PDA

View Full Version : Nė LDK nis “Projekti Mustafa”


GjIlAnAsI_cSi
25-02-10, 14:42
Shkrirja e Partisė Reformiste ORA nė “gjigantin kaotik” LDK vjen nė momentin kur shumėkush ka menduar se LDK-ja nėn drejtimin e Fatmir Sejdiut po i numėronte ditėt e fundit para njė ēarjeje tė re. ORA mund tė ndikojė nė krijimin e njė fryme tė re nė LDK, tė inicojė hapje tė mėtutjeshme dhe mbi tė gjitha tė shtytė njė agjendė modernizuese dhe evropiane brenda kampit tė “pleqve” tė LDK-sė qė sidomos kėto tre vjetėt e fundit nė pėrqafim tė Hashim Thaēit tė krijonin imazhin e pleqve komentatorė nga lozha e Muppet Showt tė famshėm dikur...


Partia e Ibrahim Rugovės duke qenė peng nė duart e pak figurave tė mėdha politike tė viteve ’90, pa lidership koheziv dhe pa vizion tė qartė politik, prapa dyerve tė mbyllura dhe e stėrkequr gjatė proceseve shtetndėrtuese duke e reduktuar agjendėn e saj nė luftė pėr pushtet personal dhe nė servilizėm ndaj PDK-sė si dhe nė konformizėm ndaj modelit kleptokratik qeverisės, mė nė fund duket se po ringjallet.
Thjesht ishte parti e vetėmjaftueshme dhe e vetėkėnaqur. Me LDK-nė e hapur dhe tė reformuar, qė pretendon nėse jo t’i fitojė zgjedhjet e ardhshme kombėtare, sė paku tė jetė partnere serioze e njė koalicioni qeverisės, skena politike kosovare po jep shenjat e para tė njė dinamizmi tė ri. Nė kėtė ridizajnim tė skenės politikė definitivisht nė Kuvendin e Kosovės do tė ketė opozitė tipike ndaj pushtetit, e qė supozohet tė jetė Lėvizja Vetėvendosje, e cila do tė mund ta arrinte kuotėn prej 10-12 deputetėsh. Ndėrkaq qė ky rikonfigurim do t’i nxirrte jashtė loje AKR-nė e Pacollit dhe LDD-nė e Dacit, subjekte kėto qė do ta pėsojnė fatin e ORA-s, por e para, duke njohur afinitetet e saj gjatė qėndrimit “me njė kėmbė” nė stolin e pushtetit, do t’i bashkėngjitet PDK-sė, kurse e dyta, ka indikacione se do tė ēahet mes dy blloqesh. Grupacioni politik rreth Naser Rugovės do tė kthehet nė shtėpi (LDK) ndėrkaq grupacioni tjetėr ėshtė nė pritje tė njė oferte nga Hashim Thaēi. Kjo ėshtė uvertura e hapjes sė partisė, ndėr tė parat demokratike dhe me vizion qytetar nė Kosovė dhe jep shpresė se po krijohet njė bllok i forcave politike modernizuese dhe qė do tė mbėshtetet nė agjendat europiane.
Pas rikthimit nė LDK tė tė ēregjistruarve, si Bujar Bukoshi dhe posaēėrisht pasi qė Isa Mustafa ia ruajti fytyrėn kėsaj partie nė Prishtinė nė dy palė zgjedhje vendore, duke e shndėrruar Prishtinėn nė pragun fundor tė rezistencės civile ndaj “ingjinierit tė votave” Thaēi dhe partisė sė tij PDK, objektivisht LDK-ja hyn nė njė kurs tjetėr, duke u fuqizuar si parti qytetare, me shtrirje solide dhe duke mėtuar tė jetė busullė e njė agjende modernizuese dhe europiane.
LDK-ja realisht ka qenė bartėse e idesė sė lirisė dhe pavarėsisė pėr njėzet vjet ekzistence. Duke qenė se kishte nė ballė Ibrahim Rugovėn, ideologun e aktivizmit qytetar joviolent dhe arkitektin e Kosovės moderne e properėndimore, pa ekuivoke, i cili jo veē pėr retorikė politike por i besonte projektit perėndimor, si model kulturor dhe liberator. Rugova ka besuar nė njė shtet tė pavarur e demokratik, tė hapur ndaj Shqipėrisė dhe Serbisė, pa pakica e shumicė, pa diskriminim e veēim etnik, prandaj edhe partia e tij, LDK, ishte promotore e kėsaj lėvizjeje tė fuqishme tė tėrė shoqėrisė shqiptare nė Kosovė, pėr demokratizimin e shoqėrisė postkomuniste si dhe pėr properėndimorizimin dhe modernizimin e saj, pra kosovarizimin e politikės.
Natyrisht qė edhe vetė lideri i ngrirė aktual i LDK-sė Fatmir Sejdiu, e ka ndie nėn lėkurėn e tij krizėn e atomizmit dhe shthurjes sė kėsaj partie dhe ai posaēėrisht nė vjeshtė-dimėr tė vitit tė kaluar, pas “Zanzi Video-lojėrave” tė PDK-sė, ishte detyruar qė tė negocionte me shumė subjekte mė tė vogla politike dhe me personalitete nga jeta akademike, shoqėria civile dhe media, pėr ta rimenduar projektin rugovian nė njė kontekst tė ri, pėr ta nxjerrė nga koma LDK-nė e ēarė e tė humbur nė luftėn pėr pushtet personal tė grupeve tė interesit dhe individėve me profil politik kuazidemokratik. Presioni i anėtarėve tė thjeshtė, pra i qytetarėve kosovarė ndaj kreut tė kėsaj partie sa vinte e rritej. Dhe rolin mė tė fuqishėm nė kėtė hapje dhe nė rikthimin e besimit tė elektoratit nė LDK, natyrisht se e pati dhe besohet ta ketė Isa Mustafa, roli i padiskutueshėm i tė cilit shihet edhe nė matjen e re tė kohės – me ORĖ. Nėse ky njeri nuk ndalet pėrballė presioneve politike nga jashtė partisė por qė mund tė vijnė edhe nga mendėsitė anakronike tė njė kaste qė ėshtė dėshmuar pėr nga shterpėsia nė prodhimtarinė politike brenda vetė LDK-sė, mund tė thuhet se LDK-sė do t’ia rikthejė prestigjin e dikurshėm por pse jo edhe pushtetin, duke u shfaqė si ofertė solide pėr njė Kosovė europiane.
A po bėn presion tė duhur elektorati i LDK-sė nė kreun e saj? Mbase po rizgjohet. Kėto presione publike e detyruan edhe eksponentin mė tė fortė tė kursit tradicional tė partisė, Sabri Hamitin qė tė deklaronte se LDK-ja, nė njėfarė dore jo vetėm qė do tė hapej, por edhe do ta heqte fare derėn!?
Ideja e ambasadorit amerikan Christopher Dell, qė sivjet nuk duhet shkuar nė zgjedhje tė pėrgjithėshme, pėr tė pritur krijimin e njė force tė re politike, duke qenė se partitė i pėrngjajnė njėra-tjetrės si veja vesė dhe elektorati kosovar nuk ka alternativė duket se po pėrmbushet. Po fuqizohet LDK-ja (PDK-ja ruan kėtė kuotė tė pėrafėrt, sepse ka njė elektorat shumė tė disiplinuar) dhe lėvizja Vetėvendosje po del nė testin e saj tė parė, e fuqizuar sė fundi deri nė pėrmasa tė martirizimit nga ndjekja politike e aktivistėve tė saj si nga ana e pushtetit ashtu edhe nga EULEX-i. Roli i Albin Kurtit lehtė mund tė jetė ai i moderatorit Ilir Meta, dhe shikuar nga ky kėnd, ai mund tė hyjė nė koalicion pikėrisht me tė djathtėn e supozuar, bartėse e tė cilės ėshtė LDK-ja. Por nėse mbetėt opozitė, Vetėvendosja do ta moderojė fuqishėm kėrkesėn barazitare sociale, luftėn antikorrupsion dhe mbi tė gjitha do ta thyej konformizmin dhe servilizmin e trishtueshėm ndaj faktorit ndėrkombėtar qė e ka paralizuar pushtetin kosovar.
Madje njė fuqizim dhe hapje mė dinamikė tė pėrshpejtuar i LDK-sė dhe njė rizgjim i opozitės nė Kuvendin aktual edhe mund ta ēojnė vendin nė zgjedhje sivjet. Ambasadori amerikan ia ka lėnė kėtė mundėsi nė duar shoqėrisė kosovare. Dhe duket se ėshtė e vetmja mundėsi pėr krijimin e njė pushteti me legjitimitet tė ri, horizontal dhe vertikal dhe shkėputje nga njė model arbitrar dhe autoritar qeverisės.
Dhe kjo po ndodh nė ēastin vendimtar, megjithė presionet vetė-mbrojtėse dhe rezistencat ndaj hapjes tė njė kaste qė kanė pushtet personal brenda kėtij subjekti politik.
Duke qenė se Kosova ėshtė nė fund tė pusit, nė llupėn e matėsve tė progresit nė tė gjitha fushat e funksionimit tė njė shoqėrie demokratike, si nga Komisioni Europian dhe sė fundi duke marrė njė notė tė madhe tė dobėt nga “Global Integrity” partitė politike tė saj, pra njė trup i shėndosh politik duhet qė ta nxjerrin qerren nga kursi i rrokullisjes drejt humnerės, nė njė kurs tė ri, me agjendė europiane. Pra LDK-ja duhet ose tė marrė timonin e t’u prijė kėtyre reformave nė kėto fusha, ku nė kontinuitet “po ngelim”, ose, nėse vazhdon tė jetė e njėjtė me partitė tjera, ajo s’ka pėrse tė marrė pjesė nė zgjedhjet e reja. LDK-ja duhet tė thėrras njė Tryezė me pjesėmarrje tė gjerė, qė ta rimendojė vetėn, pėr tė krijuar masė kritike pėr ndryshime, qė kėshtu t’ia ngroh zemrėn elektoratit tė saj tradicional, qė po avullohet dita-ditės, por edhe tė tėrheq votues tė rinj. Vetėm kėshtu ajo mund tė krijojė njė model proeuropian qeverisės, me njė kurs modernizimi tė shoqėrisė, me mendėsi tė re, por edhe me njerėz tė rinj qė janė bartės tė kėsaj mendėsie, duke u reformuar dhe profilizuar nė parti tė qendrės, duke ia ndalur hovin nepotizmit si plagė nė trupin e saj, por edhe duke shpallė fundin e retorikės etnonacionaliste pėr t’u ngritė nė njė forcė civile e liberale pėr shtetin e Kosovės.
Pas tėrheqjes sė ORA-s nė gravitetin e saj dhe tėrheqjes eventuale nė orbitė tė AAK-sė dhe LDD-sė, e ndodh edhe tė PSDK-sė, si dhe me njė bashkėpunim vizionar me sindikatat, LDK-ja mund ta rikthejė edhe njė pjesė tė madhe tė elektoratit tė AKR-sė nė shtėpi, kur dihet se partia e Pacollit mė sė shumti ka “vjedhė” vota nga arka e LDK-sė, por edhe tė ringjallė interesin e rreth 60% tė elektoratit qė nė shenjė pakėnaqėsie me rrjedhat politike dhe ekonomike nuk voton, duke qenė se pikėrisht kjo shtresė e shoqėrisė ėshtė rezistenca mė e fuqishme ndaj keqqeverisjes. Pos lėvizjes Vetėvendosje qė ashiqare po jep sinjale se do tė hyjė nė garė, duke tėrhequr njė tubė OJQ-sh dhe individėsh tė profilit revolucionarė edhe disa grupe joformale politike tė pakėnaqurish nga shoqėria civile dhe nga partitė ekzistuese janė nė fazėn pėrfundimtare pėr krijimin e njė subjekti krejtėsisht tė ri politik. Kurse ORA dhe liderja e saj Teuta Sahatēia kanė marrė tė vetmin vendim racional, duke pėrqafuar “Projektin Mustafa”, qė lihet tė besohet se me Sahatēinė nėnkryetare tė LDK-sė dhe me njerėz tė ORA-s nė Kryesinė e partisė, pas zgjedhjeve, do ta tėrheq nė ekzekutiv edhe politikanin modern Veton Surroin.
LDK-ja tashti u bė me ORĖ dhe nisi matjen e kohės sė reformave.

[email protected]

Prishtina-racing
25-02-10, 14:47
Se shpejti edhe PDK kemi me e bo LDK

Zeqiri
25-02-10, 15:52
janbashku faqezit nerveti

Makresh
25-02-10, 15:55
Shpresojm qe do te jen me mir se c'ishin.

Zanzi/M
25-02-10, 18:40
Nuk e besoj qe bashkimi i ldk-se me gjigandin "Ora" do ti sjell ndonje fitim te madh kesaj partie, kjo parti vetem qe ishte para falemintimit, dhe shpetimin e vetem e ka pasur qe ti qepet dikujna.

Me sa kam inf. dega e oras per gjakoven nuk i eshte bashkuar ores ne bashkimin me ldk

Guri i madh
26-02-10, 22:57
po ktu ishte qellimi i do forumistave me e degradue DR mustafet duke e etiketue si bashkpuntor te politikes millosheviqane , po nese mbesin ne kryesin e LDK ,fatmir sejdiu e eqrem ftyr legeni DR MUSTAFA nuk do tja arrin qellimit

Guri i madh
26-02-10, 22:58
Se shpejti edhe PDK kemi me e bo LDK



jo se kta e ndytin nga ererat qe kundermijn sa ma larg

Agroni22
27-02-10, 00:26
Se shpejti edhe PDK kemi me e bo LDKvalla qysh ja ka nis FATMIR SEJDIU me doket se po don me ba LDK-ne-PDK