PDA

View Full Version : Peshkop Smoki trondit Belgjikėn


roadrunner
15-04-11, 18:55
Rrėfimi i ish-peshkopit pėr abuzimet seksuale rrėqeth Belgjikėn

Bruksel, Belgjikė, 15 prill – Dėshmia e transmetuar nė televizionet belge e njė ish-peshkopi pėr abuzimet seksuale tė dy nipėrve tė tij kanė shkaktuar tė premten zhurmė tė madhe nė Belgjikė, prej kryeministrit, klerit tė lartė dhe prokuroria, qė u shprehėn tė tronditur pėr mėnyrėn se si ish-shėrbyesi i udhės sė zotit i tregonte abuzimet e tij.
Nė njė intervistė tė transmetuar tė enjten, Roger Vangheluwe, ish-peshkop nė Bruge, foli pėr abuzimet seksuale si “njė lojė e vogėl”, nė tė cilėn kishte prekje, por jo “seks tė vrazhdė”.
“Kurrė nuk kam qėndruar lakuriq” dhe abuzimet kurrė nuk kishin tė bėnin me “seksualitet real”, tregonte Vangheluwe (74), transmeton AFP. Ai ka dhėnė dorėheqje nga detyra mė 2010, pasi kishte pranuar abuzimin e njėrit nga nipėrit e tij pėr 13 vjet – derisa djaloshi nuk i mbushi 18 vjet. Nė intervistėn televizive tė transmetuar tė enjten, ai zbuloi se kishte abuzuar edhe nipin e dytė “disa herė, disa dhjetėra herė, por jo pėr vite me radhė”.
Vangheluwe kėrkoi falje pėr vuajtjet qė ka shkaktuar, por mohoi tė jetė njė pedofil.
“Kurrė nuk e kam ndjerė as mė tė voglėn tėrheqje ndaj ndonjė fėmije”, ka thėnė ai. “Dhe akoma nuk ndjej. Mes meje dhe atij (nipit) ka pasur njė intimitet, i cili ndodhte secilėn herė qė ne shikonim njėri-tjetrin. Dhe pėr tė cilėn ne mė pastaj thamė: ‘Kjo gjė nuk ėshtė nė rregull’”.
Abuzimi ka ndodhur gjatė tubimeve familjare, ka thėnė Vangheluwe.
Reagimet nga Kisha belge – e cila ėshtė vėrshuar nga qindra raste abuzimi dhe akuza – pėrfshinin njė dėnim tė ashpėr.
Guy Harpigny, peshkopi i Tournai, tha se nė kohėn kur Kisha po pėrpiqet t’i shuajė dhembjet e viktimave tė abuzimit, “del njė ish-peshkop qė thotė se ato ishin vetėm lojėra tė vogla. Ky njeri ose ėshtė i sėmurė, ose ky ėshtė njė reagim normal pėr njė pedofil”.
Patrick Hoogmartens, peshkop i Hasseltit, tha se “e vajton” mėnyrėn nė tė cilėn Vangheluwe “u hedh dritė” abuzimeve tė tij seksuale. “Tė gjithė peshkopėt (belgė) kanė mbetur tė habitur”, tha Josef De Kesel, peshkop aktual i Brugesit. Mirėpo Vangheluwe tha se kurrė nuk do tė linte vullnetarisht priftėrinė.
Kryeministri belg, Yves Leterme menjėherė kėrkoi veprimin e Vatikanit.
“Ėshtė e tmerrshme ajo qė ky njeri tregon. Kisha duhet tė marrė pėrgjegjėsinė qė i takon. Kjo gjė nuk mund tė vazhdojė mė tutje”, ka thėnė Leterme.
Prokurori i Bruges, Jean-Marie Berkvens tha tė premten se abuzimi i nipit tė dytė ka zgjatur pėr dy vjet. Viktima ishte vetėm 8 vjeē. Tė dyja rastet kanė ndodhur shumė kohė mė parė, qė tė mund tė persekutohen.
Berkvens thotė tė jetė “shokuar” nga mėnyra se si Vangheluwe “i trajton tė gjitha sikur tė bėhej fjalė pėr imtėsi. Mund t’ju siguroj se nuk ėshtė”.
Vangheluwe u ankua nė intervistėn njėorėshe se Kisha ėshtė nė shėnjestėr tė hetimeve pėr abuzime, ndėrsa sektorėt e tjerė, si organizatat sportive, janė lėnė tė kalojnė shumė lehtė.
“Pse duhet tė jetė ndryshe kur bėhet fjalė pėr priftėrinj? Pse duhet Kisha tė paguajė kompensim, ndėrsa pėr profesionet e tjera jo”, pyeti ai. “Kisha nuk duhet tė zihet ngushtė nė mėnyrė mė tė veēantė”.
Intervista ėshtė zhvilluar nė njė qendėr tė vogėl katolike nė Ferte-Imbault nė Francėn Qendrore, ku ai u dėrgua nga Vatikani. Gjatė gjithė intervistės prifti pedofil ishte i relaksuar, ndonjėherė i buzėqeshur dhe kohė pas kohe i hapte supet sikur donte tė sinjalizonte se gjėrat pėr tė cilat ai fliste nuk ishin edhe ndonjė gjė aq serioze.