PDA

View Full Version : Zgjedhjet sėrbe nė Kosovė , tensinonohet situata nė Mitrovicė


GjIlAnAsI_cSi
30-05-10, 13:30
Kjo foto ėshtė e vitit 2010 nė Kosovėn e Hashim Thacit , Fatmir Limaj dhe SHIK-ut jo e kohės sė Milloshevicit.

http://www.koha.net/repository/images/30-mitro4.jpg


Mitrovicė, 30 maj (E plotėsuar) Gjendja e sigurisė nė Mitrovicė, nė kėto ēaste paraqitet e qetė, pas njė tensionimi serioz qė ndodhi ndėrmjet orėve12-13.. Sipas njoftimeve tė fundit, efektivat e KFOR-it, tashmė janė vendosur nė mes tė urės qė ndanė nė dysh qytetin. Po kėshtu, edhe Policia e Kosovės ėshtė vendosur nė tė dyja anėt e lumit Ibėr, nė pėrpjekje pėr tė qetėsuar turmat e shqiptarėve dhe serbėve.
Policia e Kosovės ka pėrdorur gaz lotsjellės pėr t’i larguar demonstruesit shqiptarė qė kanė synuar t’i afrohen urės sė Ibrit nė Mitrovicė, ka raportuar KTV-ja. Mijėra shqiptarė qė po protestojnė kundėr zgjedhjeve serbe kanė dashur tė nisen drejt urės, kur janė penguar nga policia e cila nuk ka hezituar tė pėrdor gaz lotsjellės. Njėsitet speciale tė policisė sė Kosovės po mbėshteten edhe nga ato tė KFOR-it. Matanė urės, nė pjesėn veriore janė mbledhur edhe qindra serbė tė cilėt kanė gjuajtur gurė dhe kanė provokuar shqiptarėt nė pjesėn e jugut, duke mėsyrė kalimin e urės pėr tė kaluar nė jug. Sipas burimeve nė pjesėn Veriore rreth orės 12:30 minuta kanė filluar tė shtėna nga armė automatike. Nuk raportohet pėr ndonjė tė lėnduar, ndėrsa situata vazhdon tė jetė e tensionuar. Bėhet e ditur se tashmė, pos forcave tė mėdha tė policisė sė Kosovės te ura, qė ndan Mitrovicėn nė veri dhe nė jug, janė pėrqendruar edhe shumė forca tė KFOR-it.
Protesta e paralajmėruar mė herėt me moton "Tė mbrohet sovraniteti i Kosovės" kundėr zgjedhjeve serbe qė po mbahen nė pjesėn veriore tė qytetit, ka filluar nė orėn 12. Njė turmė e madhe shqiptarėsh ėshtė mbledhur nė pjesėn jugore, nė urėn e Ibrit, duke brohoritur “UĒK, UĒK” si dhe duke kėnduar kėngėn “Besa, Besė”, mirėpo, policia speciale e Kosovės u ka dalė pėrpara dhe nuk i lė tė kalojnė urėn.
Ndėrkohė, edhe njė grup serbėsh kanė dalė matanė Ibrit duke protestuar nė anėn e tyre.
Ardhja e protestuesve shqiptarė deri tek ura nuk ka qenė e planifikuar nė kėtė mėnyrė, por, teksa Muharrem Xhemajli po mbante njė fjalim para protestuesve, njė pjesė e tyre morėn rrugėn nė drejtim tė urės sė Ibrit.
Diku pas orės 12:30 minuta, siē mėsohet nga dėshmitarė nga vendi i ngjarjės, edhe njė numėr serbėsh kishin dalė kėtej Ibrit, nė pjesėn jugore, duke hedhur gaz lotėsjellės dhe gjėsende tjera. Edhe shqiptarėt kanė filluar tė gjuajnė me gurė nė drejtim tė turmės serbe.
Janė parė edhe forca tė KFOR-it nė mes tė urės nė tentim pėr tė kontrolluar situatėn e cila momentalisht ėshtė tejet e tensionuar.
Policia e EULEX-it ka krijuar njė kordon nė mes tė protestuesve serbė nė pjesėn veriore tė qytetit, ndėrsa KFOR-i ėshtė duke qėndruar nė mes tė dy palėve protestuese, ndėrsa njėsia speciale e Policisė sė Kosovės ėshtė nė pjesėn veriore duke tentuar t’i mbajė protestuesit shqiptarė nėn kontroll.
Sipas njoftimeve tė fundit nga Mitrovica, protestuesit shqiptarė nė anėn jugore tė qytetit kanė filluar tė shpėrndahen, por edhe mė tutje vazhdojnė tė qėndrojnė grupe protestuesish, si nė anėn jugore, ashtu edhe nė atė veriore.
“Kemi pėrdorur sasi tė vogėl tė gazit lotsjellės dhe kemi intervenuar pėr tė ndaluar grupet e serbėve e shqiptarėve dhe kemi ndaluar eskalimin e mėtejshėm tė dhunės”, deklaroi pėr Reuters zėdhėnėsi i policisė sė Kosovės, Besim Hoti.
Dy persona nė anėn serbe janė lėnduar lehtė nga gurėt e dy grupeve tė protestuesve, qė gjuanin njėri tjetrin, njoftuan autoritetet shėndetėsore nė pjesėn serbe tė Mitrovicės, raporton Reuters.
Trupat e NATO-s, policisė sė EULEX-it dhe policisė sė Kosovės janė vendosur te ura, duke u pėrballur me tė dy palėt. Helikopterėt e NATO-s janė parė duke fluturuar mbi zonė.
“Sė bashku me trupat e NATO-s dhe policinė e EULEX-it po pėrpiqemi tė parandalojmė incidentet tjera”, tha Hoti.

Guri i madh
30-05-10, 14:26
si ne kohen kur u mbrojke kushtetuta e kosoves nga serrbia ne ket ur edhe at,here serrbia bllokonte demostrusit vriste plagoste po edhe arrestonte


edhe thaqi si millosheviqi per shqiptar

Pulebardha
31-05-10, 16:47
Pérshéndetje;

Mbas 10 vitesh me protestua pér her té paré mé duket nje pauzé e gjat, pastaj pjesémarja e demonstruesve ishte shumé e vogel.

Deri tashi nuk kemi pas kohé t“uj u mar vjedhje, droge, prostitucion e ku di une me cfaré.... Zoti né ndihmé ati mileti.

premium
01-06-10, 11:41
Pérshéndetje;

Mbas 10 vitesh me protestua pér her té paré mé duket nje pauzé e gjat, pastaj pjesémarja e demonstruesve ishte shumé e vogel.

Deri tashi nuk kemi pas kohé t“uj u mar vjedhje, droge, prostitucion e ku di une me cfaré.... Zoti né ndihmé ati mileti.
... von ėshtė vonė pjesemarjet e protestuesve , ngase KFOR'i ne ate rajon eshte perkrahes i shkive .
Faji nuk eshte as te KFOR'i as te shkijet , por faji eshte tek ne , sepse pas mbarimit te luftės pjesa e Mitrovicės ka qen e zbrazėt , kshtuqė ka qenė interesimi i rebelizmit per pasurine e shkive e jo per mbrojtjen e vendit.

Zeqiri
01-06-10, 19:43
japra sabukuri miqt tone nderkombetar te cilve poju rrehim shuplaka naknaqen tu na ndihmue secilen here dhesecilen ditepona errasin mire emamire ksaj ithone sedeshte hutin prite dautin pra nuk ideshtem dhespo idojme shiptart qepra narrasin kadaldale nderkombtart skemicka piskasim ascka methane sevet ikemi thirre dhevet eulexi pona rrehshuplaka epuna etyne asht ndajau teritorin shiptarve edhe ruj shkiet mos tinguc kush sebahet nami kerrk delibeg baje qitash nmujsh mebajte