PDA

View Full Version : Suksesi i dietės Djukėn


shfletuesi_
11-01-11, 17:36
Shumė njerėz do tė fillojnė tė mbajnė dietė nė fillim tė kėtij viti tė ri. Ndoshta shumė prej jush do t’ju shtyjė njė dietė qė pretendon se nuk tė bėn tė ndjehesh i uritur. Dieta Dukan po quhet tani aq e famshme sa dieta Atkins pasi i lejon njerėzit tė hanė sa tė duan ushqime me pėrmbajtje proteine, ndėrsa i shkurajon tė numėrojnė kaloritė.

Darka e sė enjtes ėshtė nata e proteinave pėr Paula Rorie dhe bashkėshortin e saj. Ata ndjekin tė dy dietėn Dukan dhe thonė se ajo funksionon ndryshe nga dietat e tjera. Ata nuk ndjehen tė uritur. Sonte nė menu ka fileto pule, biftek dhe vezė tė fėrguara.
Dieta ėshtė e ndarė nė disa faza.
Nė fazėn e parė qė quhet faza e sulmit lejohet vetėm tė hash proteina tė shėndetshme. Kjo do tė thotė kryesisht mish pa yndyrė, duke pėrjashtuar mishin e qengjit dhe derrit. Mund tė hash peshk, vezė dhe produkte tė tjera deti. Por konsumimi i vezėve duhet tė jetė i kufizuar, nė se vuan nga kolesteroli i lartė. Kjo fazė zgjat nga tre deri nė pesė ditė. Sipas dietės, kjo ėshtė faza qė gjeneron metabolizmin. Kjo mendohet tė jetė faza gjatė sė cilės humbet mė shumė peshė, pasi sipas dietės Dukan, trupi ynė e ka tė vėshtirė tė tresė proteinat, duke iu dashur tre orė dhe gjatė kėtij procesi organizmi konsumon njė tė tretėn e kalorive qė pėrmban. Nė fazėn e dytė, tė njohur edhe si faza e konsolidimit, lejohet tė hash 28 zarzavate tė ndryshme.
Gjatė kėsaj faze, mendohet se je nė rrugėn e duhur pėr tė humbur peshėn qė kėrkon tė humbėsh, dhe gjatė saj duhet do tė jesh mėsuar tė modifikosh dietėn tėnde.
Nė kėtė fazė mund tė hash nje vakt mė tepėr dhe tė shtosh fruta, bukė, djathė dhe disa produkte tė pasura nė amidon.
Paula Rorie dhe bashkėshorti i saj kanė arritur nė fazėn pėrfundimtare, qė njihet si ajo e stabilizimit.
Nė kėtė fazė njė nga momentet mė tė rėndėsishme ėshtė se njė ditė nė javė duhte tė hash vetėm proteina. Nė Francė ku Pierre Dukan hartoi dietėn e tij mbi njė dekadė mė parė, kjo njihet si e enjtja e proteinave dhe restorantet i modifikojnė menutė e tyre tė enjteve. Libri Dukan ze njė vend qendror nė jetėn e Paolės dhe Gerit.
Kur Geri i propozoi asaj tė martohej, Paola e harroi pėr njė ēast lumturinė kur mendoi se do tė vishte njė fustan tė masės me masė 18.
Atėhere ajo vendosi tė fillonte dietėn dhe Geri vendosi ta mbėshteste atė, duke u futur edhe ai nė dietė.

“E vetmja gjė qė mė mungon janė qeset e patatinave. Haja njė tė tillė pėrditė, gjithashtu biskotat por ato i pata hequr shumė mė parė se sa tė filloja dietėn.”

Dieta Dukan nuk ėshtė aq e thjeshtė sa duket.
Tė gjitha produktet bulmetore duhet tė jenė pa yndyrė.
Nuk lejohen sallamra, ėmbėlsira dhe nė fillim nuk lejohen perimet, prandaj kjo mund ta vėshtirėsojė fillimisht dakjen jashtė. Karbohidratet janė tė ndaluara, ashtu sikurse me yndyra dhe sheqeri. Dukan argumenton se karbohidratet janė tė panevojshme, pasi trupi ynė mund tė prodhojė glukozė nga mishi. Mishi i zgjarės dhe peshku pak i marinuar mund tė konsumohet pa frikė.
Paula thotė se nganjėherė ndjehet tepėr e kufizuar nga djeta.

“Dy javėt e para mė mungonte alkooli, njė gotė verė nė mbrėmje, por nuk e harroja synimin qė kisha: tė mė bėnte fustani qė mė pėlqente”.

Paola arriti tė vishte njė fustan tė masės 12 nė dasmėn e saj, falė vendosmėrisė pėr tė ndjekur dietėn.
Dietologia Gloria Parfitt punon nė klinikėn Hale tė Londrės.
Megjithėse dieta Dukan nuk kėrkon tableta me vitamina dhe mbėshtetet tek ushqimet natyrale Parfitt i sheh me skepticizėm dietat e pasura nė proteina.
Ajo thotė se ėshtė e rėndėsishme ta furnizosh trupin kurdoherė me tė gjitha vitaminat.

“Ne kemi nevojė pėr tė gjitha kėto, pėr tė prodhuar aminoacidet e nevojshme pėr ēdo qelizė. Kur merr shumė proteina nė tė njėjtėn kohė, trupi mund tė prodhojė mė shumė acide dhe si rezultat kjo mund tė ketė njė efekt shkatėrrimtar nė densitetin e koskave dhe nė sistemin tretės”.

Dukan pranon se proteinat e shumta janė tė rrezikshme, por shton se veshkat mund tė pastrojnė acidet nė se shtojmė sasinė e ujit qė pijmė, nė tre litra ēdo ditė.
Kohėt e fundit njė studim nė Evropė arriti nė pėrfundimin se 773 njerėz mbipeshė zbuluan se dietat me pak karbohidrate dhe tė pasura nė proteina pa shumė yndyrė janė tė mira pėr tė mos shtuar peshė.
Studimi nė revistėn mjekėsore New England Journal zbuloi se tė rriturit ndjekin mė me rigorozitet dietat qė janė tė pasura nė proteina dhe me pak karbohidrate.



Buon Apetittt


http://www.diet.freelifestylebiz.com/wp-content/uploads/Dukan%20Diet%20Recipes.jpg

Suelaa
11-01-11, 17:42
Shfletus nese don te hupesh ca kg. ateher te jap ca keshilla.

gjimnastika, sidomos vrapini ne mengjes, dhe ngrenje e shendetshme ,pa yndyrna,dhe mundesisht te zevendesosh me vegjetebel.