PDA

View Full Version : Njoftim pėr shtyp


Kercovari
28-07-11, 13:27
Njoftim pėr shqyp

Qeveria e Shqipėrisė po ndjek me shqetėsim provokimet e rrezikshme tė bandave tė serbomėdhenjve nė kufirin verior tė Republikės sė Kosovės. Duke mbėshtetur plotėsisht tė drejtėn dhe vendimet e qeverisė sė Republikės sė Kosovės pėr garantimin e rendit kushtetues, integritetit dhe kontrollit tė plotė tė territorit tė saj, qeveria e Republikės sė Shqipėrisė dėnon aktet kriminale tė fallangave tė serbomėdhenjve nė vendkalimet nė kufirin verior tė Republikės sė Kosovės, vrasjen e oficerit tė forcave speciale tė Kosovės, djegien e ndėrtesave tė doganave dhe sulmin e djeshėm tė armatosur ndaj njėsive tokėsore dhe ajrore tė KFOR-it nė vendngjarje, tė gjitha kėto tė mbėshtetura, tė frymėzuara, tė paguara nga qarqe ultra nacionaliste tė Beogradit.

Qeveria shqiptare deklaron se flakėt e zjarrit dhe tymi nė ndėrtesat zyrtare nė vendkalimet kufitare, nė kufirin verior tė Republikės sė Kosovės, vrasja e oficerit tė forcave speciale tė saj, sulmi i armatosur ndaj njėsive tė KFOR-it nė vendngjarje, dėshmojnė qartė se fantazma e Serbisė sė madhe paraqet sėrish rrezik pėr paqen dhe stabilitetin nė rajon.

Qeveria shqiptare mbėshtet plotėsisht autoritetet dhe popullin e Kosovės, KFOR-in dhe autoritetet ndėrkombėtare nė Kosovė, pėr vendosmėrinė e tyre pėr garantimin e rendit kushtetues dhe integritetit territorial tė Republikės sė Kosovės dhe vendosjen nė kontroll tė plotė nė pėrputhje me ligjet dhe kushtetutėn e vendit tė tė gjitha vendkalimeve kufitare tė kėsaj Republike. Ne jemi tė bindur se ēdo pėrpjekje pėr dhunim tė integritetit, territorit dhe rendit kushtetues tė Republikės sė Kosovės do tė marrė pėrgjigjen e merituar. Qeveria shqiptare, ndonėse ėshtė pėr lėvizjen e lirė tė mallrave, njerėzve dhe ideve dhe kundėr ēdo lloj embargoje, mbėshtet plotėsisht vendimin e qeverisė sė Kosovės, bazuar nė parimin e reciprocitetit, pėr ndalimin e hyrjes se mallrave serbe nė Kosovė, si vendim tėrėsisht i imponuar nga embargoja disa vjeēare serbe pėr mallrat e Kosoves. Ne jemi tė vendosur t’i japim Kosovės tė gjitha lehtėsirat portuale dhe tė tjera, pėr tė pėrballuar embargon e Serbisė ndaj saj, me pasoja sa mė tė vogla.

Qeveria shqiptare i bėn thirrje qeverisė sė Kosovės dhe qeverisė sė Serbisė tė marrin tė gjitha masat pėr uljen e tensionit dhe krijimin e kushteve pėr suksesin e dialogut dhe negociatave, nė kuadrin e procesit tė Brukselit, si proces midis palėve tė barabarta, tejet i rendėsishėm pėr vendet e tyre, paqen dhe stabilitetin nė rajon.

28/07/2011


Burim I Informacionit:

http://www.keshilliministrave.al/?fq=brenda&m=news&lid=15073

Kercovari
28-07-11, 13:31
Deklaratė e Presidentit tė Republikės mbi situatėn e krijuar nė Veri tė Kosovės


28 korrik 2011

Presidenti i Republikės Prof. Dr. Bamir Topi ka ndjekur me shqetėsim situatėn e krijuar nė Veri tė Kosovės, rritjen e tensionit dhe aktet e dhunės, me pasojė humbjen e jetės sė anėtarit tė Njėsisė Speciale tė Policisė sė Kosovės, Enver Zyberi. Me kėtė rast, Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė i shpreh ngushėllimet mė tė sinqerta familjes Zyberi pėr humbjen e pazėvendėsueshme tė tė dashurit tė tyre dhe Policisė sė Kosovės pėr humbjen e kolegut tė rėnė nė krye tė detyrės.

Presidenti Topi vlerėson se Kosova ėshtė tashmė njė realitet i njohur botėrisht dhe sovraniteti i saj ėshtė i pakthyeshėm e i paprekshėm. Ai dėnon aktet e njėanshme tė dhunės duke i konsideruar ato krejtėsisht tė panevojshme dhe beson shumė tek institucionet legjitime tė Kosovės pėr rikthim tė normalitetit afatgjatė.

Presidenti i Republikės mbėshtet dhe inkurajon vazhdimin e dialogut institucional tė iniciuar nga BE-ja midis Prishtinės dhe Beogradit, duke e vlerėsuar atė si rruga mė e mirė pėr zgjidhjen e problematikave reciproke, si dhe dhėnien e kontributit konkret pėr forcimin e paqes e stabilitetit nė pėrputhje me aspiratat e tė gjithė rajonit pėr integrimin e plotė euroatlantik.

Burim i Informacionit:

http://www.president.al/shqip/info.asp?id=6771