PDA

View Full Version : Akademikėt e satanizuar


Lapsi
07-11-09, 14:11
Akademikėt e satanizuar


Unė nuk kam ndonjė mendim kushedi ēfarė pėr shkrimet e mia se disa herė mė ka ndodhė qė tė shkruaj dhunshėm, temat qė mė imponohen nga tė papėrgjegjshmit, tė cilat po marrin kahje tė padėshiruar... Si studiues I historisė, Ia kam borxhė popullit tim, t’iu pėrgjigjem tė gjithave provokimeve qė vijnė nga ata tė cilėt janė sikur njė mollė e papjekur e qė nė mbrendi e mbushur me krimba. Pra, gjithė atė qė e shohim nga jashtė ėshtė fallco, pa identitet.
Ē’ėshtė e vėrteta, ēdo herė kam menduar se e nesėrmja do tė jetė mė e mirė, mirėpo ai ėshtė vetėm njė mendim qė humbėt shpejt.
Sot, Maqedonia gjen veten para njė udhėkryqi tė ri, qė e ēonė ose drejtė reformės, ose drejt prishjes sė marrėdhėnieve ndėretnike. Shumė nga kjo do tė pėrcaktohet nga intelektualėt e mirėfilltė dhe nga politikanėt objektiv qė vendin ta ēojnė drejt integrimeve, duke u distancuar nga akademikėt e satanizuar. Ėshtė e rėndėsishme pėr ne ti shqyrtojmė shkaqet qė na sollėn deri te kjo gjendje e padėshiruar edhe pse incizimi i gjendjes ėshtė punė e kryer, kemi fituar njė pamje tė hutuar dhe ndarėse tė shqiptarėve dhe maqedonėve. Ēka duhet tė bėjmė qė tė hedhim hapin drejt tė ardhmes? Ēka duhet tė mėsoj njė palė nga tjetra? Po shihet se e ardhmja ėshtė e kėrcėnuar dhe e ndaluar nga e kaluara... qė pėrkujtimet e akademikėve janė tė veēanta pėr nga lloji i vetė, duke krijuar “kopshtin e asmave” kuptohet mbrenda kompleksivitetit dhe pėrkufizimeve tė paqartėsisė, me njė fushatė dezinformuese dhe shtrembėrim tė historisė. Ėshtė thėnė se historia sundohet nga ligji. Nėse i kuptojmė kėta ligje dhe nėse i pėrdorim pėr deshifrimin e ndodhive politike, shoqėrore dhe ekonomike, atėherė kemi bė plan me vizion tė qartė. Qartėsia vie atėherė kur studiojmė historinė nė mėnyrė objektive, pa manipulime dhe falsifikime. Mirėpo, ėshtė fakt se historia e popullit shqiptar ėshtė falsifikuar, ėshtė shtrembėruar, edhe ate pėr interesa tė politikės ditore. Historia shqiptare ka gunė shekullore qė e pėrbėnė sakrifica dhe vuatjet tė pėrcjellura nga gjenerata nė gjeneratė. Tė marim mashtrimin e madh, enciklopedinė, tezat e shkruara nė tė do tė shohim se ka manipulime. Tezat e tyre janė mjeruese nga aspekti shkencor. Ata kanė vepruar nė atė mėnyrė siē thotė J. W. Gėte: “Nė ēka ti pėrkujtoj ata kundėrshtarė, tė cilėt po qe se ndonjėri nuk iu pėlqen, sė pari atė e paraqesin nė njė formė tė devijuar, e mė pas orvaten qė ta zhdukin porsi lugati”. Duke pėrshkruar shqiptarėt si njerėz tė malit, ata harruan gjendjen e tyre primitive dhe sjelljet qė pėr agjent kishin dhe kanė shkatėrrimin. Kurse, shqiptarėt ishin tė hapur dhe fqinjėve tė ri iu dhanė pjesė nga pasuria kulturore. Nuk ėshtė e rastėsishme edhe fjalia tjetėr qė identifikon shqiptarėt me Islamin. Kjo bėhet nga lakmia e madhe e qarqeve nacionaliste pėr tė zgjeruar sa mė tepėr kufijtė politik shtetėror dhe pėr tė fituar nė diplomaci (po luftojnė terrorizmin!), lakmi kjo qė gjithnjė i ktheu lėvizjet nacionale nė lėvizje nacionaliste me ideologji shoviniste. Pra, kėta janė kryqtarė tė vonuar, ngase shqiptarėt janė popull me qytetėrim tė veēantė, se shqiptarėt ndėrtuan platformėn e lėvizjeve kombėtare jo mbi baza fetare, por mbi parimet e epėrsisė sė ndėrgjegjes kombėtare. Momenti tjetėr qė mė bėri tė shkruaj kėtė shkrim ėshtė lufta e 2001-it. Nuk i takoj asnjė subjekti politik, mirėpo nuk mund tė qėndroj anash kur shkruhen tė pavėrteta mbi personalitet politike shqiptare, mbi ata tė cilėt shkruan me sakrificėn dhe gjakun e tyre historinė mė tė re tė kombit shqiptar. Dihet se me fillimin e viteve 90-ta Maqedonia hyri ne njė tranzicion tė gjithanshėm “demokratik”. Nė pėrgjithėsi ky tranzicion ishte kontradiktor, me shumė tė paqarta qė kristalizohet me zhvillime tė vrullėshme, i mbushur pėrplot me skandale. Ēėshtja ėshtė se kėtu kemi tė bėjmė me mendėsitė e njerėzve qė vėshtirė e kuptojnė rrugėn e filluar pėr kultivimin e mendėsisė demokratike. Kjo mendėsi ėshtė krijuar me dyshime, duke paraqitur shqiptarėt si element i pasigurt. Andaj, ėshtė hap i gabuar i akademikėve qė faktet mbi luftėn e 2001 i kėrkojnė nė Beograd apo nė Rusi. Ajo ēka ndodhi mė 2001 i takon Maqedonisė. Nuk duhet kėrkuar qė llogaritjet ti bėje dikush tjetėr. Kjo tregon paaftėsinė e akademikėve qė janė miop dhe pėrbuzin faktet. Qėllimi i tyre dihet, ti kėnaqin serbėt. Ky deformim i akademikėve nė mėnyrė shkatėruese reflektohet nė marrėdhėniet ndėretnike, qė paraqet njė segment tė ndjeshėm tė shoqėrisė sė Maqedonisė. Kėtė ndjeshmėri akademikėt satanist nuk arrijnė ta kuptojnė, andaj dalin edhe me hartat e cmendurisė sė tyre, duke propozuar ndryshim tė kufijve. Prapa kėsaj skene nuk di nėse dikush do tė gjeje mirėkuptim. Jam skeptik nė drejtimin se mund tė shėrohet plaga vetėm me njė intervenim tė vogėl. 2001-shi pėrbėnė njė kthesė historike, qė nuk krahasohet me ngjarje tė tjera, ngase me Marrėveshjen e Ohėrit lindi shteti i ri, qė pėr bazė kishte demokratizimin e shoqėrisė maqedone, ti mėsoj se si jetohet nė bashkėjetesė... siduket akademikėt kanė problem me kujtesėn, por iu them se kujdes me lėvizjet e juaja nė hartat e ēmendurisė, kujdes ēka shkruani pėr liderin e UĒK-sė, ngase ate ēlirimtarėt edhe sot e thėrasin komandant.


Agim Jakupi- Shkup