PDA

View Full Version : J'accuse,.. M. Yves de Kermabon !


Makresh
18-05-10, 17:47
http://www.peshkupauje.com/files/imagecache/image_inpost/foto/Sofi/jaccuse.jpg




BE-ja ėshtė e interesuar ta thellojė integrimin e saj dhe kontesti i pazgjidhur ndėrmjet Kosovės e Serbisė ėshtė destruktiv pėr BE-nė. Po ashtu, EULEX-i, si shprehje e politikės sė jashtme dhe tė sigurisė sė BE-sė, nuk dėshiron qė ta zbatojė 6 Pikėshin i vetėm pėrderisa politikanėt kosovarė mund ta nxijnė atė nė media.

Thuhet qė bisedimet e reja me Serbinė do tė jenė vetėm pėr ēėshtje teknike. Mirėpo, thuhet kėshtu, sepse vetėm njohja e Kosovės nga Serbia, pėrkatėsisht vetėm statusi politik i Kosovės, konsiderohet ēėshtje politike. Ēdo gjė tjetėr, sipas kėsaj pikėpamjeje, ėshtė teknike. Pra, kemi tė bėjmė me njė zgjerim tė kategorisė sė gjėrave qė pėrshkruhen me predikatin ‘teknike’ dhe me ngushtim tė kategorisė sė ēėshtjeve qė cilėsohen si politike. Kėshtu, depolitizimi na shfaqet si mekanizėm qė merr nga politikja pėr t’i dhėnė teknikes.

Decentralizimi, trashėgimia kulturore e veriu i Kosovės nuk mund tė jenė ēėshtje teknike. Nė fakt, po tė kėrkohej qė tė renditen ēėshtjet e posaēme politike qė vazhdojnė tė mbesin shumė problematike me Serbinė, kėto tria do tė ishin tė pashmangshme. Kompetencat nėpėr komunat me shumicė serbe dhe kufijtė e atyre komunave, madhėsia e numri i zonave tė veēanta rreth kishave e manastireve ortodokse, si dhe pėrgjegjėsitė lidhur me to, instanca qė emėron gjykatėsit e prokurorėt nė veri, kontrolli mbi hekurudhat, postėn dhe energjinė elektrike mbi lumin Ibėr, organi ku do tė pėrfundojnė tatimet e mbledhura nė pikat 1 dhe 31, tė gjitha kėto dhe shumė tė tjera, nuk mund tė jenė ēėshtje teknike. Zgjidhja e kėtyre problemeve nuk ėshtė thjesht punė efikasiteti e funksionaliteti, por ajo kryekėput pėrcaktohet nga autoriteti politik qė merr e zbaton vendime pėr to. A do tė jetė kjo qeveria e Kosovės dhe institucionet e Kosovės nė pėrgjithėsi, apo strukturat e Serbisė do tė vazhdojnė tė ekzistojnė dhe tė ushtrojnė pushtet nė kėto ēėshtjet ‘teknike’?

Ēdo gjė me Serbinė ėshtė ēėshtje politike. Jo vetėm pse Serbia nuk e njeh pavarėsinė e Kosovės. Pikėsėpari, Kosova nuk ka as marrėveshje paqeje me Serbinė. Kosova me Serbinė ėshtė nė njė gjendje lufte pa luftė. Nuk ėshtė aspak e vėrtetė se vetėm njė ēėshtje, pra statusi politik i Kosovės, ėshtė ēėshtje politike. Aktualisht, nė raport me Serbinė, vlen e kundėrta: nuk ka as njė ēėshtje tė vetme e qė nuk ėshtė ēėshtje politike. Prej sportit, kulturės dhe ekonomisė, e deri te dėmet e luftės, drejtėsia pėr viktimat dhe politika e jashtme.

Nė njėrėn anė, po na thuhet qė nuk do tė flitet nė ato bisedime pėr statusin e Kosovės, kurse, nė anėn tjetėr, thuhet se do tė flitet pėr veriun, gjithnjė duke aluduar dhe duke e menduar veriun si njė territor disi me status tė padefinuar. Ēka ėshtė Kosova nėse nuk ėshtė (edhe) territori i saj, ēdo pjesė e territorit tė saj? Mos ndoshta Kosova pėr zyrtarėt e saj na qenka vetėm qyteti i Prishtinės? Apo, ndoshta, vetėm oborri i ndėrtesės sė qeverisė dhe pasuritė e qeveritarėve?

Serbia edhe kur ka luftuar, edhe kur ka negociuar, tradicionalisht kėtė e ka bėrė pėr territore. Nuk ėshtė ndryshe as kėsaj radhe. Deklaratat e kohėpaskohshme pėr ndarjen e Kosovės vetėm sa e pėrforcojnė territorin si koncept themelor tė politikės sė Serbisė. Madje, pėr kėtė punė ajo s’ka asgjė personale me ne, shqiptarėt. Gjithmonė na e ka rrudhur territorin qė e kemi populluar prej se dimė pėr Serbinė. Dhe, ashtu siē e deshi ndarjen e Kroacisė, por nuk e realizoi dot, ashtu siē e deshi ndarjen e Bosnjės ku e realizoi Republikėn Serbe, ngjashėm e do edhe ndarjen e Kosovės. Po t’i jepet mundėsia do ta synojė edhe ndarjen e Malit tė Zi a Maqedonisė. Gjithnjė pėr territore, gjithnjė pėr mė shumė territore. Sepse pėrveē dimensionit irracional tė obsesionit me territoret, mė shumė territor do tė thotė mė shumė tokė bujqėsore dhe mė shumė pasuri natyrore e nėntokėsore. Kushti dhe mundėsia e kėsaj mendėsie ėshtė fakti qė nė Serbi pėrgjithėsisht nuk ka pendesė e keqardhje pėr tė kaluarėn dhe kriminelėt e shumtė tė luftės nuk fshihen nė Serbi por mu nė aparatin shtetėror tė Serbisė. Nė Serbi nuk ka ndodhur asgjė qė do tė mund t’i pėrngjante denazifikimit.

Serbia e di qė nuk e fiton ndarjen e Kosovės thjesht pse deklaron, gati pa paramendim, qė e do atė. Meqė nuk ka trysni ndėrkombėtare qė Serbia ta njohė Kosovėn, nga kėto bisedime ku do tė diskutohen temat nga 6 Pikėshi i Ban Ki-Moonit, Serbia do tė fitojė pushtet mė tė madh tė njohur nga Prishtina, p.sh. nė nivel kantoni pėr veriun dhe jo vetėm atė, ndėrkohė qė ajo vazhdon tė mos e njohė Kosovėn. Pra, mė parė se pėr ndarje pėrfundimtare dhe tė plotė bėhet fjalė pėr thellim tė ndarjes sė brendshme tė Kosovės, qė ia rrit dhe zgjeron kontrollin Serbisė brenda Kosovės. Fundja, Serbia gjithmonė e do ndarjen, sepse e do territorin, mirėpo nėse ajo e pranon ndarjen e bėrė varet nga madhėsia e territorit qė ka pėrfituar me atė rast.

Pse, atėherė, faktorėt ndėrkombėtarė, e posaēėrisht BE-ja, i duan kėto bisedime? Cili ėshtė motivi i BE-sė nė idenė dhe pėrgatitjet e kėtyre bisedimeve? Pse ajo ėshtė e interesuar qė tė jetė ndėrmjetėsuese? BE-ja ėshtė e ndarė sa i pėrket pavarėsisė sė shpallur tė Kosovės. 22 shtete e kanė njohur pavarėsinė, ndėrsa 5 nuk e kanė njohur dhe nuk duket tė ketė gjasa qė ta bėjnė kėtė pa e bėrė vetė Serbia njėherė. BE-ja ėshtė e interesuar ta thellojė integrimin e saj dhe kontesti i pazgjidhur ndėrmjet Kosovės e Serbisė ėshtė destruktiv pėr BE-nė. Po ashtu, EULEX-i, si shprehje e politikės sė jashtme dhe tė sigurisė sė BE-sė, nuk dėshiron qė ta zbatojė 6 Pikėshin i vetėm pėrderisa politikanėt kosovarė mund ta nxijnė atė nė media. Pas protokollit pėr bashkėpunim policor me Serbinė, pėr temat e tjera tė 6 Pikėshit, EULEX-i do qė institucionet dhe partitė e Kosovės t’i ketė nė anėn vet. Prandaj Brukseli preferon qė 6 Pikėshi i Ban Ki-Moon-it tė avancohet nė marrėveshje ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė.

Sa i pėrket integrimit europian tė Serbisė, BE-ja ėshtė mė shumė e brengosur pėr mbarėvajtjen e procesit tė gjatė sesa pėr momentin e aderimit. Duke qenė se thellimi i integrimit tė BE-sė pėrmes Traktatit tė Lisbonės paraqet zėvendėsim pėr zgjerimin e BE-sė, vendet ende tė paintegruara (pėrfshirė kėtu edhe Serbinė) do tė presin pėr njė numėr vitesh, qė ėshtė larg prej optimistėve tė cilėt besojnė nė integrim tė shpejtė dhe diku ndėrmjet realistėve dhe pesimistėve. Po ashtu, dobia e integrimit nė BE nė kuptimin e subvencioneve qė marrin vendet mė tė varfra anėtare, nuk do tė jetė as pėr sė afėrmi sikurse dikur. BE-ja e dėshiron Serbinė bashkėpunuese pėrgjatė gjithė kėtij procesi. BE-ja frikėsohet qė nėse ngec ky proces Serbia radikalizohet dhe e destabilizon rajonin. E, pėr tė ecur ky proces i integrimit tė Serbisė sa mė lėmueshėm, BE-sė i nevojiten njė varg dakordimesh tė Serbisė me Kosovėn si vend fqinj i saj.

Tė gjitha kėto pėrbėjnė arsyet pse pritet qė ndėrmjetėsimin nė bisedimet e reja do ta kryesojnė pikėrisht zyrtarė tė BE-sė.

Pra, BE-ja, gjithsesi, e ka hallin e vet. Faktorėt e tjerė ndėrkombėtarė e kanė hallin e BE-sė, sepse e kanė prioritet tė lartė partneritetin me tė. Pyetja ėshtė: kush e ka hallin e Kosovės, qė po e fusin nė pazar tė ri, e ku nė pyetje ėshtė vetė ajo?