PDA

View Full Version : Kryetari i Gjilanit tėrhiqet nga strukturat e PDK-sė


GjIlAnAsI_cSi
15-05-10, 17:09
Gjilan, 15 maj - Qemajl Mustafa, kryetar i Gjilanit i pakėnaqur me zhvillimet nė parti dhe ndėrhyrjet e kryesisė sė degės partiake dhe tė grupimeve tė ndryshme brenda partisė, me nė krye Izmi Zekėn, kryetar i degės, nė punėt e kryetarit, kompetencat dhe nė diktimin e zgjedhjes sė qeverisė komunale, me fyerjet dhe shantazhet qė i janė bėrė dhe marifetlllėqe tė tjera, ka dhėnė dorėheqje nga kryesia e Degės sė PDK-sė nė Gjilan. Ai ka bėrė tė ditur se nėse nuk pėrmirėsohet gjendja dhe vazhdojnė ndėrhyrjet dhe presionet partiake ai do tė dorėhiqet edhe nga posti i kryetarit tė Gjilanit. I pakėnaqur me refuzimin e listės sė kandidatėve pėr qeverinė komunale nga kryesia e partisė lokale, Mustafa njė herė kishte thėnė se do tė zėvendėsonte secilin nga drejtorėt qė nuk do tė pėrmbushte detyrat dhe nuk do tė dėshmonte njė lojalitet ndaj kreut tė Komunės. Mirėpo, nė arsyetimin e dorėheqjes nga kryesia e degės partiake, qė tė shtunėn nė takimin e kryesisė sė degės me kryetarė nėndegėsh u ėshtė shpėrndarė aktivistėve tė partisė nga terreni, Mustafa ka thėnė se se ai nuk do tė kėrkonte mė dorėheqjen apo zėvendėsimin e drejtorėve, pasi
janė imponuar nga kryesia e degės, tė kontrolluar nga Izmi Zeka dhe 3-4 individė tė tjerė, por ai do tė ofronte dorėheqjen nga posti i kryetarit tė Gjilanit.
Mustafa disa herė ka njoftuar opinionin se ishte nė telash me njerėz tė partisė nė Gjilan, se kryesia me Izmi Zekėn dhe ndonjė tjetėr ishin ata qė pėr mė shumė se dy muaj kanė zvarritur zgjedhjen e qeverisė komunale, se Mustafa kishte bėrė listėn e kandidatėve pėr qeberinė komunale, por ishte kontestuar nga kryesia e degės dhe nė fund ishte arritur njė gjysmė kompromisi, por telashet kishin vazhduar. Mustafa pati deklaruar se po e pranonte listėn me emrat e drejtorėve tė drejtorive komunale, por nuk ishte i kėnaqur, sepse nuk po pėrmbushnin kriteret dhe kėrkesat e tij. Mustafa
ka thėnė se kishte shpresuar se gara zgjedhore ėshtė bėrė pėr qeverisje tė mirė tė Komunės, por jo me ēdo kusht ndarje tė gjahut. Ai ka thėnė se priste mirėkuptim nė kryesi, por ndodhi e kundėrta, pasi u krijua njė atmosferė mosbesimi dhe njė homogjenizim kundėr propozimit tim, e qė vinte nė njė anė nga ambiciet e moēme tė ndonjėrit pėr bta pėrdhosur me ēdo mjet kryetarin actual tė Komunės dhe pėr ta distancuar nga partia, siē edhe pati ndodhur nė fillim tė vitit 2008, dhe nga ndonjė individ tjetėr qė kishte dhembje personale pse nuk ishte nė listėn e tė propozuarve pėr drejtor. Mustafa thotė se ishte i habitur me mėnyrėn se si sillej kryesia ndaj propozimeve tė tij, e qė nė realitet kishte tė bėnte me tre emra – me propozimin pėr arsim, kadastėr dhe urbanizėm.
Mustafa nė arsyetimin e dorėheqjes sė tij nga kryesia e degės sė PDK-sė ka pėrshkruar edhe fyerjet qė kanė ndodhur aty, pastaj se si ia kanė sjellur listėn me emrat e drejtorėve nė tavolinė nė Komunė dhe ishin kėrcėnuar qė ēdo ndryshim nė kėtė listė do tė ishte i papranueshėm pėr partinė, pėr kryesinė e partisė, e qė sipas Mustafės, “kjo kryesi qė moti nuk e pėrfaqėson interesin e partisė”. Mustafa tregon se duke mos dashur tė shkaktonte konflikt dhe tė mos komprometohemi nė publik e pranova pėr drejtor Bujar Nevzatin (Arsim) dhe Gani Nezirin (Kadastėr) dhe dola nė
publik me emrat dhe ia nisėm punės, por kryesisė ia thashė qėndrimin tim se kjo listė mbetet e kryesisė e jo e imja, dhe se unė, pėr veten time, pėr partinė dhe Komunėen marr qėndrim nė ditėt qė vijnė dhe pasojat nė tėrėsi i bart kryesia e Degės nė Gjilan. “Pra, kam ardhur nė momentin kur po e ndiej veten me ditė, me javė tė tėra tė anashkaluar, tė fyer, tė pa autoritet dhe tė diskredituar politikisht nga njė grup njerėzish, tė cilėt me homogjenizim negative, inskenime meskine dhe
dallavere e bėnė kėtė nė kryesi tė kėsaj partie, duke mos llogaritur pasojat pėr partinė”, ėshtė shprehur Mustafa. Ai ka thėnė se kėtė situatė ėshtė munduar ta relaksojė edhe kryetari i partisė, Hashim Thaēi, i cili me kohė ka qenė i njoftuar me qėndrimin tim, por kėtė e bėnte fatkeqėsisht vonė dhe nė mėnyrė jo tė duhur. Megjithatė, Mustafa thotė ta ketė falenderuar liderin e partisė pėr pėrpjekjet pėr tė korrigjuar aq sa ishte e mundur te trajtimi i Komunės (investimet nė Komunė,
punėsimet, autoriteti i Komunės dhe kryetarit, tė cilat janė nėn ēdo nivel), por edhe te proceset nė parti. Mustafa ka shprehur edhe njė lloj pendimi qė ka pranuar tė kandidohej pėr kryetar tė Komunės. “Bazuar nė pėrvojėn time tė hidhur me kėtė kryesi nga dy vitet e kaluara, ka qenė dashur qė tė mos jem assesi kandidat i saj pėr zgjedhjet e fundit, ose PDK ka qenė dashur tė mėsojė nga gabimet e veta nė relacion me kryetarin e Komunės, e tė cilėn gjė nuk e ka bėrė”, prandaj jap dorėheqje tė pakthyeshme nga kryesia e degės sė PDK-sė nė Gjilan, ka deklaruar
Mustafa me shkrim nė arsyetimin e tij tė dorėheqjes. Mustafa ka thėnė se dorėheqjen e ka dhėnė para Kėshillit tė Degės, kryetarėve tė nėndegėve dhe strukturės sė anėtarėsisė sė gjerė tė partisė. Duke iu drejtuar kėtyre strukturave partiake, Mustafa ka thėnė se duke mos u pajtuar me shantazhet, mediokritetin dhe homogjenizimin rrėnues, dhe nė pamundėsi pėr t’i ēliruar energjitė negative tė grumbulluara me vite nė maje tė kėsaj partie nė Gjilan, por duke falenderuar kativistėt dhe anėtarėt e sinqertė, jap dorėheqje tė pakthyeshme nga kryesia e vjetruar e degės sė PDK-sė nė Gjilan. Mustafa ka treguar se nga kryesia e degės ishte fyer edhe dy vite mė parė sikur edhe sot.
Mustafa ka paralajmėruar se “po nuk u rregulluan shumė gjėra, jam i gatshėm nė hapin tjetėsr – ikjen pa kusht edhe nga komuna, sepse jam koshient qė nė kėtė pozitė ku jam, megjithatė jam me besimin dhe mbėshtetjen e PDK-sė. Nė maje tė Komunės pėrherė kam qenė pėr hir tė publikut dhe PDK-sė, por kjo kryesi kėtė asnjėherė nuk e ka kuptuar”.
Ai nė fund tė arsyetimit tė tij tė dorėheqjes thotė se “po e ndiej veten shumė tė lodhur, tė zhgėnjyer, jo tė gatshėm tė sfidohem me premtimet e mėdha qė u kemi dhėnė zgjedhėsve tė Komunės, kur nuk e kam autoritetin e duhur nė parti dhe nė qeveri. Ndėrsa nė fund ka thėnė se pėrherė ėshtė i gatshėm pėr llogaridhėnie para Kėshillit tė Degės dhe ēfarėdo forumi tjetėr, deri te lagjja e fundit nė fshatin mė tė largėt, por asnjėherė nuk do t’i jap llogari kėsaj kryesie, e cila me asgjė nuk e meriton. Ndėrsa, Izmi Zeka, kryetar i degės sė PDK-sė, dhe kryesues i Kuvendit Komunal, i
kontestuar nga LDK-ja nė Gjilan dhe nga MALP-i, nuk ėshtė pėrgjigjur nė telefonin e tij celular, duke i bishtnuar kontaktit me median.

Oqeani
15-05-10, 17:12
"Heret" i paska ra zhetoni !!

Guri i madh
15-05-10, 20:11
me vjen shum mir qe e paska kuptue ,qe esht rreshtue gabimisht


sa ma gjat qe te kish qendrue ne pdk aq ma veshtir e ka pas me i pastrue rrobat qe kan marr er kundermuse

Prishtina-racing
15-05-10, 21:35
Po me vika mir qe paska mledh men

ceceni
17-05-10, 22:36
Ai e kuptoi se po zhytet thell e me thell ne legjionin e mafiozve te pdk.PER ta shpetuar fytyren ai e zgjodhi me te miren i lumt

Oqeani
17-05-10, 22:40
Ai e kuptoi se po zhytet thell e me thell ne legjionin e mafiozve te pdk.PER ta shpetuar fytyren ai e zgjodhi me te miren i lumt


"HERET" i paskan dale enderrat !!!!

ceceni
17-05-10, 22:51
Ai e kuptoi se po zhytet thell e me thell ne legjionin e mafiozve te pdk.PER ta shpetuar fytyren ai e zgjodhi me te miren i lumt

GjIlAnAsI_cSi
18-05-10, 20:06
Gjilan, 18 maj -Kryetari i Gjilanit, Qemajl Mustafa, pas dorėheqjes nga Kryesia e Degės sė PDK-sė nė Gjilan, pėr shkak tė presioneve dhe shantazheve, siē ka thėnė ai, nė imponimin e listės me emrat e kandidatėve pėr drejtorė departamentesh komunale, ka deklaruar se nuk e ka ndėrmend tė dorėzohet lehtė. Ai ka thėnė se ka marrė 9 mijė vota mė shumė se PDK-ja nė zgjedhjet e fundit, nga 21 mijė vota sa kishte fituar si kandidat pėr kryetar tė Gjilanit. Mirėpo, ka lėnė tė kuptohet se me lehtėsi dhe publikisht do tė tėrhiqej nga funksioni i tė parit tė Komunės nėse i pamundėsohet ushtrimi me dinjitet i funksionit tė kryetarit. Mustafa ka paraqitur dy kushte qė duhet t'ia plotėsojė Kryesia e PDK-sė pas gjithė asaj qė ka ndodhur. E para, qė ta korigjojė listėn e drejtorėve dhe t'i largojė dy drejtorė nga ajo, atė tė arsimit dhe tė kadastrit. Ndėrsa kushti i dytė qė ai kėrkon prej partisė, e qė do tė ishte mirė ta pėrmbushte, ėshtė kėrkimfalja publike e Kryesisė sė PDK-sė ndaj Mustafės pėr telashet e krijuara. Ai ka shtuar se me shumė lehtėsi do tė jap dorėheqje nga funksioni i kryetarit tė Komunės, edhe pse ai ka pėrgjegjėse para sovranit - votuesit dhe jo tekeve partiake dhe Kryesisė sė partisė. Mustafa ka theksuar se ligji ia lejon qė ai tė punojė plotėsisht i pavarur dhe tė marr vendimet siē parasheh Ligji mbi Vetėqeverisjen Lokale, qė drejtorėt t'i emėrojė dhe shkarkojė ai si kryetar dhe jo Kryesia e partisė, por ka dashtė qė nė konsultim dhe bashkėkordinim ta bėnin qeverinė komunale. Mirėpo, sipas Mustafės, Kryesia 18 anėtarėshe e PDK-sė e zgjedhur para 5 vjetėsh, pasi prej atėherė nuk ka pasur zgjedhje nė parti, e ka keqkuptuar gatishmėrinė time pėr koordinim dhe bashkėpunim tė veprimeve. Sipas kreut tė Gjilanit, Kryesia e PDK-sė nė Gjilan e ka keqkuptuar rolin dhe funksionin e vet. Ai ka thėnė s enė bazė tė Ligjit mbi Vetėqeverisjen Lokale ėshtė kompetencė e tij tė emėrojė dhe shkarkojė drejtorėt dhe jo Kryesia e partisė, dhe ky do tė jetė njė mėsim i mirė pėr Kryesinė e PDK-sė nė Gjilan. Sipas Mustafės, pėr sukseset dhe dėshtimet nė udhėheqje llogari jep kryetari dhe jo kryesia , dhe "unė i jap pėrgjegjėsi sovranit dhe jo individėve apo kryesisė sė partisė".
Kreu i Gjilanit shpreson ta ēojė deri nė fund kėtė mandat qeverisės, por nuk e pėrjashton me ēdo kusht mundėsinė e tėrheqjes nga funksioni i tė partit tė Gjilanit, nėse i pamundėsohet ta kryej me dinjitet dhe si duhet detyrėn e kryetarit. Lidhur me mundėsinė e dorėheqjes, ai ka thėnė se "edhe kėtė hap mund ta bėjė, bile lehtėsisht dhe nė mėnyrė publike, nėse pengohem nė ushtrimin e funksionit tė kryetarit tė Gjilanit", ka thėnė Mustafa.