

Ai ka folur edhe pėr premtimet e Kryeministrit se do tė bėjė investime milionėshe nėpėr komunat e Kosovės.

“Paratė nuk janė tė Hashim Thaēit. Ato janė tė popullit”, ka thėnė ai.
Selmanaj ka dhėnė parashikime se si do tė duket skena politike pas ditės sė zgjedhjeve.

“15 Nėntori do tė krijojė realitete tė reja nė skenėn politike. Aleanca nė kėto zgjedhje do tė dalė mė e fortė dhe pak muaj mė vonė nė zgjedhjet parlamentare do tė bėhet lokomotivė pėr krijimin e Qeverisė”, ka parashikuar ai. (

Peja-Boy
10-11-09, 18:59
Pacolli: AKR nuk eshte vetem e shqiptareve

Presidenti i AKR-sė, Behxhet Pacolli, nė njė tubim parazgjedhor dje nė komunėn e Mamushės ka thėnė se kandidatėt e kėsaj partie janė njerėz qė ardhmėrinė e shohin vetėm nga puna e tyre dhe djersa e tyre.
“Unė kurrė nuk kam dashur qė AKR-ja tė jetė vetėm e shqiptarėve, e por tė gjithė kosovarėve qė jetojnė nė Kosovė pa dallim etnie apo pėrkatėsie fetare”, tha Pacolli.

Ai tha se tash qe jemi qytetarė tė pavarur duhet t’i kthehemi punės dhe realitetit pėr ta ndėrtuar shtetin e Kosovės, siē e quajti Pacolli fazėn e tretė tė shtetndėrtimit. Ai tha se kjo fazė ėshtė fazė e punės, rinisė dhe kulturės.

Ndėrkohė nė njė vizitė nė fshatin Lubizhdė tė Prizrenit, kreu i AKR-sė tha se ndihet i lumtur qė gjendet nė njė fshat multietnik.

“Kosova nuk ėshtė vetėm e njė individi, por ėshtė e tė gjithė qytetarėve tė saj, prandaj unė ndihem i vogėl nė mesin e juaj, unė do tė isha krenar dhe shumė i lumtur tė vija dhe t’i numėroja sukseset, por ne nuk patėm shansin tė qeverisim”, tha kreu i AKR-sė duke shtuar se njerėzit e kėsaj partie “nuk janė tė zhytur nė korrupsion, nė afera tė ndryshme, i kanė duart e pastra dhe shikojnė drejt sepse nuk kanė pse ta ulin kokėn”

Peja-Boy
10-11-09, 19:01
Tahiri: Punesoni 10 veta, mos paguani tatim per tre vjet Abonohuni pėr lajme

Besnik Tahiri, kandidat i AAK-sė pėr kryetar tė Prishtinės, vizitoi lagjen Tophane, ku takoi banorėt e saj dhe punėtorėt e krahut, tė cilėt qėndrojnė nė rrugė pėr tė kėrkuar punė krahu.

Me kėtė rast, Tahiri kritikoi Komunėn e Prishtinės, pėr siē tha ai, mos krijimin e kushteve elementare pėr kėta njerėz, qė mė orė tė tėra presin nė rrugė pėr punė.

“Komuna nuk guxon qė pėr dhjetė vjet tė mos krijoj as kushtet elementare pėr punėtorėt e krahut, tė cilėt nuk kanė asnjė strehė pėr t’u mbrojtur nga tė ftohtit, shiu dhe bora, tė cilėt nuk kanė as vend pėr t’i kryer nevojat personale. Kėta njerėz janė lenė nė mėshirė tė fatit, pa punė dhe kushte elementare pėr jetė, duke pritur deri nė 12 orė njė kėrkesė pėr punė”, tha Tahiri.

Po ashtu, Tahiri, duke u njohur me problemet e banorėve tė kėsaj lagjeje, tha se ėshtė e papranueshme qė nė mes tė qytetit kjo lagje tė mos kenė ujė tė pijshėm dhe kanalizim.

“I siguroj punėtorėt e kėsaj lagjeje, se programi im do t’i jap drejtim zhvillimit tė qytetit dhe zgjidhjes sė problemeve nė kėtė lagje, duke krijuar vende pune, integrim dhe infrastrukturė pėrcjellėse. Pėrgjigje ndaj gjendjes aktuale ėshtė programi im, garantues tė suksesit janė vizioni dhe ekipi im”, shtoi Tahiri, i cili po ashtu ka vizituar edhe familjen e dėshmorit tė kombit, Ilir Konushevci.

Tahiri tė shtunėn ka vizituar edhe Gollakun dhe fshatin Keēekollė, ku gjatė bashkėbisedimit me banorėt e tij, ka premtuar ndihmė dhe subvencionim tė bujqėsisė sė kėtij rajoni.

Ndėrkaq, gjatė njė vizite nė Fabrikėn “Caffe Group”, Tahiri premtoi se tė gjitha ato biznese qė punėsojnė 10 veta do tė lirohen pėr tre vjet nga tatimi.