PDA

View Full Version : Adios Jobs – tungjatjeta zhgėnjim!


SANTANA-29
15-10-11, 12:35
Nė botėn qė ėshtė nė lėvizje, pos njė pasaporte (qė nuk ngjall dyshime nėpėr aeroporte) dhe njė kartele banke, tė duhet gjithqysh njė IPhone...
Qė tė jesh i lidhur me shtėpinė, qytetin dhe vendin, prej nga sapo ke dalė nė botė...
Lexoni pse IPhone e ka ndryshuar botėn...


-------------------------------------------------------------------------------------------------
Javėn qė shkoi ishim nė Zagreb nė njė festival letrar dhe atje mora lajme shumė tė kėqija jo vetėm pėr vetė “Apple” (vdekja e krijuesit tė saj Steve Jobs), por edhe pėr Kosovėn dhe hapėsirėn gjeopolitike shqiptare.

Zagrebi tė komplekson me rend dhe disiplinė qytetare, me ruajtjen e tėrė trashėgimisė arkitekturale austro-hungareze, me gjelbėrim e pastėrti tė kristaltė, me shtigjet pėr ēiklistė e me tramvajet moderne, me pėrmendoret e shumta pėr shkrimtarė e artistė, e jo vetėm pėr heronjtė e luftės sė fundit; kishte madje pėrmendore edhe pėr njė kėngėtar popullor dhe pėr njė gazetare... Impresionuese janė libraritė e shumta e posaēėrisht antikuariatet, ku njė libėr mbi njėqind vjet tė vjetėr mund ta blesh pėr 10 euro.

Si p.sh. libri “Fotografi nga udhėpėrshkrimi i pėrgjithshėm: Evropa”, me autor dr. Ivan Hoic, i botuar nė Zagreb tek “Matica Hrvatske” mė 1894, e ku flitet edhe pėr tokat arbanase dhe arbanasėt, si pasardhės tė ilirėve, por qė janė nėn sundimin turk.

Nė Zagreb ishim nė Festivalin e letėrsive tė vogla. Me njė grup njerėzish kryesisht tė rinj kosovarė, qė e duan shkrimin letrar dhe qė e kanė pasion letėrsinė, mė duhet tė sqarohem nė fillim se ne prezantuam letėrsinė e re, jozyrtare dhe joakademike tė Kosovės. Performancėn e kosovarėve media dhe posaēėrisht shtypi zagrebas e vlerėsoi shumė mirė. Raportuan gjerėsisht tė gjitha gazetat e ditės.

Por pėr kėtė ngjarje kulturore nuk dėgjoi Ambasada e Republikės sė Kosovės nė Zagreb.

Nuk dua tė paragjykoj, ndoshta kanė pasur agjendė tė ngjeshur ato ditė...

Por si ndodhi qė diplomatėt kosovarė takojnė furraxhinjtė kosovarė dhe ia kėrcasin muhabetit me ta dhe nuk duan t’i takojnė shkrimtarėt, poetėt e rinj tė Kosovės, tė cilėt ndiejnė, reflektojnė dhe gdhendin fjalė filigrani pėr atdheun e tyre...

Natyrisht se kėta nuk i thurin oda Qeverisė dhe Kryeministrit tė tyre. Po a ėshtė ky njė paragjykim qė i frikėson diplomatėt kosovarė nė Zagreb?

Nga e kanė ditur ata paraprakisht se ata shkrimtarė do ta kritikonin Qeverinė e tyre nė paraqitjet publike!? Shumė pretendencioze kjo!?

Mbrėmjen e dytė, derisa ne flisnim pėr letrat shqipe tė Kosovės dhe lexonim literaturė nė Zagreb, nė afėrsi tė kryeqytetit kroat nė Samobor, nė Kishėn e Shėn Anastazisė, tė mbushur pėrplot adhurues tė muzikės kosovare, Petrit Ēeku me Marija Kuhar mahniti ata. E nė atė koncert nuk kishte pėrtuar tė shkonte edhe vetė presidenti kroat, Ivo Josipoviq.

Nuk e di, nėse diplomatėt kosovarė kanė qenė atje...!?

Pėr tė marrė informata nga Prishtina, natyrisht nė IPhone, klikoj www.koha.net (http://www.koha.net):

Lajmi mė i keq natyrisht se vinte nga Ministria e Brendshme kosovare, ajo kishte rėnė nė telashe tė mėdha me ligjin, po bastisej nga EULEX-i pėr arsye qė tashmė dihen: korrupsion!

Nė Tiranė kishte vdekur Ramiz Alia, njeriu i dytė nė rreshtin e parė, siē u cilėsua nga njohėsit e rrethanave politike nė Shqipėrinė diktatoriale, qė ishte njė ndėr diktaturat mė tė egra dhe mė tė shėmtuara nė Evropėn Juglindore... Shqiptarėt megjithatė e varrosėn si burrėshtetas dhe me ceremoni shtetėrore, si njeriun e tyre.

Kjo ėshtė fundja kulturė shtetėrore, ose siē i thonė diplomatėt Raison d’Etat! / Interes shtetėror (Raison d'źtre / arsyeja kryesore e ekzistimit tė diēkaje

SANTANA-29
15-10-11, 12:42
(Vazhdim)

Por zhgėnjimi mė i madh qė na e “dhuroi” IPhone nuk ishte, tė jemi tė sinqertė, as vdekja e Jobsit dhe e Alisė, dhe ēuditėrisht as afera e armėve (korrupsioni) qė implikon gjysmėn e shtetarėve kosovarė, sepse lajm do tė ishte sikur nga Kosova tė jepeshin lajme se nė ndonjė resor qeveritar nuk ka asnjė shkelje ligjore, dhe s’ėshtė avulluar asnjė euro. Zhgėnjimi mė i madh, tė thuash, deri nė shkallėn kur njeriu nė vendin e tij ndihet i poshtėruar, ishte rasti i tmerrshėm e skandaloz pėr njė fjalim tė pėshtirė tė njė hoxhe nė Pejė, i cili i cilėsoi fėmijėt tanė (nxėnėset) nė shkollat publike kosovare, hiē mė pak se prostituta!?

Emrin e kėtij hoxhe agresiv qė e ka pėshtyrė nė fytyrė shkollėn kosovare tė Ramė Bujės, as Fuad Ramiqi bėhet kinse nuk e di, porse ashtu kot e ka marrė me vete sa pėr ilaē...

Ndėrkaq absurd ishte fakti se shumica e atyre qė falėn xhumanė nė Pejė nėn drejtimin e kėtyre “ideologėve tė rinj tė islamit” ishin nxėnės tė shkollave tė mesme.

Sėrish pėr sqarimin e fetarėve dhe jofetarėve, ky shkrim nuk ka tė bėjė me fenė as me besimin ose mosbesimin, por me fyerjen e tėrė fėmijėve, nxėnėseve kosovare, pra ky shkrim u kushtohet fėmijėve tė Kosovės, pra edhe fėmijėve tė mi dhe mėton qė t’i mbrojė ata nga fashizoidėt proislamikė, nga fyerja publike qė iu bė nga njė kinse-hoxhė, nė njė tubim tė lėvizjes “Bashkohu” nė Pejė.

Sė pari mė imponohen disa (shumė) pyetje, pėr tė cilat bartėsit e institucioneve shtetėrore por edhe prindėrit do tė duhej tė kishin pėrgjigje para fėmijėve tė tyre.

Pse ky vend nuk sjell lumturi pėr njerėzit e vet dhe posaēėrisht pėr fėmijėt, por vetėm dhunė dhe brutalitet?

Pse fėmijėt e kėtij vendi rriten nėn trauma psikike dhe nėn dhunė permanente verbale? Pse ata ballafaqohen me lehtėsinė e padurueshme tė tė folurit pėr vrasjen dhe me vetė aktin e vrasjes?

Pse dhe me ē’tė drejtė dikush nė pikė tė ditės, derisa shumė nga ato vajza tė mrekullueshme mund tė kenė qenė duke folur pikėrisht pėr botėn e lirė dhe pa kufij, pėr tolerancėn si produkt i komunikimit, pėr mundėsitė qė tė gjithė njerėzit ta kafshojnė “mollėn” e Jobsit dhe “t’i hanė produktet” e saj, si nė Prishtinė ashtu edhe nė Kajro apo Mekė, dikush i cilėson ato prostituta.

E mbase ato do tė kenė qenė duke folur me dhembje pėr humbjen e krijuesit tė asaj “molle magjike”...

Kush u vėrsulet kėshtu fėmijėve kosovarė dhe nė emėr tė cilit Zot?
Fėmijėve qė nuk kanė faj pse janė sjellė nė jetė nė njė vend tė mjerė, tė rrethuar nga vrazhdėsia dhe brutaliteti social, nga baballarė e hoxhallarė, si dhe priftėrinj ekstremistė, abuzues e me mision ideologjik, qė keqpėrdorin fenė nė shėrbim tė politikave agresive dhe arritjes sė pushtetit.

Kush ua prish ditėn kėshtu fėmijėve?

Fėmijėve, qė askush nė kėtė vend nuk po i mbron, nga rritja nėn pushtetin e injorancės dhe rrenės.

Po pse hesht shoqėria kosovare?

Pse heshtėn institucionet shtetėrore, qė nga kryetari i Pejės e deri tek kryeministri dhe presidentja?

Pse heshti ministri i Arsimit dhe pėrgjithėsisht shkolla kosovare?

Sepse oportuniteti dhe hipokrizia po e vret shoqėrinė kosovare ende pa u ngritur nė nivel tė shoqėrisė politike.

Pse televizionet kombėtare tė atyre fėmijėve nuk shfaqin mė filma vizatimorė, por japin protesta pėr ideologji tė mėdha nė rrugė e sharje nė Kuvend?

Pse Qeveria e tyre vjedh, mashtron dhe bashkėvepron me krimin e organizuar?

Pse ata bien e zgjohen me fjalėt korrupsion, nepotizėm, hajni, vrasje, dhunė...

Nxėnėsit nė shkollat e mesme tė Kosovės u pėrkasin moshave prej 14 – 18 vjeē.

Ata thjesht ende janė fėmijė, ende flenė me arushat e tyre lodra, me elefantė, mace dhe lepurushė...

Kush i ka dėnuar ata dhe me ē’tė drejtė?

Qė tė rriten sertė e parakohshėm?

Kush i ka privuar nga lumturia, nga lojėrat e fėmijėrisė, nga rrogat dhe pensionet e dinjitetshme tė prindėrve, nga tė pasurit njė punė pėr bashkėfamiljarėt e tyre?

Kush i ka privuar nga tė pasurit njė shkollė tė mirė, ku do tė vlente slogani 3E: Tri herė edukim; dhe kush ua shpaguan jetėn e bjerrė kot!?
Ata janė pengje tė qeverisjes sė keqe, tė njė kleptokracie qė s’mbushet mend as s’ngopet me paratė publike, tė njė skene politike tė pamend; tė njė shkolle nė tė cilėn ėshtė rikthyer politika e ku sillen e pėshtillen edhe mėsues abuzivė e vrasės potencialė.

Ēka thotė pėr qytetarinė kosovare rasti qė ndodhi para do kohėsh nė Prishtinė, kur njė mėsues vrau njė zyrtar komunal me gjakftohtėsi, nė zyrėn e tij.

A u kėrkohet mėsuesve, arsimtarėve dhe profesorėve tutje ‘certifikata e mjekut’?

Fėmijėt, ata sjellin shumė gėzime nė jetėt tona, shtrojnė shumė pyetje naive dhe ndonjėherė marrin pėrgjigje po ashtu naive, e mė sė shumti marrin fyerje e abuzim nė vend tė pėrgjigjes.

Njė tė tillė e morėn kėto ditė nė Pejė nga njė pėrfaqėsues i fesė nė tokė...

Rasti i fjalimit tė pėshtirė tė njė hoxhe nga Drenasi nė Pejė ėshtė aq skandaloz sa do tė duhej tė reagonte dhe protestonte secili qytetar kosovar: Nė mbrojtje tė dinjitetit tė vetes, familjes e posaēėrisht fėmijėve. Dhe mbi tė gjitha, femrave kosovare.

Pse heshtėn institucionet shtetėrore, qė nga kryetari i Pejės e deri tek kryeministri dhe presidentja? Ēfarė mund tė na thotė ministri i Arsimit?


Oportuniteti dhe hipokrizia po e vret shoqėrinė kosovare ende pa u ngritur nė nivel tė shoqėrisė politike.

Pas debaklit qė pėsoi kjo lėvizje nė aspektin shoqėror dhe juridik-legal, duket se ata s’u binden kėtyre normave tė shoqėrisė civile sė cilės i takojnė dhe ku ndėrtojnė jetėt e tyre, karrierat e tyre dhe ku rrisin fėmijėt e tyre, nė emėr tė Allahut.

Duke ua mohuar tė tjerėve qė tė rrisin e edukojnė fėmijėt e tyre nė emėr tė humanitetit dhe dijes.

Nga Zagrebi i themi krijuesit gjenial Jobs, Adios, pėr t’u rikthyer nė zhgėnjim.
Dhe e vetmja fjali qė mė vjen duke e mbyllur kėtė shkrim ėshtė: Larg duart dhe gojėt e fėlliqura nga fėmijėt kosovarė!

[email protected]