PDA

View Full Version : Misteri i citatit tė Thaēit nė Akademinė e Shkencave


GjIlAnAsI_cSi
21-01-10, 14:19
http://www.koha.net/repository/images/21thaci04.jpg


Prishtinė, 21 janar – Nė njė pllakė tė artė, emri i kryeministrit Hashim Thaēi ėshtė gravuar nė hyrje tė ndėrtesės sė re tė Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės. Brenda njė fushe, sipėr emrit, ndodhet edhe njė vlerėsim i tij pėr rolin qė kanė institucionet, sikur qė ėshtė Akademia, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Tempujt e dijes dhe tė shkencės janė rreze drite pėr kombin dhe njerėzimin”, ėshtė fjalia e gravuar, pranė portės kryesore nė ndėrtesėn e re tė Akademisė.
Kėsisoj, rasti bėhet unik nė vende ku ėshtė i vendosur regjimi demokratik. Thėniet e politikanėve nuk shihen nė mure institucionesh, praktikė kjo qė ishte nė modė gjatė regjimit diktatorial. Madje, vlerėsimi pėr shkencėn i prijėsit tė vendit, pos nė ndėrtesa tė institucioneve, shihej edhe nė faqe tė para tė secilit libėr shkencor.
Pllaka qė mban firmėn e kryeministrit Thaēi ndodhet aty dhe kurrkush nuk di urdhėrdhėnėsin pėr vendosjen e saj. Fillimisht ishte thėnė se kėtė e kanė kėrkuar akademikėt, mirėpo kjo ėshtė hedhur poshtė nga kryetari i tyre.
“Aty (nė pllakėn ngjyrė ari v.j.) kryeministri ka dhėnė njė mendim. Kryeministri e ka parė tė arsyeshme ta bėjė dhe nuk mund tė japė tash ndonjė vlerėsim”, i ka thėnė “Kohės Ditore” kreu i Akademisė, Besim Bokshi. “S’na ka pyetur njeri pėr tė. Atė ditė kur ėshtė prerė shiriti e kemi parė pėr herė tė parė”.
E ka quajtur “interesante” pllakėn dhe pėrmbajtjen e saj, edhe pėr faktin se nuk ka parė diēka tė ngjashme nė ndonjėrėn prej akademive, tė cilat deri tash Bokshi i ka vizituar.
Tė tilla nuk mund tė shihen as nė vendet fqinje qė vetėm prej dy dekadash kanė dalė nga komunizmi.
Por, a ka qenė kryeministri Thaēi ai qė ka urdhėruar vėnien e pllakės?
Zėdhėnėsi i Qeverisė, Memli Krasniqi, ka thėnė tė mos ketė rrjedhur nga Zyra e kryeministrit iniciativa apo vendimi pėr vendosjen e saj.
“Nuk ka qenė iniciativė e Zyrės sė kryeministrit dhe ne nuk dimė kush dhe si e ka vėnė”, ka thėnė zėdhėnėsi Krasniqi. “Ne vetėm e kemi parė tė vendosur aty”.
Nė kompaninė qė ka bėrė ndėrtimin e godinės sė Akademisė kanė treguar se janė urdhėruar nga Ministria e Administratės Publike ta vėnė pllakėn.
“Ministra e Administratės Publike na e ka sjellė pllakėn dhe ne vetėm e kemi vendosur. Ata kanė qenė autoriteti kontraktues pėr ne dhe ne ėshtė dashur tė veprojmė ashtu siē ata kanė thėnė”, ka treguar Bajram Gashani, drejtor i pėrgjithshėm nė “Al-Trade Construcion”. “Kėqyra nė Ministri se cili person, por nuk na treguan. Jo ai, jo ai tjetri dhe nuk mundėm tė kuptojmė se kush”.
Edhe gazeta ka provuar tė mėsojė se kush ka qenė vendimmarrėsi, por kjo nuk ėshtė bėrė e ditur nė Ministrinė e Administratės Publike, e cila ka financuar e mbikėqyrur punimet e ndėrtesės sė Akademisė.
Pllaka edhe mund tė hiqet, pasi akademikėt tė hyjnė nė ndėrtesėn e re, tashmė tė pėruruar. Kryetari i Akademisė, Besim Bokshi, nuk ka pėrjashtuar kėtė mundėsi.

ardijan shahini
21-01-10, 14:31
Hahahhahahhhahahhamuhahahahamuhahhahamuhahah Hashimi Po Do Me Kopju Xhaxhin Enver Bravo Hashim

Etnical
21-01-10, 14:32
Thėnja e tij pom pelqen shum,amo vendi ku esht vendos ajo ėsht gabim.

I_Dehuri
21-01-10, 15:33
Hahahhahahhhahahhamuhahahahamuhahhahamuhahah Hashimi Po Do Me Kopju Xhaxhin Enver Bravo Hashim


jo jo ti shoqo gabim e ki pasha neren se ky far hasha nuk kas shkoll e vallahi dikush ja ka shkru se ai nuk din ma shum se qa i thojn turrecat e vet mozomakeq tash na u ba profesor aiiiiiiiiiiiiii si qiky kali jem me u ba doktorr vallahi po , mus kesh enverin nuk e kemi dit cfar bagle u kon po kti po i vjen era aiiiiiiiiiiiii bre aiiiiiiiii

mjer kosova qa e ka gjet prej budallve tuj e udheheq

I_Dehuri
21-01-10, 15:37
Thėnja e tij pom pelqen shum,amo vendi ku esht vendos ajo ėsht gabim.


Thanja nuk osht e tina o njeri jo, e ka kopju dikush e kerrk emnin e tina perfuni se as atina as do jaranve te shkolles se tina nuk po ju dhimke kurr kryt a bali tha vallahi nuk ju dhem se nuk kan gja mrena msa pocerrka ha po le tipi le ti bon veti qef

shfletuesi_
21-01-10, 15:43
Kurgja t'keqe spaska ketu kerkan se paska SHA :) :biggrin: A po ju vije inati juve qe se keni aty emrin tuaj a hahahahahahahah :) rrofsh o hashim me batuta :tongue:

roadrunner
21-01-10, 16:17
hahaha Joke of the Day


Thaqi edhe sens per humor na paska hahahaha

sherri
21-01-10, 16:24
Te gjithe diktator't kane nje ngjajshmeri,qofshin te vegjel apo te mdhej.....i kane deshire ti lene bustet e tyre,fjalet e tyre,gjurmet c'do kund.....edhe ky mini-diktatori jone,paska be te njejten veper,,

Nje thenje jo e keqe per institucionin?,por qe i duhet,te ceket kinse autori i saje! aq me pake Hashimi qe nuk dine ti lidhe dy fjali..........ket e dine edhe Uashingtoni edhe Bruxeli :D.....

ma kujtoj thenjen e fameshme,qe na ishte expozu per sa vite ne qender te kryqytetit: PREJ FJALVE NE VEPRA

OD RIJECI NA DELA

TITO

tushi
21-01-10, 22:14
Hashimi asht kah i ban konkurrenc ati preidentit "historik".
Ky po don pernime me mbet kryeminister "historik.

Oqeani
21-01-10, 23:01
Kur e paska themeluar more !!!

filxhani
22-01-10, 11:05
Citat i hamamit tė Hyrės,po kjo frazė feston ditėlindjen bashkė me Galileon.
Ky fenomen ėshtė i njohur mirė nė tempujt e dijes e tė dritės,se me tė pėrballen ēdo ditė,herė pėrkthehen tema doktoraturash,herė u ndėrrohen vendet fjalive...plagjiatura!Kryeministri qė do tė lė emrin nė Institucione si shkėndijė e zjarrit qė na bėn dritė,ėshtė njeriu qė do duhej tė dėshironte tė kishte aq shumė LUX/a tė mendonte kaq kthjellėt.Kush beson nė origjinalitetin e kėtyre fjalyve nga Thaēi ja "hangt" morri veshin.
Emri nuk bėhet me pėrsėritje tė frazave nga njė konferencė shtypi nė tjetrėn,derisa edhe vetė tu besohet;emri bėhet me thėnie origjinale,pa luftuar natyralitetin qė pėrshkon gjaku.Citatet e citateve u cituan dhe u vunė nė pllakė,ēka na duhet ne njė akademi,kur mjafton alfabeti dhe shkrim leximi pėr tu pėrjetėsu nė tempuj tė tillė "rrezatimi".
Derisa Diplomat e Doktoraturat nuk fitohen me dije,po si Drini qė buron nė Burim e kalon edhe nėpėr Klinė,Gjakovė,rrjedhin vendi i kėtij pseudocitati ėshtė TAMAM.
"Toka sillet rreth Diellit" Filxhani sot shumė para akshamit.

GURI SYLAJ
22-01-10, 11:27
Edhe ju hiq nuk po merrni vesh .
Nuk ka rendesi citati po emri me poshte!
Citati i me siperm neser mund te zavendesohet p.sh me
Akademia e shkences dhe arteve dhe Emri te mbetet ai qe eshte!!!?

GjIlAnAsI_cSi
22-01-10, 12:07
Paramendone tu hi ne Akademiket e mdhaj Kosovare e duke lexuar ne hyrje te deres nje thenje te nje super rrugaci te Brojes qe kreu fakulltetin naten.

Ec e mos ja jep flaken asaj kolibe qe e kan ndertue se s'ja as me i shti hunt ne at vend.

ardijan shahini
22-01-10, 22:00
jo jo ti shoqo gabim e ki pasha neren se ky far hasha nuk kas shkoll e vallahi dikush ja ka shkru se ai nuk din ma shum se qa i thojn turrecat e vet mozomakeq tash na u ba profesor aiiiiiiiiiiiiii si qiky kali jem me u ba doktorr vallahi po , mus kesh enverin nuk e kemi dit cfar bagle u kon po kti po i vjen era aiiiiiiiiiiiii bre aiiiiiiiii

mjer kosova qa e ka gjet prej budallve tuj e udheheq



jo mere se kam gabim hashim thaqi ka kry shkoll te madhe osht ma i dituri ne kosov ju nuk dini gjo jo osht qilirimtari osht njeriu qe na solli lirin osht njeri qe e ka bo 8 vjeqaren me shkoll te nate hajnin e ka prefeksjonu gjat ktyne 3 viteve ju zdini kush osht hashimi jo smarim vesh na qka e dojm LDK qka po doni ma shum

vjeshta
23-01-10, 00:25
Nje citat ku mund te mirret edhe si teme hartimi edhe ate ne klaset e fillores mbasi nuk po permbajka asgje filozofike sepse kete e dijne edhe femija !

Por nje nuk po e kuptoj se ky citat eshte si rrjedhoj e pesimit arsimor te tij apo si nje rikujtim per akadamiket ?

Sibora
23-01-10, 08:16
Merreni tash me mend kur njerez me diapazon aq te madh njohurish sikurse akademiket te lexojne nje citat te Hashimit.Une per vete do te turperohesha me qene ne vend te tij.
Keshtu eshte kur qejfi eshte me i madh se dituria.:tongue:

Oqeani
23-01-10, 09:54
Merreni tash me mend kur njerez me diapazon aq te madh njohurish sikurse akademiket te lexojne nje citat te Hashimit.Une per vete do te turperohesha me qene ne vend te tij.
Keshtu eshte kur qejfi eshte me i madh se dituria.:tongue:

Eh - ai nuk po turperohet me e udheheqe tere Kosoven, e po turperohet per pllaka hekuri !

murrizi
23-01-10, 10:08
Nje citat ku mund te mirret edhe si teme hartimi edhe ate ne klaset e fillores mbasi nuk po permbajka asgje filozofike sepse kete e dijne edhe femija !

Por nje nuk po e kuptoj se ky citat eshte si rrjedhoj e pesimit arsimor te tij apo si nje rikujtim per akadamiket ?

Zonjė e nderuar e keni kuptuar gabim plotsishtė ofrimin e postit tė moderimit tė dardania.de.
Nuk duhet, apo ėshtė dashur patjetėr tua ketė thėnė dikush, qė tė jesh pjes e dardania.de, nuk ėshtė edhe e patjetėr ta shanė hashim thacin, apo dikė qė nuk tė pėlqenė (politikisht).

Lidhur mė citatin nė fjalė, respektivisht komentin tuaj:

Mua nuk mė duket thėnja "Tempujt e dijės dhe tė shkences, janė rreze drite pėr kombin dhe njerėzimin" aq edhe filloreste, sepse po tė ishte kėshtu neve qė kemi kaluar atė ėshtė dashur sėpaku ta kishim kuptuar.

Gjithashtu ėshtė dashur ta kishit kuptuar se : filozofit e njerzeve tė mdhenjė nuk ėshtė e patjetėr tė janė edhe tė filozofėve me tituj tė dekoruar, pėrkundrazi kjo ėshtė nisma nė rrugėra tė tilla.
Pra citati filozofik i zotri Hashim Thaēit nuk ka asgjė mė shumė, e as mė pak, pėrveq se thėrret nė njė mobilizim tė mbarkombtar rreth dijes dhe diturive tė shumta tė shkences, nga dhe e sheh shpėtimin e kombit tė tijė dhe njerėzmit.
Kryeministri i sotėm Thaēi e di mirė, dhe as vetė nuk ka pėr qėllim tė mbes deri nė vdekje Kryeminister, dhe se kolegėt e neserm tė Akademis sė Shkencave nė Prishtinė mesiguri do t'ia "falin mėkatin".

Arb
23-01-10, 11:56
Koha Ditore

Hashim hiqe atė haiku!

Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, do tė duhej tė
urdhėronte heqjen e pllakės nė hyrje tė Akademisė sė
Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės nėse dėshiron qė
Republika e K. tė mos i pėrngjajė Turkmenistanit

Shkruan: Enver Robelli

Hashim Thaēi nuk ėshtė diktator.
Shteti qė
ai drejton nuk e
ka fuqinė e diktaturės.
Fasada
e Kosovės ėshtė
demokratike.
Por, me disa
sjellje kryeministri i Kosovės –
ndoshta kundėr vullnetit tė tij dhe
pėr habinė e kritikėve qėllimmirė –
po na shfaqet si karikaturė diktatori.
A thua ėshtė duke e vėrejtur
kėtė? A thua po e shohin kėtė
deformim kėshilltarėt e tij, tė cilėt
hiē nuk pėrtojnė tė japin leksione
mbi themelimin e shtetit, thua se
jemi duke jetuar nė kohėra antike?
Pyetja kryesore qė duhet tė shtrohet
nė kėtė tekst ėshtė kjo: Zoti
kryeministėr Thaēi, ēfarė ju shtyri
tė pranoni qė nė hyrje tė ndėrtesės
sė re tė Akademisė sė Shkencave
dhe tė Arteve tė Kosovės (ASHAK)
tė vendoset pllaka me shėnimin
“Tempujt e dijes dhe tė shkencės
janė rreze drite pėr kombin dhe
njerėzimin“ me emrin dhe funksionin
tuaj nėn kėtė mesazh?
Kryeministėr, mos po frikėsoheni
se nuk do tė mbesė asnjė gjurmė e
juaja nė historinė mė tė re tė
Kosovės nėse njė ditė nuk do tė jeni
nė krye tė shtetit? Edhe sikur tė
mos kishit bėrė gjė nė vitet 90 pėr
ēlirimin e Kosovės, ju keni hyrė nė
histori, sepse e keni lexuar
Deklaratėn e Pavarėsisė nė
Kuvendin e Kosovės – dhe ky
moment ėshtė transmetuar prej tė
gjitha televizioneve globale, CNN,
BBC, Al-Jazeera dhe shumė tė
tjera. Tė nesėrmen, mė 18 shkurt
2008, emri juaj ka qenė nė ballinat
e pothuaj tė gjitha gazetave tė botės
si lexues i Deklaratės sė
Mėvetėsisė. Gazeta ”El Mundo“ e
Spanjės kėshtu e titullonte shkrimin
pėr kėtė ngjarje: “Kosovo se independiza“,
mbi tekst ėshtė njė
fotografi, shiheni ju, zoti Thaēi,
bashkė me kryetarin Fatmir Sejdiu
dhe me shefin e Kuvendit, Jakup
Krasniqi. Tė tre sė bashku i mbani
nė duar dy flamuj tė Kosovės.
Simbolikė e bukur, duket sikur i
mbani nė pėllėmbė tė dorės edhe
shtetin, edhe shpresat e kosovarėve.
Titulli nė „Corriere della sera“ ka
qenė ky: ”Kosovo, festa e rabbia“,
„Los Angeles Times“ shkruante:
“Kosovo takes a big leap of faith“,
gazeta ēeke ”Lidové Noviny“ i
njoftonte lexuesit me kėtė titull:
”Novż stįt na mapč Evropy“. Kjo
ishte dita kur kosovarėt i kuptonin
tė gjitha gjuhėt e botės.
Do tė mund tė bėhej njė ekspozitė e
mirė nė ndėrtesėn e re tė
Akademisė sė Shkencave dhe tė
Arteve tė Kosovės me ballinat e
shumė gazetave tė botės, tė cilat u
botuan mė 18 shkurt 2008, njė ditė
pas shpalljes sė pavarėsisė.
Bashkė me kolegun Agron Bajrami
nė numrin e 19 shkurtit 2008 tė
“Kohės
Ditore“ i patėm botuar ballinat e
disa gazetave nga disa anė tė globit.
Mė vonė, pėr fat tė keq, asnjė institucion
shtetėror apo kulturor nuk u
interesua qė tė siguroheshin ballinat
e gazetave pėr kėtė ditė tė
shėnuar nė jetėn e ēdo kosovari tė
gjallė dhe tė atyre qė do tė lindin.
Gaz i botės
Nė prag tė dyvjetorit tė pavarėsisė,
nė hyrje tė ndėrtesės sė re tė
Akademisė sė Shkencave dhe tė
Arteve tė Kosovės (ASHAK) ju, zoti
kryeministėr, i prezantoheni botės
me njė mesazh grotesk, i cili nuk u
rri hiē mirė shteteve demokratike,
siē pretendon tė jetė Kosova. Nuk
ėshtė fare me rėndėsi nėse ju, zoti
Thaēi, e keni ditur apo jo qė nė godinėn
e ASHAK-sė do tė vendoset ajo
pllakė metali qė ndrit e shkėlqen si
tė ishte e larė me ar. Kjo pllakė nuk
e shndrit biografinė tuaj politike,
kjo pllakė e njollos personalitetin
tuaj. Mesazhi juaj – apo i atyre qė e
kanė shkruar nė emrin tuaj – ėshtė
tallės pėr ēdo institucion tė dijes,
sepse nuk e ka vendin aty, te porta
e ASHAK-ut dhe te asnjė institucion
kulturor. Porosia juaj
„Tempujt e dijes dhe tė shkencės
janė rreze drite pėr kombin dhe
njerėzimin“ mbase i pėrshtatet
ndėrtesės, e cila tani falė fjalėve
tuaja do tė futet nė hartėn e
arkitekturės evropiane. Ndryshe
nuk ka shans.
Aman, bėhuni pak mė serioz se u
bėmė gaz i botės!
Hapi i parė qė do tė ishte mirė ta
bėnit, zoti kryeministėr, ėshtė ky:
Meqė nė mbishkrimin nė gjuhėn
latine tė ASHAK-ut nė vend tė
fjalės „artium“ (art) ėshtė shkruar
gabimisht „artum“, ju, zoti kryeministėr,
ėshtė mirė ta porositni
shkronjėn „i“, e cila mungon dhe t’ia
dhuroni Akademisė.
Njėkohėsisht merrni vendim, urdhėroni
vartėsit tuaj, qė ta heqin
pllakėn e panevojshme me shėnimin
”Tempujt e dijes dhe tė
shkencės janė rreze drite pėr kombin
dhe njerėzimin“. Me fjalė tė
tjera: Hashim hiqe atė haiku!
(Haiku ėshtė njė formė e poezisė
japoneze, qė pėrbėhet zakonisht
prej tre rreshtave me 5,7,5 rrokje).
Lenini, Stalini, Allahu
Ju, zoti Thaēi, nuk jeni diktator,
madje pėrpiqeni tė jeni demokrat,
por me kėso mesazhe tė hekurta po
e rendisni portretin tuaj nė galerinė
e figurave qesharake-diktatoriale tė
vendeve tė Azisė Qendrore. A e bėni
kėtė nga naiviteti apo me qėllim?
Sidoqoftė, hiqe atė haiku, Hashim!
Sepse haiku ”Tempujt e dijes dhe tė
shkencės janė rreze drite pėr kombin
dhe njerėzimin“ e kthen
Kosovėn me fytyrė nga
Turkmenistani. Kryeministėr, pėrpiquni
ta imitoni ndonjė politikan
tė Evropės Perėndimore, mos e imitoni
Saparmurad Nijazovin e
Turkmenistanit. S’ju ka hije as
juve, as demokracisė sė brishtė
kosovare. Nė vitin 1991, pas shpėrbėrjes
sė Bashkimit Sovjetik, kur
Turkmenistani u bė shtet i
pavarur, Nijazov, atėbotė sekretar i
parė i partisė, kishte thėnė:
”Bashkėkombėsit e mi e kanė
nderuar Leninin, pastaj Stalinin,
tani ata do ta nderojnė ose Allahun
ose mua. Atėherė mė mirė mua“.
Gjatė 15 viteve tė sundimit tė tij
Nijazov e shndėrroi Turkm -
enistanin nė njė vend tė tiranisė
dhe tė paranojės. Ēdo i treti banor
ishte i detyruar tė punonte pėr
shėrbimin sekret. Despoti Nijazov
dėshironte tė dinte edhe udhėt
ajrore nga fluturojnė mizat. Se
ēfarė domethėnė kjo, na tregon
fotografi zviceran Nicolas Righetti,
i cili nė librin e tij “Love me
Turkmenistan“, botuar nė Londėr
nė vitin 2008, sjell pamje nga njė
vend i dominuar nga kulti i individit,
nga kulti i Saparmurad
Nijazovit, i cili e quante veten
”Turkmenbashi“, baba i tė gjithė
turkmenėve. Portreti i tij stoliste
shishet e vodkės, qeset e makaronave,
paratė, parfumet e burrave.
Nė vitin 2002 Nijazov i ndėrroi
edhe emrat e muajve, pėr shembull
janarit ia vuri emrin ”turkmenbashi“,
pėr nder tė vetvetes,
shkurtin e quajti “bajdak“ pėr nder
tė flamurit, i cili ishte prezantuar
pėr herė tė parė nė kėtė muaj.
Ndėrsa muajit prill Nijazov ia vuri
emrin e nėnės sė tij ”Gurbansoltaneje“.
Vallja bizare
Nganjėherė historia di tė lozė valle
bizare. Turkmenbashi vdiq mė 21
dhjetor 2006, nė ditėlindjen e
Stalinit, nė moshėn 66-vjeēare. Nė
historinė e turkmenėve, por edhe tė
botės demokratike, ai mbetet nė
kujtesė si shkatėrrues i ekonomisė,
shkaktar i papunėsisė dhe i varfėrisė,
shtypės, shkelės i tė drejtave
tė njeriut, inkuizitor, neostalinist,
racist, xhelat dhe gjakpirės. Prej se
ka vdekur Turkmenbashi vendi i
tij ėshtė duke e hequr, hap pas
hapi, trashėgiminė e tij bizare.
Kėtė javė agjencia gjermane e
lajmeve DPA njoftoi se pasardhėsi i
tij nė post, Gurbanguli Berdimuh -
amedov, me dekret kishte urdhėruar
qė nga kryeqyteti Ashgabad tė
hiqej monumenti i larė nė ar dhe i
lartė 75 metra i Saparmurad
Nijazovit.
Tash t’i kthehemi mesazh-pėrcjellėsit
tonė tė hekurt, tė nderuar e
gojartė, kryeministrit Hashim
Thaēi. Shpresojmė se ai edhe nė
ēastet kur e ndien veten tė plotfuqishėm
dhe fuqiplotė nuk ka qejf
tė shikojė nė drejtim tė
Turkmenistanit. Kryeministėr,
lexoje kėtė citat: „E dini qė komunizmin
e kanė mbajtur votat nė
pushtet pėr 45 vjet, dhe shpeshherė
mbijetesa e njė qeverie nuk
ėshtė fakt pėr qeverisje tė mirė apo
tė dobėt”. Kėtė fjali tė menēur e ka
thėnė ministri aktual i Arsimit,
Enver Hoxhaj, mė 28 dhjetor 2006.
Njė ditė mė vonė citati ėshtė botuar
nė kėtė gazetė nė kuadėr tė njė
artikulli, ku Partia Demokratike e
Kosovės kritikonte Qeverinė e
kryeministrit Agim Ēeku pėr rritje
tė korrupsionit, pėr premtimet e
rrejshme pėr ndryshime nė Qeveri,
pėr refuzim ekstrem tė mendimit
alternativ, pėr kolaps ekonomik.
Pasi ta hiqni pllakėn me haiku, e
cila ėshtė vendosur te ndėrtesa e
Akademisė, ju, i nderuar kryeministėr,
mund tė shikoni e mendoni
nėse kritikat qė ia keni bėrė Agim
Ēekut nė fund tė vitit 2006 mund
t’ju bėhen edhe juve sot.
[email protected]

Antika
23-01-10, 12:03
..i gjori,nga deshira e flakte te mbetet ne histori luan lojra femijesh!
Mere me mend ne akademi ahahah.
Ore,po ajo pllake hiqet,thehet ,shkilet sikur shume thenje e pllaka e buste te diktatoreve siq tha dikush me larte.Sikur te shkruante psh:
O popull ashtu si me "duartrokitet" kur u ngrita ,ashtu do duartrokitni edhe me fuqishem kur te bie"
..,fotot jan ne histori ku e nenshkrova shtetin,pra ,veq kam hyre ne histori,kjo ishte veq ehh....:D
Respekt.(Y) (mjaft na thote me kete gjest te gishtit,po nuk po e marim vesh mire se....:P

panta_rhei
23-01-10, 13:38
pėr shiptar hashimi akademik e pertej akademikit pasha ni zot... hajt daj se s'ka ēka lyp sen akademiki n'Kosovė.

RWGX-eSMRwc

murrizi
23-01-10, 15:05
U bo zor me ju ra nfije njeri ju disa ketu.
Ore t'ngrat, po a nuk po e shihni qe Hashmi kualicjonar tė ardhshėm do ta ketė pikėrisht liderin tuaj madhėshtor(akademik) Nexhat Dacin. binju fjalėve mrapsht, sa nuk oshtė bo vonė !
Jo pardon paska edhe njė mundėsi, nrroni nofkat kur ta mirrni vesh qe "u kry puna" :tongue:

bert
23-01-10, 20:01
hashimi krejt tipaet e enver hoxhes dhe sali berishes po merr. po behet dhe ky diktator komunist

Fshatari
24-01-10, 17:20
Prishtinė, 24 janar – Agu i sė shtunės e ka gjetur ndėrtesėn e re tė Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Kosovės pa pllakėn me shėnimin “Tempujt e dijes dhe tė shkencės janė rreze drite pėr kombin dhe njerėzimin”, me emrin dhe funksionin e kryeministrit Hashim Thaēi. E njėjta ditė ka sjellė edhe ndėrrimin e pllakės ku ėshtė vėnė logoja e kėtij institucioni tė lartė shkencor. Nė tė renė janė bėrė korrigjime nė tekstin nė latinisht tė emrit tė plotė tė Akademisė, shkruan sot Koha Ditore.
Kėto veprime janė marrė pas njė numri artikujsh qė “Koha Ditore” tė enjten dhe tė premten ka publikuar, e qė lidheshin me tė dyja pllakat.
Nė tė parin, gazeta ka informuar se nė njė fushė ngjyrė ari, emri i kryeministrit Hashim Thaēi ėshtė gravuar nė hyrje tė ndėrtesės sė re. Brenda njė pllake, sipėr emrit, ndodhej edhe njė vlerėsim i tij pėr rolin qė kanė institucionet, sikur qė ėshtė Akademia.
Kėsisoj, rasti bėhej unik nė vende ku ėshtė i vendosur regjimi demokratik. Thėniet e politikanėve nuk shihen mė nė mure institucionesh, praktikė kjo qė ishte nė modė gjatė regjimit diktatorial.
Ndėrkaq, nė tė dytin gazeta ka treguar se pėr njė “i” qė nuk ėshtė vėnė nė logon e Akademisė, fjala “Artium” ėshtė tkurrur nė “Artum”. Dhe, kosovarėt edhe mund tė mos e vėrejnė dallimin midis kėtyre dy fjalėve qė ndodhen nė logo tė institucionit mė tė lartė tė shkencės dhe tė artit nė Kosovė, sepse ato janė latine. E para, nė logon e vendosur nė godinėn e vjetėr tė Akademisė, kurse e dyta nė logon e vendosur nė godinėn e re, tė porsainauguruar. Kjo e fundit ishte gabim, dhe i jep Akademisė kuptimin e institucionit “tė izoluar”, “tė mbyllur”, a “tė kufizuar”, apo edhe “tė rrezikshėm” ose qė ėshtė nė situatė “kritike”, sepse tė tilla janė kuptimet e fjalės “Artum”.
Gazeta nuk ka mundur tė kontaktojė tė shtunėn pasdite as me zėdhėnėsin e Qeverisė Memli Krasniqi, dhe as me zėdhėnėsen e Ministrisė sė Administratės Publike, Majlinda Lulaj, pėr tė kuptuar se kush saktėsisht ka marrė vendimin pėr largimin e pllakės sė kryeministrit dhe pėr ndėrrimin e logos sė Akademisė.
Pėr pllakėn qė mbante mesazhin e kryeministrit Thaēi, kurrkush nuk dinte urdhėrdhėnėsin pėr vendosjen e saj. Fillimisht ishte thėnė se kėtė e kanė kėrkuar akademikėt, mirėpo kjo ėshtė demantuar nga kryetari i tyre, Besim Bokshi.
Nė “Al-Trade Construcion”, kompani qė ka bėrė ndėrtimin e godinės sė Akademisė, kanė treguar se janė urdhėruar nga Ministria e Administratės Publike ta vėnin pllakėn. Nė kėtė ministri kanė pranuar se aspekti teknik i pėrgatitjes sė pllakės ėshtė bėrė prej tyre, por kanė thėnė se aty nuk ėshtė marrė vendimi.
As kryeministri Thaēi nuk ka qenė ai qė ka urdhėruar vėnien e pllakės. Zėdhėnėsi i Qeverisė, Memli Krasniqi, ka thėnė tė mos ketė rrjedhur nga Zyra e Kryeministrit iniciativa apo vendimi pėr vendosjen e saj.
Ndėrkaq, pėr gabimin nė logon e Akademisė, Ministria e Administratės Publike kishte bėrė pėrgjegjėse kompaninė “Al-Trade Construcion”, duke thėnė se kishte evidentuar gabimin dhe se i ishte kėrkuar kompanisė ta korrigjonte logon. Mirėpo, nė kompani, edhe pse patėn pranuar se nė listėn e vėrejtjeve ndodhet edhe logoja, ata patėn kėmbėngulur se vėrejtja ishte e njė natyre tjetėr. Logoja duhej tė bėhej nė fushė graniti dhe shkronjat e fjalėve qė pėrbėjnė emrin e plotė tė Akademisė nė shqip e latinisht tė shkriheshin nė bronz. Prandaj, nuk kishte kėrkesė pėr korrigjim.
__________________________________________

Cili e beri gabimin "artum" ne vend te "artium" ?
Nė fakt, ajo qe shqeteson boten nuk ėshtė kryeministri e formula e tij po egzistenca e Akademisė sė Arteve dhe Shkencės sė Republikės sė Kosovės. Kjo ėshtė kafshatė qė s'kapėrdihet...!

GjIlAnAsI_cSi
25-01-10, 20:50
U bo zor me ju ra nfije njeri ju disa ketu.
Ore t'ngrat, po a nuk po e shihni qe Hashmi kualicjonar tė ardhshėm do ta ketė pikėrisht liderin tuaj madhėshtor(akademik) Nexhat Dacin. binju fjalėve mrapsht, sa nuk oshtė bo vonė !
Jo pardon paska edhe njė mundėsi, nrroni nofkat kur ta mirrni vesh qe "u kry puna" :tongue:


Edhe une publikisht po them nqs LDD ban Kualicion me PDK kurr ma voten teme sun e merr. Bile bile -20 vota ka me kan 100%.

Asnjher nuk duhet me be nje gabim te till Daci. Nuk eshte i kalibrit te Hashimit me hy me te jo. Me mire rrin opozit beso edhe ti pak.

I kemi diskutu kto gjona neve ma heret.

Me AAK + AKR + LDK ndodh por asnjeher me PDK.

murrizi
25-01-10, 21:00
Edhe une publikisht po them nqs LDD ban Kualicion me PDK kurr ma voten teme sun e merr. Bile bile -20 vota ka me kan 100%.

Asnjher nuk duhet me be nje gabim te till Daci. Nuk eshte i kalibrit te Hashimit me hy me te jo. Me mire rrin opozit beso edhe ti pak.

I kemi diskutu kto gjona neve ma heret.

Me AAK + AKR + LDK ndodh por asnjeher me PDK.
Mvje keq, mvje mė tė vėrtetė keqė qė jeni fiksuar, apo mė mirė tė them qė je fiksuar kaq shumė nė KURRĖ-n tėnde.
Unė pėrveti nuk do e bėjė atė, pra duke mėsuar nga pėrvojat e shumė partive politike nėpėr botė, nuk e besoj qė nė Kosovė do tė veprohet ndryshe.
Jo pėr i gjė, pėrveqse do tė vije deri aty hesapi(pick) sa tė jesh apo tė mos jesh (politikisht).

E vetmja gjė qė nuk shkonė sė bashku ėshtė pėr momentin (5 vitet e ardhshme) AAK-PDK, edhe atė jo pėr programin e partis (profilizimin, qė se kanė gati asnjė parti nė Kosovė tė kryer) por pėr shkaqe bejlerllėku tė dy kryetarve tė partive, Hashes dhe Rambos.

PDK-ja deri diku ėshtė bėrė njė parti e diciplinuar, me standarde evropjane. dhe thėnė tė drejtėn edhe LDD-ja ka njė potencjal (dėgjueshmėria) qė ofron si parti politike, kushte kėto pėr tė qeverisur nė Evropė dhe vendet e neokolonizuara.

SANTANA-29
25-01-10, 21:17
Merre me mende mbas kater viteve thaqi humbe dhe fiton Rambo dhe ai per inati te thaqit e qet thenjen e vet,

"Po te ishte fakullteti aq lehte e kisha kryer edhe shkollen e mesme"

KEKSI KREJT JAN ...

GURI SYLAJ
25-01-10, 22:21
Murrizit i jap te drejte sepse ,ne politike, pikrisht ata qe shahen me se shumti ne mes vete diten- naten e bejne bashk biznesin!!
Por, nje koalicion ne mes PDK dhe LDD ne asnje rast nuk do te ishte nje kooalicion politik .
Tjeter dicka po ??!

Nese dicka e tille ndodhe atehere i vjen era:
" Per inate te vjehrres shkoj e flej me mullingjine!!"

panta_rhei
25-01-10, 22:30
Murrizit i jap te drejte sepse ,ne politike, pikrisht ata qe shahen me se shumti ne mes vete diten- naten e bejne bashk biznesin!!
Por, nje koalicion ne mes PDK dhe LDD ne asnje rast nuk do te ishte nje kooalicion politik .
Tjeter dicka po ??!

Nese dicka e tille ndodhe atehere i vjen era:
" Per inate te vjehrres shkoj e flej me mullingjine!!"
Vetėmse nė kėtė rastin e partive nė Kosovė, MULLINGJIA ėshtė Ambasadori Amerikan.

GURI SYLAJ
25-01-10, 22:45
Po ,gjithesesi keni te drejte.
Por ne rastin e tille ,nese ndodhe e kam fjalen ,duhet shpalu gjoksin me e prite pshtymen qe e kemi hudhe lart !!