PDA

View Full Version : Kos, nė ēdo kohė pėr ēdo moshė


Naki
09-07-11, 19:05
Kos, nė ēdo kohė pėr ēdo moshė

http://www.botasot.info/img/joghurt-rice-01.jpg

Nuk ėshtė eliksir i jetėgjatėsisė, por kėrkime tė ndryshme kanė treguar se kosi ėshtė njė aleat shumė i mirė pėr shėndetin tonė. Nė njė studim tė sapopublikuar nė “New England Journal of Medicine”, kosi renditet mes ushqimeve qė mund tė frenojnė shtimin nė peshė tė lidhur me moshėn. Disa kėrkues tė “Harvard School of Public Health” nė Boston, pasi ekzaminuan tė dhėnat relative tė mė shumė se 120 mijė personave, treguan se rritja nė peshė mesatarisht 1.5 kg ēdo katėr vjet, rezulton tė ishte inferiore kur rritej konsumi i disa ushqimeve tė veēanta, e sidomos kosit. Pėr njė sasi tė caktuar tė ngrėnė ēdo ditė nė mėnyrė tė rregullt, rritja nė peshė reduktohej me rreth 370 gramė ēdo 4 vjet. E njėjta gjė ndodhte edhe pėr frutat e thata, pėr ato tė freskėtat, pėr drithėrat dhe perimet. Ndodhte krejtėsisht e kundėrta me patatet e skuqura (shtohej 760 gramė ēdo 4 vjet), pijet e ėmbla apo llojet e ndryshme tė mishit. Me pak fjalė, ndryshime tė vogla nė stilin e jetesės, tė lidhura mbi tė gjitha me ushqimin, mund tė influencojnė nė mėnyrė thelbėsore nė rritjen nė peshė pėr periudha afatgjata dhe ka shumė mundėsi qė pėr ta frenuar kėtė tendencė duhet tė pėrqendrohemi tek ushqimet e shėndetshme dhe tė lėmė mėnjanė ato qė na dėmtojnė. Nė njė tjetėr studim tė sapopublikuar nga “International Journal of Cancer” dhe tė bėrė tek 45 mijė persona tė ndjekur pėr rreth 12 vjet me radhė, u pa se kush kishte konsumuar mė shumė kos (85 gramė nė ditė pėr burrat, 98 pėr gratė) kishte njė rrezik pėr t’u prekur nga tumori nė zorrėn e trashė rreth 38 pėr qind mė tė ulėt se ata qė nuk konsumonin. Por lind pyetja, se pėrse kosi paska kėtė efekt pozitiv mbi shėndetin? “Njė ushqyerje korrekte dhe njė stil jetese aktiv kanė njė rėndėsi tė jashtėzakonshme nė shfaqjen e tumorit nė zorrėn e trashė”, - tregon Salvatore Panico, profesor i mjekėsisė sė brendshme nė Universitetin “Federico II” tė Napolit dhe njė prej autorėve tė studimit. Sipas tij, zakonet e kėqija ushqimore dhe mungesa e lėvizjes janė shkaku i 70 pėr qind tė tumoreve tė kėtij lloji. Pra, ėshtė e rėndėsishme tė dish se cilat ushqime janė mė tė preferuara se tė tjerėt. “Bakteret qė prodhojnė acid laktik, si ato qė gjenden tek kosi, janė krejtėsisht nė gjendje tė parandalojnė disa mutacione gjenetike tė qelizave tė zorrės sė trashė. Po shpjegohem mė mirė: acidi laktik, duke ndryshuar ph e zorrėve, i bėn mė pak ofensive substancat qė favorizojnė mutacionet, mutacione qė mund t’i japin jetė qelizave kancerogjene. Pėr mė tepėr, acidi laktik redukton inflamacionin e zorrės, qė gjithashtu luan rol nė formimin e kancerit”, - vazhdon Panico. “Gjithsesi, ėshtė mirė tė kujtosh se sistemi i ushqyerjes ėshtė kompleks, ndaj duhet mbajtur gjithmonė parasysh ajo qė kėrkimet amerikane kanė evidentuar. Gjithashtu, duhet tė evitojmė konsumin e pijeve dhe ushqimeve shumė tė pasura me sheqer dhe densitet tė madhe energjetik, edhe pse mund tė kenė si bazė kosin. Gjithashtu, duhet t’i japim hapėsira edhe produkteve me origjinė vegjetale, pėrfshi edhe drithėrat dhe ushqimet e thjeshta, si kosi natyral”. Nė tė vėrtetė, ėshtė e pamundur tė gjesh njė tjetėr ushqim kaq tė pasur me kalcium, fosfor e vitamina dhe kaq tė domosdoshėm pėr shėndetin. Pėrveēse mik i mirė i shėndetit, kosi ėshtė njė ndėr produktet qė kėshillohet pėr pastrimin e trupit, lėkurės, madje edhe flokut. Pavarėsisht se sot mund tė gjenden me qindra lloje e shije tė tij, mė i miri mbetet ai i pėrgatitur vetė nė shtėpi, me qumėsht tė freskėt. Kosi ėshtė cilėsuar si simbol i ushqyerjes sė shėndetshme nė shkrimet e shenjta indiane tė rreth 8 mijė viteve mė parė. Nė tė njėjtėn mėnyrė, shumė shekuj para Krishtit, praktikuesit e jogės e kishin pagėzuar me emrin "ushqimi i Zotave", njė trashėgimi e pasur ushqimore. Edhe sot indianėt janė konsumatorėt mė tė mėdhenj tė kosit nė botė, duke e pėrdorur nė salca dhe nė ēdo lloj ushqimi. Madje, pija tradicionale indiane, "Lassi", pėrgatitet me kos, pak ujė, akull, erėza dhe fruta sipas dėshirės. Vitaminat e grupit B qė ai pėrmban mbrojnė mėlēinė dhe zorrėt; acidi laktik favorizon absorbimin e kalciumit dhe fosforit; laktobacilet favorizojnė punėn e tėmthit, rrisin prodhimin e acidit folik dhe pėrmirėsojnė mikroflorėn e zorrėve. Fjala "jogurt" (kos), ashtu siē njihet nė shumė gjuhė tė botės, vjen nga turqishtja dhe pėrdoret pėr qumėshtin e fermentuar. Nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, sipas ligjit, kosi duhet tė ketė tė paktėn dy lloje bakteresh; laktobacil bulgarikus dhe streptokokus termofilus, pėr tė fermentuar qumėshtin.

marre nga Bota Sot