PDA

View Full Version : Kushtrimi i Shqiptarise


Lapsi
18-05-10, 14:58
Kushtrimi i Shqiptarisė




Nga Suat Saqipi

Si e njoha unė si gazetarė Kushtrimin qė ashtu njihej mė shumė se sa si Harun Aliu. Nofka e tij gjithmonė do tė jetė njė kushtrim i lirisė dhe jo i asaj siē dėshirojnė ta pėrshkruajnė fatzinjtė
Studentė nė UT
Unė isha student gazetarie nė Tiranė, ndėrkaq Kushtrimi ishte student i historisė ne Universitetin e Tetovės, qysh atėherė nė vitet e 1993-ta. Ishte njė figurė e ēmuar, me njė urtėsi tė paparė, por pėrveē kėsaj atė e karakterizonte edhe guximi dhe pėrkushtimi pas sportit apo arteve luftarake, siē ishte karateja. Njė sportist i dalluar karateje, po ashtu po vijonte paraprakisht edhe studimet pėr teologji islame nė Fakultetin Teologjik nė Shkup. Ai u regjistrua mė vonė nė UT, pėr tė dhėnė njė mesazh gjithė klerikėve mysliman se UT-ja ėshtė simbol i sė ardhmes sė kombit shqiptar nė Maqedoni. Nga ajo distancė kohore, sot ėshtė shumė lehtė tė jesh studentė nė kėtė universitet, sepse fillimet kishin sakrificėn dhe betejėn me aparatin shtetėror, i cili ndiqte nė ēdo cep. Kushtrimi ishte i dalluar me urtėsinė e tij duke i vėnė i pari themelet e Unionit Studentor nė UT, por duke kurorėzuar mė pas edhe celulat e para tė UĒK-sė nė Maqedoni. Ai mbante parimin mė shumė punė, e mė pak llafosje dhe gjithnjė i shmangej kompleksit tė bajraktarizmit, duke mbrojtur parimin “qė punėt tė ecin para”.
Rasti i Gostivarit i 1997 dhe montimet nė 1998
Ngjarjet e Gostivarit prekėn shumė rėndė djaloshin me origjinė kumanovare, i cili nė bisedat e asaj kohe me ne studentėt e Tiranės diskutonte se “ndryshe s`bėn vetėm pėrmes grykės sė pushkės”. Ai nga ajo periudhė aktivizohet fuqimisht nė radhėt e LPK-sė, e cila qysh atėherė promovonte platformėn pėr luftė tė armatosur pėr ēlirim kombėtar. Janė shumė pak dėshmi nga Kushtrimi, ndėrsa vulėn e mesazheve dhe historikun e aktiviteteve tė tij e gjejmė vetėm tek disa intervista dhe biseda qė unė dhe kolegu im Naser Pajaziti kishim zhvilluar me tė pėr agjencinė e lajmeve INA. Ai fliste me shumė maturi pėr ngjarjet, respektin pėr bashkėveprimtarin Beqir Limanin e ndjerė, qė ishte dėshmori i parė i rėnė i UĒK-sė. “Nė 1998 organet shtetėrore ndėrmorėn likuidimin e grupit tonė tė LPK-sė nė Maqedoni, duke pasuar me burgosje dhe vrasje. Qė nga kjo kohė kaluam nė ilegalitet tė thellė, duke u kyēur mė pas nė radhėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Qysh atėherė u bėnė edhe celulat e para nė Maqedoni. Nga viti 1998 e deri nė vitin 2001, por edhe gjatė luftės unė kam operuar me UĒK-nė dhe dihet shumė mirė se ka pasur aksione dhe veprime tė UĒK-sė nė Kumanovė, Kėrēovė, Prilep, Shkup, Tetovė, etj, aksione qė janė marrė pėrsipėr me komunikatat e UĒK-sė", janė dėshmitė e Kushtrimit. Ai asnjėherė nuk braktisi vendlindjen, pėr ta ndėrruar me ndonjė vend perėndimor.
Lufta e UĒK-sė nė vitin 2001
Fillimi i luftės e gjen atė si anėtar i shtabit tė pėrgjithshėm pranė UĒK,nė Tanushė tė Shkupit e deri nė pėrfundim tė saj. Por mė pas pasoi edhe njė akt tė rėndė, pasi qė ishte viktimė e njė kurthi tė montuar nga qarqe tė caktuara qė nuk i`a donin tė mirėn atij. Gjatė qėndrimit nė Kosovė ai ra nė kurth te qarqeve tė caktuara qė sja donin tė mirėn atij dhe proceseve shqiptare dhe arrestohet, ndėrsa asnjėherė nuk u bė e qartė se pėrse ai ra nė prangat e KFOR-it. Kushtrimi ishte pajtuar edhe me nėnshkrimin e Marrėveshjes sė Ohrit, dhe kėtė i`a kishte thėnė bashkėveprimtarit tė tij Ali Ahmeti, me mesazhin se parimisht pajtohej me Marrėveshjen, por duke kėmbėngulur qė tė mos tolerohet ndryshimi i saj dhe tė detajohet qartė me afate precize dhe garanci ndėrkombėtare implementimi i saj.
Skenari i fundit pėr ta ēuar drejt eliminimit
Si zakonisht edhe Kushtrimi ishte viktimė e inkuizicionit policor-medial, i cili brenda natės apo ditės shqipton dėnim apo shpallė tė akuzuar, pa asnjė fakt, argument e dėshmi evidente. Por, qėllimi i kėsaj dihet, eliminimi i njė faktori tė rėndėsishėm. Edhe Kushtrimit kėshtu i ndodhi, kur ai papritmas njoftohet nė lajme se ėshtė akuzuar pėr vrasjen e njė pjesėtari tė policisė speciale nė afėrsi tė Shkupit. Qė nga publikimi i lajmit, puna e tij kishte pėrfunduar dhe dihej skenari. Por, ajo qė ngelet mė irrituese se askush nuk ka shtruar dilemėn deri tani se pse u vra Naser Nebiju nė Haraēinė, pėr tė cilin atėherė u tha se ishte vrasėsi i pjesėtarit tė policisė speciale, Zoran Markovski. Pavarėsisht drejtėsisė dhe tė vėrtetės, inskenimi i tillė e bėri ate qė tė largohet nga shpija, duke lėnė tė me lotė e mėrzi familjen e ngushtė. Por kėsaj radhe ikja ishte mė e rėndė, sepse Kushtrimi nuk pėrjetoi lindjen e djalit tė tij. Ai u arratis, por porosia i shkoi nė vend sepse qė nga malet e Karadakut ku atje gjeti strehimin e pėrkohshėm ai kishte porositur qė djali tė pagėzohet me emrin Fisnik. Sepse ai e ēmonte fisnikėrinė dhe e kishte ideal e parim, dhe kėtė dėshironte ta pėrjeton edhe trashėgimtari i tij, i cili shumė pak kishte shijuar urtėsinė dhe pėrkledhjet e babait tė tij.
Vrasja makabre
Vrasja e Kushtrimit ishte njė tragjedi me dy lajme, por ajo qė demantoi vrerin e hedhur medial maqedonas ishin mbi 10 mijė miqtė e shqiptarėt nga tė gjitha anėt qė i dhanė lamtumirėn e fundit. Lajmi i kobshėm se bėhej fjalė pėr kontrabandist apo organizator tė njė vrasje tė njė polici ishte njė alibi i inskenuar, sepse edhe nė gjykatėn e shkallės sė parė kurrė nuk u vėrtetua saktė akuza pėr Kushtrimin. Nuk kanė kaluar as edhe instancat e tjera gjyqėsore e deri nė Strasburg, pėr ta nxjerrė atė fajtor, por realiteti nė Maqedoni ėshtė i tillė, kur dikush mban tė drejtėn ekskluzive shqiptarėt ti etiketojė brenda natės me nofka tė ndryshme. Kushtrimi do jetė gjithmonė i gjallė sepse ashtu Zoti ua dėshiron kėtė cilėsi dėshmorėve tė kombit.