PDA

View Full Version : Shkarkohet drejtori i pėrgjithshėm i policisė sė kosovės


Zero Cool
25-07-11, 22:02
Kryeministri i Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēi, ka shkarkuar Reshat Maliqin nga pozita e drejtorit tė pėrgjithshėm tė Policisė sė Kosovės, ndėrsa nuk bėhen tė ditura arsyet e shkarkimit tė tij....




“Kryeministri i Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēi, nė mbėshtetje tė nenit 94 paragrafit (10) tė Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės dhe nenit 43.1 (a) tė Ligjit Nr.03/L-035 pėr Policinė, ka marrė vendim qė tė shkarkojė z. Reshat Maliqi nga pozita e drejtorit tė pėrgjithshėm tė Policisė sė Kosovės”, thuhet nė njė komunikatė tė lėshuar para pak ēastesh nga zyra e kryeministrit Thaēi.


Pas kesaj policia speciale e Kosoves ka marre nen kontroll pikat doganore 1 dhe 31 ne veri te vendit

Zero Cool
25-07-11, 22:05
POLICIA E KOSOVĖS NĖ PIKAT 1 DHE 31, THAĒI SHKARKON MALIQIN (http://www.rtklive.com/?cid=1&newsId=50433&mfZe(gU173We!&c5S#07wzGd(+c5d0i3p37erMOe0i2qxpL488Tv&lcVR&KR&n$J*r7j2#r92Gm)7wZ1grSN82ze#3ree&7wid^/m0)


Me urdhėr tė kryeministrit tė Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēi, njesitė speciale tė policisė sė Kosovės sapo kanė filluar njė aksion pėr marrjen nė kontrollė pikat 1 dhe 31 nė veri tė vendit....

Pak para aksionit tė policisė sė Republikės sė Kosovės, kryeministri Hashim Thaēi ka shkarkuar nga pozita e drejtorit tė pėrgjithshėm tė policisė sė Kosovės Reshat Maliqin. Ky vendim ėshtė bėrė publik nga zyra e kryemnistrit disa ēaste mė parė.

Ekipet e RTK-sė janė nė dy pikat ku janė vendosur autoritetet kosovare.

Ky veprim vjen pas vendim tė qeverisė sė Kosovės pėr vendosjen e masave tė reciprocitetit me Serbinė.

Pikat 1 dhe 31 ka njė kohė tė gjatė qė gjenden jashtė kontrollit tė autoriteteve kosovare. Kėto dy pika janė vlerėsuar si vendkalim kryesor i kontrabandės dhe krimit tė organizuar. Kjo ka qenė brenga kryesore e autroiteteve kosovare por edhe e gjithė spektrit politik nė vend. Me ardhjen e EULEX nė Kosovė u patėn shtuar shpresat se kėto dy pika do tė futen nėn kontrollin e autoriteteve kosovare.
Ky ėshtė aksioni i parė serioz i autoriteteve kosovare pėr tė shtrirė autoritetin nė tėrė territorin e Republikės sė Kosovės. Rreth masave tė resciprocitetit patėn reaguar ashpėr autoritetet e Serbisė por kėtė veprim tė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės e pat arsyetuar ndihmėssekretari amerikan Tomas Kantrimen.

Zero Cool
25-07-11, 22:08
MALIQI: NUK JAM NĖ DIJENI PĖR SHKARKIMIN TIM (http://www.rtklive.com/?cid=1&newsId=50432&mfl0m37$1fi0I90d5sTjx7ig76r$(&m2Sx^Wm8r0@V3f)Te72I^dx&2xr&D1081l87ecTm@rCo0837Pw3pdK9L!Mf3@A#e9&^sf26w)


Drejtori i pėrgjithshėm i Policisė sė Kosovės, Reshat Maliqi, i deklaroi RTK-sė, se nuk ėshtė nė dijeni pėr shkarkimin e tij....


”Unė sapo u njoftova nga Televizioni i Kosovės se jam shkarkuar nga detyra”, tha ai.

Ndėrkaq kryeministri i Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēi, ka shkarkuar Reshat Maliqin nga pozita e drejtorit tė pėrgjithshėm tė Policisė sė Kosovės, ndėrsa nuk bėhen tė ditura arsyet e shkarkimit tė tij.

Oqeani
25-07-11, 22:18
As Thaēi nuk e din perse ! I ka thene dikush !

achiles
25-07-11, 22:20
As Thaēi nuk e din perse ! I ka thene dikush !

E ti ku pe din ? LOL

Oqeani
25-07-11, 22:23
E ti ku pe din ? LOL


Po dihet se ia ka mbledhur haraēin, pa i kerkuar kokerr Thaēit !!!
ēka nuk dihet ne Kosove !

GjIlAnAsI_cSi
26-07-11, 00:00
Ne kete rast Thacin duhet me e perkrah dhe ata kundershtaret e tij politik!

Me kete gje ka marr shum vota e bravo i qoft!!


Vec te vazhdoje kshtu me force se ndryshe nuk marin vesh..

Peja-Boy
26-07-11, 00:59
Ka ba nje Hap shume te mire ,po mendoj se Embargo duhet ti vej qdo shenje Serbe edhe Veturave me Targa te Serbis edhe hyrjes nga Maqedonia e mali i Zi me Targa Serbe ,qdo Automjet me e blloku, e Ata qe vijn pas Maliqit mos ti Zbatojn Urdherat ahhahahahaha !!

Guri i madh
26-07-11, 06:29
vendim shum i mir i qeveris edhe pse i vonuar po ma mir von se kurr

duhet nga postet e larta te shkarkohen njerzit e dyshimt siq ishte ky RESHAT MALIQI

Zero Cool
27-07-11, 16:02
Thaēi: EULEX nuk ofroi mbėshtetje



http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0727153132243_m.jpg


Kryeministri Hashim Thaēi ėshtė “shfryer” nė misionin e Bashkimit Evropian nė Kosovė, EULEX , duke i akuzuar ata se nuk po shprehin vullnet qė tė pėrkrahin institucionet e Kosovės pėr tė vėnė rend dhe ligj nė veri.
Thaēi gjatė mbledhjes sė Qeverisė njė pjesė tė fjalimit tė tij ia kushtoi EULEX-it duke thėnė se kėtė tė fundit kanė qenė tė informuar pėr aksionin qe e ka marr qeveria por sipas tij kanė hezituar qe tė ofrojnė mbėshtetje.

“Ky hezitim dhe refuzim ka qenė dhe ėshtė nė kundėrshtim tė plotė me rolin e tyre pėr ēka institucionet e Kosovės i kanė ftuar nė Kosovė. Prandaj nė kuadėr tė autoritetit tonė sovran nė kuadėr tė kompetencave tona dhe obligimeve tė dokumente ndėrkombėtare ne nuk do tė lejojmė pėrjetėsisht qė sovraniteti ynė tė cenohet. Tė pėrdoret vendi ynė pėr kalimin e mallrave, ėshtė nė kundėrshtim me vlerat dhe parimet evropiane perėndimore”, ka thėnė Thaēi, raporton Indeksonline.

“Nėse misioni EULEX mendon se lejimi i kontrabandės ėshtė diēka normale, qė duhet toleruar, atėherė le tė na japin vetėm njė shembull konkret nė cilin shtet tė BE-sė lejohet kontrabanda e krimi dhe strukturat paralele”, shtoi mė tej Thaēi.

Kryeministri kishte edhe njė pyetje pėr EULEX-in nga e cila tha se prźt pėrgjigje prej tyre.

“Si ka mundėsi qė EULEX nė njėrėn anė tė tregohet aq i kujdesshėm pėr tė respektuar Kushtetutėn e Kosovės si ne ēėshtjen ta zėmė tė imunitetit tė zyrtarėve tė lartė, ndėrsa nė anėn tjetėr mos ta mbėshtes tė drejtėn tonė kushtetuese dhe ligjore pėr rend ligj dhe luftė kundėr krimit.

Kjo ėshtė e pashpjegueshme dhe kėrkon pėrgjigje. EULEX ėshtė i ftuar nga institucionet e Kosovės, nga institucionet e shtetit tė Kosovės pėr tė ushtruar autoritetin e vetė pėr sundimin e ligjit”, ka potencuar kryeministri Thaēi.

Zero Cool
27-07-11, 16:04
Serbėt e Veriut nė gjendje gatishmėrie!?


http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0727154533627_m.jpg


“B92” raporton se nė Zubin Potok, rreth orės 14, janė dėgjuar sirenat e alarmit dhe se banorėt vendas kanė filluar tė mblidhen nė numėr tė madh nė bllokadat drejtė pikės kufitare nė Bėrnjak.


Rrugėt janė bllokuar me trungje tė cilat po e pamundėsojnė kalimin e veturave nga Mitrovica, ndėrsa helikopterėt e KFOR-it po fluturojnė rregullisht mbi kėtė zonė.

Rreth orės 13:30, Kėshilli Nacional serb i Mitrovicės ka shpallur gjendjen e jashtėzakonshme. Puna e objekteve tė hotelerisė ėshtė shkurtuar nga ora 7 deri nė orėn 15.

“B92” raporton se Kėshilli ka kėrkuar nga serbėt “tė kuptojnė seriozitetin e situatės”, qė tė kuptojnė “esencėn e kėtij vendimi”.dhe qė nė zbatimin e detyrės tė “mbrojtjes dhe shpėtimit tė angazhohen tė gjithė qytetarėt qė janė tė aftė pėr t’iu pėrgjigjur ftesės sė organit pėr zbatim tė detyrave”.

Zero Cool
27-07-11, 16:08
Urdhėresa lufte nga strukturat paralele serbe


I ashtuquajturi, Kėshilli komunal paralel nė veri tė Mitrovicės ka marrė tė mėrkurėn vendim qė, siē thotė ai, pėr shkak tė rrethanave tė krijuara dhe situatės sė brishtė tė sigurisė nė veri, tė pėrkufizojė orarin e punės pėr dyqanet e pavarura zejtare dhe objekteve hoteliere nė veri tė qytetit tė Mitrovicės, nė periudhėn kohore prej orės 07:00 deri nė 15:00.


http://www.ekonomisti.info/fotot/20450/main_mitrovice.jpg


Sipas kėtij Kėshilli, nė rast tė mos respektimit tė kėtij vendimi, do tė merren masa ligjore ndaj atyre qė thyejnė vendimin. Burime tė gazetės nga veriu, kanė bėrė tė ditur se njė vendim i tillė ėshtė marrė pėr shkak tė prezencės sa mė tė madhe tė qytetarėve serbė gjatė orėve tė pasdites, por edhe tė natės, nė Rudare, Jarinje, si dhe nė disa lokacione tjera tė komunės sė Zubin Potokut, ku janė tė ngritura barrikadat pėr qarkullimin e automjeteve tė policisė sė Kosovės nė rast nevoje. “Ka indikacione qė njėsitė e ROSU-sė tė nisen sėrish nė pikat kufitare Jarinje dhe Bėrnjak nė shenjė hakmarrje pėr vdekjen e policit tė kėsaj njėsie, andaj ne duhet tė jemi syēelė dhe tė bėjmė rroje nė numėr sa mė tė madh pranė kėtyre pikave”, ka thėnė njėri nga udhėheqėsit e strukturave paralele, citojnė burimet.

Zero Cool
27-07-11, 17:01
Buehler: Nė kufi ndodhen shėrbyesit serbė



http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0727175006648_m.jpg


Komandanti i KFOR-it, Erhard Buehler, ka deklaruar se forcat speciale tė Policisė sė Kosovės janė tėrhequr nga veriu dhe se nė kalimet kufitare ndodhen shėrbyesit serbė.


"Unė jam kėtu pėr tė bėrė pėrpjekje nė mbajtjen e rendit dhe tė qetėsisė – kjo ėshtė detyra ime. Njėsitė ROSU janė tėrhequr nga veriu. Sipas marrėveshjes, kemi dėrguar shėrbyes serbė nė vendkalime dhe ata vazhdojnė tė jenė atje", ėshtė shprehur Buehler, pas takimit me shefin e delegacionit serb nė bisedime, Borislav Stefanovic nė Rudar tė Zveēanit.

Stefanovic, nga ana e tij, u ka thėnė tė tubuarve se ekziston njė problem, meqė, po bėhen pėrpjekje tė sillen doganierėt dhe policėt kufitarė tė Kosovės, ndonėse "serbėt dhe Beogradi duan qė atje tė kthehen doganierėt e EULEX-it dhe pjesėtarėt serbė tė Policisė sė Kosovės, tė cilėt ishin nė vendkalime deri nė ndėrhyrjen e forcave speciale".

"Do ta zgjidhim problemin. Ose ata do tė largohen nga aty ku kanė hyrė ilegalisht, ose ne nuk do tė lėvizim nga kėtu derisa ata ta bėjnė njė gjė tė tillė", ka thėnė Stefanovic.

Udhėheqėsit e serbėve tė Mitrovicės kanė vendosur qė, pėr shkak tė rrethanave tė jashtėzakonshme dhe pėrkeqėsimit tė gjendjes sė sigurisė, tė kufizojnė orarin e punės sė dyqaneve dhe restoranteve, nga ora 7 deri nė 15.

Zero Cool
27-07-11, 17:50
EULEX-i ose pėr krejt Kosovėn, ose pėr askund


http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0727184742443_m.jpg


Qėllimi i Qeverisė sė Kosovės ka qenė qė pikat kufitare 1 dhe 31 nė veri tė vendit tė vihen nėn kontroll tė plotė dhe kjo ėshtė arritur, ka thėnė zėvendėskryeministri i Kosovės, Hajredin Kuēi, nė njė konferencė pėr media tė mėrkurėn pas mbledhjes sė Qeverisė, me ē’rast edhe EULEX-it ia ka bėrė tė qartė se ose duhet tė jetė mision pėr tėrė territorin e Kosovės, ose nuk duhet tė ekzistojė fare.


“Qėllimi ynė ka qenė dhe mbetet qė atje tė ketė kontroll tė plotė me policinė kufitare dhe me doganierėt dhe garancat qė janė dhėnė nga Njėsia Speciale kanė qenė t’u ofrohet atyre siguri mė e madhe. Kėtė e kemi kėrkuar edhe nga KFOR-i, kėrkojmė edhe EULEX-i t’i bashkohet kėtij misioni dhe nuk ėshtė qėllimi ynė pėr ndonjė gjendje tė jashtėzakonshme atje. Ne e dimė qė ėshtė proces i vėshtirė, por gjithsesi jemi tė vendosur pėr kryerjen e detyrave kushtetuese dhe ligjore”, ka thėnė Kuēi, ndėrsa transmeton RTV21.

Sipas ministrit tė Drejtėsisė, Kėrkesa kryesore e Qeverisė sė Kosovės pėr EULEX-in, ėshtė qė ky mision ta kryejė mandatin e vet pėr rend dhe ligj, ngase mund tė jetė indiferent nė raport me statusin e Kosovės, por jo nė raport me vendosjen e rendit dhe ligjit.
“Konstatimi im ėshtė ky, EULEX-i ėshtė i nevojshėm ose pėr krejt Kosovėn, ose pėr askund”, ėshtė shprehur Kuēi.

Zero Cool
27-07-11, 19:23
Serbėt djegin pikėn 1 tė doganės


http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0727195357319_m.jpg


Nė orėt e pasdites tė tė mėrkurės, serbėt ia kanė vėnė flakėn Pikės 1 tė doganės nė Jarinje, nė kufirin Kosovė-Serbi, raporton KTV.
Kjo ėshtė djega e dytė e kėsaj pike kufitare, duke qenė se pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, serbėt duke demonstruar kundėr pavarėsisė sė Kosovės, kishin djegur pikat 1 dhe pikėn 31.

Komandanti i KFOR-it, Erhar Buehler, gjatė ditės kishte deklaruar te pika kufitare nė Jarine, se pjesėtaret e njėsisė speciale tė Policisė sė Kosovės janė tėrhequr nga veriu dhe se nė pikat 1 dhe 31 ka vetėm policė tė thjeshtė shqiptarė dhe serbė.

Zero Cool
27-07-11, 19:25
EULEX-i nuk mbėshtet masat pėr tė cilat nuk ėshtė konsultuar


http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0727201601901_m.jpg



EULEX-i ėshtė shumė i shqetėsuar pėr situatėn aktuale nė veri tė Kosovės dhe u bėn thirrje tė gjitha palėve tė tregojnė pėrmbajtje dhe tė qėndrojnė tė qetė nė kėtė kohė- thuhet nė njė komunikatė pėr media tė lėshuar nga ky mision.


Nė komunikatė theksohet se EULEX-i vazhdon tė jetė i pranishėm nė pikat 1 dhe 31, tė cilat janė pėrforcuar nga policia speciale e EULEX-it, ndėrsa patrullat e policisė sė EULEX-it janė shtuar nė veri tė Kosovės pėr tė ofruar siguri shtesė dhe misioni ėshtė nė kontakt tė ngushtė me KFOR-in.

”EULEX-i ka mbėshtetur gjithmonė rivendosjen e kontrolleve tė plota doganore nė pikat 1 dhe 31 nė njė mėnyrė qė ėshtė e qėndrueshme dhe nė pėrputhje me standardet e BE-sė. Megjithatė, Bashkimi Evropian, duke pėrfshirė edhe EULEX-in, nuk ėshtė nė gjendje pėr tė mbėshtetur masat tė cilat nuk janė marrė nė konsultim tė plotė me tė gjitha palėt e interesuara”, shkruan nė komunikatė.

Mė tej, thuhet se e vetmja rrugė qė ēon pėrpara ėshtė nėpėrmjet dialogut dhe ēėshtja e doganave duhet tė zgjidhet gjatė bisedimeve Prishtinė-Beograd, ndėrsa nga dhuna nuk pėrfiton askush.

Zero Cool
27-07-11, 21:55
KFOR merr situatėn nė kontroll


http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0727213341317_m.jpg


Nė njė intervistė pėr RTK-nė, komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Buehler, theksoi se trupat e KFOR-it kanė marrė situatėn nė kontroll, nė pikat kufitare 1 dhe 31.


Buehler ka konfirmuar se turmat e serbėve kanė djegur vendkalimin nė Jarinė, dhe se kanė shtėnė edhe nė drejtim tė KFOR-it, mirėpo fatmirėsisht, sipas tė dhėnave qė disponon ai, nuk ka tė lėnduar.



Digjet edhe vendkalimi nė Bėrnjak

Njoftohet se janė djegur edhe objektet pėrreth pikės kufitarė mes Kosovės dhe Serbisė nė Bėrnjak.

Mediat serbe mė herėt raportuan se para orės 21 ishte djegur edhe pika 31, mirėpo mė pas e tėrhoqėn lajmin. Ndėrsa tash thuhet se edhe kėsaj pike i ėshtė vėnė flaka.

Agjencia e lajmeve Beta bėn tė ditur se KFOR-i me anė tė helikopterėve ka sjellė forca shtesė nė Bėrnjak.



Serbėt djegin pikėn kufitare nė Jarinė

Nė orėt e pasdites tė tė mėrkurės, serbėt ia kanė vėnė flakėn pikės 1 tė doganės nė Jarinje, nė kufirin Kosovė-Serbi.

Konfirmimin se njė grup personash kanė sulmuar dhe djegur vendkalimin kufitar nr. 1 nė Jarinė, e ka bėrė pėr Evropėn e Lirė zėdhėnėsi i Policisė sė Kosovės, Brahim Sadriu.

Ndėrkohė, ministri serb pėr Kosovėn, Goran Bogdanovic, e ka dėnuar djegien e pikės kufitare nė Jarinė dhe u ka bėrė thirrje serbėve nė veri tė Kosovės qė tė mos lejojnė qė grupet ekstremiste tė nxisin konflikt. Edhe presidenti serb Boris Tadic ka reaguar duke kėrkuar ndėrprerjen e menjėhershme tė dhunės. “Huliganėt qė po shkaktojnė dhunė nuk janė ata qė i mbrojnė qytetarėt ose shtetin e Serbisė”, ka thėnė Tadic, ndėrsa citon B92.

Ndėrsa njoftohet se pjesėtarėt amerikanė tė KFOR-it kanė bllokuar rrugėn nė drejtim tė Mitrovicės. Ata kanė bllokuar rrugėn me automjete tė rėnda ushtarake, saktėsisht nė afėrsi tė Leshakut, ndėrkohė qė nuk lejojnė tė kalojnė askėnd nė kėtė drejtim.

Express njofton se dhjetėra automjete tė blinduara tė KFOR-it gjerman, tė cilat pėr disa orė ishin tė stacionuara tė vendi i quajtur “Kėrrshi i Dudės” nė vėri tė Mitrovicės, i kanė thyer barrikadat e vėna nga grupet ekstremiste serbe dhe janė nisur nė drejtim tė pikės kufitare Jarinė, pėr t’u shkuar nė ndihmė pjesėtarėve tjerė tė KFOR-it pėr tė vėnė rendin dhe ligjin nė kėtė pikė kufitare.

KFOR-i, nga ana tjetėr, ka konfirmuar raportimet pėr tė shtėna ndaj personelit tė KFOR-it nė afėrsi, ndėrsa njoftohet se do t’i pėrforcojė forcat e veta tė vendosura atje, nė mėnyrė qė tė parandalohet eskalimi i mėtutjeshėm i situatės. Ky do tė jetė njė proces nė vazhdim dhe KFOR-i pret qė pas pėrforcimit, rendi to tė rivendoset shumė shpejt.

Pėr shkak tė rrezikut nė pikėn kufitare 31 nė Bernjak, KFOR-i ka shtuar masat e sigurisė dhe mbrojtjes personale nė atė lokacion.

Zero Cool
27-07-11, 21:56
Skenari i Serbisė pėr ndarjen e Kosovės nuk do tė ndodhė kurrė


http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0727224746281_m.jpg


Nė orėt e pasdites njė grup i organizuar kriminal i udhėhequr nga autoritetet e Beogradit kanė sulmuar pikėn 1 dhe pikėn 31. Kėto veprime tė dhunshme janė urdhėruar dhe organizuar nga strukturat mė tė larta nga Qeveria e Serbisė. Pas kėsaj djegie qėndron Beogradi. Kėshtu ka deklaruar kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi.

“Ju siguroj dhe garantoj se nuk do tė ketė asnjė kompromis. Reciprociteti do tė instalohet. Aktualisht nė kėto momente kemi vėshtirėsi dhe ballafaqime. Nuk do tė tėrhiqemi dhe nuk do tė ketė kthim mbrapaKjo ėshtė toka jonė, vendi jonė. E drejta jonė kushtetuese dhe ligjore. Kosova ėshtė atdheu i tė gjithė qytetarėve tė Kosovės. Dua t’iu drejtohem dhe t’iu bėjė apel qė ta ruani qetėsinė dhe tė keni besim tė plotė tek institucionet e Republikės dhe nė KFOR-in, i cili ėshtė nė mbėshtetje nė pėrpjekjet tona pėr ruajtjen e rendit dhe qetėsisė”, ėshtė shprehur Thaēi.

Ai ka thėnė se nuk do tė bėjmė kompromis me vandalistėt, sepse jemi duke matur vandalizmin, ndėrsa ėshtė zotuar se nuk do tė fitojė kriminaliteti dhe vandalizmi mbi vlerat tona duke e bėrė tė qartė se “skenari i Serbisė pėr ndarjen e Kosovės nuk do tė ndodhė kurrė dhe nė asnjė rrethanė”.

Sipas tij, turmat kriminale tė financuara nga Beogradi po sfidojnė integritetin tonė dhe me veprimet e sotme ėshtė demaskuar definitivisht. Kryeministri ka kėrkuar nga qytetarėt qė ta ruajnė qetėsinė dhe tė kenė besim te institucionet e Kosovės.

“Ata qė duan incidente mos lejoni nė asnjė mėnyrė. Demokracia do tė fitojė. E drejta ėshtė nė anėn tonė. Ėshtė nė interesin e tė gjithėve. Ju garantojmė se do ta kthejmė rendin dhe Ligjin. Keni besim nė ne. Ruani qetėsinė. Nė asnjė rrethanė nuk do tė zmbrapsemi”.

Zero Cool
27-07-11, 22:18
Gentilini: E rėndėsishme t’i kthehemi dialogut


http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0727231427349_m.jpg


Ne jemi ata qė kemi dėnuar tė gjitha aktet qė ndodhėn kohėve tė fundit nė Kosovė, ndėrsa ėshtė pėrgjegjėsi e Prishtinės dhe Beogradit qė ta ulin tensionin- ka deklaruar pėrfaqėsuesi Special i BE-sė pėr Kosovėn, Fernando Gentilini.


Ai ka thėnė se EULEX-i ėshtė i gatshėm dhe ėshtė kėtu pėr t’i ndihmuar qė tė dyja palėt, ndėrsa ka theksuar se dhuna nuk do tė tolerohet asnjėherė.

Sipas tij, tash ėshtė e rėndėsishme qė t’i kthehemi dialogut dhe qė tė dyja palėt tė merren vesh.

Zero Cool
27-07-11, 22:23
Prishtinė, 23:12 – Burime tė Portalit LajmeShqip.com bėjnė tė ditur se Policia e Kosovės ka evidentuar lėvizje tė dyshmita tė automjeteve tė ndryshme nga Ēagllavica, Graēanica dhe enklava tė tjera brenda Kosovės Qendrore, tė kenė qarkulluar nėpėr Prishtinė, nė drejtim tė Mitrovicės


Prishtinė, 23:05 – “Dua tė shtoj se kėto zhvillime janė tė papranueshme dhe destabilizuese. Ėshtė pėrgjegjėsi e tė dyja palėve, edhe e Prishtinės edhe e Beogradit, t’i ulin tensionet dhe tė kthejnė qetėsinė pėr tė gjithė. EULEX ėshtė i gatshėm tė ndihmojė nė kėtė mision. Dua tė shprehė konsideratėn time pėr kėtė forcė. Gjithashtu edhe pėr KFOR-in, pėr vendosje tė ligjshmėrisė. EULEX ėshtė gati tė ndihmojė dhe reprezenton 27 shtetet e BE-sė. Nė ēdo rast dua tė them se dhuna nuk do tė tolerohet. Gentilini injoron pyetjet. Ai fton t’i kthehemi dialogut dhe tė zgjidhen ēėshtjet qė nuk janė zgjidhur”, ka deklaruar Fernando Gentilini, pėrfaqėsues i Bashkimit Evropian nė Kosovė.
Gentilini nuk ka qenė i gatshėm tė pėrgjigjet as nė pyetje tė ndryshme dhe ka injoruar ato, qė i janė bėrė nga gazetari i KTV-sė, nė njė linjė tė drejtpėrdrejt telefonike.


Mitrovicė, 22:55 – Nė afėrsi tė pikės kufitare 31, raportohet pėr tė shtėna sporadike nga tė dyja anėt. Njė njėsi speciale ROSU ka depėrtuar nė Lagjen e Boshnjakėve nė veri tė Mitrovicės, me mjete tė blinduara.


22:38 – Thaēi: “Nė kėto momente kemi ballafaqime dhe vėshtirėsi. Por do tė kalohet. Ndihmesa mė e madhe qė ne mund t’i bėjmė vandalve ėshtė nėse ne lejojmė ndonjė incident ndėretnik. Policia e Kosovės dhe KFOR-i janė duke u sulmuar nga vandalistėt dhe kriminelėt”.
22:37 – Thaēi: “Ky ėshtė momenti i sė vėrtetės pėr Kosovėn, pas 12 vitesh. Ky ėshtė momenti i unitetit politik, qytetarė. Vendimi pėr kthimin e rendin nuk ėshtė aksidental. Ėshtė veprim me plan dhe do tė realizohet me pėrpikėri. Ne punojmė pėr hapje tė kufijve pėr kufi evropianė dhe nė asnjė mėnyrė nuk do tė lejojmė cenim.”
22:36 – Thaēi: “Ata qė duan incidente mos lejoni nė asnjė mėnyrė. Demokracia do tė fitojė. E drejta ėshtė nė anėn tonė. Ėshtė nė interesin e tė gjithėve. Ju garantojmė se do ta kthejmė rendin dhe Ligjin. Keni besim nė ne. Ruani qetėsinė. Nė asnjė rrethanė nuk do tė zbrapsemi”.
22:35 – “Turmat kriminale tė financuara nga Beogradi po sfidojnė integritetin tonė. Me veprimet e sotme ėshtė demaskuar definitivisht. Ne nuk do tė lejojmė sfidim si institucione dhe si KFOR. Tė dashur qytetarė tė Republikės, Ju ftoj ta ruani qetėsinė dhe keni besim nė institucionet. Do tė shfrytėzojmė tė gjithė autoritetin tonė.”
22:34 – Thaēi: “Kemi bashkėpunim tė shkėlqyeshėm dhe nuk do tė bėjmė kompromis me vandalistėt. Ne nuk jemi duke matur vandalizmin. Nuk do tė fitojė kriminaliteti dhe vandalizmi mbi vlerat Evropiane tona Skenari i Sėrbisė pėr ndarjen e Kosovės nuk do tė ndodhė kurr dhe nė asnjė rrethanė. Kurr mė parė nuk kemi qenė mė tė vendosur.”
22:33 – Thaēi: “Ky ėshtė toka jonė, vendi jonė. E drejta jonė kushtetuese dhe ligjore. Kosova ėshtė atdheu i tė gjithė qytetarėve tė Kosovės. Dua t’iu drejtohem dhe t’iu bėjė apel qė ta ruani qetėsinė dhe tė keni besim tė plotė tek Institucionet e Republikės dhe nė KFOR-in, i cili ėshtė nė mbėshtetje nė pėrpjekjet tona pėr ruajtjen e rendit dhe qetėsisė”.
22:33: Thaēi: “Ju siguroj dhe garantoj se nuk do tė ketė asnjė kompromis. Reciprociteti do tė instalohet. Aktualisht nė kėto momente kemi vėshtirėsi dhe ballfaqaqime. Nuk do tė tėrhiqemi dhe nuk do tė ketė kthim mbrapa”.
22:31 – Thaēi: “Fatkeqėsisht nė orėt e pasditės njė grup i organizuar kriminal i udhėhequr nga autoritetet e Beogradit kanė sulmuar pikėn 1 dhe pikėn 31. Kėto veprime tė dhunshme janė urdhėruar dhe organizuar nga strukturat mė tė larta nga Qeveria e Serbisė. Pas kėsaj djegie qėndron Beogradi”.
Prishtinė- “Tė nderuar qytetarė tė Republikės. Tė nderuar pėrfaqėsues tė mediave. Qytetarė tė dashur. Dua qė t’iu drejtohem pas zhvillimeve tė reja nė Veriun e Kosovės. Siē jeni nė dijeni pas pėrfundimit me sukses tė operacionit tė Njėsive Speciale. Policia e rregullt kufitare dhe doganierėt ishin tė vendosur pėr tė zbatuar nė pėrpikėri Vendimin pėr reciprocitet”, tha ai.


Jarinjė, 22:25– Pas dhėnies sė dritės sė gjelbėr nga Komandanti i KFOR-it, gjenerali Buhler, pjesa dėrmuese e forcave tė EULEX-it tė pranishme nė perimetrin e pikave kufitare kanė ikur nė drejtim tė Serbisė. Sipas burimeve tė Portalit LajmeShqip.com arsyeja e ikjes ėshtė moszbatimi i urdhrave gjatė aksionit tė fundit.


Leposaviq, 21:59 – Komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler, ka deklaruar nga Leposaviqi: ”Ndaj tė gjithė ekstremistėve, KFOR ėshtė i pėrgatitur dhe ka autorizimin dhe vullnetin qė t’i pėrdor tė gjitha mjetet. Qėllimi im ėshtė tė ruaj qetėsinė. Secili ėshtė i lodhur nga kjo situatė. Jam krenar pėr tė gjithė at qė kanė qėndruar tė qetė dhe nuk kanė reaguar. I ftoj tė gjithė qė t’i ndihmojnė KFOR-it, trupat gjermane, amerikane, unė si komandant i KFOR-it nuk dalloj mes ushtarėve. Kemi dėrguar grupe afėr Zveēanit. Amerikanėt janė nė Jarinjė, apo nė tė dyja pikat duket. Pėr momentin nuk ka nevojė pėr ndihmė nga Policia e Kosovės. Jemi mjaft tė pėrforcuar. Sfida ėshtė ajo qė ka tė bėjė me KFOR-in, pėr shkak se serbėt kanė armatim tė rėndė. Pėr momentin nuk dijmė pėr tė plagosur. Nuk kemi viktima, nuk kemi tė plagosur nga personeli i KFOR-it aponga Policia dhe as nga qytetarėt”.

http://www.lajmeshqip.com/wp-content/uploads/2011/07/treupat1.jpg

22:05 – Pamje nga hyrja e trupave gjermane nė Veri tė Mitrovicės.

Zero Cool
27-07-11, 22:25
OKB refuzon Serbinė


http://www.lajmeshqip.com/wp-content/themes/lajmeshqip/images/cache/kb1311799432_thumb_baza1325_225.jpg


Prishtinė (Plotėsuar 22:46) – OKB ka refuzuar takimin e Jashtėzakonshėm tė Kėshillit tė Sigurimit pėr veriun e Kosovės, qė u kėrkua nga Qeveria e Serbisė.

Prishtinė – Kėshilli i Sigurimit i KB-sė, me kėrkesė tė Serbisė, pėr nesėr caktoi konsultime “pas dyerve tė mbyllura” pėr situatėn nė Kosovė, deklaroi burimi nga KS e KB-sė.
Agjencitė citojnė se burimet diplomatike anonime nga KS e KB-sė, tė cilėt deklaruan se Rusia, aleati i Serbisė, e pėrkrah mbajtjen e seancės urgjente, pėrderisa SHBA-ja dhe Britania e Madhe kanė konstatuar se duhet tė pritet seanca e ardhshme, e rregullt e KS tė KB-sė pėr Kosovėn.
KS e KB-sė nė fund zgjodhi njė zgjidhje kompromise dhe pėr ditėn e enjte caktoi konsultime pas dyerve tė mbyllura, nė vend tė seancės publike, deklaroi njė diplomat i paemėruar.

Zero Cool
27-07-11, 22:31
KFOR gjen trupin e njėrit serb


Mitrovicė, (PLOTESUAR 19:51) – Pjesėtarė tė KFOR-it e kanė gjetur sot trupin e njėrit nga gjashtė serbėt e vrarė nė operacionin e djeshėm nė Pikėn Kufitare Nr. 31.


http://www.lajmeshqip.com/wp-content/uploads/2011/07/03199934_4001.jpg


Portali LajmeShqip.com, duke iu referuar burimeve tė veta, ka raportuar pėr gjashtė serbė tė vrarė nė operacionin e djeshėm tė madh tė Policisė sė Kosovės.

Mitrovicė – Burime jozyrtare tė Portalit LajmeShqip.com kanė bėrė tė ditur se nė pėrballjet e djeshme midis forcave tė Njėsisė Speciale tė Policisė sė Kosovės dhe serbėve tė armatosur, kanė mbetur tė vrarė gjashtė serbė.
Sipas po kėtyre burimeve, serbėt e vrarė supozohet tė jenė pjesėtarė tė shėrbimit sekret serb dhe tė forcave paraushtarake, tė mobilizuara joformalisht nga ana e Qeverisė sė Serbisė, menjėherė pas nisjes sė aksionit tė gjerė tė Qeverisė sė Kosovės pėr rikthimin e portave kufitare 1 dhe 31.
Gjitashtu, bėhet e ditur se pjesa mė e madhe e popullatės serbe nė veri tė Mitrovicės ėshtė armatosur dhe e mobilizuar, ndėrkohė qė konfirmohet se zyrtarė tė lartė tė Qeverisė sė Serbisė po e shfrytėzojnė qėllimisht kėtė situatė pėr rikthimin e nacionalizmit tė shfrenuar dhe asaj qė ata e quajnė patriotizėm pėr Kosovėn, tek serbėt kosovarė e, veēanėrisht tė ata nė veri tė vendit.

Zero Cool
27-07-11, 22:33
Tiranė, PDIU: I gjithė kombi pėr Kosovėn


http://www.lajmeshqip.com/wp-content/themes/lajmeshqip/images/cache/Ardit-Bido1311773034_thumb_baza1325_225.jpg


Tiranė – Partia pėr Drejtėsi, Integrim dhe Unitet ka ndjekur me vėmendje aksionin e Policisė sė Kosovės pėr marrjen e kontrollit tė dy pikave kufitare nė veri tė vendit, me qėllim shtrirjen e sovranitetit tė qeverisė sė Republikės sė Kosovės nė tė gjithė territorin e shtetit.
Me anė tė njė deklarate pėr shtyp, PDIU mbėshtet kėtė veprim dhe u bėn thirrje tė gjitha forcave politike nga mbarė hapėsirat shqiptare qė tė mbėshtesin me aq sa mundin vendosjen e plotė tė integritetit territorial dhe sovranitetit tė Republikės sė Kosovės. Kombi shqiptar duhet tė jetė i bashkuar kur vjen fjala tek ēėshtja kombėtare. Pėr PDIU kjo ėshtė e vetmja mėnyrė pėr tė ruajtur paqen nė Ballkan dhe pėr tė forcuar bashkėpunimin e shteteve tė rajonit tonė.
“Partia Drejtėsi, Integrim dhe Unitet mbėshtet embargon e vendosur nga qeveria e Kosovės ndaj produkteve serbe, si masė reciprociteti ndaj tė njėjtit akt tė zhvilluar nga qeveria serbe nė vitin 2008. Si pjesė e pandashme e programit tė PDIU-sė, reciprociteti ėshtė mjeti qė duhet tė ndjekin qeveritė e Shqipėrisė dhe tė Kosovės pėr tė mundėsuar marrėdhėnie tė mira dhe frytdhėnėse me tė gjitha vendet fqinje”, u shpreh drejtori pėr marrėdhėniet me publikun i PDIU-sė, Ardit Bido.
“Nė kėtė kuadėr, PDIU i bėn thirrje Dhomės sė Tregtisė sė Tiranės qė t’i bashkangjitet nismave tė dhomava analoge turke, maqedonase dhe kroate pėr zėvendėsimin e produkteve serbe qė nuk do tė jenė mė nė tregun e Kosovės me produkte shqiptare”, tha Bido.
Sipas tij, nė kėndvėshtrimin e PDIU-sė, “biznesi shqiptar, i sponsorizuar edhe nga autoritetet shtetėrore duhet tė ishte instanca e parė qė do tė ofronte kėtė bashkėpunim. Bashkimi Ekonomik i Shqipėrisė me Kosovėn, si parakusht i bashkimit mė tė gjerė ekonomik me gjithė rajonin, tani mė shumė se kurrė duhet tė nisė nga zbatimi”.
Partia Drejtėsi, Integrim dhe Unitet shpreh ngushėllimet e saj tė sinqerta pėr familjarėt e policit tė forcave speciale tė Kosovės, Enver Zymberi, i cili humbi jetėn gjatė operacioneve tė djeshme. Zymberi do tė shėnohet nė listėn e gjatė tė shqiptarėve patriotė qė kanė sakrifikuar jetėn e tyre pėr tė mirėn e atdheut.
Gjithashtu, PDIU pėrshėndet qėndrimin e njėzėshėm tė partive politike dhe tė shoqėrisė civile nė Kosovė nė mbėshtetje tė veprimeve tė autoriteteve shtetėrore tė Kosovės dhe inkurajon qė njė frymė e tillė bashkėpunimi tė ekzistojė sa herė qė bėhet fjalė pėr ēėshtje tė rėndėsisė kombėtare.

Zero Cool
27-07-11, 22:35
Pėr veriun e Kosovės foli veē RDK, asnjė fjalė nga BDI e PDSH


http://www.lajmeshqip.com/wp-content/uploads/2011/07/rufi_osmani_profil.jpg


Shkup – Zyrtarė nga Bashkimi Demokratik pėr Integrim (BDI) dhe Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), kanė qenė tė pakapshėm tė mėrkurėn qė tė prononcohen lidhur me zhvillimet e njė ditė mė parė nė veri tė Kosovės, ku jetėn humbi Enver Zymberi, pjesėtar i forcave policore tė atjeshme.
Kjo heshtje e tyre si duket ka rezultuar nga debati i nxehtė nė Parlamentin e Maqedonisė ku po vijojnė polemikat mbi qeverinė e re, ku mes kėmbimit tė akuzave janė gjetur edhe subjektet shqiptare. Por ka qenė Rilindja Demokratike Kombėtare (RDK), e Osmanit qė ka reaguar lidhur me rastin e fundit nė veri tė Kosovės. Sipas kėsaj partie, ky ėshtė njė rast i shtrirjes sė autoritetit tė shtetit tė Kosovės nė gjithė territorin e vet tė pranuar ndėrkombėtarisht nga shumė shtete te botės.
“Shteti i Kosovės ėshtė dashur ta bėjė kėtė hap shume mė herėt, por falė ndikimit tė faktorit ndėrkombėtare, sidomos atij amerikan, ky hap disi ka qenė mė i balancuar. Kosova nuk ka bė asgjė mė tepėr se sa qe lypet prej njė shteti sovran tė mbroj sovranitetin e saj”, ka thėnė zėdhėnėsi i RDK-sė Armir Ramadani, duke shtuar se ky rast do tė ketė implikime mė tė gjera, sepse Serbia nuk ėshtė nė gjendje tė bėjė probleme mė tė mėdha duke pasur parasysh se tash me i ka dorėzuar gati te gjithė personat me tė kėrkuar pėr krime lufte.
”Kjo dhe duke pasur parasysh se tashme dalėngadalė Serbia i afrohet Bashkimit Evropian (BE). Me siguri do te detyrohet tė plotėsoj edhe njė kusht, edhe ajo ėshtė njohja e Kosovės, qė tė mund tė bėhet anėtare e Bashkimit Evropian (BE)”, ka thėnė zėdhėnėsi i RDK-sė Ramadani. Polici i plagosur i njėsisė speciale tė Kosovės, Enver Zymberi nga fshati Dubovc i Vushtrisė, nė orėt e vona tė sė martės ndėrroi jetė, ndėrsa varrimi i tij me nderime mė tė lara ėshtė bėrė tė mėrkurėn. Ai ishte qėlluar gjatė rrugės pėr nė pikėn kufitare 31 nė Bėrnjak, nga serbėt e revoltuar.

Zero Cool
27-07-11, 22:52
Snajperistė serbė nė rrugėn drejt Pikės 31


Mitrovicė, 23:45 – Burime tė sigurta tė Portalit LajmeShqip.com bėjnė tė ditur se nė rrugėn drejt pikės kufitare 31 janė identifikuar snajperistė serbė.
Nga shėrbimi i Njėsive Speciale tė Policisė sė Kosovės janė identifikuar snajperistė tė vendosur nėpėr pozicione tė ndryshme nė kėtė drejtim.

Leposaviq, 23:31 – Pjesėtarė amerikanė tė KFOR-it janė vendosur nė Jarinjė, nė Portėn Kufitare 1. Ata i kanė bllokuar hyrje daljet me kontroll tė rreptė.

Prishtinė, 23:12 – Burime nga Kushtova kanė informuar Portalin se nė kėto momente numėr i madh i forcave tė KFOR-it ėshtė duke shkuar nė drejtim tė pikės kufitare 31, nė Zubin Potok.

Zero Cool
27-07-11, 22:54
KS i OKB-sė, tė enjten pėr Kosovėn


http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0727232759636_m.jpg


Kėshilli i Sigurimit ka pranuar kėrkesėn e Serbisė, pėrmes zėvendėsshefit tė misionit serb pranė OKB-sė, pėr njė takim urgjent me arsyetim- tensionet nė veri tė Kosovės pas marrjes nėn kontroll tė pikave kufitare 1 dhe 31 nga ana e Policisė sė Kosovės, ku Serbia nė letrėn e saj kėrkon nga KS njė takim tė hapur.


Kėrkesa e Serbisė ėshtė mbėshtetur edhe nga Rusia, e cila gjithashtu ka kėrkuar qė tė ketė takim tė hapur tė KS, kėrkese kjo qė nuk ėshtė pranuar nga diplomatėt e SHBA-ve, Britanisė sė Madhe dhe Francės, tė cilėt thoshin se kjo ēėshtje mund tė presė deri nė takimin e radhės pėr Kosovėn tė KS.

Si kompromis ėshtė pranuar propozimi i ambasadorit portugez qė KS tė ketė konsultime tė mbyllura nesėr e assesi debat tė hapur, sepse debati i hapur do tė keqpėrdorej nga pala serbe, i deklaruan RTV21 burime diplomatike brenda KS.

Zero Cool
28-07-11, 09:11
Pėr aksionin e dinte edhe presidenti serb



http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0728090901631_m.jpg


Veprimet e fundit tė Qeverisė sė Kosovės pėr vendosjen nėn kontroll tė pikave doganore 1 dhe 31 nė veri tė vendit mund tė pėrshpejtojnė shumė procese qė deri para njė jave janė konsideruar si afatgjate.


Burime ndėrkombėtare tė “Zėrit” thonė se pėr kėto veprime kishin njohuri personalitetet dhe strukturat e mekanizmat mė me rėndėsi qė kanė vendosur pėr Kosovėn kėto vitet e fundit, pėrfshirė kėtu NATO-n dhe pesė vendet e fuqishme botėrore – apo vendet e Kuintit. Madje, sipas tyre, edhe vetė presidenti serb Boris Tadic ka qenė i informuar dhe ishte pajtuar nė heshtje qė Kosova dhe Serbia tė fillojnė vendosjen e rendit nė dogana, por edhe nė brezin kufitar, pėr tė plotėsuar kėshtu njė nga kriteret pėr vendet qė aspirojnė integrimet nė BE.

Kėto veprime tė Qeverisė sė Kosovės kanė mbėshtetjen e fuqive tė mėdha, thotė ky burim, duke nėnvizuar se detajet tjera duhet tė sqarohen ndėrkohė. Ky burim thotė se jo vetėm kosovarėt, por edhe njė pjesė e ndėrkombėtarėve nuk kanė mundur tė durojnė mė njė gjendje tė tillė nė kufi , i cili u shndėrrua nė parajsė pėr kriminelėt nė zemėr tė Evropės.

Kurse habitet me pasivitetin e misionit tė EULEX-it.

Ai beson se njė polici shumėetnike dhe doganierėt kosovarė me shenjat e Republikės sė Kosovės (qofshin ata edhe tė dominuar nė numėr nga serbėt) duhet tė mbeten atje, kurse pėr brezin kufitar do tė pėrkujdeset NATO, pėrkatėsisht KFOR-i. Kjo ėshtė vetėm zgjidhje pėr doganat dhe brezin kufi tar, por jo edhe pėr veriun, thekson nė vijim ky burim.

Me mbylljen e ‘vrimave tė zeza’ nė veri, ky burim beson se Kosova parandalon edhe vendosjen e opsionit tė ndarjes nė tavolinėn e bisedimeve, duke e barazuar pozicionin e vet me Serbinė.

Kurse nė praktikė, kėta hapa tė parė shihen si fillim i stopimit tė krimit e kontrabandės qė ka lulėzuar pėr 12 vjet pėrmes kėsaj pjese. Mirėpo, droja dhe shqetėsimi i ndėrkombėtarėve, vijon ky burim, ėshtė se strukturat e krimit nė veri, qė ndėrlidhen me kontrabandėn, tregtinė e paligjshme, vjedhjet dhe krime tjera, e tė cilat besohet se kanė lidhje edhe me politikėn nė Serbi, por edhe me disa nga strukturat nė veri dhe grupe kriminale pėrfshirė edhe ato shqiptare, mund ta cenojnė zbatimin e masave tė filluara qė nga vendosja e rendit nė portat 1 dhe 31.

“EULEX-i ėshtė jashtė realitetit tė Kosovės, por ne nuk dimė se ēfarė tė bėjmė me tė”, thotė ky burim, duke besuar se Qeveria e Kosovės duhet ta qartėsojė kėtė me Bashkimin Evropian. Megjithatė, vendosja e kontrollit nė pikat kufi tare nuk shihet si zgjidhje qė garanton edhe vendosjen e rendit dhe ligjit nė veri.
Kjo do tė nėnkuptonte edhe ndjekjen e grupeve tė armatosura, tė cilat mund tė sjellin edhe dhunė dhe tė pėrcillen me revoltėn e popullatės. Andaj, thotė ai, njė opsion i tillė nuk shihet i zbatueshėm nė kėtė fazė, pasi qė do tė mund tė ishte me rrezik tė madh pėr sigurinė dhe stabilitetin e Kosovės dhe rajonit.

Kurse opsioni i dytė dhe mė i besueshėm, sipas tij, ėshtė qė pas vendosjes sė rendit kufitar, me ēka Kosova siguron se nuk do tė ketė ndarje tė territorit, tė provohet edhe njėherė me vendosjen e njė dialogu me popullatėn lokale serbe, me ndihmėn dhe ndėrmjetėsimin ndėrkombėtar.

Njė plan i tillė do tė kėrkonte edhe bashkėpunimin e Beogradit zyrtar, i cili do tė duhej qė tė kushtėzohej sidomos nga Brukseli qė pėr tė fituar vendin e vet nė BE, t’ua bėjė tė qartė serbėve se nė veri do ta kenė njė vetėqeverisje lokale, por nuk do tė ketė bashkim me Serbinė.

Nė vend tė opsionit tė parė tė vendosjes sė postblloqeve e masave tjera, ky opsion, nėnvizon i njėjti burim, do tė kishte pėr qėllim shtimin e pranisė ndėrkombėtare si civile ashtu edhe ushtarake (KFOR-it) deri nė organizimin e procesit zgjedhor, me ēka do tė hiqeshin nga pushteti, edhe ashtu ilegal, strukturat paralele. Opsioni i dytė ka njė pėrkrahje mė tė madhe ndėrkombėtare, thotė ky burim, edhe pse nė vete do tė jetė shumė mė i ngadalshėm pėr zbatim dhe mund tė kėrkojė qė si fazė transitore, veriu tė vendoset nėn njė mbikėqyrje ndėrkombėtare, por pa tė drejtė shkėputjeje pas mbarimit tė kėsaj faze.

Zyrtarė tė Qeverisė sė Kosovės nuk kanė dashur t’i komentojnė kėto opsione rreth zhvillimeve nė veri. Ndėrkaq kryeministri Hashim Thaēi ka thėnė dje se mbetet i vendosur qė kthim prapa nuk ka.

Zero Cool
28-07-11, 09:14
Thaēi rikthei kufirin, zbrapset Serbia


http://www.lajmeshqip.com/wp-content/uploads/2011/07/pamjelive11.jpg


Mitrovicė, 01:55 -Forcave speciale kosovare ROSU janė duke u kthyer nė bazat e tyre, ngase nuk konsiderohen tė nevojshme. Veprimet e mėtutjeshme do tė varen nga zhvillimet nė pikat kufitare 1 dhe 31. Siguria ėshtė duke u ofruar nga KFOR.


Mitrovicė, 00:42 – Sipas burimeve tė Portalit LajmeShqip.com, nė minutat e para ditės sė sotme (e enjte) ka filluar vendosja e rendit nė pikat kufitare nė veri tė vendit.
Bėhet e ditur qė situata ka filluar tė vėhet nėn kontroll, kurse forcat e amerikane dhe gjermane tė KFOR-it tashmė i kontrollojnė pikat kufitare 1 dhe 31, pas njė mbrėmjeje me zhvillime dramatike. Burimet thonė se ROSU nėse konsiderohet e nevojshme, ėshtė e gatshme tė vendoset nė mbajtjen e kontrollit nė pikat 1 dhe 31.
Ka qenė gatishmėria e forcave speciale kosovare ROSU dhe ndėrhyrja e vendosur komandantit tė KFOR-it gjeneralit Buhler, ushtarėve amerikanė e gjermanė tė KFOR-it, ajo qė ka bėrė qė pėr pak orė tė kthehet sėrish nėn kontroll situata nė Pikat Kufitare 1 dhe 31.
Huliganėt serbė u mposhtėn. Fitoi rendi dhe paqja nė veri, siē tha vetė kryeministri Thaēi, nė mbrėmjen e sontme nė fillim tė operacionit tė dytė nė veri.
Ndėrsa fotografia e vendosur lartė ka ardhur nė adresėn e redaksisė me “Pėrshėndetje heroike nga Mitrovica”.

Zero Cool
28-07-11, 11:03
KFOR-i amerikan, kontroll tė rreptė nė Jarinjė


Mitrovicė, 11:43 – Njėsitė e KFOR-it amerikan qė nga mėngjesi po kontrollojnė qarkullimin e udhėtarėve nė Jarinjė.
Nė vendkalimin kufitar nė Jarinjė, pas djegies sė mbrėmshėme nuk mund tė kalojnė kamionėt e autobusėt, ndėrsa serbėt lokalė tashmė kanė filluar tė grumbullohen nė kėtė pikė kufitare.
Ndėrkohė Qeveria e Kosovės, pėrmes njė komunikate pėr media, ka njoftuar se gjendja nė pikat kufitare 1 dhe 31 nė veri ėshtė nė pėrgjithėsi e qetė, por me tensione tė herėpashershme.

Qeveria e Republikės sė Kosovės fton tė gjithė qytetarėt e vendit qė tė kenė besim nė institucionet e Republikės sė Kosovės dhe nė partnerėt tanė ndėrkombėtarė dhe tė ruajnė qetėsinė.



Mitrovicė, 11:43 – Njėsitė e KFOR-it amerikan qė nga mėngjesi po kontrollojnė qarkullimin e udhėtarėve nė Jarinjė.
Nė vendkalimin kufitar nė Jarinjė, pas djegies sė mbrėmshėme nuk mund tė kalojnė kamionėt e autobusėt, ndėrsa serbėt lokalė tashmė kanė filluar tė grumbullohen nė kėtė pikė kufitare.
Ndėrkohė Qeveria e Kosovės, pėrmes njė komunikate pėr media, ka njoftuar se gjendja nė pikat kufitare 1 dhe 31 nė veri ėshtė nė pėrgjithėsi e qetė, por me tensione tė herėpashershme.

Qeveria e Republikės sė Kosovės fton tė gjithė qytetarėt e vendit qė tė kenė besim nė institucionet e Republikės sė Kosovės dhe nė partnerėt tanė ndėrkombėtarė dhe tė ruajnė qetėsinė.

Neferta
28-07-11, 11:19
FMN ja i bllokon Kosovės edhe 60 milionė

Prishtinė, 28 korrik 2011 - Prishja e marrėveshjes me Fondin Monetar Ndėrkombėtar e ka detyruar Qeverinė qė tė bėjė shkurtime buxhetore prej 60 milionė eurosh. Kjo ka qenė kėrkesė e Ministrisė sė Financave, e cila edhe ėshtė miratuar nga qeveria tė mėrkurėn. Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka njoftuar se pėr shkak tė prishjes sė marrėveshjes sė vjetėr me FMN nė, dhe arritjes sė marrėveshjes tjetėr, siē e quajti ai marrėveshje e mirėkuptimit, qeveria do tė bllokojė 60 milionė euro deri sa tė shitet PTK ja. "Mė lejoni t'ju njoftoj pėr obligimet qė dalin nga marrėveshja e mirėkuptimit tė nėnshkruar mes FMN sė dhe Qeverisė, e cila kėrkon nga ne qė tė mos bėjė alokimin e fondeve pėr shpenzime nė vlerė prej 60 milionė euro, derisa tė shpallet tenderi pėr fituesin e PTK sė", citon "Zėri" tė ketė thėnė Hamza nė mbledhjen e Qeverisė. Menjėherė pas kėsaj, Hamza ka bėrė me dije se Ligji pėr menaxhimin e financave publike ia lejon qė tė bėjė reduktimin e nivelit tė fondeve qė tashmė janė alokuar nga njė ndarje buxhetore dhe pėr kėtė i duhet vetėm miratimi i Qeverisė, tė cilin edhe e mori tė mėrkurėn. Hamza propozoi dhe iu miratua qė tė bėjė shkurtime buxhetore tė cilat mė sė shumti prekin investimet kapitale. Nė kėtė linjė do tė bllokohen 37 milionė euro, Korporatės Energjetike tė Kosovės (KEK) nga fondi dhjeta milionėsh pėr investime tė alokuara si kredi pėr kėtė korporatė do t'i merren 15 milionė euro tė tjera, dhe pėr tė pėrmbushur shifrėn 60 milionė euro, Ministria e Financave do tė bėjė edhe 8 milionė euro shkurtime buxhetore nė kategorinė e mallrave dhe shpenzimeve. Ndryshe, qė nė fillim tė qershorit Fondi Monetar Ndėrkombėtar ka njoftuar se ka ndėrprerė marrėveshjen 18 mujore tė quajtur Stand Bye (SBY), e cila ishte miratuar nga Bordi Ekzekutiv i FMN sė nė korrik tė vitit 2010. Deri te kjo prishje e marrėveshjes kishte ardhur pasi qė Qeveria bėri ngritje tė pagave pėrtej limiteve qė pati kėrkuar FMN ja dhe nuk u arrit qė tė pėrmbyllet procesi i privatizimit tė PTK sė, qė ėshtė proces i papėrmbyllur edhe tash.

Zero Cool
28-07-11, 11:39
Mitrovicė, 12:27 – Nė lagjen “Shipkovc”, Rruga “Gjon Buzuku”, nė Mitrovicė, policia ka hasur nė njė veturė e tipit “Golf 2”, nė tė cilin janė shkruara grafite me katėr “C”, i ashtuquajturi simboli i shenjtė serbe, dhe me plot gjėra tė dyshimta brenda nė tė.
Vetura nuk ka motor, ndėrsa policia dyshon se ai mund tė ketė brenda ndonjė mjet shpėrthyes, kanė bėrė tė ditur burime tė Portalit LajmeShqip.com.
Rruga nė kėtė pjesė tė qytetit ėshtė e bllokuar, ndėrkohė qė janė nė pritje tė Njėsitit K9 tė policisė sė Kosovės, pėr tė verifikuar nėse aty ėshtė i montuar ndonjė mjet shpėrthyes.
Nė ndėrkohė policia e ka siguruar automjetin qė t ėmos preket nga askush apo tė mos ketė qarkullim nė afėrsi tė tij.
Nė Uren e Ibrit janė vendosur pjesėtarė sllovenė tė KFOR-it, me autoblinda dhe trupa tė shumta. Aty nuk po lejohet kalimi i zakonshem i automjeteve, ndėrsa kėmbėsorėt iu nėnshtrohen kontrolleve tė rrepta. (LajmeShqip.com)
Mitrovicė – Nė lagjen “Shipkovc”, Rruga “Gjon Buzuku”, nė Mitrovicė, policia ka hasur nė njė veturė e tipit “Golf 2”, nė tė cilin janė shkruara grafite me katėr “C”, i ashtuquajturi simboli i shenjtė serbe, dhe me plot gjėra tė dyshimta brenda nė tė.
Vetura nuk ka motor, ndėrsa policia dyshon se ai mund tė ketė brenda ndonjė mjet shpėrthyes.

Zero Cool
28-07-11, 12:33
VV kėrkon tė shpallet gjendje e jashtėzakonshme



Jarinė, 12:39 – Pika kufitare 1 nė Jarinė ėshtė mbyllur pėr shkak tė dėmtimeve tė rėnda nė infrastrukturė dhe rrezikut nga shembja, ka bėrė tė ditur KFOR-i.
Nė njė komunikatė pėr opinion, KFOR-i njofton se kamionėt nuk janė lejuar tė futen nėpėrmjet kėsaj pike, kurse automjetet e vogla private mund tė kalojnė kufirin nė rrezik tė tyre, ndonėse do tė kontrollohen nga KFOR-i dhe bastisen pėr armė.
Nė pikėn kufitare 31 nė Bėrnjak, njoftojnė paqeruajtėsit, kontrollimet janė shumė tė rrepta pėr shkaqe sigurie.
KFOR-i njofton se vazhdon tė zbarkojė trupat e veta nė tėrė veriun e Kosovės pėr tė ruajtur qetėsinė, sigurinė dhe pėr tė mundėsuar lirinė e lėvizjes.




Prishtinė, 12:37 – Lėvizja Vetėvendosje kėrkoi nga Presidetja e vendit tė shpallė gjendje tė jashtėzakonshme nė vend, pas rritjes sė tensioneve nė veri. Lideri Albin Kurti tha se me sulmet nė veri janė sulmuar institucionet e vendit.
Lideri i Vetėvendosjes Albin Kurti pėrshendeti aksionin e policisė sė Kosovės, por ka kėrkuar nga bartėsit e institucioneve qė tė shtrėngojnė masat e sigurisė. Kurti tha se presidentja duhet tė shpallė gjendje tė jashėtzakonshme nė vend, pas rritjes sė tensioneve nė veri.

Zero Cool
28-07-11, 12:43
Huliganėve do t’iu pėrgjigjemi me forcė


http://www.lajmeshqip.com/wp-content/themes/lajmeshqip/images/cache/Erhard-Buhler+++1311853320_thumb_baza1325_225.jpg



Prishtinė – Komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Byhler, ka paralajmėruar tė gjithė ekstremistėt se KFOR-i ėshtė plotėsisht i pėrgatitur dhe ka autorizimin dhe vullnetin pėr tė pėrdorur tė gjitha mjetet pėr tė ruajtur rendin dhe sigurinė nė Kosovė.


Ai ka thėnė se nė vendkalimin kufitar nė Jarinjė ekstremistėt kanė shkrepur raketa dore, kanė hapur zjarr dhe kanė shtėnė me armė. Porta ėshtė djegur, ndėrsa situata ėshtė mjaft e tensionuar, por e sigurt, ka thėnė Byhler.
Ai e ka demantuar lajmin se ėshtė djegur edhe pika kufitare 31 nė Bėrnjak.
Byler ka thėnė se forcat e KFOR-it janė tė vendosura qė tė kthejnė rendin dhe qetėsinė nė pikat 1 dhe 31 nė veri tė Kosovės.
Ai bėri tė ditur se nė pikėn 1 nė Jarinje dhe nė Zveēan janė vendosur pjesėtarėt e KFOR-it gjerman, derisa amerikanėt janė prezentė nė tė dyja pikat doganore.
Komandanti Byhler nuk ka pohuar nėse nė pikat kufitare nė veri janė prezentė edhe pjesėtarėt e Policisė sė Kosovės. Madje ai ka thėnė se nuk ka nevojė as pėr pėrforcime tė tjera. Nė tė njėjtėn kohė, ai ka paralajmėruar ekstremistėt pėr pėrgatitjen dhe autorizimet e forcave qė komandon.
Komandanti Byler tha se tha se nuk ka njohuri pėr viktima e as pėr ndonjė tė plagosur, qoftė nga KFOR, policia apo qyetarėt.
Ai ka pohuar se ka qenė nė kontakt me autoritetet serbe dhe se ka kėrkuar prej tyre krijimin e njė mjedisi tė sigurt nė afėrsi tė vijave kufitare.

Zero Cool
28-07-11, 14:06
Kuvendi votoi Rezolutėn, tė gjithė me Thaēin pėr Veriun


Prishtinė, 14:42 – Tė gjithė deputetėt i dhanė mbėshtetje Qeverisė sė Kosovės nė operacionin e saj pėr vendosjen e rendit nė tėrė territorin e Kosovės. Kuvendi i Republikės sė Kosovės me 89 vota pro miratoi sot njė Rezolutė pėrmes sė cilės i jepet plotėsisht mbėshtetje Qeverisė pėr vėnien e rendit dhe ligjit nė tėrė territorin e Kosovės. Kuvendi i bėn thirrje bashkėsisė ndėrkombėtare qė ta ndihmojė Kosovėn nė kėtė proces.
Nė rezolutė, Kuvendi i bėn thirrje bashkėsisė ndėrkombėtare qė ta ndihmojė Kosovėn nė kėtė proces.
Rezoluta e miratuar sot nė Kuvendin e Kosovės mbėshtet tė drejtėn kushtetuese tė Qeverisė sė Kosovės pėr ushtrimin e kontrollit tė plotė nė tėrė territorin e shtetit dhe kėrkon qė tė respektohen masat e reciprocitetit me Serbinė nė tė gjitha pikat doganore.



Mitrovicė, 14:01 – Rruga nė drejtim tė Zubin-Potokut, e njohur si Magjistralja e Adriatikut, ėshtė bllokuar nė kėto momente nga huliganė serbė. Ata kanė hedhur drunj dhe gjėsende tė tjera, pėr ta pamundėsuar operimin e forcave tė rendit nė drejtim tė vendosjes sė kontrollit tė mėtejmė nė atė pjesė tė Kosovės.



Prishtinė, 13:57 – Me kėrkesė tė shefit tė Grupit Parlamentar tė PDK-ė, Adem Grabovcit, Kuvendi po debaton nė seancė tė jashtėzakonshme gjendjen e fundit nė vend. Deputeti Grabovci prezentoi njė rezolutė pėr miratim nė tė cilėn kėrkohet mbėshtetja e vendimeve tė Qeverisė pėr veriun e vendit.
Ismet Beqiri tha se LDK dėnon veprimet krimniale dhe tė papruneshme tė nxitura nga Serbia dhe ėshtė nė favor tė miratimit tė rezolutės.
Glauk Konjufca nga Vetėvendosja krirtikoi Qeverinė se nuk kishte “plan me disa hapa” pėr tė marrė nėn kontroll pikat 1 dhe 31 tė kufirit tė Kosovės.
Pėr tė dalė nga kjo gjendje Konjucfa propozoi pesė pika pėr tė zgjidhur situatėn nė Veri.

Zero Cool
28-07-11, 14:36
Prishtinė, 15:17 – Portali LajmeShqip.com ka kuptuar se, nė kuadėr tė zhvillimeve tė fundit, njėsiti special i Policisė sė Kosovės, ROSU, dhe njėsitė tjera speciale, janė urdhėruar pėr tė qenė nė gjendje gatishmėrie dhe brenda pak minutash pritet tė vendosen nė bazėn qendrore tė tyre.
Pėr shkak tė diskrecionit, baza, vendgrumbullimi dhe veprimet tjera tė tyre nuk publikokohen.

Zero Cool
28-07-11, 14:46
Kuvendi miratoi Rezolutėn nė mbrojtje tė sovranitetit


http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0728142819816_m.jpg



Kuvendi i Kosovės tė enjten nė seancėn e jashtėzakonshme lidhur me gjendjen nė veri miratoi Rezolutėn me 89 vota pėr, 9 kundėr, pėrmes sė cilės i jepet plotėsisht mbėshtetje Qeverisė sė Kosovės pėr vėnien e rendit dhe ligjit nė tėrė territorin e Kosovės, ndėrkohė qė i bėhet thirrje bashkėsisė ndėrkombėtare qė ta ndihmojė Kosovėn nė kėtė proces.


Rezoluta e miratuar nė Kuvendin e Kosovės e mbėshtetė tė drejtėn kushtetuese tė
institucioneve pėr ushtrimin e kontrollit tė plotė nė territorin e Kosovės dhe kėrkon qė tė respektohen masat e reciprocitetit me Serbinė tė gjitha pikat doganore.

Kuvendi pėrmes kėsaj Rezolute fton bashkėsinė ndėrkombėtare pėr tė pėrkrahur institucionet e vendit nė vendosjen e rendit dhe ligjit nė tėrė territorin e Kosovės, ndėrsa u bėnė thirrje tė gjithė qytetarėve pa asnjė dallim qė ta ruajnė qetėsinė, rendin kushtetues dhe sundimin e ligjit.

Po ashtu, deputetėt e Kuvendit tė Kosovės kėrkuan nga Qeveria e Kosovės qė tė vazhdojnė angazhimin pėr vendosjen e autoritetit kushtetues nė pikėn 1 dhe 31, si dhe ndėrmarrjen e veprimeve tjera pėr shtrirjen dhe ushtrimin e sovranitetit nė tėrė territorin e vendit.

Ndryshe, rezoluta ishte e pėrkrahur nga tė gjitha Grupet parlamentare pavarėsisht se disa pika tė propozuara nga Vetėvendosje nuk janė pėrfshirė nė Rezolutė. Njėra ndėr rekomandimet e Vetėvendosjes ishte qė presidentja e vendit tė shpallė gjendjen e jashtėzakonshme.

Pas seancės sė jashtėzakonshme, Kuvendi i Kosovės do tė vazhdoi edhe seancėn e rregullt.

Zero Cool
28-07-11, 14:56
Serbėt kėrkojnė takim me KFOR-in


http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0728141251453_m.jpg



Pala serbe ka kėrkuar negociata me komandantin e KFOR-it dhe pėrfaqėsuesit e trupave ndėrkombėtare.
Takimi ku palėn serbe e pėrfaqėsojnė Borislav Stefanovic dhe ministri serb pėr Kosovėn Goran Bogdanovic, pritet tė mbahet gjatė ditės, bėjnė tė ditur burime nga Beogradi, citon DW.

Bogdanovic tha se nga komandanti i KFOR-it ata janė siguruar se nė Veri nuk do tė ketė ndėrhyrje tė tjera tė njėsive speciale. Ai u shpreh se delegacioni serb nė Kosovė ka shkuar me qėllim qė tė qetėsojė gjendjen dhe jo tė ndikojė nė pėrshkallėzimin e konflikteve.

Zero Cool
28-07-11, 21:28
Jeremiq nuk lejohet tė marrė pjesė nė KS tė OKB-sė


New York, 22:02 – Duket t’i jenė ngatėrruar edhe mė shumė hesapet Serbisė, nė pėrmbyllje tė ditės sė tretė tė pėrballjes me operacionin e nisur te kufiri verior i Kosovės e qė po mbaron nė OKB.
Disfata ka nisur qė nė start. Raportohet se ministri i Jashtėm serb, Vuk Jeremiq, pasi pati probleme pėr ta kapur linjėn e aeroplanit pėr New York, ėshtė pėrballur edhe me njė tjetėr problem.
Ai. sipas tė gjitha gjasave. nuk do tė lejohet tė marrė pjesė nė mbledhjen e mbyllur tė KS tė OKB-sė. Kėtė e ka thėnė vetė Jeremiq.
Jeremiq ka thėnė se mbase atij nuk do t’i lejohet tė marrė pjesė, apo tė paktėn t’i drejtohet Kėshillit tė Sigurimit, pasi mbledhja ėshtė e formės konsultative dhe e mbyllur, andaj edhe ka caktuar njė takim me Ban ki Munin.
Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė, sonte nė orėn 21:00, i ka nisur konsultimet parapa dyerve tė mbyllura pėr situatėn nė Kosovė, kurse pėr nė orėn 22 e 30 minuta ministri i Jashtėm i Serbisė, Vuk Jeremiq ka tė caktuar njė takim me sekretarin e pėrgjithshėm tė KB-ve, Ban ki Mun.


Prishtinė, 20:45 – Policia e Kosovės do tė drejtohet nga Shpend Maxhuni edhe zyrtarisht. Sipas burimeve, nė kėto caste njoftohet se Kryeministri Hashim Thaēi e ka emėruar edhe zyrtarisht Maxhunin Drejtor tė Pėrgjithshėm tė Policisė sė Kosovės.


Prishtinė, 20:35 - KFOR-i i ka shpallur dy pikat kufitare nė veri tė vendit zona tė kufizuara ushtarake dhe ka kėrcėnuar se do tė pėrdorė forcė vdekjeprurėse. Ky reagim i KFOR-it erdhi pas shpėrthimit tė dhunės natėn e sė mėrkurės kur tė rinj serbė i futėn flakėn pikės 1 dhe qėlluan me armė zjarri ndaj trupave tė KFOR-it.
“Nuk mund tė pėrjashtoj ndonjė pėrpjekje tjetėr, por natyrisht, tė dyja portat janė shpallur si zona tė kufizuara ushtarake ndėrsa rregullat pėr tė shtėnė janė shumė tė qarta”, ka thėnė Erhard Buhler, nė njė intervistė pėr Reuters.
“Ushtarėt mund tė pėrdorin forcė vdekjeprurėse, mund t’i pėrdorin armėt e tyre pėr tu vetėmbrojtur, pėr tė mbrojtur tė gjithė njerėzit, pėr ta mbrojtur pronėn, zonėn e kufizuar ushtarake. Askush qė nuk ėshtė i autorizuar tė punojė nė porta apo t’i kalojė portat, nuk guxon tė jetė pranė portave”, ka thėnė Buhler.


http://www.lajmeshqip.com/wp-content/uploads/2011/07/Mitrovice_0728711.jpg


http://www.lajmeshqip.com/wp-content/uploads/2011/07/Mitrovice_0628711.jpg


http://www.lajmeshqip.com/wp-content/uploads/2011/07/Mitrovice_0328711.jpg

panta_rhei
28-07-11, 21:43
"Jeremiq nuk lejohet tė marrė pjesė nė KS tė OKB-sė"

Pash familjen cka ka lidhje qiky lajm me temen "Shkarkohet drejtori i policise..."?

Zero Cool
28-07-11, 21:47
"Jeremiq nuk lejohet tė marrė pjesė nė KS tė OKB-sė"

Pash familjen cka ka lidhje qiky lajm me temen "Shkarkohet drejtori i policise..."?

Me perdore logjiken, kanihere sosht keq a ?
Per cfare u shkarku drejtori policis? Per cfare eshte ka mbahet mbledhja e KS te OKB?

Tkam llogarite ma te menqur !

panta_rhei
28-07-11, 21:52
Me perdore logjiken, kanihere sosht keq a ?
Per cfare u shkarku drejtori policis? Per cfare eshte ka mbahet mbledhja e KS te OKB?

Tkam llogarite ma te menqur !

Po t'perbej paaaaaaaashshsh Perendine, a e din ti per cfare u shkarku drejtori i policise??????
Saktesisht!

Guri i madh
28-07-11, 21:55
Po t'perbej paaaaaaaashshsh Perendine, a e din ti per cfare u shkarku drejtori i policise??????
Saktesisht!



nuk i kan besue se deri von ka pune per MUPIN serrb per ata e kan shkarkue

Zero Cool
28-07-11, 21:59
Po t'perbej paaaaaaaashshsh Perendine, a e din ti per cfare u shkarku drejtori i policise??????
Saktesisht!

Pak ma heret ke ne RTK te Jeta Xharra , pse se kqyre :cool:

ps;mendja ma thote qe (perveq tjerash) ka te beje me akcionin e policise en veri, pasiqe disa minuta para urdherit per akcion u shkarkua ky, dmth e gjitha filloi me shkarkimin e ketij, e tani po vazhdon...

Artisti
28-07-11, 22:04
Biografia e Shpendit ėshtė e mirė poooorrrr biografia e babait tė tij, lexone pak!!!!!!!




.

panta_rhei
28-07-11, 22:06
Pak ma heret ke ne RTK te Jeta Xharra , pse se kqyre :cool:

ps;mendja ma thote qe (perveq tjerash) ka te beje me akcionin e policise en veri, pasiqe disa minuta para urdherit per akcion u shkarkua ky, dmth e gjitha filloi me shkarkimin e ketij, e tani po vazhdon...

shoki,
te behemi fer,
nuk ka bir nane ne Kosove qe e din arsyen e sakte, nga mediat e kam fjalen, pse u shkarku drejtori i policise.
mendja ta thote, por realisht ska lidhje.
qe pra, edhe mu mendja ma thote se hashimi e ka shkarku reshat maliqin sepse eshte krah i fatmir limes e jakupit, edhe hashimi e ka shfrytezu momentin qe qiftave tu "me u thane mendja" qe ka te beje me aksionin ne veri.

ps.
shume mire e percolla jeta xharren + intervisten me reshat maliqin.
hajt pra ti tregona qysh e kuptove nga ky emision qe shkakrimi ka lidhje me aksionin ne veri!?

Zero Cool
28-07-11, 22:11
shoki,
te behemi fer,
nuk ka bir nane ne Kosove qe e din arsyen e sakte, nga mediat e kam fjalen, pse u shkarku drejtori i policise.
mendja ta thote, por realisht ska lidhje.
qe pra, edhe mu mendja ma thote se hashimi e ka shkarku reshat maliqin sepse eshte krah i fatmir limes e jakupit, edhe hashimi e ka shfrytezu momentin qe qiftave tu "me u thane mendja" qe ka te beje me aksionin ne veri.

ps.
shume mire e percolla jeta xharren + intervisten me reshat maliqin.
hajt pra ti tregona qysh e kuptove nga ky emision qe shkakrimi ka lidhje me aksionin ne veri!?

ehmmm, e shkarkoi, mi dhane rast qiftave tu, per mi thane qiftave tmi, qeto qe i thae ti LOLzzz

Zero Cool
28-07-11, 23:30
New York, OKB poshtėron Serbinė. U anulua takimi pėr Kosovėn


New York, 00:15 – Nė kėto momente u konfirmua se ėshtė anuluar mbledhja e jashtėzakonshme e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, e miratuar tė mbahet pas kėrkesės sė Serbisė, pėr tė diskutuar rreth zhvillimeve mė tė fundit nė veri tė Kosovės.
Takimi ėshtė anuluar vetėm pak ēaste pasi kishte filluar, si takim konsultativ pėr Kosovėn, dhe pėr miratimin e mbajtjes sė tij para kohe nuk kishte dakordim paraprak tė pesė anėtarėve tė pėrhershėm tė KS tė OKB-sė.
Vetėm Rusia e kishte pėrkrahur Serbinė nė kėrkesėn e saj, ndėrsa kundėrshtimet mė tė fuqishme i kishin bėrė SHBA dhe Gjermania.


Mitrovicė, (E PREMTE, 29 korrik) 00:05 – Burime tė Portalit LajmeShqip.com, tė afėrta me KFOR-in, gjurmėve tė informacionit se nė veri ka pasur tė shtėna nė drejtim tė pjesėtarėve tė KFOR-it, kanė konfirmuar se kjo e dhėnė nuk qėndron.
Huliganė dhe kriminelė serbė, nė turma tė ndryshme, kanė shtėnė nė ajėr nė veri tė vendit, por jo nė drejtim tė ushtarėve tė KFOR-it.
Gjithashtu, konfirmohet se nuk ka as barrikada dhe bllokada tė tjera, siē kanė thėnė disa media, se janė ngritur nė kėto momente rrugėve tė veriut.
Bėhet e ditur se kriminelė e vagabondė serbė tė shpėrqėndruar sillen nė afėrsi tė perimetrit tė zonės sė kufizuar ushtarake, tė shpallur nga KFOR-i, dhe kohė pas kohe shtiejnė nė ajėr, por jo nė drejtim tė KFOR-it.
Gjithashtu, pjesėtarėt e njėsive speciale tė Policisė sė Kosovės, pėrfshirė edhe atė FTI, tashmė janė shpėrndarė nė qendrat e tyre, pas konstatimit se nuk ėshtė e nevojshme pėrfshirja e tyre nė veprime tė tjera nė veri.

Zero Cool
29-07-11, 11:41
New York, 00:15 – Nė kėto momente u konfirmua se ėshtė anuluar mbledhja e jashtėzakonshme e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, e miratuar tė mbahet pas kėrkesės sė Serbisė, pėr tė diskutuar rreth zhvillimeve mė tė fundit nė veri tė Kosovės.


Takimi ėshtė anuluar vetėm pak ēaste pasi kishte filluar, si takim konsultativ pėr Kosovėn, dhe pėr miratimin e mbajtjes sė tij para kohe nuk kishte dakordim paraprak tė pesė anėtarėve tė pėrhershėm tė KS tė OKB-sė.
Vetėm Rusia e kishte pėrkrahur Serbinė nė kėrkesėn e saj, ndėrsa kundėrshtimet mė tė fuqishme i kishin bėrė SHBA dhe Gjermania.


SRyW4lB3Vzk&feature=player_embedded

Zero Cool
29-07-11, 11:42
Zyrtarėt serbė qė hynė ilegalisht, do tė pėrballen me ligjin


Prishtinė, 11:47 – Thaēi: E ndaluam 100 pėr qind kontrabandėn nė pikat 1 dhe 31. Kjo e arritur do tė ruhet me ēdo ēmim. Do tė vazhdojmė me zhbllokimin e rrugėve dhe luftimin e huliganėve. Sot e ftoj EULEX-in qė t’i ndihmojė autoritetet. Ka pėr obligim ta respektojė Kushtetutėn dhe institucionet. Paramilitarėt do t’iluftojmė me tė gjitha mjetet. Ndėrsa zyrtarėt serbė qė hynė ilegalisht dhe nxitėn dhunė, do tė pėrballen me ligjin, nė rastin e parė.



Prishtinė, 11:21 – Nga mbledhja e paparalajmėruar e nisur sot, pėr djegien e G1 Qeveria e Kosovės e bėnė pėrgjegjės Beogradin dhe zyrtarėt e serbė qė u futėn ilegalisht nė veri.
Qeveria premton vendosjen dhe riparimin e Pikės 1 dhe vendosjen e shpejtė tė doganierėve.
Mbledhja ėshtė urgjente, ndėrsa nuk janė njoftuar ministrat paraprakisht pėr rendin e ditės.

Zero Cool
29-07-11, 12:51
Kontrabanduesi serb i Veriut urdhėron djegien e Jarinjes!?



Sulmi dhe djegia e pikės kufitare nė Jarinje, nė Veri tė Kosovės, sipas tė dhėnave tė policisė dhe shėrbimeve tė sigurisė tė Serbisė, e ka organizuar njė serb, njė bos lokal i grupeve kriminale qė merret me kontrabandimin e drogės dhe mallrave tjera!


http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0729122735695_m.jpg


Sipas ditores beogradase “Blic”, informatat qė vijnė nga Mitrovica tregojnė se grupin e 50 tė rinjve, tė cilėt tė mėrkurėn rreth orės 19 e dogjėn me koktej molotovi pikėn kufitare nė Jarinje, e ka organizuar pikėrisht ky kriminel i cili sulmin e ka koordinuar nga Mitrovica veriore. Me urdhrin e tij dhe me mbėshtetjen tė cilėn ai e ka organizuar, tė rinjtė kanė shkuar nė pikėn kufitare nga Mitrovica e Veriut. Serbėve tė cilėt dy ditė mė herėt kishin bllokuar kalimin drejtė kufirit u ėshtė kėrkuar tė largohen, pėr tė nisur pastaj shkatėrrimin dhe djegien e objekteve nė pikėkalimin kufitar.

Bosi serb i kontrabandimit, shkruan “Blic”, ėshtė i njohur pėr policinė serbe pėr vepra tė rėnda penale. Pėr shkak tė shitjes sė drogės ai ėshtė arrestuar mė 2003, ndėrsa dy vite mė vonė pėr vjedhje automobili.

“Pas kėsaj i ėshtė futur biznesit me drogė dhe kontrabandimit qė shmangė tatimin, sidomos me naftė, e cila nė kėtė anė tregtohet me shumicė ilegalisht”, shkruan “Blic” i cili ka dosje tė kėtij bosi mafioz. “Sulmin e ka organizuar pėr ta komplikuar situatėn meqė nuk i pėrshtatet qė tė vendosen aty vetėm doganierėt shqiptarė”.

Zero Cool
29-07-11, 12:53
Situata nė Pikat 1 dhe 31 e qetė, por jo e sigurt


KFOR-i pėrmes njė njoftimi pėr media bėnė tė ditur se mbrėmė dhe mėngjesin e sotėm situata nė Pikėn 1 (Pika e kalimit kufitar nė Jarinje) dhe nė Pikėn 31 (Pika e kalimit kufitar nė Bėrnjak) ka qenė e qetė, megjithatė nuk ėshtė as e sigurt, as stabile.


http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0729134552274_m.jpg



Bėhet e ditur se Pikat mbeten tė mbyllura dhe nėn kontrollin e KFOR-it, si dhe rregullat pėr hyrje apo dalje nuk kanė ndryshuar.

“Nė veēanti, automjetet e vogla private mund ta kalojnė kufirin nėn rrezikun e tyre. Megjithatė ato do tė ndalen nga KFOR-i dhe do tė kontrollohen pėr armė apo ndonjė mall tjetėr tė ndaluar. Kamionėt nuk lejohen qė tė hyjnė. Nė Portėn 31 nė Bėrnjak
kontrollet janė shumė strikte pėr shkaqe sigurie”, thuhet nė njoftimin e KFOR-it.

KFOR-i inkurajon tė gjithė qė t’i respektojnė kėto rregulla.

Zero Cool
29-07-11, 15:04
KFOR-i u jep ultimatum serbėve pėr barrikada


Nė Rudar, KFOR-i i ka dhėnė ultimatum popullatės sė mbledhur qė tė largojė barrikadat. Afati kalon nė ora 16.


http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0729155205492_m.jpg


Sekretari i Serbisė pėr Kosovė, Oliver Ivanovic, ka thėnė pėr ditoren "Blic" se "populli nuk do tė largohet nga barrikadat”. “Rreth meje nė barrikada ėshtė populli duarthatė. KFOR-i dhe NATO nuk mund t’i largojnė nga kėtu, ndėrsa thuhet se me tanke do tė kalojnė nė popull. Kjo do tė jetė katastrofė pėr tė gjitha misionet paqėsore e vetė NATO-n”, thotė ai, duke shtuar se “kėta njerėz nuk do tė lėvizin dhe nė vendimin e tyre janė tė vendosur”.

“Dalja nga kjo situatė ėshtė e mundshme vetėm me bisedime dhe qė asnjė mision ndėrkombėtar mos tė anojė vetėm te njėra palė”, thotė Ivanovic pėr “Blic”.

Pak para orės 15, ushtarėt amerikanė kanė mbyllur tėrėsisht kalimin nė Jarinje, si pėrgjigje ndaj barrikadave serbe nė rrugėn qė shpie drejtė kėsaj pike kufitare.

Zero Cool
29-07-11, 17:14
KFOR-i u jep ultimatum serbėve pėr barrikada


Nė Rudar, KFOR-i i ka dhėnė ultimatum popullatės sė mbledhur qė tė largojė barrikadat. Afati kalon nė ora 16.


http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0729155205492_m.jpg


Sekretari i Serbisė pėr Kosovė, Oliver Ivanovic, ka thėnė pėr ditoren "Blic" se "populli nuk do tė largohet nga barrikadat”. “Rreth meje nė barrikada ėshtė populli duarthatė. KFOR-i dhe NATO nuk mund t’i largojnė nga kėtu, ndėrsa thuhet se me tanke do tė kalojnė nė popull. Kjo do tė jetė katastrofė pėr tė gjitha misionet paqėsore e vetė NATO-n”, thotė ai, duke shtuar se “kėta njerėz nuk do tė lėvizin dhe nė vendimin e tyre janė tė vendosur”.

“Dalja nga kjo situatė ėshtė e mundshme vetėm me bisedime dhe qė asnjė mision ndėrkombėtar mos tė anojė vetėm te njėra palė”, thotė Ivanovic pėr “Blic”.

Pak para orės 15, ushtarėt amerikanė kanė mbyllur tėrėsisht kalimin nė Jarinje, si pėrgjigje ndaj barrikadave serbe nė rrugėn qė shpie drejtė kėsaj pike kufitare.



j-bG8RfNvuo&feature=player_embedded

Zero Cool
30-07-11, 17:49
Ushtarėt e SWISSCOY, me detyra speciale nė veri


http://www.lajmeshqip.com/wp-content/themes/lajmeshqip/images/cache/SWISSCOY1312042915_thumb_baza1325_225.jpg


Mitrovicė – Burime tė portalit LajmeShqip.com mėsojnė se forcat e KFOR-it nė veri janė duke u mobilizuar pėrfundimisht pėr tė vazhduar marshimin pėr zhbllokimin e rrugėve.
Ndėrkohė, sipas mediave tė huaja KFOR-it nė veri i janė bashkuar edhe trupa zvicerane nė parapėrgatitje pėr t’i liruar rrugėt nė marshin e nisur nga Thaēi pėr pikat kufitare G1 dhe G31.
Rreth 15 ushtarė tė kontigentit SWISSCOY po qėndrojnė nė Veri, tė shtunėn dhe aty do tė presin dritėn e gjelbėrt.
Burimet e njėjta flasin se ultimatumi ishte dhėnė deri nė orėn 16:00 tė ditės sė sotme, porse ende nuk dihet se si do tė vazhdohet.
Ndėrkohė qė njė media e huaj ka dhėnė detaje pėr operacionin e planifikuar.
Trupat zvicerane iu janė bashkėngjitur atyre tė KFOR-it pėr tė kryer detyrėn speciale, pasi kanė pėrvojė mė tė madhe nė punė civile dhe me makineri tė rėndė pėr tė pastruar rrugėt e bllokuara.
Ėshtė formuar edhe ekipi paraprak i deminimeve qė do tė inspektojė barrikadat, nėse kanė eksploziv apo ndonjė element tjetėr shpėrthyes.
Tanket qė do t’i pėrdorin trupat zvicerane do jenė tė tipit “Piranha”, bagerė pėr tėrheqje tė rėnda, si dhe njė kamion me kran pėr bartje deri nė 40 ton.
Barrikadat janė masive dhe duhet trajtim i veēantė pėr to. Nė operacion do tė marrin pjesė edhe helikopterė tė KFOR-it, tė tipit “Super Puma”.
Nė ditėt e kaluara, rreth 15 zviceranė, tė ndarė nė dy ekipe janė tė futur nė mesin e banorėve tė Veriut pėr tė siguruar informata tė mjaftueshme. Gjithsej janė 21 ushtarė zviceranė tė vendosur me mision tė pėrhershėm nė Veriun e Kosovės. (lsh/sda)

Zero Cool
31-07-11, 13:46
Konfirmohet largimi i bllokadės rrugore


Bllokada rrugore nė rrugėn sekondare nė zonėn e Zubin Potokut ėshtė larguar gjatė mėngjesit tė ditės sė diel- ka konfirmuar KFOR-i pėrmes njė kumtese pėr media.


http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0731142352137_m.jpg


“Qėllimi i kėtij operacioni ėshtė pėrmirėsimi i qasjes sė qytetarėve tė Kosovės nė rrugėn kryesore dhe rivendosja e lirisė sė lėvizjes nė afėrsi tė Zubin Potokut. Ky aksion ėshtė kryer nė koordinim tė afėrt me EUEX-in dhe kaloi pa kurrfarė pengimi”, thuhet nė komunikatėn e KFOR-it.

Mė tej thuhet se situata nė pėrgjithėsi nė Kosovė ėshtė raportuar e qetė dhe se nuk ka informata pėr incidente pėr t’u pėrmendur. KFOR-i pret nga qytetarėt nė tė gjitha pjesėt e Kosovės qė ta ruajnė qetėsinė dhe tė ndihmojnė nė shmangien e dhunės.


Policia dhe doganierėt qėndrojnė nė tė dyja pikat kufitare

Situata e sigurisė nė veriun e Kosovės, gjatė natės qė shkoi, ka qenė e qetė dhe kjo gjendje vazhdon ende, thonė zyrtarėt e Policisė sė Kosovės.

Zėdhėnėsja e PK-sė, Sabrie Kamberi, i ka thėnė Radios Evropa e Lirė se gjatė tėrė natės nuk ėshtė raportuar ndonjė incident.

“Ka qenė njė natė e qetė. Ne jemi nė kontakt tė vazhdueshėm edhe me kolegėt nga Drejtoria rajonale e Mitrovicės dhe deri mė tash raportohet qė situata ėshtė e qetė”, ėshtė shprehur ajo.

Kamberi ka theksuar se zyrtarėt policorė tė Policisė Kufitare dhe doganierėt vazhdojnė tė qėndrojnė nė tė dyja pikat kufitare, nė Jarinjė dhe Bėrnjakė.

Llapi
06-08-11, 20:26
Kryeministri Hashim Thaēi merr vendim pėr emėrimin e z.Shpend Maxhuni, ushtrues i detyrės sė Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė sė Kosovės

Prishtinė, 5 gusht 2011

Kryeministri i Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēi, nė mbėshtetje tė nenit 94 paragrafit 3 dhe 10 tė Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės, nenit 43 paragrafit 2 tė ligjit nr. 03/L-035 pėr Policinė, si dhe tė nenit 4 (4.1) tė rregullores nr.02/2011 pėr fushat e pėrgjegjėsisė administrative tė Zyrės sė Kryeministrit dhe ministrive, ka nxjerrė:

VENDIM

Pėr emėrimin e z.Shpend Maxhuni, ushtrues i detyrės sė Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė sė Kosovės.

Z.Shpend Maxhuni do t’i kryejė detyrat dhe pėrgjegjėsitė e Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė sė Kosovės, nė pajtim me dispozitat e ligjit 03/L-035 pėr Policinė dhe legjislacionit pėrkatės pėr policinė.

Mandati i z.Shpend Maxhuni si ushtrues i detyrės sė Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė sė Kosovės pėrfundon nė momentin e emėrimit tė Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė sė Kosovės, nė pajtim me dispozitat e Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės dhe legjislacionit pėrkatės pėr policinė apo tė nxjerrjes sė vendimit tjetėr nga Kryeministri.

Vendimi hyn nė fuqi ditėn e nėnshkrimit.

Guri i madh
06-08-11, 22:32
Kryeministri Hashim Thaēi merr vendim pėr emėrimin e z.Shpend Maxhuni, ushtrues i detyrės sė Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė sė Kosovės

Prishtinė, 5 gusht 2011

Kryeministri i Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēi, nė mbėshtetje tė nenit 94 paragrafit 3 dhe 10 tė Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės, nenit 43 paragrafit 2 tė ligjit nr. 03/L-035 pėr Policinė, si dhe tė nenit 4 (4.1) tė rregullores nr.02/2011 pėr fushat e pėrgjegjėsisė administrative tė Zyrės sė Kryeministrit dhe ministrive, ka nxjerrė:

VENDIM

Pėr emėrimin e z.Shpend Maxhuni, ushtrues i detyrės sė Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė sė Kosovės.

Z.Shpend Maxhuni do t’i kryejė detyrat dhe pėrgjegjėsitė e Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė sė Kosovės, nė pajtim me dispozitat e ligjit 03/L-035 pėr Policinė dhe legjislacionit pėrkatės pėr policinė.

Mandati i z.Shpend Maxhuni si ushtrues i detyrės sė Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė sė Kosovės pėrfundon nė momentin e emėrimit tė Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė sė Kosovės, nė pajtim me dispozitat e Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės dhe legjislacionit pėrkatės pėr policinė apo tė nxjerrjes sė vendimit tjetėr nga Kryeministri.

Vendimi hyn nė fuqi ditėn e nėnshkrimit.



o llapqin


qka u ba me thaqin a i ka policin ne veri te kosoves a jo pse nuk esht thaqi duke pie kafe ne Leposaviq