PDA

View Full Version : Surroi: Qeveria e Kosovės e njėjtė me Qeverinė e pėrkohshme tė Kosovės tė vitit 99


GjIlAnAsI_cSi
17-01-10, 14:21
Nėse njeriu do ta thjeshtėsonte pėrshkrimin e “periudhės sė Qeverisė sė pėrkohshme tė Kosovės” mė 1999 do tė mund tė dilte njė tablo e kėtillė: periudha ku duhet prodhuar Thaēin si kryeministėr, Rugovėn si njė humbės tė izoluar nė shtėpinė e vet, koha kur duhet “zapuar” shtėpia, banesa dhe lokale me parullėn e shkruar “Mos prek,UĒK”, gjendja kur duhet marrė me kallashė KEK-un dhe ndėrmarrjet e tjera publike e futur aty menaxhues me kredenciale tė mjaftueshme revolucionare, gjendja ku nėse flitet pėr tė pabėrat e revolucionarėve tė rinj kėtė duhet bėrė me zė tė ulėt, gjendja ku sė pari minoritetet e mė vonė edhe shqiptarėt i ha terri.
Efekti politik i Qeverisė sė pėrkohshme ishte shumė mė i rėndė se ky pėrshkrim i thjeshtėsuar. Bashkėsia ndėrkombėtare nuk kishte partner kyē e tė pėrbashkuar kosovar, i cili do tė printe, tė tregonte rrugėn e ndėrtimit tė Kosovės demokratike, pėr ē’gjė do tė ndihmohej nga bashkėsia ndėrkombėtare. Nė mungesė tė njė qendre tė vendosjes kosovare, drejtimet i kanė pėrcaktuar me vite tė tėra pėrfaqėsues tė bashkėsisė ndėrkombėtare, edhe ata jo shumė herė tė unifikuar. Ilustrimi i dukshėm ishte Kushtetuta, kur bashkėsia ndėrkombėtare vėrejti se nuk ka iniciativė vendore, filloi tė shkruante vetė njė dokument restriktiv juridik, tė cilin e quajti Kornizė kushtetuese, dhe pėr kėtė mori legjitimitetin e kosovarėve.
Efekti mendor, kolektiv, i pranisė disamuajshe tė njė organizate gjysmė-klandestine tė quajtur Qeveri e pėrkohshme, ishte se nė Kosovė nuk ka qeverisje, pėrkatėsisht se kemi njė transformim tė guerilasve nė rroba civile, dhe vazhdimi i luftės sė tyre pėr pushtet me mjete tė tjera, nė shumicė jodemokratike.
Efekti strukturor pėr vendin ishte shkatėrrues: mungesa e prijėsit vendor pėr shtetndėrtim, veprimi gueril, gjysmė klandestin, me rroba e rrethana tė reja e ka lėnė Kosovėn me njė gjyqėsor pothuajse tėrėsisht tė paralizuar dhe joefikas, struktura tė dobėta e tė partizuara nė administratėn shtetėrore dhe njė kulturė demokratike qė toleron nivelin mė tė ulėt politik-parlamentar nė Evropė.

GjIlAnAsI_cSi
17-01-10, 14:22
Sindroma e Qeverisjes sė pėrkohshme ėshtė rikthyer, ndonėse me fasadė mė tė butė, sė bashku me ish-kryeministrin e saj, kryeministrin e tanishėm tė vendit. Kosova qeveriset nėpėrmjet njė strukture nė dukje tė parė formale dhe demokratike, e prodhuar nga zgjedhjet e vitit 2007. Kjo qeverisje ėshtė aty nė masė tė madhe si formė. Karshi kėsaj qeverisjeje janė vendimmarrja ndėrkombėtare, e sanksionuar (dhe nė masė tė madhe e papėrdorur) nga pakoja Ahtisaari si dhe dy struktura paralele. Ajo serbe, e kontrolluar nga Beogradi dhe ajo shqiptare, e kontrolluar prej njė grupi tė Partisė nė pushtet.
Modeli i kontrollit tė ndėrmarrjeve publike e i “zapimit” ka avancuar, ėshtė sofistikuar, por nė thelb ka mbetur i njėjtė: ėshtė pėrpjekja pėr tė eliminuar sensin e konkurrencės demokratike, qoftė nė politikė, qoftė nė ekonomi, nėpėrmjet formave jodemokratike.
Pėr kėtė, mjaftojnė vetėm ilustrimet e vitit 2009 tė Raportit tė progresit.
Puna disavjeēare nė kontrollin e Televizionit publik pėr partinė nė pushtet ka qenė pėrpjekje pėr tė monopolizuar “versionin zyrtar”. E njėjta gjė, thotė analiza, ėshtė bėrė me Parlamentin, tė cilin po pėrpiqet ta kontrollojė Qeveria. Kjo pėrpjekje ėshtė shpaguar politikisht nė zgjedhje dhe pas tyre, por ėshtė sanksionuar nė Raportin e progresit.
Nė fushėn e ekonomisė, ambiciet e partisė nė pushtet nuk janė kufizuar nė njė pėrshkallėzim disavjeēar. Partia nė pushtet e ka ndryshuar natyrėn e shpėrndarjes tė parasė publike, duke e rritur nė njė shkallė tė pa precedencė dhėnien e tenderėve njėburimorė, qė do tė thotė shpalljen e fituesit tė tenderėve pa pėrfillur fare konkurrencėn. Prej 56 milionė eurosh, sa bėhej nė vitin paraprak, kjo formė e dhėnies sė tenderėve njėburimorė hipi nė 166 milionė euro. Kjo do tė thotė se qeveritarėt u dhanė 110 milionė euro tenderė mė shumė, pa kurrfarė konkurrence, atyre qė dėshiruan, me kriter joekonomik.

Efektet e veprimit tė kėtillė jodemokratik tė partisė nė pushtet nuk janė vėshtirė tė shihen nė ardhmėri. Kontrolli mbi Televizionin publik (apo krijimi i televizioneve proqeveritare) ėshtė tashmė njė realitet disavjeēar ndotės i skenės mediatike kosovare. Hapi i ardhshėm ėshtė krijimi i njė sistemi klientilist, ku mediet tė garojnė pėr favore ekonomike tė Qeverisė, apo, nė tė kundėrtėn tė frikėsohen pėr sigurinė e vet.
Nė rrafshin ekonomik, veprimi i kėtillė jodemokratik i partisė nė pushtet ka rrezik tė ndėrrojė natyrėn e ndėrtimit tė sistemit ekonomik. Nėse e marrim vitin e kaluar, dhe shohim se ka pasur rėnie prej 10,8 pėr qind nė investimet nė sektorin privat, ndėrsa njė rritje prej 194 pėr qind nė atė publik, nė sipėrfaqe del njė shpėrpjesėtim i jashtėzakonshėm qė demonstron ndryshimin e logjikės sė rritjes ekonomike. Nė vend tė orientimit drejt afarizmit nė ndėrmarrjet e vogla dhe tė mesme private (pse jo edhe tė mėdha, kur tė ketė kapital), motori kryesor ekonomik po bėhet shpenzimi publik i Qeverisė. Gati ēdo e katėrta euro e bruto prodhimit vendor (22 pėr qind pėr tė qenė tė saktė) shpenzohet nė prokurim nga ana e Qeverisė. Kur dimė se prokurimi po bėhet nė masė tė madhe pa konkurrencė, atėherė kemi tė bėjmė me njė fenomen krejtėsisht jodemokratik nė ndėrtimin e sistemit tonė ekonomik, pėrpjekjen pėr monopolizimin, kėsaj here partiak, tė jetės sonė ekonomike.
Ka ndryshuar vetėm forma: para 10 vjetėsh pėrdorej kallashi pėr tė mbledhur para; tash kallashin e ka zėvendėsuar tenderi.

Nėse Qeveria e pėrkohshme, me disa muaj veprimi, arriti tė ndihmonte nė pėrcaktimin e njė rruge negative disavjeēare pėr Kosovėn, Qeveria e tanishme, me sindromėn e asaj tė pėrkohshme, ka gjasa qė tė pėrcaktojė humbjen e kėtij dhjetėvjetėshi dhe tė datės sė aderimit nė Bashkim Evropian. Mė 1999 Qeveria e pėrkohshme, me veprimet dhe mosveprimet e veta arriti tė pengonte obligimin qė kishte Kosova pėr tė ndėrtuar institucione funksionale qė pastaj do ta merrnin mbi supe pavarėsinė e vendit. Nė vend tė tre vjetėve, sa kishim paraparė nė Rambouillet, Kosovės iu nevojitėn nėntė vjet pėr tė mbėrritur nė pavarėsi, madje falė simpatisė anuse tė forcave kryesore perėndimore e jo funksionimit tė strukturave qeverisėse. Mė 2009, Qeveria e Kosovės ka mundėsi qė tė arrijė tė pengojė obligimin e Kosovės qė tė ndėrtojė institucione funksionale dhe demokratike qė janė tė gatshme tė integrohen nė BE.

LOJETARI
17-01-10, 16:21
Nuk e di , nese ka nevoje te komentohet nje shkrm i tille, apo eshte me mire vetem ta lexojme e te na vije turp per Qeverine e Kosoves .E para nuk eshte fare e lehte sepse shihet kjart se autori nuk lene shume vend per koment .Ai e pershkruan gjendjen institucionale ashtu , saqe njeriun e logjikshem e kapin ethe te ftohta nga tere kjo mizori qe ka arrit te krijoi kjo Qeveri .Ndersa e dyta me duket se eshte e pashmangshme .(mua me vjen turp)
Megjithate e shoh si nevoje te jap mendimin tim per Veton Surroin .Eshte mekat per popullin e Kosoves qe ai nuk eshte me luftarak .Kjo eshte me te vertete per keqardhje qe ne njeri i kalibrit te tille nuk ka ambicje me te medha per te bere me shume per vendin e vet .Atij i mungon patriotizmi klasik ,ai u dorezua dhe e perjashtoi veten ne kohen kur me se shumti do te munde te jepte kontributin e tij .Kjo po e deshmon se nuk mjafton te jesh vetem i ditur , por njeriut (politikanit) i duhet edhe pak me shume se kjo , per te bere dicka per vendin e tij .

Fshatari
17-01-10, 16:40
Gjuha shqipe, si shume gjuhe tjera indoevropjane, perdor numrin njejes dhe shumes: si duket, artikullshkruesi e injoron kete realitet te rendesishem gjuhesor sepse perdor vazhdimisht sintagmen "partia ne pushtet". Qe nga shpallja e pavaresise dhe krijimit te shtetit te Kosoves, ne pushtet i kemi dy parti (eshte fakt se Ora u zhduk sa ora): PDK-ja dhe LDK-ja. Madje dy kreret e ekzekutivit shtetror kosovar iu perkasin pikerisht ketyre dy partive(me te medhat ne vend): kryetari i vendit, Fatmir Sejdiu, LDK; Hashim Thaēi, kryeminister, PDK.
Edhe qeveria, siē e di shume mire (mbase nuk e di ai jarani i ores ditore; Kosoves nuk i mungojne injorantet me te shemtuar qe mund t'imagjinosh...)perbehet nga ministra te ketyre dy forcave politike ne vend.

Pra, jo "partia ne pushtet" po partite ne pushtet sepse behet fjale per dy parti politike. Me dyshin fillin shumesi.

PS: Rektori i Universitetit te Kosoves, Muje Rugova, ke vendosur qe, duke filluar nga ky vit akademik, gjuha shqipe do te jete lende obligative ne te gjitha deget(fakultetet) e ketij universiteti) me aresyen se shume te diplomuar te ketij universiteti nuk e zotrojne si duhet gjuhen shqipe.
Mesimi i gjuhes shqipe do jete shume i dobishem per pseudogazetaret e Kohes Ditore.

LOJETARI
17-01-10, 16:55
Jo , Fshatari, une nuk besoj qe eshte ky gabim gramatikor ,madje ti e din fare mire se te pakt jane ata nga "elita politike " qe i kane perfunduar studimet universitare e qe e zoterojne shqipen si Veton Surroi .Ky komenti yt s“ka vlere , thjesht nuk the kurgje .

Guri i madh
17-01-10, 17:42
po kjo qeveri esht e perber nga ata qe plaqkiten fondin vendlindja thrret kta jan ata ish udbashat qe serrbia e ka qit ne diaspor per te shpiunuar mergaten shqiptare , bile jan te perfshir edhe ne vrasjet e shqiptaRVE NE DIASPOR


SI PARA LUFTE PO EDHE PAS LUFTES PO EDHE PAS STATUSIT KTA JAN ATA TE NJEJTIT

Kercovari
17-01-10, 18:10
po kjo qeveri esht e perber nga ata qe plaqkiten fondin vendlindja thrret kta jan ata ish udbashat qe serrbia e ka qit ne diaspor per te shpiunuar mergaten shqiptare , bile jan te perfshir edhe ne vrasjet e shqiptaRVE NE DIASPOR


SI PARA LUFTE PO EDHE PAS LUFTES PO EDHE PAS STATUSIT KTA JAN ATA TE NJEJTIT
O kafir arnaut..beje nje grimce dallimi se edhe pasardhsit e Dr.Rugoves participojne ne ate qeveri LPK-istomanija,nuk me behet qefi te i shoh bashke po ishte menyra dhe amaneti i Dr.Rogoves qe per shtetin duhet dhe te flijosh dicka...:biggrin:

Guri i madh
17-01-10, 18:23
O kafir arnaut..beje nje grimce dallimi se edhe pasardhsit e Dr.Rugoves participojne ne ate qeveri LPK-istomanija,nuk me behet qefi te i shoh bashke po ishte menyra dhe amaneti i Dr.Rogoves qe per shtetin duhet dhe te flijosh dicka...:biggrin:




mir e kie po aj qe i hesht punes te keqe esht i barabart me ate qe punonon keq


po me i kesh punes te keqe esht prap i barabart me ate qe i punon ato pun te kqija



e te gjith ata qe jan ne kaliconin perfshirs te ksaj qeverie me 50 kg heroin te vjedhur e me dhjetra milon euro ,e me zhdukjen e deshmive , kta jan te barabart me kta kriminelet qe jan ne krye te qeveris e bajshin meshnet se nuk mundet me i pastrue as UJT E LSHUAR NGA DIGAT E FIERZES E TE VALL TE DEJT ; ME FJAL TJERA kta veq e kan rrejt te ndjerin RUGOVEN

Arb
17-01-10, 22:08
Heu ku je Surroi bre!

Vjen pyetja, ku ke o Surroi qe nuk the keto fjale per Qeverine e atehershme te Perkohshme?

Je duke thene kete qendrim per ata njerez te Qeverise se atehershme pas 10 vjetesh. Jane 10 vite heshtje. 10 vite.

Pse kaq vone o Surroi? Nuk kishe guxim ne ate kohe? Nuk i njihshe keta njerez, qe kishin zbritur nga malet me uniformen fallco te UCK-se, per te uzurpuar kudo e ckado ne emer te UCK-se.

Kercovari
18-01-10, 07:50
Heu ku je Surroi bre!

Vjen pyetja, ku ke o Surroi qe nuk the keto fjale per Qeverine e atehershme te Perkohshme?

Je duke thene kete qendrim per ata njerez te Qeverise se atehershme pas 10 vjetesh. Jane 10 vite heshtje. 10 vite.

Pse kaq vone o Surroi? Nuk kishe guxim ne ate kohe? Nuk i njihshe keta njerez, qe kishin zbritur nga malet me uniformen fallco te UCK-se, per te uzurpuar kudo e ckado ne emer te UCK-se.

Agim Doqi,ne emisionin e Mustafa Nanos Daje vu citoj nje thenje nga i ndjeri dhe i pavdekshmi Dr.Ibrahim Rugova kur gjate nje vizite Tiranes ne viten 1992 i drejtohet Sali Berishes me kete fjale;

“Demokraci do te thote te hash gure te nxehte dhe te mos ankohesh se te dhembe stomaku“.

Kurse mua me kujtohet viti 1996 kur dikush e pyeti se cka mendoni per LPK-ne ne Zvicer tha;

“Cdo individe apo organizate qe vepron ne te mire te popullit dhe Kombit ne veqanti pėr Kosove te pavarur dhe sovrane,ideollogjia nuk mund te shfaqet si semundje epidemiollogjike,por mbetet si nje semundje sezonale e izolluar dhe nuk ka mundesi te kapercej kufijte per te semure deshiren dhe te drejten tone legjitime te jetojme te lire dhe te shendetshem ne shtetin tone”
.
Ka natyra jam paksa provokues,dhe kjo me ndodhe pershkak se shume nga antaret ketu shprehin nje mllef jashtzakonisht te madhe kundrejte nje partie apo individi sa qe nuk eshte kursyer as identiteti dhe imazhi i Dr.Ibrahim Rugoves.

Disa dite me pare bera foto montazhe te Enver Hoxhes dhe e drejtova ketu qellimisht.Reagimet nuk ishin aq te medha sespse tashme jemi mesu me kesi shfaqje,por mllefi i Arb ishte dhe mebetet ne forme agresiviteti deri ne skandaloz kur shikon fotografi te ish politikaneve ose shkrime edhe kur disa nga ato nuk kan per qellim ndonje ngritje te imazhit te tyre ose qendrim serioz ne mbeshtetje te tyre por thjeshte..”ja di edhe une dicka”,dhe pas kesaj perdje paraqitet Arb si mbrojtes ose si kritik jashte cdo morali njerezore dhe bindje politike..atje une komiku dhe Enveri..keto ne nishan Surroi.

Po more Arb,sikur te lexojsh mire kete artikull nga Surroi ne nje menyre sa kam mundesi te kuptoj une mbron bazen e partise tende dhe idol partine time LDK-n,e anise jam nga Maqedonia dhe shpesh te nxe trurin ty me foto montazha te Enverit.

Supozoj ne moshe te jesh me i ri se une,por kjo nuk do te me kenaqte qe Arb gati ne cdo shkrim te cdo antari kur kan te bejne me imazh te kundershtareve te tu, ti te shprehish hidherim ne mase te tejskajshme sepse kjo menyre e komunikimit me te tjeret te ben te paafte qe neser te ndeshesh me probleme edhe me te medha,dhe automatikisht futesh ne lojen e fortunave politike dhe ekshtu per taborin tjeter dhe bindjet e tyre le veten te etiketuar armik
Si perkrahes i LDK-se,ti Arb i nderuar dhe disa ketu, me pare qe duhet te dini dhe qe ende nuk keni kuptuar eshte;

Intelegjenca e prijsit dhe themeluesit te LDK-se Dr.Ibrahim Rugova,imazhi i tij,menquria,durimi,nuk bien lehte ne toke me nje shkrim te dikujt,sepse te gjitha keto i ka kalitur me vite nen kushte ku mbi koke i ka qendru gjaleti armik shekullore i shqiptareve serbi,dhe kur ato nuk e mposhten deri ne diten e ndarjes fizike nga jeta,nje shkrim i ndonje antari apo ex politikani per interesa personale nuk kan mundesi as per se afermi te futen ne bagizhin e permbajteve te DR.Rogoves,po as kan mundesi te deshifrojne imazhin e tije per qellime te erreta, sepse imazhi i tije nuk eshte ndertuar brenda nje nate por vite te terra me nje shkelqim brilijant dhe vendosmeri..ku sot kemi shkatrimin e Jugoslavise artificiale dhe shtetin e ri te Kosoves,por ama,per te mos ne dhemb stomaku se kemi ngren gurr te nxehte..uniformat nuk ishin falco Arb i nderuar, dhe kjo nuk duhet lejuar te privatizohet nga ato qe e kan mbajte ate unoforme po aq me pak te injorohet as nga ato qe e shohin si te huaj sepse edhe aty u thure ideali i Kosoves shtete sovran dhe i pavarur.

Neferta
18-01-10, 09:10
Ky Surroshi ka te drejte me vajtue sorrat e sorrosat se tani donacionet po i marin edhe hajnat e tjere, keshtu asht kur UJDI i Mirjanes ka met ne potofolin e nje gjamajkani te varrosur para ca vitesh. I zoti eshte i biri i Qenit.

ardijan shahini
18-01-10, 14:30
Gjuha shqipe, si shume gjuhe tjera indoevropjane, perdor numrin njejes dhe shumes: si duket, artikullshkruesi e injoron kete realitet te rendesishem gjuhesor sepse perdor vazhdimisht sintagmen "partia ne pushtet". Qe nga shpallja e pavaresise dhe krijimit te shtetit te Kosoves, ne pushtet i kemi dy parti (eshte fakt se Ora u zhduk sa ora): PDK-ja dhe LDK-ja. Madje dy kreret e ekzekutivit shtetror kosovar iu perkasin pikerisht ketyre dy partive(me te medhat ne vend): kryetari i vendit, Fatmir Sejdiu, LDK; Hashim Thaēi, kryeminister, PDK.
Edhe qeveria, siē e di shume mire (mbase nuk e di ai jarani i ores ditore; Kosoves nuk i mungojne injorantet me te shemtuar qe mund t'imagjinosh...)perbehet nga ministra te ketyre dy forcave politike ne vend.

Pra, jo "partia ne pushtet" po partite ne pushtet sepse behet fjale per dy parti politike. Me dyshin fillin shumesi.

PS: Rektori i Universitetit te Kosoves, Muje Rugova, ke vendosur qe, duke filluar nga ky vit akademik, gjuha shqipe do te jete lende obligative ne te gjitha deget(fakultetet) e ketij universiteti) me aresyen se shume te diplomuar te ketij universiteti nuk e zotrojne si duhet gjuhen shqipe.
Mesimi i gjuhes shqipe do jete shume i dobishem per pseudogazetaret e Kohes Ditore.


TI ME DUKET PO DUSH ME LA M.....ME SH........ ME KTO GABIME GRAMATIKORE EDHE FORT MIR E DIN SE QESHTU OSHT SI SHQIPERIA NE VITET E ENVERIT POR TY EDHE SHUM TE TJEREVE NJA 15% TE POPULLIT QEKY SHKRIM PO JU PREK ATY KU NUK DONI

GURI SYLAJ
18-01-10, 16:33
Nje shkrim per lakmi por me nje te mete te madhe!
E para, vjen shume von dhe e dyta vjen nga nje mjeles i me hrshem i TENDEREVE !
Kur autori i keti shkrimi MILTE keta qe mjelin sot merrnin mesim se si milet TENDERI !!!