PDA

View Full Version : Edhe pas zgjedhjeve mendohet tė keqsohet gjendja ne Kosove.


GjIlAnAsI_cSi
14-11-09, 19:18
ORA hedh dyshime mbi mbarėvajtjen e procesit zgjedhor

Partia Reformiste ORA ka shprehur shqetėsimin pėr mbarėvajtjen e procesit zgjedhor, pasi qė - sipas kėsaj partie - kompania e cila do tė merret me transportin e materialit sensitiv dhe josensitiv pėr zgjedhjet lokale tė 15 nėntorit, NTSH”G&H”, me numėr biznesi 70425162, “ėshtė kompani joprofesionale pėr kėtė punė”, e regjistruar pėr veprimtari: “Riparim i aparateve elektrike shtėpiake dhe sallon ondulimi dhe zbukurimi”.

Kėto informata, siē thuhet nė njė komunikatė tė ORA-s, ēdo qytetar i Kosovės mund t’i marrė nga ueb-faqja www.ARBK.org (http://www.arbk.org/) dhe nė www.kqz-ks.org (http://www.kqz-ks.org/), ose tė kėrkohet nė mail [email protected].

Po ashtu nė komunikatė thuhet se, edhe kompania fituese pėr tenderin e transportit pėr stafin e Qendrės sė Numėrimit tė Rezultateve, kompania “Vėllezėrit Thaqi”, me nr. tė biznesit 80064748, si veprimtari tė regjistruar ka “Veprimtari tė agjencive tė tjera tė transportit, tregti me pakicė tė karburanteve dhe lubrifikanteve, hotele dhe motele, punė tė specializuara tė ndėrtimit, ndėrtim i autostradave, rrugėve, aeroporteve dhe objekteve sportive ndėrtim i lartė dhe ndėrtim i ulėt”.

ORA bėn tė ditur se kjo kompani ka fituar tenderin pasi qė ėshtė anuluar tenderi i parė mė 28.10.09, ku kanė konkurruar 3 kompani me motivin se janė pranuar mė pak se 3 oferta – ndėrsa kontrata ėshtė nėnshkruar mė 04.11.2009 , pikėrisht 8 ditė mė parė.

Po ashtu, ORA ka bėrė tė ditur se, shtypja e fletėve dhe broshurave pėr zgjedhjet 2009 ėshtė dhėnė kompanive CETIS DD nga Sllovenia dhe PARTNER TRADE Prizren.
“Data e dhėnies sė kontratės ėshtė 03.8.2009, ndėrsa kompania nga Prizreni “Partner Trade” ėshtė e regjistruar nė regjistrin e biznesit, me numėr 70600641, dhe mė datėn 19.08.2009 pikėrisht 16 ditė mė vonė se qė e ka marrė kontratėn”, thuhet nė komunikatėn e ORA-s.

“Kjo kompani e cila e ka marrė tenderin pėr shtypjen e materialit sensitiv, ėshtė e regjistruar pėr ‘tregtia e pjesėve dhe mjeteve tė automjeteve motorike, tregtia me shumicė e tekstilit, tregtia me shumicė e veshjeve dhe kėpucėve, tregtia me pakice tė artikujve tė imtė, ngjyrave dhe qelqit, etj’’, thuhet nė fund tė komunikatės sė ORA-s.
/Telegrafi/
Postuar: 15:12 / 12 Nentor 2009


-------------------------------------------------------------------------------------------------

LDK e shqetėsuar me disa kontrata tė dyshimta tė KQZ

Prishtinė, 12 nėntor Shtabi Zgjedhor i Lidhjes Demokratike tė Kosovės (LDK) ėshtė i shqetėsuar me tri kontrata pune qė kanė tė bėjnė me zgjedhjet e 15 nėntorit. Por, siē tha nė njė konferencė tė jashtėzakonshme tė shtypit, kryetari i SHZ tė LDK sė, Lutfi Haziri, kėto shqetėsime tė LDK-sė janė shpėrfillur. "Ne jemi tė shqetėsuar nė masė tė madhe nga disa tė dhėna qė u zbuluan kėtė javė lidhur me ndėrmarrjet e kontraktuara nga Qeveria e Kosovės dhe nga KQZ ja pėr tė kryer kėtė proces zgjedhor. Ne kemi kontaktuar me KQZ nė dhe me disa ambasada tė huaja, por shqetėsimet tona kryesisht janė injoruar. Prandaj, ne besojmė se ėshtė e rėndėsishme qė kėto informacione tė bėhen publike", tha Haziri nė fillim tė takimit me gazetarė. Siē shpjegoi ai, bėhet fjalė pėr kontratėn pėr transportimin e fletėvotimeve, pėr kontratėn pėr transportimin e stafit tė KQZ sė dhe pėr kontratėn pėr mbrojtjen e fletėvotimeve nė qendrėn e numėrimit dhe paraqiti tė dhėna qė flasin pėr parregullsi tė qarta nė procesin e pėrzgjedhjes sė kompanive. Haziri shprehu habinė qė transporti i fletėvotimeve iu besua njė kompanie qė nuk ėshtė marrė kurrė me kėtė punė. "NTSH 'G&H' ėshtė kompania qė e ka fituar kontratėn pėr tė transportuar fletėvotimet. Sipas regjistrimit tė biznesit, kjo kompani merret me instalime elektrike dhe pajisje, me riparimin e pajisjeve elektrike shtėpiake, me ondulime dhe trajnime tė tjera pėr bukuri. Pse KQZ ja i jep kontratė pėr transportimin e fletėvotimeve njė kompanie pėr ondulim dhe pėr punė elektrike??, tha ai. Ai paraqiti edhe shqetėsimet e SHZ tė LDK sė lidhur me kompaninė qė ka fituar kontratėn pėr transportimin e stafit dhe pėr mbrojtjen e fletėvotimeve, nė veprimtarinė e sė cilės nuk pėrfshihen fare punė tė kėtij lloji. "Ndėrmarrja tregtare shėrbyese 'Vėllezėrit Thaēi' e fitoi kontratėn pėr tė transportuar stafin e KQZ sė dhe pėr mbrojtjen e transportit tė fletėvotimeve nė Fushė Kosovė. Sipas regjistrimit tė biznesit, kjo kompani merret me shitje me pakicė tė karburanteve, me shėrbime hotelierike dhe me ndėrtimtari. Pse KQZ ja ia jep kontratėn pėr tė mbrojtur dhe transportuar fletėvotimet njė kompanie qė nuk merret me kėtė punė", tha mė tutje z. Haziri. Ai paraqiti shqetėsimet edhe lidhur me kontratėn me kompaninė CETIS, pėr shkak se partneri i saj, kompanie kosovare "Partner Trade", e cila i ka vetėm dy punėtorė, ėshtė regjistruar si ndėrmarrje 16 ditė pas njoftimit pėr dhėnien e kontratės. "CETIS ėshtė kompani e respektuar dhe e njohur ndėrkombėtarisht qė prodhon materiale tė ndjeshme, por ne kemi shqetėsime serioze nė lidhje me partnerin e saj lokal, 'NT Partner Trade'. Sė pari, sipas njoftimit tė dhėnies sė kontratės, botuar mė 7 shtator 2009, kontrata i ishte dhėnė kompanisė CETIS dhe partneres sė saj 'Partner Trade' nga Prizreni, mė 3 gusht 2009. Por, sipas dokumentit tė regjistrimit tė biznesit nė Agjencinė e Bizneseve tė Kosovės, regjistrimi i biznesit ishte bėrė mė 19 gusht 2009. Pyesim, si e kanė fituar ata kontratėn 16 ditė para se tė regjistrohen si ndėrmarrje". Sipas aktiviteteve tė regjistruara, kjo kompani merret me shitjen me shumicė tė mallrave, me shitja e pjesėve tė automjeteve motorike dhe tė aksesorėve, me shitjen me shumicė tė tekstilit, me shitjen me shumicė tė veshjeve dhe mbathjeve, me shitjen me pakicė tė tekstileve, me shitjen me pakicė tė veshjeve, me shitjen me pakicė tė kėpucėve, artikujve tė lėkurės, bojėrave, qelqit, etj.", tha Haziri. Nė kėtė kontekst, kryetari i SHZ tė LDK sė shtroi njė sėrė pyetjesh: Pse KQZ ja i jep kontratė kompanisė CETIS, kur partneri i saj lokal nuk ishte fare biznes i regjistruar nė kohėn kur ėshtė dhėnė kontrata? Pse i besohet njė partneri lokal tė biznesit, i cili nė asnjė mėnyrė nuk ka tė bėjė me prodhimin dhe shpėrndarjen e fletėvotimeve? Si mund t'i besohet njė detyrė e tillė njė kompanie qė ka vetėm dy punėtorė?, pyeti Haziri duke shtuar se pėrgjigjet nė kėto pyetje duhet t'i japin kryeministri i Kosovės, Hashim Tha[i, dhe KQZ. "I bėjmė thirrje kryeministrit dhe KQZ sė qė tė adresojnė shqetėsimet tona deri nesėr, nė fund tė ditės", theksoi Haziri, duke theksuar se zgjedhjet e sė dielės duhet tė zhvillohen "konform ligjit". Gjithashtu shefi i Shtabit Zgjedhor tė LDK sė shprehu qėndrimin e palėkundur kundėr njollosjes sė procesit zgjedhor, nė tė gjitha fazat e saj, nga kushdo qoftė. "E diela ėshtė ditė historike pėr demokracinė dhe askush, pa marrė parasysh pėrkatėsinė politike, nuk mund tė ngacmojė votėn e lirė, pa marrė parasysh sa tė dėshpėruar janė. E diela i takon popullit - askujt tjetėr", theksoi kryetari i Shtabit Zgjedhor tė LDK sė, Lutfi Haziri.