PDA

View Full Version : Zhurma serbe dhe Kosova


Lapsi
10-11-09, 11:26
Zhurma serbe dhe Kosova


Shkruar me 15.02. 2008

Ndjeje nje dhembje te madhe kur kujtoj qe atdheu im, Kosova, u mvodh nga Shqiperia. Shqiptaret kurre nuk do ta durojne zgjedhjen serbe!
(Isa Boletini)
Historia e qyteterimit njerezor eshte nje proces i panderprere qe zhvillohet ne baze te ligjeve te pergjithshme , objektive shoqerore, ekonomike dhe te vlerave kulturore. Ngjarjet dhe dukurit shoqerore ne periudha te caktuara historike paraqesin te kaluaren politike, kulturore, sociale, perkateshishte historine e tyre kombetare. Gjate kohe, per fat te keq, disa pseudoshkenctar serb jane perpjekur e vazhdojne qe ne emer te shkences ta shtremberojne te kaluaren historike te popullit shqiptar, kuptohet per qellime ideologjike dhe politike. Ata hedhin teza glorifikuese ndaj te kaluares sone kombetare, mbjellin iluzione te kota te cilat nen flamurin e ksenofobies serbe nxjerrin teza perplot falsifikime ndaj etnosit shqiptar… Mirepo, ceshtja e etnogjenezes se popullit shqiptar nuk eshte me e diskutueshme. Vazhdimesia etnike ilire-shqiptare tashme eshte argumentuar me deshmi gjuhesore, kulturore, antropologjike, etnografike, arkeologjike dhe historike.
C’eshte e verteta, hapsira ballkanike ka qene dhe eshte ceshtje gjeostrategjike dhe gjeopolitike me rendesi te madhe per Fuqite e Medha. Populli shqiptar ne kete rast ka qene populli me i shkelur, populli te cilit i eshte bere padrejtesi me e madhe. Qysh me hapjen e Krizes Lindore, me vendimet e Kongresit te Berlinit(1878), shtetet e ballkanit u krijuan sipas sferave te interesit te Fuqive te Medha, te cilat i vizatonin kufijt sipas deshires se tyre. Te ngjajshme ishin edhe Konferenca e Londres (1913), e Versajes (1918), Konferenca e Paqes ne Paris (1945) qe vertetuan vetem status quone e kufijve te shteteve te Ballkanit, gjithnje ne deme te shqiptareve. Pra, edhe sot verehet ndikimi i Rusise per te ruajtur dhe zhvilluar pansllavizmin ne Ballkan, si dhe ndikimi i Frances dhe Anglis per te ruajtur krishterizmin nder shtetet ballkanike. Andaj, edhe termi demokraci ne kete hapsire sherben si mashtrim per te perforcuar sundimin krishter… Per kete eshte deshmi tragjedia e muslimaneve te bosnjes, qe paraqet aktin me te turpshem te civilizimit evropian dhe boteror. Nderkombetaret te perfshire ne kete drame, duke qene te ndergjegjshem per ate qe u priste ishin te lekundur ne qendrime dhe se kendejmi te paafte (ndoshta te painteresuar) per me u ballafaquar me sindromin serb. Te gjithe e dinin se pas bosnjes, Kosova do te jete vatra e re e tensioneve dhe te gjithe thonin se duhet te behen perpjekje qe zgjidhja e problemit te Kosoves duhet te zgjidhet pa dhune. Kishte betime se nuk do te behen gabimet e njejta sic u bene me bosnjen, bile shume e shume perplasje grushtash ne tavoline dhe kercenime te NATO-se. Kjo le te kujtosh paralajmerimet e Bushit Plak (ne fillim te viteve te 90-ta) qe ia bente Millosheviqit se SHBA do tė pėrdor forcėn nė qoftė se serbia nis luftė nė Kosovė, si dhe ish sekretarin e NATO-sė gjenerali Manfred Vorner, qe kishte thėnė se njė zgjerim i luftimeve drejt kosovės “duhet ndaluar nė ēdo ēmim”. Manovrat e tilla te NATO-se, Millosheviqi do tiu shmanget me nje marreveshje me amerikanin Hollbruk...
Te gjithe e dinin se Shqiptaret jane popull me i shtypur, me i perndjekur (kete e ka theksuar edhe nje anetar i Federates Nderkombetare te Helsinkut per te Drejtat e Njeriut), si dhe viktime e politikes gjenocide te Serbise. Kurse, nga Parlamenti Europian thonin se “me dhunen qe ushtron ne Kosove kunder popullit shqiptar serbia e ka tradhetuar ndergjegjen e njerezimit.” Si duket keta ishin vetem fjale... per nderkombetaret ishte me lehte te luajne lojen kapucashkelmuar se sa fjalet e tyre ti zbatojne ne praktik, kurse ndaj shqiptareve, ne te njejten kohe, vazhdonte dhuna dhe terrori shteteror serb. Ne kete kohe edhe faktori politik shqiptar mbante pergjegjesi, ngase ata ndryshuan taktiken e veprimit, duke be thirje qe kerkesat mos te kerkohen me protesta po ne menyre paqesore, mbrenda institucioneve te Kosoves. Siduket keta harronin se ata institucione, perfshi edhe kryetarin Rugova, nuk i njihte askush si ne serbi ashtu edhe ne bote. Rugova ku do qe ka shkuar eshte pranuar si kryetar i nje partie e jo president i Kosoves...
Mund te themi se kjo taktik e tij ishte e gabuar dhe pa strategji veprimi, sikur edhe nje shishe me gjak te leme nje kohe te mbyllur, gjaku do te trashej, e qe do te na perkujtonte se jemi vonuar...Nderkombetarizimin e ceshtjes se Kosoves e beri te mundshme dalja e Ushtris Clirimtare te Kosoves. Perderisa per Rugoven dhe paqesoret tjere ushtria pushtuese ekspozohej e tmerrshme dhe e pa prekshme, ajo nuk vlente per luftetaret vullnetare te UCK-se, qe luftonin per clirimin e atdheut. Trimeria dhe vendosmeria e tyre bene qe ushtria pushtuese te rrezohet si keshtjella prej letre...Serbia duke mos duruar humbjet qe i kishte ne fushbeteja, filloi ti tregoje muskujt ne civil duke keqtrajtuar, dhunuar dhe masakruar, kurse per tu arsyetuar ne forumet nderkombetare, ne diplomaci ajo vlersonte se luften qe eshte duke e zhvilluar kunder kosovareve dhe Kosoves motivohej si lufte kunder seperatizmit, irredentizmit dhe nacionalizmit shqiptar. Mirepo, per te marrur epitetin e “shenjtorit”, ajo propagandonte se luften e bene kunder islamizmit, kunder shqiptarizmit musliman, qe zhvillonin kunder ortodoksise serbe... pra, lufte e krishterizmit kunder islamit. Kjo lufte sipas tyre do te merrte epitetin e kryqtareve, por, ne fakt ata ishin kryqtar te vonuar... Dmth edhe masakra ne Recak ndodhi duke mbrojtur krishterizmin serb (hegjemonizmi serb fillet i ka tek kisha ortodokse)... me kete akt barbar nderkombetaret do te kuptojne se ajo qe e thojne ata nuk eshte e vertete. Pra, nga ky moment erdhi vetedijesimi i faktorit nderkombetar e per tu mbledhur Grupi i Kontaktit dhe per te vene kushte, duke i detyruar palet per formimin e grupeve negocuese dhe me pas per me i “ngujuar” ne keshtjellen e Rambujese. Procesi i filluar i bisedimeve ishte mjafte i veshtire, serbet u ulen ne nje tryeze me ata qe i quante terroriste...Aty u diskutohej per tema te nxehta, miti serb e kishte humbur vlershmerine e vete se kosova eshte djep i serbise, ata nuk pranoshin qe Kosova te jete nje subjekt i pavarur... kurse, nga ana tjeter faktorit shqiptar iu bente trysni nga nderkombetaret qe te heqin dore nga opcioni i pavaresise. Situata e krijuar gjate bisedimeve beri qe perendimoret ta arrijne efektin e tyre te deshiruar duke kercenuar shqiptaret qe ta nenshkruajne marreveshjen e arritur se perndryshe nuk do ta kene mbeshtetjen e tyre, dhe nga ana tjeter duke iu kercenuar serbise me trupat e NATO-se. Meqe shqiptaret ishin ata qe e firmosen marreveshjen, kurse serbet jo, pasoi sulmi i NATO-s. Me kujtohet koncerti amoral ne sheshin e Beogradit me 24 mars 1999, me fillimin e bombardimit, ku ne mes te prostitutave vallzonte Arkani, i cili pasi qe kishte be krimin ne bosnje, te nesermen do nisej ne Kosove... Bombardimet qe zgjaten me shume se 70-te dite, bene qe serbia ti terheqe trupat ushtarake dhe policore nga Kosova. Me te arritur ne serbi me 10 qershore, hapen shishet e shampanjes duke u ra borive te fitores (serbet jane popull i vetem qe i festojne edhe humbjet)! Spikeri i TV-se shteterore thote: “Agresioni kunder popullit jugosllav mbaroi... Te dashur degjues e shikues politika e presidentit Sllobodan Milloshevic fitoi...! Serbia e mundur do te hedhet ne sulm diplomatik, do te beje zhurme neper instancat me te larta te OKB-se dhe neper qendra europiane. Do te dorezojne letra proteste si dhe kercenime se gjeneralet e tyre jane te gatshem qe perseri te futen ne Kosove. Ne kete rast diplomacia boterore siduket me kujdes te vecante i degjoi zhurmen serbe dhe perseri beri gabime parimore qe atakojne lirine e Kosoves, pse jo edhe vete qellimin e luftes se NATO-s, duke nxjerre rezoluten 1244 te Keshilli te Sigurimit, me cka serbise i garantonin integritet territorial...me kete i trajtuan njesoje vrasesin dhe viktimen. Eshte paradoksale qe kriminelet mos te denohen, ata nuk mund te rrine bashke me ata qe u masakruan, me ata qe u perndoqen mizorishte, qe u dogjen, perdhunuan, ngase me kete rrezikohet paqja. Me siguri kete e kane vleresuar nderkombetaret, prandaj edhe ne realitetin e Kosoves nuk eshte respektuar rezoluta e Keshillit te Sigurimit. Mund te them se trualli i Kosoves nuk eshte trualli i luftes, as i diplomacise boshe. Nuk u deshte te kete bisedime me serbine se ata jane te kota(nga 1999 Kosova ka institucionet e veta), ngase hegjemonia serbe ruane aspiraten pushtuese e koloniale ndaj Kosoves, kete e vertetuan edhe bisedimet shtese 120 diteshe. Ne fakt edhe pse ceshtja e Kosoves u vonua shume, ajo eshte ne shansin historik...eshte ceshtje me te cilen merren komitet, keshillat dhe organizmat te ndryshme europiane per te drejtat e njeriut, partite dhe qeverite e Europes dhe SHBA-se. Per here te pare ne historine e njerezimit votohet rezoluta, ku te gjithe anetaret jane pro rezolutes, e kjo ngjau per Kosoven ne Konferencen Islamike ne Islamabad. Eshte shume e kote perpjekja e serbise qe e luane rolin e pacientit te keq, qe e pret hunden dhe shkon ankohet te doktori (lexo Rusia), sepse regjimit serb i ka kaluar koha, ajo do qe ta riktheje te kaluaren me nje version me tragjik, qe eshte kunder logjikes historike edhe kunder proceseve demokratike. Serbia le te beje zhurme, asaj nuk i ka mbet asgje pervec se ta pranoje realitetin, Kosova as qe ka qene dhe as qe do te jete nen serbi...
Ora bie per Kosoven, ajo eshte ne prag te shansit historik, andaj miqe te mi mireutakofshmi ne KOSOVEN E PAVARUR.
“Vdekja per lirine e Kosoves do te ishte fati im me i madh i jetes”

(Fehmi Lladrovci)


Agim Jakupi - Shkup