PDA

View Full Version : Fillimi i fundit tė AKR ?!


Zero Cool
17-09-11, 09:35
A ėshtė ky fillimi i fundit tė AKR ? A do tė ketė edhe kjo parti fatin e LDD-sė ?


Rebelim nė AKR


http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0917100232866_m.jpg


10:02 / 17.09.2011

Degėt e Aleancės Kosova e Re po rebelohen dita ditės. Kjo ka ndodhur nė Prishtinė, Mitrovicė dhe Kamenicė. Ato po kėrkojnė funksionalizimin e udhėheqjes sė partisė.
Sekretari pėr Marrėdhėnie me Jashtė nė AKR, Gėzim Mehmeti, i cili udhėheq Degėn e Dytė nė Prishtinė, ka dhėnė parashikime tė zeza pėr partinė e pestė nė Kosovė. Ai ka thėnė se AKR-ja po shkon drejt shkatėrrimit, nėse vazhdon tė mbetet pa kryetar.
“AKR-ja nuk funksionon qė gjashtė muaj”, ka thėnė Mehmeti pėr “Express”.

Mehmeti, qė ka qenė i pėrfolur pėr njė post tė zėvendėsministrit nė Qeveri, kėrkon qė sa mė shpejt tė mblidhen organet e partisė dhe tė marrin vendime pėr plotėsimin e posteve vakante.

Por, ushtruesi i detyrės sė kryetarit tė AKR-sė, Ibrahim Makolli, mohon se partia po shkon drejt shkatėrrimit.

“Nėse individė nė parti janė tė pakėnaqur dhe kanė ide tė ndryshme, ėshtė shumė e natyrshme pėr njė parti politike”, ka thėnė Makolli.

Megjithėkėtė, shumica e degėve tė AKR-sė nėpėr komuna kėrkojnė funksionalizimin e udhėheqjes sė partisė.

“AKR-ja ėshtė pa zot shtėpie”, ka thėnė Ibrahim Balaj, kryetar i Degės sė AKR-sė nė Mitrovicė.

Kėrkesė tė njėjtė ka edhe njėra nga degėt mė tė mėdha tė AKR-sė nė Kosovė- ajo e Kamenicės.

“Partia po shkon drejt rrėnimit, pėr shkak se asnjė strukturė nuk po funksionon”, ka thėnė Sekretari i Degės sė Kamenicės, Blerim Mavriqi.

Pėr kėto kėrkesa u.d. i shefit tė AKR-sė thotė se ka mirėkuptim dhe premton se Kėshilli Drejtues do tė mblidhet shpejt pėr tė plotėsuar postet nė parti.

Por, a mund tė rikthehet Zėvendėskryeministri Pacolli nė krye tė AKR-sė?

Makolli e lė njė mundėsi tė hapur.

“Kėshilli Drejtues ia ka pranuar dorėheqjen dhe me njė vendim tjetėr mund ta kthejė nė krye tė partisė”, ka shtuar ai.