PDA

View Full Version : Cilėsitė e prijėsit tė mirė


amari
24-11-09, 12:06
Gazeta Epoka e Re

Shkruan :Dr. Shefqet Krasniqi

"Ēfarė pėrgjegjėsie ka kryetari, a ėshtė pozita privilegj apo pėrgjegjėsi, ēfarė cilėsish duhet ketė njė prijės i mirė"

Gjatė disa jave tė kaluara pamė njė garė mjaft tė madhe, e herė edhe tė fortė rreth asaj se cili do tė vijė nė pushtet, gara kėto qė nė shumė aspekte ndaj tyre kamė rezervė, si fyerjet dhe akuzat ndaj njėri tjetrit, pastaj premtimet e shumta dhe shumė herė tė hiperbolizuara e shumė aspekte te tjera tė cilat as qė po duam ti cekim tash e as tė merremi me to, ashtu siē nuk do tė ndėrhyjė nė atė se cili ka merituar mė shumė e cili mė pak, ngase ato tashmė kanė kaluar, bile shfrytėzoi rastin qė tė gjithė atyre qė kanė fituar tua urojmė fitoren duke filluar nga dr. Isa Mustafa kėtu nė Prishtinė e radhazi tė tjerėve, duke ju deshiruar suksese tė shumta nė punėn e tyre dhe duke e lutur Allahun qė t’ju ndihmoj nė realizimin e punėve tė mira.
Por desha tė them sė pari se pushteti ėshtė njė dhuratė nga i Madhi Allah i cili kujt do ja jap, por edhe kujt do ia merr, siē ka thėnė Allahu: "Thuaj: "O Allah, Sundues i ēdo sendi, Ti ia jep pushtetin atij qė do, Ti ia heq prej dore pushtetin atij qė do, e lartėson atė qė do dhe e pėrul atė qė do. ēdo e mirė ėshtė vetėm nė dorėn Tėnde, vėrtet, Ti ke mundėsi pėr ēdo gjė"! (Ali imran:26). Pastaj desha ta ceki nė shpejtėsi pėrgjegjėsinė e madhe qė ka pushtetari, e nė veēanti kryetari, ngase pėrgjegjėsia vjen edhe sipas pozitės qė e ka njeriu, ashtu qė sa mė e madhe pozita aq mė e madhe pėrgjegjėsia. Kryetari ėshtė njeriu i parė nė shtet, apo nė atė zonė, regjion, komunė etj, nga kjo ai ka pėrgjegjėsi mė tė madhe sesa tė gjithė qytetarėt tjerė. Ai ėshtė pėrgjegjės pėr ēdo njeri, plak e tė ri, gra e fėmijė, ai ėshtė pėrgjegjės edhe pėr shtazėt dhe shpezėt, ai ėshtė pėrgjegjės edhe pėr natyrėn, ėshtė pėrgjegjės pėr ēdo gjė. Ai ėshtė pėrgjegjės pėr ēdo dukuri negative qė lejon tė bėhet nėn pushtetin e tij. Ēdo e keqe, apo e dėmshme qė bėhet gjatė mandatit tė tij me dijen e tij, ai do tė jap llogari pėr te. Ai asnjė hap para nuk do mund ta qes Ditėn e Kiametit pa u pyetur pėr atė pėrgjegjėsi qė iu ėshtė besuar, sesi e ka kryer atė amanet, me ēfarė nderi dhe pėrgjegjėsie. Prijėsi i mirė ėshtė ai qė mė sė shumti ka frikė Allahun, qė mė sė shumti ka devotshmėri dhe sinqeritet, ai i cili nuk e merr pozitėn si privilegj, por si pėrgjegjėsi dhe ngarkesė, shėrbim pėr ata qė i ka nėn pushtetin e tij. Prijėsi i mirė ėshtė ai i cili i pyet dhe konsultohet me njerėzit e dijshėm e tė menēur, njerėzit tė cilėt ia kujtojnė atė ēka e ka harruar, ia mėsojnė atė qė nuk e ka ditur, nuk e lėnė tė gabojė, e lavdėrojnė kur t’ia qėllon. Prijėsi i mirė ėshtė ai i cili pajiset me cilėsi tė mira, pėrpiqet tė jetė mė i ngritur dhe mė i formuar sesa njerėzit e tjerė.
Umer Bin Abdul Azizi kur ka ardhur nė pushtet dėrgoi njė letėr te njė dijetar i asaj kohe dhe kėrkoi nga ai qė t’ia cek cilėsitė e prijėsit tė drejt, e ai ia ktheu pėrgjigjen, ku mes tjerash shėnoi: "Dije o prijėsi i myslimanėve se Allahu ka sjell kryetarin –prijėsin- nė pushtet pėr ta forcuar ēdo tė dobėt, pėr ta ndalur kriminelin, pėr ta pėrmirėsuar ēdo tė prishur, pėr t’ia marr hakun ēdo tė dėmtuari. Prijėsi i vėrtet ėshtė sikurse bariu qė kujdeset pėr tufėn e tij, ėshtė i butė ndaj tyre, i dėrgon atje ku ka kullosa tė mira, i largon nga ēdo vend ku mund tė jetė rrezik pėr to, i ruan ato nga ujqit, i ruan nga vapa dhe ftohti i madh. Prijėsi i mirė ėshtė sikurse babai qė kujdeset pėr fėmijėt e tij sa tė jen tė vogėl, pastaj i edukon e mėson, interesohet pėr furnizimin –rrizkun- e tyre, ashtu siē punon edhe pėr ahiretin –botėn tjetėr- tė tyre. Prijėsi i mirė ėshtė sikurse nėna e butė ndaj fėmijės sė saj, e ka bartė atė njė kohė nė barkun e saj, pastaj e rritė si foshnje, rin zgjuar kur fėmija nuk flenė, po edhe pushon e flenė kur fėmija ėshtė i qetė. Herė jap gji e herė e ushqen, gėzohet kur fėmija ėshtė i shendosh dhe mėrzitet kur ai ėshtė i sėmur. Prijėsi i mirė ėshtė pėrgjegjės pėr jetimė, i ushqen tė varfrit, kujdeset pėr tė vegjlit e tyre dhe nuk i len tė humbin e treten tė mėdhenjtė e tyre. Prijėsi i mirė ėshtė sikurse zemra nė mes gjymtyrėve tė tjera, nėse ajo ėshtė e mirė dhe e shendosh, edhe gjymtyrėt e tjera janė tė shėndosha e tė mira. Po nėse ajo prishet, prishen edhe gjymtyrėt e tjera.... mos u bė o prijės sikurse njė rob tė cilit ia besoi zotėriu i tij familjen dhe pasurinė e tij, e ai robi ia harxhoi pasurinė, ia varfėroi familjen... dije o prijės se para vetes ke njė pozitė tjetėr nga kjo qė je tani nė tė. Atje do tė qėndrosh gjatė, tė dashurit e tu do tė lėnė vetėm e do tė kthehen, andaj pėrgatitu pėr atė ditė qė tė kesh ēka shoqėron... kujto atė ditė kur do tė dalim nga varrezat pėr tė dhėnė llogari, atė ditė kur asgjė nuk fshihet. Tash ke mundėsi tė veprosh para ardhjes sė engjėllit, andaj mos u sill me injorancė ndaj njerėzve, mos ju bėj atyre tė padrejtėn,... mos u mashtro me kompetencat dhe mundėsitė qė i ke sot, por mendo nesėr kur do tė merren ato kompetenca, kur do tė jemi te lidhur me qefin... o prijės merri kėto kėshilla dhe vepro me to ashtu siē vepron njė mjek ndaj njė pacienti qė shumė ėshtė i interesuar pėr ta shėruar, andaj edhe detyrohet ti jap barėra tė ithta, por atė e bėnė duke shpresuar nė shėrimin e tij.
Nga kjo po kuptojmė se prijėsi i mirė me cilėsi tė mira na qenka dhuratė e madhe e Zotit xh.sh..