PDA

View Full Version : Zannier e quan Kosovėn republikė e re ballkanike


Lapsi
26-11-10, 09:41
Zannier e quan Kosovėn republikė e re ballkanike

Shefi i misionit tė KB-ve nė Kosovė, Lamberto Zannier deklaroi sonte se pas zgjedhjeve nė Kosovė pret kontinuitet dhe stabilitet nė kėtė hapėsirė, duke shtuar se nuk pret ndryshime tė mėdha.

“Stabiliteti ėshtė i nevojshėm pėr hapat e mėtejshėm pėr procesin e dialogut me Beogradin, i cili nuk e njeh pavarėsinė dhe e konsideron Kosovėn pjesė tė territorit tė vet. Kjo republikė e re ballkanike edhe mė tutje ballafaqohet me problemin e pajtimit mes serbėve dhe shqiptarėve, veēmas nė zonėn e Mitrovicės”, tha Zannier duke iu drejtuar Kėshillit pėr politikė tė jashtme tė Senatit italian, transmeton gazeta Blic e Beogradit.

Shefi i UNMIK-ut tha se Kosova duhet tė mbetet multietnike, duke vlerėsuar se zgjedhjet e 12 dhjetorit do tė kalojnė pa tensione ndėrmjet dy komuniteteve etnike.

“E kuptoj apelin e Beogradit komunitetit serb pėr tė bojkotuar zgjedhjet, por shoh edhe disa pėrfaqėsues serbė nga Kosova,. Tė cilėt kanė vendosur tė dalin nė zgjedhje me qėllim qė tė pengojnė margjinalizimin e tyre nga procesi i vendosjes nė nivel lokal”, tha Zannier dhe shtoi se situata nė veri ėshtė krejt ndryshe dhe “shumė mė e afėrt me qėndrimin e Beogradit”