PDA

View Full Version : Sėmundjet/Infektimet seksuale...


LaDy_Diaspora
21-07-11, 10:19
Cilat janė kėto?

Kėto janė infeksione qė pėrhapen kryesisht me anė tė kontakteve seksuale dhe tė cilat mund t'i prekin organet gjenitale, por edhe organet e tjera tė trupit.
Nėse nuk shėrohen me kohė, kėto infeksione mund tė jenė mjaft tė rrezikshme pėr shėndetin nė pėrgjithėsi dhe pėr fertilitetin (aftėsinė pėr tė patur fėmijė) e personave tė infektuar. Ekzistojnė tretmane efikase pėr shumicėn e tyre.
Prezervativi femėror dhe mashkullor janė barrierė (pengesė) efikase kundėr infeksioneve qė barten me marrėdhėnie seksuale.

Si quhen kėto infeksione?

Triperi apo gonorea (urinė e nxehtė), verukat gjenitale (leze, lythi), infeksionet me klamidia, kėpurdha gjenitale apo kandidozė, virusi i sidės, sifilisi apo (luesi), hepatiti (verdhėza apo sarillėku), herpesi, trikomonasi, morrat e pubisit, zhuga… Disa nga to janė tė rrezikshme; disa nga to shėrohen lehtė.

Si tė evitohen (largohen)?

Nėse gjatė njė kontrolle mjeku u ka diagnostikuar njėrėn nga kėto infeksione, ju duhet ta njoftoni menjėherė partneren -in apo partnerėt/-et tuaja. Edhe nėse partneri apo partnerja juaj nuk i kanė simptomet e kėtyre sėmundjeve, ata duhet megjithatė tė kontrollohen te mjeku dhe tė marrin terapi nėse ėshtė e nevojshme.
Marrėdhėniet seksuale tė ndėrpriten gjatė tretmanit (trajtimit) dhe deri sa nuk arrihet shėrimi i plotė i infeksionit. Pėr ta parandaluar pėrhapjen e virusit tė sidės duhet aplikuar rregullen "SAFER SEX" qė do ta lexoni mė tutje.

Tė meshkujt dhe tė femrat simptomet mund tė jenė diskrete (tė pahetueshme) e ndonjėherė edhe mungojnė krejtėsisht. Si tė vėreni shenjat (simptomet) tė cilat do t'i pėrmendim mė poshtė, menjėherė duhet tė lajmėroheni te mjeku, nė klinikė, nė kėshillimoren pėr planifikim familijar apo nė kėshillimoren pėr virusin e sidės.

Simptomet tė femrat:
-Puērra, fshikėza, lythė tė cilėt formohen nė vulvė dhe nė buzėt e vaginės.
-Kruarje, skuqje, dhe djegėsim nė regjionin e organit gjenital.
-Kullimi jo i zakonshėm nga vagina apo me erė tė rėndė.
-Djegėsim gjatė urinimit.
-Gjakderdhje jo tė zakonshme, edhe nėse janė tė pakta, por qė nuk janė tė shkaktuara nga menstruacionet.
-Dhimbje nė fund tė barkut, jo tė shkaktuara nga menstruacionet.

Simptomet tė meshkujt:
-Puērra, vezikula, tė cilat vėrehen nė glans (kokė) tė organit mashkullor.
-Kruarje, djegėsim nė kokėn e penisit.
-Nga kanali uretral (urinor) kullon qelbi i trashė me ngjyrė tė bardhė nė tė verdhė.
-Djegėsim gjatė urinimit.

Gjithsesi duhet pėrdor PREZERVATIVIN:
-Nėse i ndėrroni shpesh partnerėt/et
-Nėse keni mė shumė se njė partner/e
Pa marr parasysh metodėn kontraceptive tė cilėn e pėrdorni.

LaDy_Diaspora
21-07-11, 10:20
Virusi i sidės

Sida ėshtė njė sėmundje e rėndė infektive e cila shkaktohet nga virusi i ashtuquajtur HIV. Ky virus e dobėson sistemin mbrojtės tė organizmit, rezistenca e tė cilit bie nė atė shkallė sa qė tė mos mund t`i pėrballojė sėmundjeve infektive dhe sėmundjeve tė tjera. Ende nuk ekziston vaksinė kundėr kėsaj sėmundje dhe tretmanet aktuale nuk e eliminojnė krejtėsisht virusin e sidės. Ta parandalosh kėtė sėmundje ėshtė e vetmja mėnyrė pėr t'u mbrojtur nga infektimi me virusin e sidės.

Si bartet virusi i sidės?
- Bartja bėhet me anė tė marrėdhėnieve seksuale tė pa mbrojtura (vaginale, anale ose orale- me anė tė gojės) me personin i cili ėshtė bartės i virusit HIV (i infektuar).
- Nėpėrmjet shiringave dhe gjilpėrave tė kontaminuara me ketė virus, nga personi i infektuar.
- Gjatė shtatzėnisė dhe dhėnjes gji foshnjės prej nėnės sė infektuar nė foshnje.
- Pėrmes transfuzionit tė gjakut tė personave tė infektuar.

Si mund tė mbrohemi nga ky infektim?
T'i pėrmbahemi rregullave tė seksit tė sigurtė:
- Tė pėrdoret prezervativi gjatė marrėdhėnieve seksuale me penetracion vaginal apo anal.
- Gjatė menstruacioneve nuk duhet pasur marrėdhėnie seksuale orale.
- Nuk duhet gėlltit spermėn gjatė seksit oral (me gojė) dhe s'duhet mbajtė spermen nė gojė.
- Personat tė cilėt marrin drogat me gjilpėra, kurrsesi nuk duhet tė pėrdorin gjilpėra tė pa sterilizuara.

Me rėndėsi:
Nuk ėshtė e mjaftueshme qė personi me tė cilin keni pasur marrėdhėnie seksuale tė pambrojtura tė jetė i pastėr, i veshur mirė, i kujdesshėm dhe i sjellshėm - kjo nuk mbron nga sida.

Si mund ta vėrtetojmė a jemi tė infektuar me virusin e sida-sė?
Nė bazė tė testit. Testi bėhet nė mėnyrė vullnetare, 3 muaj pas marrėdhėnies sė fundit tė pambrojtur. Qendrat e ndryshme ofrojnė teste anonime. Testi mund tė bėhet nga mjeku - mjekja, nė kėshillimore pėr siden, nė spitale dhe nė qendrat pėr planifikimin familjar.
Tani ekziston njė test me rezultat tė shpejtė. Kėtė test duhet bėrė 3 muaj pas marrėdhėnies sė fundit seksuale tė pa mbrojtur apo jo tė mbrojtur si duhet. Ēmimi pėr kėtė test ėshtė prej 30-90 franga. Testi anonim paguhet nga ju, tė tjerat merren pėrsipėr nga sigurimi shėndetėsor.

Prezervativi femėror dhe mashkullor mbron nga virusi i sidės dhe nga infeksionet qė barten nėpėrmjet marrėdhėnies seksuale.

(Prezervativi vehet para se tė futet penisi nė vaginė (para penetracionit). Paketimi i prezervativit hapet me kujdes duke pasur parasysh qė tė mos dėmtohet me thonjė apo mjete tė mprehta. Para se ta vini prezervativin, shtyjeni lėkurėn e penisit nga pjesa e pėrparme mbrapa. Vendoseni prezervativin mbi kokėn e penisit duke e ndrydhur rezervarin me gishtin e madh dhe gishtin tregues. Nuk duhet tė mbetet ajėr nė prezervativ. Vendoseni prezervativin nė drejtimin e duhur, dmth. tė mbetet rrethi jashtė nė mėnyrė qė tė mund ta hapni atė gjatė gjithė gjatėsisė sė penisit. Perdoreni njė lubrifiant pa vaj i cili pėrdoret nė kėto raste. Mos pėrdorni kurrė produkte sikur p.sh. vaje pėr masazhe, vezelinė apo pomada pėr trup. Prezervativi nuk duhet tė rrėshqasė. Kur tė tėrhiqeni, mbajeni shtrėngueshėm nė bazė (fund). Mos e ruani prezervativin nė vend tė nxehtė, nė diell apo nė kuletėn tuaj. Pasi ta pėrdorni, hedheni nė mbeturina e ēdo herė pėrdoreni njė prezervativ tjetėr.)

LaDy_Diaspora
21-07-11, 10:21
61% tė grave bartėse tė virusit HIV/AIDS janė tė infektuara nga burrat e tyre! http://www.albinfo.ch/files/imagecache/image_article/Couple_400.jpg

Me rastin e Ditės Botėrore kundėr SIDA/AIDS, ėshtė trajtuar edhe ēėshtja e Sidės dhe ēiftit. Sipas gazetės “24 Heures” „mė shumė se gjysma e grave me HIV/AIDS janė tė infektuara nga partnerėt e tyre tė rregullt“.

Ky lajm shqetėsues tregon se 61 % e grave kanė deklaruar sė janė infektuar nga burrat e tyre (nė rast martese), ose nga partneri i tyre i rregullt. Ky vėzhgim ėshtė kryer nga Enti Federal i Shėndetėsisė Publike dhe pėrfshinė periudhėn 2005-2006.

Kryetari i shoqatės SID’Action, Diego Lindlau, shpreh shqetėsimin e tij, duke konstatuar se „ėshtė mjaft alarmuese kur mendojmė qė kėto shifra vazhdojnė tė jenė aktuale dhe se infektimi nė ēift mbetet i rėndėsishėm“.

Gjatė hetimeve tona, mėsojmė se kjo sėmundje vazhdon tė bėjė kėrdi. Sipas tė dhėnave zyrtare tė prezantuara nga shoqatat pėrkatėse, nė Zvicėr, afro 750 persona infektohen nga virusi i HIV pėr ēdo vit, ose dy persona nė ditė mėsojnė tė janė seropozitivė. Mosha mė e prekur ėshtė nga 30 deri nė 45 vjeē. Kurse nėnvizohet se ēdo i katėrti person nuk i duron medikamentet pėrkatėse pėr shėrim.

Aktualisht nė Zvicėr, 25ooo veta janė bartės tė virusit HIV/AIDS, gjė qė dėshmon se lufta pėr neutralizimin e tij nuk ka pėrfunduar.

dr.Dugi
31-07-11, 01:28
Grupet me te rrezikuara nga HIV-i jane Homoseksualet e biseksualet me 70% me pas vin heteroseksualet, permes transfuzionit te gjakut dhe nepermjet placentes( pra nga nena tek fryti) qe ende nuk dihet se si