PDA

View Full Version : Serbia justifikon kėrkesat pėr ndarje tė Kosovės


Zero Cool
17-05-11, 15:30
Serrbia ka shpeshtuar kėrkesat pėr ndarjen e Kosovės, pėrderisa politikajt Kosovarė, pozitė dhe opozitė e kundėrshtojnė njė mundėsi tė tillė.
Mendimi juaj pėr kėtė temė ėshtė ?






http://gdb.rferl.org/E2851A71-AA48-446C-B857-22D3696515A5_w527_s.jpg






S’duan tė dėgjojnė pėr ndarjen (http://www.evropaelire.org/content/article/24177580.html)



Pėrfaqėsuesit e qeverisė dhe ata tė opozitės kundėrshtojnė ashpėr idetė e ndarjes sė Kosovės, qė po lansohen kėto ditė nga zyrtarė nė Beograd. Ēdo zgjidhje qė bie ndesh me Kushtetutėn e Kosovės, pėr Prishtinėn zyrtare konsiderohet e papranueshme.


Opsionet e ndarjes sė Kosovės vazhdojnė tė kundėrshtohen me ngulm nga pėrfaqėsuesit politikė nė Prishtinė.

Ndėrsa zyrtarė nė Beograd, ditėve tė fundit, nė disa raste e kanė pėrmendur edhe ndarjen si njė prej opsioneve, duke apostrofuar veriun e Kosovės, ata nė Prishtinė thonė se zgjidhjet pėr problemet nė Kosovė duhet kėrkuar brenda Kushtetutės sė Kosovės dhe jo nė bisedime me Serbinė.

Zėvendėskryeministri Hajredin Kuēi thotė se janė institucionet dhe qytetarėt e Kosovės ata qė vendosin pėr Kosovėn, e jo Serbia. Pėr temat qė mund tė bisedohen me Serbinė, ai thotė se ka edhe vija tė kuqe.

“Ne marrim pjesė aktive nė ēėshtjen e dialogut. Nuk kemi ndonjė iluzion se gjėrat do tė lėvizin shumė shpejt. Por, ne do tė jemi specifikė nė kėrkesat tona, nė tė drejtėn tonė, e njėkohėsisht edhe nė zgjidhjet, tė cilat duhet tė jenė nė kuadėr tė objektivave tona politike, kufizimeve kushtetuese qė i kemi dhe standardeve ndėrkombėtare”.

“Nė kėtė drejtim dėshirojmė zgjidhje tė qėndrueshme dhe jo zgjidhje pėr hir tė kohės”, thotė Kuēi.

Anėtari i Kryesisė sė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, Kujtim Shala, thotė se bisedimet me Serbinė janė politike, ndėrsa e kundėrshton ashpėr futjen e veriut si temė nė agjendėn e kėtyre bisedimeve.

Shala thotė se as idetė pėr reciprocitet zgjidhjesh, duke krahasuar Luginėn e Preshevės me veriun e Kosovės, nuk mund tė jenė objekt diskutimi me Serbinė, sepse nė kėtė mėnyrė vetvetiu do tė hapej edhe ēėshtja e ndarjes.
Ēėshtja e veriut ėshtė ēėshtje e Kosovės dhe problemet nė veri ndodhin sepse ndėrhyn Serbia.

“Nėse kėrkohet reciprocitet, i bie qė ėshtė hapur tema e veriut dhe ėshtė hapur tema e ndarjes. Ndėrkaq, ėshtė e palejueshme qė tė hapet njė temė e tillė. Ēėshtja e veriut ėshtė ēėshtje e Kosovės dhe problemet nė veri ndodhin sepse ndėrhyn Serbia. Por, Serbia ēdo ditė shkel sovranitetin e Kosovės”, thotė Shala.

Zgjidhjet qė do tė ēonin kah ndarja e veriut tė Kosovės janė luftėnxitėse, thotė nė anėn tjetėr sekretari i pėrgjithshėm i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Burim Ramadani.

Ai thotė se Qeveria e Kosovės duhet tė vendosė menjėherė sundimin e rendit dhe ligjit nė veri. Kjo, sipas tij, do tė ishte pėrgjigjja mė e mirė qė Kosova mund t’iu japė deklaratave tė zyrtarėve serbė pėr ndarjen e Kosovės.

Ramadani i kundėrshton edhe idetė e pėrqendrimit tė bisedimeve nė temėn e veriut tė Kosovės dhe kėrkesat pėr reciprocitet me Luginėn e Preshevės.

“Kjo logjikė e zgjidhjes sė konflikteve besoj se ėshtė e tejkaluar, sepse kjo hap rrugė pėr ndryshimin e pothuajse tė gjithė kufijve tė Ballkanit. Nuk ėshtė e pranueshme. Ne duhet ta funksionalizojmė shtetin e Kosovės”, thekson Ramadani.

Bisedimet Prishtinė - Beograd, tė cilat po zhvillohen aktualisht, janė paralajmėruar nė vazhdimėsi si teknike. Por, qė nga fillimi, njė pjesė e spektrit politik nė Prishtinė si dhe analistėt kishin parashikuar se ato mund tė pėrfundojnė me inicimin e temave politike, duke pėrfshirė sidomos ēėshtjen e veriut tė Kosovės.

Njė temė e tillė nuk ėshtė hapur dhe tė paktėn zyrtarisht nuk ėshtė paralajmėruar se do tė hapet. Por, kohė pas kohe, nga Beogradi dėrgohen sinjale pėrmes deklarimeve publike, se njė ditė edhe kjo ēėshtje, edhe ndarja do tė jenė nė tavolinėn e bisedimeve.

premium
17-05-11, 15:46
per mendimin tim, sa nuk ka kembengules e burra Kosova , se shpejti ka me na ardhe qirilica ne Kosove .

pozita -opozita kane njė rruge dalje , prap populli i mjerė ka me hongėr tunq'in .

Zero Cool
18-05-11, 19:58
Mbi gjysmė milion euro pėr bisedimet me Serbinė (http://www.telegrafi.com/?id=2&a=14666)


http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0518163329946_m.jpg



Nė mbledhjen e sė mėrkurės, Qeveri ka miratuan vendimin pėr ndarjen e mjeteve financiare nė vlerė prej 541.000 euro pėr mbulimin e shpenzimeve tė delegacionit tė Kosovės pėr bisedime teknike nė mes tė Republikės sė Kosovės dhe Serbisė.
Po ashtu, Qeveria ka aprovuar Platformėn Vjetore tė Politikės sė Inteligjencės dhe Sigurisė, e cila ka qėllim pėrcaktimin e detyrave strategjike nė fushėn e sigurisė dhe pėr tė mbrojtur vlerat themelore dhe interesat e Kosovės, mbrojtja e sovranitetit, integritetit territorial dhe rendit kushtetues.

Qeveria ka miratuar Projektligjin pėr Persona tė Zhdukur, i cili rregullon tė drejtėn e familjarėve pėr tė ditur fatin e personave tė zhdukur, si pasojė e luftės nė Kosovė nė vitet 1998-1999. Po ashtu me kėtė projektligj pėrcaktohen kompetencat dhe pėrgjegjėsitė e Komisionit Qeveritar pėr Persona tė Zhdukur.

Nė kėtė mbledhje Qeveria ka aprovuar Planin Hapėsinor tė Kosovės pėr vitin 2010-2020 dhe Propozimin pėr shpalljen e Zonės Ekonomike nė Komunėn e Lipjanit, nė pajtim me paragrafin 4 tė nenit 73 tė Ligjit pėr miniera dhe minerale. /Telegrafi/

Zero Cool
21-05-11, 16:14
Shkėmbimi i territoreve - ideja mė e mirė (http://www.telegrafi.com/?id=2&a=14720)


http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0521145452651_m.jpg



Lideri i Partisė Demokratike Shqiptare (PDSH) nga Lugina e Preshevės, Ragmi Mustafa ka thėnė se angazhohet hapur pėr bashkimin e Preshevės, Medvegjės dhe Bujanocit me Kosovėn.
Nė njė prononcim pėr Deutsche Welle nė gjuhėn serbe ai ka thėnė se e ka pritur me gėzim idenė e shefit tė socialistėve dhe zėvendėskryeministrit tė Serbisė, Ivica Dacic pėr ndarjen e Kosovės dhe pėrcaktimin e kufijve mes Serbisė dhe Kosovės.

“Nė qoftė se Dacici do tė jetė qind pėr qind pragmatik, atėherė duhet tė jetė i gatshėm edhe pėr ndarjen e Serbisė, nė mėnyrė qė Presheva, Medvegja dhe Bujanoci tė bashkohen me Kosovėn, ndėrsa veriu i Kosovės tė bashkohet me Serbinė”, ka thėnė Mustafa.

Kreu i PDSH-sė ėshtė i mendimit se pikėrisht shkėmbimi i territoreve ėshtė zgjidhja mė e mirė pėr pėrfundimin e tensioneve nė Ballkan.

“Kjo ėshtė absolutisht zgjidhja mė e mirė, nė qoftė se duam zgjidhjen e problemeve mes shqiptarėve dhe serbėve. Vetėm nė kėtė mėnyrė Prishtina dhe Beogradi mund tė vendosin raporte tė pėrhershme tė mira fqinjėsore. Kėshtu do tė dėshmonin para botės se janė tė gatshėm tė bėjnė kėtė hap precedent”, ka thėnė Mustafa, i cili aktualisht ėshtė kryetar i Komunės sė Preshevės.

Zero Cool
21-05-11, 16:21
Ideja pėr ndarjen e Kosovės ėshtė e kahershme (http://www.telegrafi.com/?id=2&a=14716)


http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0521110857947_m.jpg



Presidenti i Serbisė, Boris Tadic ka thėnė se nuk duhet habitur pėr idenė rreth ndarjes sė Kosovės meqė ajo qe njė kohė tė gjatė ėshtė e pranishme nė opinionin publik serb.
Tadic ka thėnė se tė gjitha idetė pėr zgjidhjen e pėrhershme tė ēėshtjes sė Kosovės janė tė mirėseardhur. Sipas tij, ėshtė nevojshme qė tė gjendet zgjidhja e pranueshme pėr tė palėt e dhe pėr faktorėt ndėrkombėtare.

“Puna jonė ėshtė tė ndryshojmė realitetin nė terren dhe ta lėvizim atė nė favorin tonė por edhe ta respektojmė popullin shqiptar. Kėtu nuk ka farė politike sekrete dheas netojė pėr tituj bombastikė, ēdo ide ėshtė e mirėseardhur dhe nuk duhet bėrė spektakle qė i dėgjojmė tash e 50 vjet”, ka thėnė Tadiq, njoftoi Tanjug.

Si njėrėn nga zgjedhjet Tadic ka pėrmendur edhe konceptin e “dy Gjermanive” qė nuk vetėkupton detyrimin qė Serbia tė njohė pavarėsinė e Kosovės, por qė lė hapėsirė tė zgjidhen shumė probleme jetėsore qė rėndojnė mbi dy popujt.

“Ėshtė jorealiste qė tani tė merremi me parashikime se si do tė rrjedhė dialogu, sepse ai tani po fokusohet para sė gjithash nė ēėshtjet teknike. Serbi ėshtė e gatshme qė nė dialog tė marrė pjesė me ēdo mėnyrė dhe tė zgjidhė konfliktin historik tė popullit serbe shqiptar”, ka thėnė Tadic.

Sipas tij, asnjė zgjidhje nuk ėshtė reale pėrderisa nuk hyhet nė fazėn e re tė dialogut ose pėrderisa dialogu tė mos shndėrrohet nė bisedime.

“Pėr kėtė arsye duhet tė ekzistojnė rrethanat e volitshme ndėrkombėtare dhe nuk ėshtė vetėm dėshira e Serbisė dhe e shqiptarėve tė Kosovės qė tė vendosin pėr kėtė ēėshtje, por ajo ėshtė edhe ēėshtje e gjitha faktorit ndėrkombėtar”, ka thėnė presidenti serb.

Zero Cool
29-05-11, 12:35
Cosic: Ndarja e Kosovės - zgjidhja e vetme (http://www.telegrafi.com/?id=2&a=14892)


http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0529115155945_m.jpg



Ish-presidenti i RSJ-sė dhe shkrimtari i njohur serb, Dobrica Cosic thėnė se “antagonizmat shekullorė” tė serbėve dhe shqiptarėve nė Kosovė mund tė tejkalohen vetėm me ndarjen e pėrhershme.
Siē raportoi agjenci Beta, ai ka thėnė se Slobodan Milosevici asnjėherė nuk e ka pranuar njė propozim tė kėtillė, i cili ka ardhur nga SHBA.

“Pėr Kosovėn kot flas dhe shkruaj katėr decenie, duke propozuar zgjidhje demokratike tė drejta tė kompromisit dhe ndarje tė pėrhershme. Kjo ėshtė mėnyra e vetme qė tė tejkalohen antagonizmat shekullorė ndėrmjet serbėve dhe shqiptarėve”, ka thėnė Cosic, transmetoi Koha.

Sipas tij, ndarja do tė “parandalonte ekspansionin shqiptaro-madh dhe do tė krijonte kushte pėr jetė normale tė dy popujve”.

Cosic ka thėnė se politika ndaj Kosovės duhet tė ndryshohet, nė mėnyrė qė problemi i Kosovės mos tė mbetet afatgjatė dhe i rrezikshėm.

“Nėse tė gjithė pėrgjegjėsit e tragjedisė sė Kosovės nuk ndryshojnė qėndrimet e politikės sė vet ndaj kėtij vendi tė helmuar me radioaktivitet, ku ende nuk mbretėron toleranca e kuptueshme, ēėshtja e Kosovės do tė mbetet problem afatgjatė dhe i rrezikshėm i Ballkanit dhe Evropės”, ka theksuar Cosic.

Ai ka thėnė se shumė herė ka biseduar me ish-presidentin serb, Slobodan Milosevic, pėr Kosovėn, por asnjėherė nuk janė pajtuar.

“Sė pari mė 1991 ia kam pėrcjell propozimin amerikan pėr ndarjen e Kosovės, sipas tė cilit, Serbisė do t’i takonte njė e treta e Kosovės, por Milosevici nuk hoqi dorė nga mjegullnajat serbe deri nė kapitullimin e Kumanovės nė luftėn e vogėl botėrore kundėr Serbisė. Ky politikan i vetėkėnaqur ėshtė krijues i paradoksit mė tė pakuptimtė nė historinė serbe - Ai humbjen e Kosovės e ka kremtuar si fitore, e cila shpejt u mohua nė gjykatoren e Hagės”, ka thėnė Cosic.

Ai tha se “e mendon tė gabuar politikėn shtetėrore serbe ndaj Kosovės qė nga Nikola Pasicit e deri te Boris Tadici”, dhe ka shtuar se nė “kėtė politikė tė gabuar njėkahėshe dhe humbėse” kanė participuar shumė edhe Kisha Ortodokse Serbe dhe inteligjenca patriotike e Serbisė.

Cosic ka thėnė se shtetet e Perėndimit karshi Serbisė nuk e kanė lėshuar politikėn e presionit dhe shantazhimit tė filluar nė fund tė shekullit tė kaluar.

“Historia po na shkruhet nė Tribunalin e Hagės. Sot na gėzojnė vetėm sukseset e sportistėve”, ka thėnė ai. /Telegrafi/

Zero Cool
28-06-11, 15:55
Idetė e Tadicit tė rrezikshme pėr paqen nė Ballkan




http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0628142240481_m.jpg



Ministri i Punėve tė Jashtme i Republikės sė Kosovės, Enver Hoxhaj nė ditėn e dytė tė vizitės nė Bullgari ka thėnė se idetė qė vijnė nga Serbia pėr shkėmbimin e territoreve, pėr ndarje dhe krijimin e shteteve monoetnike janė ide tė rrezikshme dhe mund tė prodhojnė vetėm dhunė nė Ballkan.
Ministri Hoxhaj para dhjetėra diplomatėve tė shteteve tė ndryshme ka mbajtur njė ligjėratė nė Institutin Diplomatik tė Bullgarisė me temėn “Shtetndėrtimi dhe perspektiva Evropiane e Kosovės”.

“Tė hėnėn zoti Tadic propozon ndarje tė Kosovės, tė martėn flet pėr shkėmbim tė territoreve, tė mėrkurėn flet pėr krijimin e shteteve monoetnike nė Ballkan, derisa tė enjten dhe tė premten vjen me deklarata tjera. Ide tė tilla janė shumė tė rrezikshme dhe mund tė prodhojnė dhunė, jostabilitet dhe mund ta kthejnė Ballkanin 20 vjet mbrapa. Kufijtė e Ballkanit janė vendosur, janė stabil dhe ēėshtja e sovranitetit, e territorit janė ēėshtje tė mbyllura”, ka thėnė Hoxhaj.

Sa i pėrket shtetndėrtimit tė brendshėm, Hoxhaj ka thėnė se nė kėto tri vite ėshtė bėrė njė punė shumė e madhe nė implementimin e Pakos sė Ahtisaarit, nė reformimin e shtetit dhe tė shoqėrisė, derisa po vazhdojnė pėrpjekjet pėr tė forcuar pozitėn ndėrkombėtare tė Republikės sė Kosovės.

Me kėtė rast, ministri i jashtėm ka ritheksuar nevojėn e lėvizjes sė lirė tė qytetarėve tė Republikės sė Kosovės nė Evropė dhe nevojėn e vendosjes sė marrėdhėnieve kontraktuale me Bashkimin Evropian. “Vetėm dy milion kosovarė nga 50 milion qytetarė tė Ballkanit, nuk kanė drejtė tė lėvizjes pa viza nė Evropė. Kosova sot ėshtė shtet i izoluar dhe ne nuk dėshirojmė tė mbesim njė popull i harruar nė mes tė Evropės. Ne kėrkojmė udhėrrėfyesin pėr Liberalizimin e Vizave”, ka thėnė ai.

Hoxhaj po ashtu, ka takuar anėtarėt e Komisionit Parlamentar pėr Politikė tė Jashtme tė Asamblesė Nacionale tė Bullgarisė. Pėrveē aspekteve tė tjera tė thellimit tė bashkėpunimit bilateral, deputetėt bullgarė kanė marrė iniciativė pėr krijimin e grupit tė miqėsisė Bullgari-Kosovė, nė kuadėr tė Asamblesė Nacionale bullgare, grup i cili pritet tė krijohet edhe nė Kuvendin e Kosovės.

Gjatė vizitės nė Sofje, ministri Hoxhaj ka marrė pjesė edhe nė njė ceremoni simbolike nė Ambasadėn e Kosovės nė Bullgari, ku sė bashku me ambasadoren, Ariana Zherka Hoxha, ka bėrė dorėzimin e pasaportės sė Kosovės, pėr njė student kosovar nė Bullgari.