PDA

View Full Version : Dashuria nėn hijen e vdekjes


Lapsi
08-11-09, 17:03
Dashuria nėn hijen e vdekjes


Nė atė ditė maji, Besniku ishte shtrirė nė verdanen e vilės sė gjyshit. Moti ishte shumė i mirė dhe fryente njė erė e freskėt. Ishte humbur nė atė freski dhe kishte hedhur shiqimin drejtė horizontit ... shiqonte natyrėn, kėtė pikturė syverbuese e marramendėse tė sjellė me formėn e valljeve shumėngjyrėshe si shfaqje e bukurisė sė fshehtė... Dikush i ra numrit tė tij... Vallė mos ndodhė ndonjė mrekulli, tha nė vete Besniku. Ngriti receptorin, ishte shoku i tij nga Prishtina, qė ishin njohur gjatė ushtimės sė krismave dhe buēitjeve friksuese tė predhave. Ai e njoftoi pėr ardhjen e tij nė Shkup. Fytyra e tij shkėlqeu nga gėzimi. Ai qė ēmon shokėt dhe i pret e i gostit ata, fiton mbrojtje kundėr armiqve... Hyri nė dhomė dhe veshi rrobat pėr rrugė. U fut nė makinė dhe u nis drejtė qytetit. Makina lėvizte me njė shpejtėsi tė madhe dhe mbrapa vetes linte pejsazhin e bukur qė e sodiste Besniku... Arriti ne qytet, tek sheshi “SKĖNDERBEU”, aty e priste shoku. Ai nuk ishte vetė, me tė ishte edhe Engjėllusha... Shoku e provokoi Besnikun, i tha se do tė dalė nė anėn tjetėr tė Shkupit, ngase kjo anė nuk ėshtė e zhvilluar. Besniku e ruajti qetėsinė. Nė vete tha ahhh kėta ndarėsi... morri frymė dhe si me shaka i tha se e di qė Prishtina ėshtė qytet i madh (hmmm jo mė i madh se Shkupi), edi se ti nga fėmijėria ke urrejtur vendet e ngushta, qė ndjenė ngulfatje, por mua mė ėshtė bė pėrditshmėri kjo, dhe jam i mėsuar me “ngushllėke”. Shoku e kuptoi se ēdonte ti thonte dhe i buzėqeshi duke i thėnė se ne jemi mysafirėt e tu... U ulėn nė kafenenė “ TE SKENDERBEU”... filluan bisedat nga mė tė ndryshmet... Engjėlluesha ishte lexuese e shkrimeve tė Besnikut. Ajo ndjente njė kėnaqėsi tė veēantė qė mė nė fund u takua me te, kjo u vėrejtė nga sytė jeshile qė i shkėlqenin... ēdo fjalė ajo ia kthente me buzėqeshje. Ajo u fut mbrenda tij...



???



Rruga nė tė cilėn rrallė shkohet, ishte ajo e Besnikut... Bukuria qė nė varfėri sjellė njėsoj tė mirėn dhe ligėsinė..., e pėr te nuk paraqet boshllėk shpirtėror. Edhe punėn qė punonte nuk pėrputhej me shkollimin e tij. Kishte tė kryer nė filozofi, por punonte si keshilltarė nė ministrin e Ekologjisė! U kthye nga puna, ate e kishin rrahur disa pėrfytyrime tė llahtarshme. Shiqonte nė drejtim tė PC-sė, por kur u ngrit u ndje shumė i raskapitur. Nga dhembja e kokės ēdo gjė nė dhomė merrte sinjalet e njė ēasti pėlcasėse tė njė bombe... Hapi email-in, vėrejti se Engjėllusha e kishte komentuar. Ajo mestjerash kishte shkruar se shkrimi merriton tė botohet nė ēdo gazetė... Ai buzėqeshi, harroi dhembjet e kokės...nė tė ra njė rreze qė shkėlqeu dhe ia ndriēoi shpirtėrin. Doli jashtė, vėshtronte pėrtej hapėsirės sė pafund qiellore. Shiqonte shiun qė bie... pikat e shiut vinin e shtoheshin... U fut mbrenda nė dhomė, nė vete thonte: O Zot, si s’kam fuqi t’i shkruaj njė letėr! Nuk kaluan disa minuta, kur ajo ėshtė nė linjė... U pėrshėndetėn... trajtuan tema te shumta, Besniku e kuptoi ate. E dinte se ėshtė njė vajzė shumė delikate e i kushtonte rėndėsi bisedės, nė fakt ai pėrfitoi nga ajo, e pėrvetėsoi Engjėllueshėn. Kaloi njė kohė, te dy kuptonin se ka lindė diēka ndėrmjet tyre, asnjėri nuk guxonte tė merrė hapin qė duheshte. Pėr ta ishte njė mesazh ajo qė poeti grek thotė se: “Tė jesh i dashuruar qenke nė zjarrė, tė jesh padashuruar do tė thotė nė akull je”. Besniku filloi ti flas pėr shumė momente, ajo me kėnaqėsi dėgjonte... Pas saj ajo pyeti: Je i fejuar apo i dashuruar? Jo, shkurt u pėrgjigj Besniku pėr tė vazhduar me nje fjali tė shkurtėr: por duhet dhuruar dashuri e mos e le qė ajo tė tė zbulon ty dhe fshehtėsintė e tua apo te mijat. Pas kėsaj mbretėroi heshtja... Engjėllusha u mundua tė paraqitet sikur asgjė nuk ndjenė. Ajo bisedėn atė ditė e pėrfundoi pa u pėrshėndetur...

Pas kėsaj pasoi njė shkrim nga Besniku: “KURRĖ MOS HARRO”( qė mė vonė do tė jetė sinonim i fjalės tė dua, ai i thotė Kurre mos harro, kurse ajo i pėrgjigjet edi...). Shkrimi mbante njė mesazh tė qartė, apo ishte shkrim ēasti ku kishte mbrenda emocionesh qė mbytė mėrzinė dhe rutinėn. Mesazhin e kuptoi ajo, por donte tė jetė e sigurtė dhe e pyeti se pėr kė ėshtė e shkruar...Besniku sypatrmbur u pėrgjigj: Pėr ty! Shkrim i mirė ia ktheu ajo, ka elemente interesante nė mbrendėsi. Kurse ai i thotė se nėse je e dashuruar, mendon vetėm se si tė shprehish fshehtėsinė mė tė madhe qė ke nė shpirt, andaj lirohu, bėhu fleksibile e mos lejo qė dashuria tė jetė pika jote e dobėt. Ajo filloi me njė hahahaha, duke thenė po, po nė momentin se kur e shehe se ke ngelė vetėm shfrytėzoje rastin, hape temėn e dashurisė dhe tėrthorazi tregoi se je i dashuruar. Besniku u ndal duke menduar, e i tha, ti je e dashuruar? Ajo nuk pranonte, andaj iu pėrgjigj me njė JO tė butė... Bisedat e pėrditshme e bėnė tė veten. Tė dy pranuan se kishin hy nė thesin e madh tė dashurisė. Pėr tė treguar kėtė dėrguan njėri tjetrit nga njė email. Besniku, i ka shkruar se kryelartėsia duhet tė largohet nga ajo, duhet butėsi, respekt dhe sjellje tė mira, se vetėm nga kėta njeriu lartėsohet, mirėpo meqė ti i ke kėta veti nuk gabojė nėse tė them “Tė dua”. Ajo nuk nguroi, menjėhere i dha pėrgjigje: JE TI AI QĖ HYRI NĖ ZEMRĖN TIME TĖ NGURTĖ, JE TI AI QĖ MĖ FUTE NĖ MENDIME TĖ PA FUND, JE AQ I VEĒANTĖ SA MĖ BĖRE TĖ NDRYSHOJ, E PAS GJITHĖ KĖSAJ NUK THEM DOT MĖ SHUMĖ SE DY FJALĖ, TĖ DUAAA NGA ENGJĖLLUSHA.

Ishte ky momenti vendimtar, shprehen tė dy atė qė ndjenin. Ishin shumė tė afėrt njėri me tjetrin, mendonin se ska fuqi qė i ndanė... Problemi qėndron dikund tjetėr. Te prindėrit e Engjėllueshės. Babai i saj, Enveri, ishte nje njeri fanatik, qė nuk donte me secilin tė bisedojė. Ajo pėr te e paralajmėroi Besnikun, mirėpo ai as qė mendoi se do tė ishin prindėrit pengesė pėr bashkimin e tyre, pra ka tė bėjė me prindėr “intelektual”. Ajo studionte nė perėndim, dhe pėr vitin e ri, si zakonisht shkuan edhe prindėrit tek ajo... Mendoi se kishte ardhur koha qė t’iu tregoje prindėrve pėr dashurin e saj. Ajo e bėri tė veten!

Mirėpo, reagimi i prindėrve kishte qenė shokues... ata ia kishin thėnė njė JOOO kėsaj dashurie, qė sipas tyre ėshtė fatale. Nėna e saj nga tė keqi ishte shtrirė nė shtratė, e sėmurė, kurse babai, njeriu energjik, i ka thėnė tė ndėrpritet kjo lidhje se pėrndryshe nuk ke pėrkrahjen tonė. Ajo njėherė iu kishte bė ballė sulmeve, por mė pas ishte dorėzuar. Disa ditė nuk paraqitet nė telefon, as nė internet nuk ėshtė... humbi! Njė ditė kishte marrė guximin qė tė flas me Besnikun, ajo i tregoi se duhet ta ndėrpresė dashurinė... ajo ia tha edhe fjalėt e Xha Enverit, se Shkupi na qėnka njė qytet me mentalitet tė ulėt, se aty martohen vetėm kurvat... ajo i tha se edhe vete nuk ndjene dicka pėr te, thjeshtė nuk e do... Besnikut kjo i ngjalli njė krupė tė vėrtetė. Mendonte pėr shumė gjėra, personaliteti i Xha Enverit iu shndėrrua nė kompleks... qyteti im, qyteti im psherėtiti ai, na qenka qytet i kurvave... kryeqyteti i Dardanis antike dhe kryeqendra e shqiptaris na qėnka me mentalitet tė ulėt???!!! Hmmm, atėherė ēkanė kėta historian, pse flasin dhe pse mburen me kėtė qytet? Vallė pse ka pasur mentalitet tė ulėt? Apo pse qenka i mbushur me kurva???!!!

Botė e botė, derisa ti shkėlqen... dikush me veprat e tyre po e njollosin dhe vjenė era qelbėsirė...

Besnikut i erdhi keq pėr sjelljen e Xha Enverit, ai njihte veten dhe nuk u merrte me fjalėt e tij tė njė “intelektuali”. Ai mendonte diēka tjetėr, filloi tė dyshojė tek dashuria e Engjėllushes, ai mendoi se ajo tėrė kohėn ėshtė tallur me te, se ajo ėshtė dashuruar nė shkrimet e tija e jo nė vetė ate. Mendonte, pėr ate e kishte lehtė, pėr ate... ajo mė injoron, edi ajo ska pasur gjė me mua, por me shkrimet e mija, thonte nė vete Besniku. Unė njeriu qė bėra ndryshime, sot jam ai qė shkaktova ērregiullime nė jetėn e saj...pse e bėri kėtė???



???

Lapsi
08-11-09, 17:04
Xha Enveri kthehet nė qytetin e nderit, Prishtinė dhe disa herė e viziton shkupin, pra “vendin e kurvave”...hmmmm pėr ēfarė qėllimi???

Ndoshta ka shumė para dhe nuk di ku ti harxhoje, tė blejė dashuri me para apo... Ai siduket nuk kishte jetuar me qytetėrimin shqiptar, ai jetoi nė qytete perėndimore, kurse Besniku jetonte buzė kufirit, aty ku ngriheshin malet e larta tė trimėrisė e qė qėllonin me plumba nga tė dy anėt. Pas njė kohe, filluan pėrseri tė bisedojnė Besniku dhe Engjėllushja... Ai kuptoi se ajo qe rritur nė fidanishte, ku secili nuk mund tė kėpuse lule qė rriten atje. Ata dashurinė e shndėrruan nė miqėsi... sėpaku ashtu mendonin, ėshtė mirė qė tė jemi nė kontakt njėri me tjetrin. Engjėllusha gjithnjė kishte fshehur diēka nė vete. Ajo ishte betuar se asnjėherė nuk do ti tregonte Besnikut. Por, shumė shpejtė doli nė shesh sekreti i saj. Ajo kishte mohuar para tė tjerėve dashurinė, por ate qė e ndjete, impulset e dashurisė dhe thellėsinė e ndėrgjegjės nuk ka mundur ta mohente... Njė ditė i thotė, Besnik, ti nuk e ke merituar atė rrenė qė ta kam thėnė. Besniku u habit e pyet pėr ēfarė bėhet fjalė, kurse ajo nuk donte te tregoje... e dinte se do tė fillonin pėrsėri. Ai insistoi dhe ajo i tregone se e ka genjye kur i ka thėnė se nuk e do, se ai gjithnjė ka qenė nė zemrėn e saj, nė mendimet e saja, por kėtė e ka mbajtė thelllė nė zemėr. Besniku pyeste nė vete, ēflet kjo, ēfarė fshihet pas saj, qenka nė tokė pėr me ngushėlluar shpirtėra?

Filluan si mė parė, tani me kėmbėngulje se vėrtetė nuk ka forcė qė i ndanė. Tė njohėsh notat e vdekjes, do tė thotė tė mbroshė dashurinė. Xha Enveri pėrsėri viziton Shkupin. Vizitat e tij do tė jenė shkas i keqėsimit tė raporteve me Engjellushėn. Ajo ėshtė kureshtare qė tė di vizitat e prindit tė saj. Mirėpo, pytja e saj ishte bė shkas qė tė bėhet rrėmujė nė shtėpi. Ajo ka pyetur se vallė shkon nė Shkup pėr tė pyetur pėr Besnikun, Xha Enveri thotė se qėndron edhe ajo. Pas njė grindje ajo qėllohet nga e ėma...nga inati ajo ik ne perėndim. Do tė largohet nga ata, i urrenė, pėr te ata janė prindėrit mė tė kėqinjė...

Ajo e njofton besnikun me njė email qė shkruan: I Dashuri Besnik, nga Kosova ika me njė hidhėrim shumė tė madh qė kisha me prindėrit…” pėr tė vazhduar: “Me veten po kam problem, vėrtetė sjam mirė me nerva , e kuptove edhe vet kur biseduam, vėrtet po kaloj njė priudhė shumė tė vėshtirė, nganjėherė mė duket se nuk do mund ta pėrballoj, mė shkon mendja vetėm per keq tė bėj…”. ishte ky emaili qė Besnikun e detyroi qė t’ia shkruaje njė letėr Xhaxhit Enver. Nė te shkruante:

I nderuari Z. Enver, pėrshėndetje!

Meqenėse nuk e patėm ate mundėsi qė tė flasim sy me sy, gjė tė cilėn mė tepėr do ta kisha preferuar, atėherė vendosa qė sadopak ti sqarojmė disa gjėra nė detaje nėpėrmjet ketij emaili. . Me dashurin prej prindi kėrkoni mė tė mirėn pėr vajzėn tuaj, si ēdo prind i mirė, por nuk duhet gjykuar njė njeri nga vendi, por duhet gjykuar kryesisht nga kultura e nga karakteri! Nga kėtu thėras qė duhet te kuptoni gjėrat si levizin dhe pa nivelizime, pa keqkuptime dhe mendime iracionale dhe mė jepni njė mundėsi tiu them se edhe unė dua ta shohe mire Engjėllushen, ngase me te na lidhė njė ndjenjė e fortė dashurie. Nuk dua te keqkuptohem, por ju betohem se nuk kam manipuluar ndonjehere me te gjithnje kam bė biseda tė pamaskuara, ia kam treguar gjithnje te vėrtetėn kur mė ka pyetur rreth vendit dhe punės qė punojė… Andaj mė jepni mundėsinė t’ju them fjalėn si burri burrit, duke ju parė drejtė ne sy, se vajzen tuaj e dua me gjithe zemer, e do bej cfarė tė jetė e mundur qė ajo te jete gjithnje e lumtur! Mė besoni qė ndihem keq pėr shkakė tė mėrzitjes nė familjen tuaj si dhe pėr largimin e Engjėllushes. Prandaj ju kėkroj sinqerisht tė mė mirėkuptoni dhe te bashkepunoni me mua pėr tė gjetur nje zgjidhje, sepse kemi te njejtin qėllim: lumturin e vajzes suaj!

Mirepres pergjigjen tuaj!!! Besniku

Mirėpo, Xha Enveri nuk do tė gjejė mėnyrėn ti kthejė pėrgjigje. Ai do tė sėmuret, duke mos shkuar nė punė pėr njė muaj… ai mesiguri nuk do ta gjente veten aty, do tė ndjeheshte I huaj, nuk do tė gjendte qetėsinė shpirtėrore nė shtėpinė e tė dashurit tė vajzės sė saj. Ai ndoshta ate e kishte menduar si njeri, shkrimtarė me xhaketė tė vjetėr nė trup, apo ka frikė se ai jetonė nė vetmi ose nuk ka para dhe makina etij nuk e sjellė nė Prishtinė, ngecet nėpėr qoshe, se pėr te nuk gjendet benzinė. Besniku bėnė njė gjestė human, e bind Engjėllushen tė kthehet tek prindėrit. Ai mendon se kjo do tė jetė nė favor tė tijė. Mirėpo, ndodhi krejtėsisht diēka tjetėr. Ajo pėrsėri u lragua nė njė distance tė re… kishte humbur ndjenjėn e “dashurisė”… ishte ndikuar nga kėshillat e Xha Enverit, apo nuk mundet tė formulonte mendim… nuk e ndjente veten mbrenda tij. Besniku u inatos, ajo I tha edhe njėherė se nuk e do… donte tė gjejė arsyen, mendonte se e ka nga frika e varfėrisė, mundet nga shoqėria… mundet, pse kaq pyetje mė bezdisin pyeste ai. Ai donte ti tregoje Xha Enverit se ari (ashtu e quante vajzėn) njė ditė mund ta humbė vlerėn dhe tė shndėrrohet nė hekur tė dryshkur…

U inatos Besniku, dhe e urojė pėr fitoren e tij Xha Enverin… fitore kjo qė erdhi falė bunkerėve tė tij tė improvizuar tė njė njeriu fanatik tė papėrmirėsuar.

Besniku shkruante:

I nderuar!
Kėtė email po ua nis pėr me tė treguar dhe pėr me tė qetėsuar se ndėrmjet meje dhe Engjėllushės gjthēka morri fund, shpresoj se do tė mbeteni i kenaqur!
Asnjėhere nuk e kam menduar se do te me ndodhe dicka e tille, tani po kuptoj gjithēka... dashuria jonė kishte nje esence progresive, por jo luftė pėr varrimin e traditave negative te popullit shqiptar: martesa pa vullnet, ndarėsi shoqerore, fetare, etj etj dhe futem nė tė sotmen qė fatkeqėsisht ende kemi ide te tilla (deri mė sot mendoja se ata dine ti zbukurojne vetėm mjeshtėrit e pendės, por qenka e vėrtetė dhe ajo mė ndodhi mua)
Shumė shpesh kam thėnė se jeta ėshtė njė demonstrim brilant i menēurisė dhe dituris sė Zotit, njė reflektim i dukshėm i artit dhe fuqis sė Tij. Ne kėtė botė asgjė nuk ėshtė rastesishte, askush nuk e krijoi vetveten...jeta eshte e shtrejte dhe e ēmueshme dhe askush nuk do ta pranoj ta humbte kete vlere me deshirėn e vete. Por, nuk e kam ditur, ne fakt asgje nuk di...dhe kjo nuk iu pėrgjigjet as pikave me te vogla te spektreve tė tė menduarit tim real, mirėpo po shohe se gjithcka, bile edhe ajo qe eshte asgje ne shpirtin tim, merre nje forme tė pėrbėr nga sinkronizimet e kohės, qė dita ditės mė shkel e mė ulė pėr toke. Nuk di dhe nuk mundem ta kuptoj se gjithė kjo ėshtė nga euforia apo nga mendjemadhėsia, nga ambiciozja apo nga absurdja, apo nga VARFERIA qė ma kanė mbėshtjellė zemrėn dhe kam humbė qartėsin e shpirtit. E kjo mė le tė kuptoj se nuk di asgjė, nuk di se ĒKA ĖSHTĖ E MIRĖ PĖR MUA, cfarė qenka kjo botė, apo thjeshtė pėrbėhet nga zbaticat tė gjykuara nė kohė e me pėrmbajtje helmuese e shokuese pėr mua, kurse pėr ju njė triumf i madh qė pėrfundon me buzėqeshje... uraaaa ia arritet. E kjo mė habitė, se sa pėr dreq, se gjithēka mbėshtjellet nė nje pike, ne piken e 'suksesit tim tė thjeshtė' QĖ BĖRA NJĖ KOHĖ Engjėllueshem PĖR VETE, qė me plot dashuri mė shkruante se mė do, pėrderisa ndėrhyre ti me luftėn e padėrgjegjshme dhe e binde tė ma thotė ate qė nuk donte… Une e di se ti e ke veshtire ta pranosh zgjedhjen e saj, por nuk mbėshtetem nė idete e tuaja kur mė ke bė manipulues, kur unė asaj i kam treguar te gjitha, bile edhe si frymoj...i kam treguar pėr sofrėn time te vobekėt karshi tryezės tėnde tė begatshme, duke i treguar se deri me sot askush nuk ka vdekur nė kėtė sofėr.

Ai, Besniku, ndjehet keq, kokėn e tij e ka sulmuar uragani shkatėrrues, mendon qė ėshtė fut krimbi dhe ha nga truri I tij, krimb ky qė ėshtė mbjellė nga Engjėllusha… Nuk di nėse ajo e bėri gjithė kėtė lojė nga e keqja e shpirtit tė saj, apo e detyroi Xhaxhi… Ajo qe larguar aq shumė, saqė nuk di ku rri, me kė rri, cfarė mendon, apo ndoshta sot ndjehet mirė, qetė, si sipėrfaqja e detit tė patrazuar… letė jetoje si tė doje… vetėm Xhaxhin e pėrkujtojė se edhe pse mė ka lėnduar, unė dhimbjen e kam shndėrruar nė force…





Agim Jakupi-Shkup

Lapsi
09-11-09, 11:09
Bota ime dhe...- Skicė nga Agim Jakupi


Botėn qė deshta ta “krijojė”... ende pa vėnė themelet... ishte vėnė para aktit tė njė shkaterrimi...ajo ishte njė botė e jona qė ti e injorove... kėtė botė ti bashkė me shkaterrimtarėt tjere e vutė nėn thembra dhe e shkelet me sa forcė qė mundėt....e unė harxhova kohė duke u munduar tė mbledh materialin mė tė mirė dhe mė tė pastėr qė kisha pėr tė ndėrtuar kėtė botė pėr ne tė dy...mblodha gjithė dashurinė gjithė forcėn pėr tė krijuar botėn qė deshtėm unė dhe ti, por nė kėtė rast ti u tėrhoqe ....unė pėrsėri nuk u largova por fillova me kėshilla... mendova se nė kėtė mėnyrė do tė ndihmojė qė tė shohėsh dritėn... edhe pse ishe futur nė tunelin e pafund tė kryelartėsisė tėnde. Koha kalon... minutat, orėt, ditėt ikin me shpejtėsi tė madhe, kurse fjalėt e mija qė ti thoja ishin hiē gjė...per ty kėto fjalė kanė qenė pa asnje vlerė. Po-ja yte kuptohet si... ajo i ngjanė jehonės sė melodis qė u kėndohet tė vdekurve gjatė varrosjes... Unė e di po edhe ti duhet ta dishė se me kėtė varrosje nuk marrin fund vlerat, por kjo ėshtė vetėm njė dėshmi se nė kėtė botė jetojnė edhe shkatėrruesit e tyre. Mandej, kupto se vlera mbetet vlerė dhe jeton me mua, pa marrė parasyshė si mė quan ti... unė e kuptoj heshtjen tėnde dhe ata lėvizje breshke... kuptoj edhe butėsin dhe arrogancėn tėnde... por nuk ka qenė momenti qe ti tė heshtėsh...kjo ėshtė edhe njė dėshmi se sa ti ke dashur tė “krijojmė” botėn tonė..nuk ėshtė me rėndėsi tė jesh i mirė por ėshtė e domosdoshme qė tė menjanosh rastin pėr tu bėrė i keq.... Ka qenė momenti kur ti duhej tė mbledhėsh forcė dhe tė luftosh pėr botėn tonė, por nė kėtė rast mė lė tė luftoj vetėm....dashuria e njėanshme nuk vlen aspak tė quhet dashuri...ajo ėshtė e shoqėruar me vetmi , urrejtje, tradheti....Shoqėria shkatėrohet me tradhėti, kurse dashuria kur ballafaqohet me tė vėrtetėn.... nė kėtė rast ndjehem i tradhėtuar nga dashuria. Sado ironike qė tė duket, sado e pakuptueshme qė tė jetė, unė jam ai qė isha dhe mbetem i njejti, qė nuk ndryshoj... mbetem ai luftėtar apo nėse flas me gjuhėn tėnde, mbetem i njejti fshatar... aty kam filluar dhe mundohem ta “krijojė” botėn qė tė fola, do tė luftoj i vetėm pėr kėtė botė qė “krijova” sepse ajo mė takon mua dhe ia kam borxh vetes. Ėshtė rrėnqethėse tė flas pėr atė botė, qė ende nuk je e gatshme ta definosh me ngjyrėn e vėrtet... apo bollėku yt bėri qė kryelartėsia tė mbisundoj mbi racionalen dhe sot ballafaqohesh me pavendosmėri... qė the se diēka do, por nuk e di se ēka... ndryshon mendimet sipas stinėve. Nuk mundem tė kuptoj, ndoshta jam miop dhe nuk shohė larg... po asgjė nuk ka kuptim... arsyetimet janė banale... po, po, vėrej qė bota yte “administrohet” nga satanėt qė dinė vetėm tė shkatėrrojnė, tė rrėnojnė vlerat dhe tė lėndojnė njeri... Nė “krijimin” e kėsaj bote... pėrjetova njė fat, sido qė ta quaj, tė mirė apo tė keq... nė fund kuptova lojėn e kėtij “krijimi”... qė di tė befasojė me “fenomene” tė pakuptueshme pėr mua, ngase ti je e shkathėt tė pėrbuzėsh vlera. Ti je e aftė tė pėrulesh para “administratorėve” tu dhe tė dirixhojnė ato me veprimet tua. Ti nuk je vetja, ti je njė bonjake e egos tėnde qė vepron sipas dėshirave dhe qėllimeve tė “administratorėve” tu. Andaj del e pakuptimt fjala qė shumė shpesh e thoje, “EDI”, qė sot nuk mundem dot ta deshifroj dhe tė tė them ēfarė mendoje... Ndoshta gabojė, por e ke pranuar se “administratorėt” e tuaj kanė qenė pengesa pėr tu hedhur ēimento nė themelet e asaj bote qė kishim synim. Mashtrim, helm, sido qė ta kuptosh...ishe dėshtuese nė gjithēka... ndoshta edhe shpirti yt nuk ndahet pėr qėllim...por nga pėrpjekja “madhėshtore” e “administratorėve” satanist. Kjo botė, qė fillova ta “krijojė” njė ditė do tė pėrfundoje... mbėshtetem nė atė thėnie se “suksesi ėshtė i thjeshtė...”. Kurse, ti mos lejo qė “administratorėt” tė tė pengojnė nė “krijimin” e botės tėnde tė dytė apo... tė shtatė..., apo do tė jetosh nė botėn e “administratorėve” tuaj?!!! Ti do ta kuptosh njė ditė se personin qė ke dashur dhe e kė lėnė pėr nje person qe te ka pėlqyer, do tė jetė zhgenjim pėr ty , ngase personin qė ke pėlqyer pėr hirė tė “administratorėve” do tė lėre pėr personin qė e do. Ti njė ditė do tė zgjohesh dhe do ta kuptosh lojėn qė ta kanė kurdisur “administratorėt” tuaj dhe do tė mė kėrkosh, atėherė kur unė kam vdekur, do tė vish te varri im atėherė kur unė do tė jem tretur, do mė thuash mė FAL, por unė do tė them IK ska vend pėr falje, ngase vrave njė zemėr qė tė deshti marrėzisht... e ti vazhdo tė jetosh si vrasėse e njė zemre tė pafajshme qė tė deshi me gjithė forcėn e saj... e kurrė mos harro... lumturia nuk blehet me para!

Nga Agim Jakupi - Shkup

Kotorristi
10-11-09, 17:02
hallall te qoft lapsi se shum mir paske shkruar nje dit ndoshta behet von

~AnnA~
10-11-09, 17:04
hallall te qoft lapsi se shum mir paske shkruar nje dit ndoshta behet von
Lapsi ka penden e arte, qe len gjurme ngado qe shkruan :)

Lapsi
10-11-09, 19:21
Lapsi ka penden e arte, qe len gjurme ngado qe shkruan :) ca po flet keshtu :P
ku je ti qe na humbe pa gjurme, nuk te shohe online

Lapsi
11-11-09, 11:45
Afėr teje

Buzėqeshja u zhduk sikur ta kishte pėrpirė dheu. Tani i vetmuar merrem me veten, duke pėrfytyruar... duke analizuar... duke kujtuar kopshtin e madh qė mban njė emėr... Gjithėēka kishte marrė pamjen e pesimizmit dhe veten e mashtroja me gėnjeshtrėn romantike, ku ēdo hap mė pėrcillte me dhimbje. Kujtimet mė hidhnin nė det, nėpėr shkėmbijė e nėpėr male... nėpėr shpellat ku u strehosha kur binte shi, nėpėr kodra tė mbushura me barė tė thatė... Doja qė tė harroja... doja qė tė kthehem tek vetja, po kėrkojė ngushėllim... hapsira e ngushtuar dhe e errėt po merrė njė pamje tjetėr... horizonti ėshtė shtruar me tė kuqe..., nuk do tė thoja me flamuj tė pergjakur tė gabimeve tė mija... e di qė jam, mandej tė gjithė jemi gabimtar... por nuk ėshtė gabim nėsė luftoj pėr dashuri... sėpaku mėsohem tė bėjė sakrific. Por, prapė kėta kujtime mė mbetėn nė tru, tė ngulitura thellė nė shpirtin tim… e asesi tė ikin! Mė mungonte orkestra qė kėndonte kėngėt e qejfit tim… siduket ata nė atė ēast kėndonin nė njė darsėm qė unė nė atė vend jam i pėrjashtuar. Fantazia luante me miliona asociacione… mendoja pėr shumė gjėra… Nuk dua qė tė bie nėn pushtetin e egos, andaj po bėjė njė luftė tė madhe me egon, kurse me tė tjerėt sillem butė, ngase kjo jetė mes tė tjerash kėrkon qė tė tregohet vėmendje se si sillemi, ēfarė veprime duhet marrė qė tė jemi tė suksesshėm nė rrugėn e... qė ka njė distinacion tė caktuar... tė papriturat nuk mė ndalin… Dua tė jem nga ata tė sakrificės... Mendoja… Ah sikur tė isha afėr teje... shiu qė bie nuk do tė na lagte... era do tė sjellte aromėn e luleve, unė i kėnaqur nga pranija yte do tė harrosha tė kaluarėn e hidhur... do tu bėsha njė njeri krejtė tjetėr, duke dėgjuar rahjen e zemrės sate… Nuk do tė mendoja pėr largėsin, ngase nėse je largė nuk do tė thotė se nuk vjen dita qė tė jemi shumė afėr njėri tjetrit... duhet shpirtin ta edukoshė nė frymėn reale tė tė veēuarit tė asaj qė ėshtė e mirė dhe asaj qė ėshtė e keqe pėr ti. Duhet njė vetėflijim i ndjenjave... dhe gjithėēka do tė mbetet pas… tė gjitha do tė bėhen njė… ndėrkohė, qė hėna dhe yjet qė ishin tė mbuluara nga retė do tė zėvendėsohet me… ate natė... ku hėna do tė shėndriste dhe ne tė shtrirė nė barin e thatė... duke shiquar yjet qė vallzonin vetėm pėr mua dhe ti... nuk do tė ketė nevojė pėr qirinjė e as pėr drita, gjithēka do tė ishte dritė kur jemi bashkė. Dhe ti do tė mbetesh e habitur nga prezenca ime... me buzėqeshje do tė mė flisėshe, e unė do ti shiqoja lėvizjet e buzėve tuaja... do tė kuptoja gjithė ate bisedė qė benė me ndjenat e tuaja... shpirtėrat nė ate moment do tė fluturonin nė qiell... gjithēka do tė pėrkufizohet me... pėr tė kaluar nė njė botė tjetėr, nė botėn qė kupton vetėm dashuri...urretja duhet lėnė pas, ēdo gjė do tė shkon sipas ngjyrave tė spektrit tė krijuar nga dy zemra qė janė shumė afėr njėri tjetrit, qė ndajnė ēdo moment bashkė... le tė pėrfundoje edhe me ngacmime…

Agim Jakupi

ShEjToNkA
11-11-09, 23:36
Lapsi, tė lumtė penda!



SP. Temat e hapura nga ti nė kėtė rubrikė, bashkova qė tė gjitha nė njė temė tė vetme, qė tė kemi tė gjitha shkrimet nga ti nė njė vend!

Tė faleminderit nė mirėkuptim!

Lapsi
17-11-09, 09:57
ok, vetem se cdo shkrim ka tematike qe dallon nga tjetri