PDA

View Full Version : Edhe Naim Maloku pjesė e Qeverisė


lirik
12-04-11, 21:28
Edhe Naim Maloku pjesė e Qeverisė?


Stafi i ish presidentit Bahgjet Pacolli si duket dalė nga dalė do tė dalė nė Qeveri. Vetė Pacolli pasi mbeti pa postin e tė parit tė vendit, zuri vend nė karrige e parė pranė kryeministrit Hashim Thaēi, si zėvendėskryeministėr i parė. Ndėrkohė tani edhe ish kėshilltari i tij pėr siguri, Naim Maloku, pritet tė bėhet pjesė e Qeverisė sė Kosovės.
Lajmin e ka konfirmuar pėr tė pėrditshmen “Epokėn e Re”, njė burim brenda Qeverisė. Ky burim ka treguar se zėvendėskryeministri i parė, Behgjet Pacolli gjatė kėsaj jave pritet tė takohet me Naim Malokun pėr t’ia prezantuar ofertėn pėr njė postė tė ri.
I njėjti burim ka treguar se Maloku mund tė jetė zėvendėsministėr, ose eventualisht pjesė e kabinetit tė zėvendėskryeministrit Pacolli. Ndėrkohė vetė Maloku ka thėnė se nuk ėshtė nė dijeni pėr pėrfshirjen e tij nė Qeveri. “Nuk jam i informuar”, ka thėnė Maloku.
Naim Maloku pasi nuk arriti tė bėhet deputet i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės pas zgjedhjeve tė 12 dhjetorit tė vitit tė kaluar, vendosi ta lėrė partinė bashkėthemelues i sė cilės ishte edhe tė shkojė tek Behgjet Pacollit si kėshilltar pėr siguri. Por kjo detyrė ishte e shkurtėr, aq sa ishte i shkurtėr edhe posti i Pacollit si president.
Ndėrkohė merret vesh se edhe kėshilltari tjetėr i Pacollit, Ibrahim Gashi, qė vjen nga AKR-ja e po ashtu nuk arriti tė marrė votat e duhura pėr tė qenė deputet, do tė jetė pjesė e Qeverisė sė Kosovės. Mirėpo ende nuk dihet nėse do tė ketė post ministri, zėvendėsministri apo kėshilltar i zėvendėskryeministrit Pacollit

lirik
12-04-11, 21:29
krejt me lista e moj toke e kosoves qka te ka gjete ty

Guri i madh
12-04-11, 22:06
ja paskan qit nji asht me lpie