PDA

View Full Version : Ēifti ideal, 15 vjet diferencė


emine
13-06-11, 17:05
Njė studim i publikuar nga revista Biology Letters, sipas tė cilit, diferenca ideale pėr njė ēift burrė grua duhet tė jetė njė dekadė e gjysmė.
Kėrkuesit e Universitetit tė Vjenės kanė realizuar njė studim nė popullsinė suedeze duke verifikuar lidhjet mes fėmijėve dhe prindėrve. Si rezultat pjesa mė e madhe e fėmijėve tė stresuar jetojnė nė familje nė tė cilat mes burrit dhe gruas ka diferencė tė vogėl moshe. “Burrat kanė tendencė tė dėshirojnė gratė mė tė reja, pasi i gjejnė ato mė tėrheqėse, ndėrsa gratė kėrkojnė njė partner mashkull tė stabilizuar dhe qė tė jetė plot me siguri nė vetvete, tė gjitha kėto karakteristika i gjen mė me lehtėsi tek burrat mė tė mėdhenj nė moshė”,- shpjegon udhėheqėsja e kėtij studimi.
Tė njėjtin pėrfundim ka arritur dhe njė studim i bėrė nė Universitetin e Finlandės. Nė 2001, duke studiuar popullsinė e veriut tė Finlandės, ata arritėn nė konkluzione tė njėjta: Burrat me gra, qė kanė njė diferencė deri 15 vjeēare, kishin mė shumė fėmijė tė mbarė.
Diferenca e moshės
Sipas njė studimi tė ri nė kėtė fushė ēifti ideal pėr riprodhim ėshtė i formuar nga njė burrė qė ėshtė 6 vjet mė i madh se partnerja e tij. E thotė natyra: me kėtė diferencė moshe ekzistojnė mundėsitė mė tė mira dhe shanse tė mėdha pėr t’u riprodhuar. Burrat preferojnė gratė, apo shoqe mė tė reja se vetja, pasi kjo maksimizon mundėsinė pėr tė bėrė fėmijė, ndėrsa shanset ulen ndjeshėm kur gruaja ėshtė mė e madhe se burri. Gratė, nė tė njėjtėn kohė, rreken tė preferojnė burrin mė tė madh, sepse ky zakonisht siguron mė shumė tė ardhura pėr tė mbajtur fėmijėt. Kėshtu qė, stereotipi kulturor qė sheh njeriun tė preferojė gratė mė tė reja ėshtė thjesht fryt i njė tendence natyrore, e bėrė pėr tė lehtėsuar riprodhimin. Kėrkimi nxjerr nė dritė pastaj se kur personat kanė njė fėmijė me njė partner, dhe njė tjetėr me njė tjetėr, ky partner i dytė ka gjithmonė tendencėn pėr tė qenė mė i ri se i pari, kjo qoftė nė rastin e burrave, ashtu dhe nė atė tė grave.
http://www.telegrafi.com/fo/foto-1ideal.jpg
Studimet e fundit
Kohėt e fundit ėshtė vėnė re qė shumė gra rreken tė kenė marrėdhėnie me njė mashkull qė ėshtė mė tė ri nė moshė, gra qė shfaqen mė tė forta, qė nuk kanė nevojė tė mbrohen, qė tani marrin rolin e mashkullit, bėhen ato mbėshtetje dhe mbrojtje pėr njė mashkull. Gra qė zbulojnė njė siguri tė re, qė nė adoleshencė nuk mund tė kihet, gra qė nė vite dhe nė eksperiencė kanė gjetur dimensionet e tyre ideale. Gra qė ndjehen mirė me veten e tyre dhe pėr kėtė arsye, pėlqehen shumė nga meshkujt. Gra qė i “marrosin” ata meshkuj qė kanė disa vjet mė pak se ato, tė intriguar nga ky lloj miksimi gruaje: eksperte, e zonja, dhe pak “mama”.
http://www.telegrafi.com/fo/foto-2ideal.jpg
Gjestet qė tregojnė se keni njė lidhje tė gabuar
- Ai ose ajo ėshtė shumė xheloze, qoftė dhe pa arsye, dhe dominuese.
- Ai ose ajo kėrkon qė t’iu izolojė nga familja, miqtė dhe shoqėria.
- Ai/ajo kėrkon tė fajėsojė tė tjerėt nė vend qė tė marrė pėrgjegjėsitė pėr sjelljet e tij/e saj.
- Ai/ajo ju kritikon vazhdimisht, ju thėrret nė emėr ose ju bėn tė ndiheni keq rreth vetvetes.
- Ai/ajo beson qė njė femėr duhet tė jetė e barabartė me mashkullin apo beson nė stereotipat tradicionalė pėr sa i pėrket gjinisė.
- Shihni si i trajton ai/ajo tė tjerėt: nėnėn, babanė, familjen dhe miqtė. Nė tė njėjtėn mėnyrė do t’iu trajtojė edhe juve, nėse jo tani se paku nė tė ardhmen.
- Mbase vjen nga njė familje ku dhuna ėshtė dominuese, ku prindėrit abuzojnė me njėri-tjetrin? Kjo mund tė jetė "normale" pėr tė sepse ėshtė mėsuar me njė gjendje tė tillė.
- Kėrkon t’iu pėrbuzė duke pėrdorur zė tė lartė, gjeste zemėrimi, shikime, pėrplasje apo shkatėrrim tė gjerave pėrreth.
- Ai/ajo injoron ndjenjat apo nevojat tuaja, kėrkon t’iu vejė nė lojė pėr shkak tė tyre.
- Ndiheni sikur nuk mund tė bėni mjaftueshėm pėr ta kėnaqur atė pa marrė parasysh sesa shumė mundoheni.
- Ai/ajo ėshtė i/e parespektuar nga gjinia tjetėr nė pėrgjithėsi.
- Ai/ajo kėrkon shumė gjera nga ju qė ju bėjnė tė largoheni nga vetvetja apo nga ajo qė ju doni tė jeni.
- Ai/ajo ka vėshtirėsi pėr tė shprehur ndjenjat, luan "lojėra mendimesh" qė ju bėjnė tė ndiheni tė marrė, injorantė apo konfuz.
- Ai/ajo kėrkon qė t’iu bėjė pėrgjegjės pėr lumturinė e tij/saj apo pėr tė pasur fatin e lidhjes nė dorė.
- Ju bėn tė qani, bėn premtime dhe ju bėn dhurata pas njė zėnke qė keni pasur.
- Pas asaj qė duket ai/ajo thotė se ka njė karakter tė mirė dhe njė proces tė menduari tė vendimeve dhe veprimeve qė ai/ajo bėn.
/Telegrafi/

elvio
13-06-11, 18:23
Hedh poshte te gjitha tezat!!

~AnnA~
13-06-11, 19:04
15 jane shume....une s'mund ta paramendoj te kem partnerin e jetes tani ne moshen 43 vjecare....:eek:

rastesishT
13-06-11, 19:08
15 jane shume....une s'mund ta paramendoj te kem partnerin e jetes tani ne moshen 43 vjecare....:eek:


I gezofsh dhe shume te tjera, vetem tani e zbulova se sa vjeqare je, 43 = 15 me jepin 28 hahahahahha..



E sa i perket temes edhe une si keta 2 me lart hedh qdo sondazh te kesaj nuk qendron aspak kjo. Per kete teme te tille duhet shkruar shume e gjat per kete spo ja nisi hiq.

~AnnA~
13-06-11, 19:10
I gezofsh dhe shume te tjera, vetem tani e zbulova se sa vjeqare je, 43 = 15 me jepin 28 hahahahahha..



E sa i perket temes edhe une si keta 2 me lart hedh qdo sondazh te kesaj nuk qendron aspak kjo. Per kete teme te tille duhet shkruar shume e gjat per kete spo ja nisi hiq.
pse nuk me ke pyet ti mua per vjetet, se te kisha thene une e nuk kishe pas nevoj per llogaritje matematike:)

rastesishT
13-06-11, 19:12
pse nuk me ke pyet ti mua per vjetet, se te kisha thene une e nuk kishe pas nevoj per llogaritje matematike:)


Sepse nuk do te kishim qka shkruanim ketu :) :smile:

Zanzi/M
13-06-11, 19:52
Po tani qe jane dal edhe viagra te ndryshme, ben edhe 30 vjet diferenca ;). Bile me mund qe edhe zemren me ja ndrru plakut ( qe i demtohet si pasoj e viagres) mundemi me ja shtu edhe ni 10 she, po e bojme 40 vjet.

Kalimero
13-06-11, 19:54
tibe un kum vindos me gjeten ni pdhavushke ma t madhe pur 15 vje,tibe po:biggrin:

Zanzi/M
13-06-11, 19:55
tibe un kum vindos me gjeten ni pdhavushke ma t madhe pur 15 vje,tibe po:biggrin:

Pseeeeeeeeeeee? Cka t bon ajo me e vjeter tyy?

Kalimero
13-06-11, 19:57
Pseeeeeeeeeeee? Cka t bon ajo me e vjeter tyy?

e qe s'put karzaj heee:biggrin:

Guri i madh
13-06-11, 19:58
tibe un kum vindos me gjeten ni pdhavushke ma t madhe pur 15 vje,tibe po:biggrin:



ka raste te tilla


bile ka shkue ne pushim ne kopsov ish kan qellue nji darsum kur e veshen ne kumosh gjrmanken e palun ne ren me nuset tjera


oto u dukshin si zojt mbas pules


qikat e tri katuneve e knojshin veq gjermanken 20 vjet ma e vjeter se burri

emine
13-06-11, 19:58
tibe un kum vindos me gjeten ni pdhavushke ma t madhe pur 15 vje,tibe po:biggrin:
dejsuz une jam 20 vjece ma e madhe se ti,amo pllavushk s'iom:biggrin:

Zanzi/M
13-06-11, 19:58
e qe s'put karzaj heee:biggrin:

Ani pra kallxon a osht mire qeshtune sikur ti me e marr njo 15 vjet me te vjeter:d

Kalimero
13-06-11, 19:59
dejsuz une jam 20 vjece ma e madhe se ti,amo pllavushk s'iom:biggrin:

viq 15 thash,,a ki naj teze a moter a :biggrin::biggrin:

Zanzi/M
13-06-11, 20:00
viq 15 thash,,a ki naj teze a moter a :biggrin::biggrin:

Vala une e du Ulpiana Lamen, ma merr merr mendja qe ja bojme diqysh.

emine
13-06-11, 20:01
viq 15 thash,,a ki naj teze a moter a :biggrin::biggrin:
hahahhahhahhhah,krejt jane qestu si une ka 20 mujshe:tongue:
mus ma shkarravit temen dejzus se kam vjedh te telegrafi

instruktori
13-06-11, 22:11
Mendoj se kjo nuk eshte Normale

Prandaj duhet te sillemi Normal

Zero Cool
14-06-11, 13:23
Mashkulli 15 vjet seks, femra 11


Sipas studimit, njeriu ne pergjithesi ka nje jetegjatesi te gjate seksuale, ku vetem 10 vitet e fundit te jetes i kalon pa te....



Edhe pse me pak i qendrueshem, mashkulli ka nje jete seksuale me te gjate se gruaja, sepse ne 55 vjet te jetes se tyre mesatarja e aktivitetit seksual te tyre eshte 15 vjet, ndersa femrat rreth 11 vjet. Kjo eshte zbuluar ne nje studim te kryer ne Universitetin e Cikagos dhe botuar ne “British Medical Journal”, i cili prezantoi jetegjatesine seksuale aktive gjate jetes.

Sipas studimit, njeriu ne pergjithesi ka nje jetegjatesi te gjate seksuale, ku vetem 10 vitet e fundit te jetes i kalon pa te. Por te femrat kjo nuk ndodh, per shkak te menopauzes, prandaj meshkujt mund te thuhet se bejne me shume seks gjate jetes se tyre dhe kohen e kane me shume me dispozicion se femrat per kete gje.

Ne fakt, studimi konfirmon se meshkujt kane tendence te martohen me femra te reja, te jetojne me pak se grate dhe te mendojne me shume per seksin.

Eshte gjetur gjithashtu se 57% e meshkujve rreth moshes 57-85 vjec, jetojne me nje partnere dhe qe kjo e fundit eshte e interesuar per marredhenie seksuale, krahasuar me vetem 11% e grave te kesaj moshe.

Zero Cool
14-06-11, 13:24
Pse meshkujt jane gjithmone kritike



Dyshime, pasiguri, dilema… Te gjitha keto jane periudha te jetes, te cilat mund te mposhten vetem ne nje moshe te caktuar. Nje eksperience e gjate profesionale, nje lidhje e qendrueshme, nje pune e realizuar, nuk mund te fitohen kur je vetem 20 vjec. Do te duhet te perballesh me veshtiresite, zhgenjimet, per te fituar mbi dyshimet dhe pasigurite e tua.

Keshtu, ndodh qe gjithmone ne kerkim te pse-ve dyshuese, ne femrat kerkojme konfirmim nga partneri per gjithcka te keqe qe mund te ndodhe ne jeten tone. Nuk lejojme te diskutohet, vetem kerkojme te degjojme fjaline, “ndodh keshtu dhe mjaft!”, eshte pjese e natyres se bute dhe te brishte femerore.

Ne kete menyre kerkojme konfirmime te vazhdueshme ne veshtrimet e partnereve tane. Ne ziline qe shkaktojme tek miket tona perpara pasqyres, ne bilancet e jetes se deritanishme dhe mund te vazhdojme pafundesisht per te kerkuar konstatimet e jetes sone. Kerkojme te evitojme perballjen me defektet tona te pashmangshme. Nuk ka asgje te keqe tek kjo.

Shpesh arrijme t’ia dalim duke gjetur nje ekuiliber delikat, te cilin dime ta pranojme. Nuk vuajme per ate qe nuk shkon ne jeten tone dhe keshtu ndjehemi mire me veten. Por cfare ndodh nese i ashtuquajturi “armik” i gjendjes tone shpirterore fle ne nje krevat me ne?

Cfare ndodh kur eshte partneri shkaktar i te gjitha dyshimeve tona, i cili nuk humb asnje rast per te kritikuar aspektin tone fizik, veshjen, menyren e te jetuarit. Ne te tilla raste ndodh qe i gjithe sistemi yne i sigurise, qe e kemi ndertuar me kaq mund dhe veshtiresi, fillon te tronditet duke na zbritur ne nje aspekt negativ te te shikuarit te gjerave.

Megjithate, asgje nuk eshte e pazgjidhshme. Nese arrijme te flasim me partnerin, ta bejme ate pjese te dyshimeve dhe pasigurive tona, mund te evitojme situatat negative qe jo rralle na cojne ne temperaturen nen zero.

Zero Cool
14-06-11, 13:25
Kur tradhetia eshte pozitive ne nje marredhenie



Te gjithe thone se tradhtia eshte gjeja me e keqe qe mund te ndodhe ne nje histori dashurie. Nje veprim thuajse i pafalshem, sinonim i mungeses se respektit, mekati me i madh. Megjithate, ndonjehere arrin te jete thuajse e nevojshme.

Sepse nga nje ane na kujton se ne dashuri ashtu si ne lufte nuk ka rregulla dhe nga ana tjeter eshte ne gjendje te zgjoje ndjenja te pergjumura dhe te na kujtoje se perse jemi dashuruar me partnerin tone.

Shume histori te jetuara personalisht na kane treguar se si tradhtia i ka ndihmuar te shpetojne madje edhe te forcojne lidhjet e tyre sentimentale. Por si mund te shpjegohet fakti se nje tradhti mund te sherbeje pozitivisht ne nje lidhje?

Armiku numer nje ne nje cift eshte rutina dhe te menduarit se ne lidhjen e tyre nuk ka me asgje per te zbuluar. Nje tradhti mund te jete si nje rrufe ne nje qiell te qete, qe vjen e vendos disa siguri. Na ben te kuptojme dhe te qartesojme shume gjera mbi ate cka duam. Tradhtia ne ben te hapim syte dhe ne kete aspekt eshte pozitive per jeten ne cift.

Ne cilat situata tradhtia mund te jete pozitive per ciftin?

Nuk mund te pergjithesohet: ajo qe mund te ndihmoje nje cift, mund te shkaterroje nje tjeter. Tradhtia shpesh mund edhe ta perkeqesoje situaten. Sigurisht qe ka shume histori qe perfundojne pozitivisht nga kjo eksperience, por gjithmone duhet pasur kujdes: shume shpesh nje tradhti e shkaterron nje lidhje sentimentale, ne vend qe te zgjidhe problemet qe ajo ka.

Rreziqet e kesaj metode

Te perdoresh tradhtine per te permiresuar situaten ne nje cift mund te jete e rrezikshme, sidomos ne rastet kur ajo zbulohet nga partneri. Me pak fjale: asnje avantazh nga tradhtia nuk do te arrije te kompensoje rreziqet dhe vuajtjen qe mund te shkaktoje. Asnjehere tradhtia nuk rekomandohet si metoda per te shpetuar nje cift ne krize.

Zero Cool
14-06-11, 13:29
Seksi, profili i partnerit qe tradheton



Ka disa lloje te tradhetise ne dashuri. Ne kete artikull do te mesojme te njihemime partneret jobesnike dhe te gjitha shenjat e pabesise. Te jesh ne gjende per te dalluar nje partner jobesnik mund te jete shume e komplikuar, sepse mosbesimi mund te marre maska te ndryshme ne nje cift.

Kjo eshte aryseja perse ju mund te deshironi nje liber me titullin. "Tradhetar i peshtrie, si te njohim gjurmet e tradhetise“. Me autor te Alberto Caputo, Alessandro Calderoni, Silvia Jun dhe Paolo Baron.

Tri tipet e tradhetareve te persosur

Ne mes shume keshillave dhe rekomandimeve qe autoret kane dhene, ja vlen te shenohen tre kategorite e tradhetareve. Ne praktike nje skice e perafert e tradhetarit te persosur ne llojin e tyre.

Serialet- Ata jane tradhetaret me te pandreqshem dhe me te specializuar.

Ata qe gjentikisht jo se nuk jane te kenaqur me mardhenien ne cift, por nga instikti dhe nga pasioni duhet te jene gjithmone tre: ai, ajo, tjetri/ tjetra. Ata ndahen ne “koleksionistet” dhe “cfardo”. Fillimisht perqendrohen ne cilesi, pastaj zgjedhin personin e vecante dhe duan nje trofe te mire per ta ekspozuar.

Dhe sot ka gjithnje e me shume femra. Megjithate ata duan te marrin ne shtepi vetem rezultatin. Nuk ka rendesi cila, pa marre parasysh personin, ka rendesi vetem nje numer me shume. Jane te kenaquar edhe nga shitja, thjesht ndjekin filozofine qe mjafton te marrin fryme. Ne mesin e njerezve, mbizoterojne meshkujt dhe jane te rritje te “droguarit” ndaj seksit.

Paralelet- Te mbash kembet ne dy ose me shume kepuce eshte profesion me vete.

Ne paralel me raportin kryesor (martese ose bashkejetese), mund te menaxhohen edhe te tjera duke ja dale mire. Ekuilibriste perfekte, duke kaluar nga nje shtrat ne tjetrin, pa bere edhe gabimin me te vogel. Nuk ngaterrojne emrat, nuk gabojne datat e ditelindjeve apo pervjetoreve.

Te rastit- Ata veprojne per hakmarrje, per te ndeshkuar gruan ose burrin. Tradhetojne ne shenje hakmarrje dhe jane te ndare ne dy nenkategori, "Pisquami“ (term i perdorur ne zonen Lombard-Emiliana per te percaktuar nje person te thjeshte) dhe “Gattoni“ (qe ne realitet jane pothuajse gjithmone grate).

Pisquamet jane ata qe bejne kete vetem nese mundesia i sherbehet ne nje pjate te argjende. Ne dashuri nuk marrin iniciativen dhe nuk marrin asnje pergjegjesi. Jane antiteze e burrit qe nuk duhet tja kerkosh kurre, por pelqejne femrat "e ndihmes se shpejte“. Ndersa persa i perket Gattone, jane dinake si macja e shtepise, duke pretenduar se jane ne gjume ne shtrat. Por i mbajne syte hapur, gati per te rrembyer gjahun e pare qe kalon.

Zero Cool
14-06-11, 13:34
Per seksin duhet te enderrojme qe femije



Nga femijeria eshte e rendesishme te jemi edukuar per te enderruar: ka endrra qe na sherbejne vetem per t'u ngushelluar apo imagjinuar, ka endrra qe mund te shnderrohen ne projekte dhe qe kerkojne nje aftesi tonen vepruese. Endrrat, deshirat, duhet te ushqehen gjithmone me kete vetedije, qe disa mbeten teorike dhe te tjera ne te kundert mund te ndryshojne jeten tone, por kerkojne nje sforco vepruese. Kemi nje problem ne cift, qe nuk do te zgjidhet kurre, pasi ia dolem ta ndryshojme personin tjeter, por sukses ka vetem nese ia dalim te ndryshojme kendveshtrimin dhe veprimet tona.

Ndihemi te pakuptuar dhe nuk do te rreshtim se qeni nese nuk mesojme te degjojme zerin tone, nese nuk propozojme apo vendosim rregullat tona dhe urtesisht te biem ne ujdi me partnerin. Edhe pse jemi ne cift, jeta eshte e perbere edhe nga nje ane individuale, qe duhet te jete e fuqishme, me ushtrime te ashpra ndaj vetes. Duhet te mesojme te mendojme me mendjen tone dhe te dime te futemi ne mendjen e tjetrit. Te gjejme strategji te ndryshme per probleme te ndryshme, duke kerkuar te mendojme se si do t'i zgjidhte ai njeri qe na ngjan ose ne rastet kur mendojme ndryshe ne cift per shkak te dhjete vjet me pak apo me shume diference moshe. Ne jeten ne cift, si edhe ne seks, keto rregulla jane shume te dobishme per te jetuar me mire dhe zgjidhur problemet, duke llogaritur faktin qe jemi te bindur se lumturia arrihet dhe duam ta provojme; duke qene fleksibel ky eshte nje burim i mire.

Provojme te mendojme per lidhjen: shperthejne gjithmone tensione, te dielen gjithmone behemi me nerva, dhe si t'i ndryshojme gjerat? Duhet te kerkojme objektivin e duhur, te ndryshojme menyre komunikimi, te parashtrojme rregulla te reja, te bejme eksperimente, ndoshta ne fund te fundit ajo qe duam do te ndodhe.
Hedhim syte nga seksi: kemi nje krize deshire, ndjehemi me pak joshese, partneri yne ka ngadalesuar ritmet dhe deshmon nje indiference te madhe. Marrim fletoren tone me kuadrata te shenimeve dhe mendohemi mbi periudhen me te mire te seksualitetit tone dhe kerkojme cfare kemi ndryshuar per keq.

Mund te verifikojme qe nuk kujdesemi me per trupin tone, i dedikojme seksit kohe cfare na mbetet, kemi ndryshuar gjithe rregullat pozitive, jemi bere sherraxhinj. Ai preferon te beje dicka tjeter dhe na largohet, shkon ne shtrat me heret. Nisim me strategjine tone: nisim nga vetvetja, nisim te ndihemi femra, duke kujdesur vetveten, ndertojme rregulla pozitive, ulim konfliktualitetin, ndertojme momente ne te cilat eshte me e lehte konfidencialiteti dhe loja, marrim inisiativa. Nese ndryshimi yne nuk prodhon rezultate, hapemi per dialog: cfare e pengon seksualitetin e tij, si ndihet, nese ka veshtiresi..Keshillohemi me nje ekspert seksolog. Gjeja e rendesishme eshte te mos qendrojme ne vend numero.

mentor*
25-06-11, 01:29
d.m.th ajo e gezumja i paska 18 vjet tashi a ? woooowww :D lumi une per tooo

Hajra
25-06-11, 06:37
.......qift ideal eshte qdo qift qe jeton ne dashuri, mirkuptim dhe harmoni, pa marre parasyshe moshen apo dallimet ne vite, munde te jen edhe te njeites moshe.

Oqeani
25-06-11, 07:06
Me pas pare, po e lume edhe me shume ket dallim moshe ... qofte emer, qofte mashkull!

mentor*
17-07-11, 14:23
diferenca eshte shume e madhe, 15 vjet hmm...por kur nuk ka interes ne ate lidhje mund te ket sukses

LaDy_Diaspora
20-07-11, 06:19
Per mua do ishin teper keto 15 vite.
Une mendoj qe taman do ishin 5 vite, maksimumi mbetet tek 7-8 se dikur dallimi i moshes kur eshte teper i madh, atehere secili nga bashkeshortet jeton ne nje bote tjeter edhe kjo qon deri tek konfliktet ne martese apo dashuri.

Afrimi_17
12-08-11, 03:05
Shum eshte shum,nese do te ishte kshtu,kejt meshkujt paskan mu plak pa u martu,
sepse femra me pak se 16 vite nuk eshte e pjekur per tu martuar, e nese e llogaritim
16+15 ateher bejn 31 vite,djali 31 vite eshte shum per tmos u martuar!
Ka raste te ndryshme ,kur nuk deshirojn vet ose i ka zen puna te mos martohen mirepo
me vet deshir te mos u martosh 31 vite eshte shum mendoj!
mosha ideale eshte 22-23...e nese e llogaritim 23-15...ateher del femra 8 vite femij
dhe do te quanin te gjith pedofil!sepse do ishte e jashteligjshme!

uck_aksh
12-08-11, 08:24
keto studime i paska ber ndonje grup ekspertesh "PEDOFILA"qe me siguri bejn se....x me vajzat e tyre

jadore
12-08-11, 09:19
Shum eshte shum,nese do te ishte kshtu,kejt meshkujt paskan mu plak pa u martu,
sepse femra me pak se 16 vite nuk eshte e pjekur per tu martuar, e nese e llogaritim
16+15 ateher bejn 31 vite,djali 31 vite eshte shum per tmos u martuar!
Ka raste te ndryshme ,kur nuk deshirojn vet ose i ka zen puna te mos martohen mirepo
me vet deshir te mos u martosh 31 vite eshte shum mendoj!
mosha ideale eshte 22-23...e nese e llogaritim 23-15...ateher del femra 8 vite femij
dhe do te quanin te gjith pedofil!sepse do ishte e jashteligjshme!

ra Afrimi 17 -te e pash kete teme .
ja .. pse dine Afrimi mbledhje e zbritje se paskem dite , ma shtine dron e mbeses teme se shpejte shkojne 7 vjet e 3 muaj deri kur ti bone 8 -te

halla e madhe
12-08-11, 09:41
15vjet diference???????..ideale po mbete vetem nese burri ka rrogen e mire,per pension tybe ska problem..hahahahaaaaaaa,me ndodhe pahiri me vdeke ai i shkreti,ngelet ajo pusja bile me pension te majme..hahahahahaha

jadore
12-08-11, 09:49
15vjet diference???????..ideale po mbete vetem nese burri ka rrogen e mire,per pension tybe ska problem..hahahahaaaaaaa,me ndodhe pahiri me vdeke ai i shkreti,ngelet ajo pusja bile me pension te majme..hahahahahaha

o halle , koha ka fillu te sillet ne drejtim te kundert te akrepave te ores , nuk eshte me problem pensioni moj por shkollimi ..
qe derti tjeter qe me ra . nese nr 17 tek Afrimi aludon ne moshen , tash ju ngushtu rrethi mbeses qe e kam pertej dynjase , hjekja 15 edhe wola me 2 vjeq e pat pune e saj , krejte krejte ne kete te mire cka me perfiton motra eshte qe prej qerdhes , shkolles fillore e te mesme e fakultete i bjen qe i finacon qifit i Afrimit ..
p.s.
a shkon qashtu a jam keq me matematiken teme una..!
ika ..