PDA

View Full Version : Vaksine kunder kancerit te lekures


Fshatari
13-04-10, 21:23
Londėr, 13 prill – Shkencėtarėt besojnė se e kanė zbuluar ilaēin pėr kurimin e kancerit tė lėkurės, transmeton gazeta britanike “Telegraph”. Vaksina ėshtė provuar nė pacientė nė Britani tė Madhe dhe disa prej tyre janė shėruar plotėsisht nga melanomi, madje edhe tė tillė qė ishin nė stad tė vonshėm.
Vaksina i sulmon qelizat e kancerit, nuk i dėmton qelizat e shėndosha dhe bartė nė vete substanca qė forcojnė imunitetin e trupit ndaj kancerit tė lėkurės.
“Studimi ynė tregon se mbase e kemi ilaēin pėr disa pacientė me melanom nė fazė tė vonshme dhe pėr tė tjerėt. Kjo do tė shpėtojė me mijėra jetė njerėzish ēdo vit”, theksoi dr. Howard Kaufman, nga qendra mjekėsore e Universitetit Rush.
Hulumtimi shumėvjeēar ka pėrfshirė 50 pacientė me kancer tė lėkurės nė fazėn e fundit, tė cilėve u janė dhėnė nėntė muaj jetė - 16 pėr qind e tyre janė shėruar plotėsisht me kėtė vaksinė. Atyre nuk u ėshtė rikthyer sėmundja tash e katėr vjet. Ndėrkaq, te 28 pėr qind e pacientėve tė tjerė madhėsia e tumorit ėshtė zvogėluar dyfish.

Shkencėtarė besojnė se do tė marren leje me procedurė tė shpejtė dhe se vaksina do tė gjendet nė treg nė afat prej pesė vjetėve.
____________________________
http://www.kohaditore.com/index.php?cid=1,15,17931