PDA

View Full Version : Wilkinson: Nuk kishte prova pėr me zhvillue hetime ndaj limajt


Llapi
17-10-11, 22:14
http://www.rrokum.tv/repository/images/hashim_thaci_fatmir_limaj_thmb.jpg

WILKINSON: NUK KISHTE PROVA PĖR ME ZHVILLUE HETIME NDAJ LIMAJT


Ai tha pėr RTK se hetimet ndaj Limajt kanė nise pa asnji provė dhe se asht krijue nji pėrshtypje n’ekipin e hetuesve se ky rast i takon nji agjende politike.


(http://www.rrokum.tv/repository/images/hashim_thaci_fatmir_limaj.jpg)
17.10.2011

Hetimet nga ana e EULEX ndaj ish-ministrit tė Transporteve Fatmir Limaj lidhun me dyshimet pėr keqpėrdorime nė kėtė ministri, janė ba pa asnji provė konkrete, ka thanė ish-oficeri i EULEX, Troy Wilkinson.

Ai tha pėr RTK se hetimet ndaj Limajt kanė nise pa asnji provė dhe se asht krijue nji pėrshtypje n’ekipin e hetuesve se ky rast i takon nji agjende politike.

“Sa i pėrket anės teknike, muj me ju fole per ate qė kam pa dhe me tė cilėn jam marrė. Nuk ka pase asnji provė, e cila asht gjete me kėtė rast. Para kėtyne hetimeve kam qenė i pėrfshimė nė takimet me prokurorė dhe shefat e mi. Dhe nė kėto takime direkt kemi ndigjue prokuroren Izabel Arnald, e cila ka thanė se nuk i intereson a ka prova, a jo. Ajo e donte Fatmir Limaj nė burg. Ajo kėte ja ka thanė edhe shefit tim dhe shefit pėr krime t’organizueme. Ajo ka insistue ma shumė se nji here qė Limaj me u arrestue. Ka pase shumė njerėz qė e kanė ndigjue kėtė, jo vetėm une, dhe mendoj se ata kanė droe me dale jashte dhe me tregue se ēka kanė ndigjue, sepse tuten mos e hupin punėn”, ka thanė ai.

Wilkinson gjithė rastin Limaj e lidhe me agjendė politike dhe presionet qė kanė ardhe, tue mos dashte me specifikue se kush i kishte ba presion prokurores Izabel Arnald, e cila ka insistue me ēdo kusht me burgosė Limajn.

“Nji gja asht e qartė, se Prokuroria e donte Limajn nė burg”, ka thanė Wilkinson, i cili ka qenė oficer i policisė nė Departamentin Egzekutiv pėr krim t’organizuem, krime lufte dhe terrorizėm nė kuadėr tė EULEX.

Ai shprehet i gatshėm qė tė dalė edhe para gjykatės dhe tė japė deklaratėn e tij, se nė rastin Limaj nuk asht gjete asnji provė dhe se serverėt e Ministrisė sė Transportit, qė ishin konfiskue nga EULEX, nuk ishin fshi si ishte deklarue ma herėt.

Nga ana tjetėr, n’EULEX nuk kanė dashte me i komentue deklaratat e ish-punetoreve tė kėtij misioni, tue thanė se hetimet kundėr Limajt po bahen nė bazė tė provave.

valiii
17-10-11, 22:22
U flitke qe ja kane n'nxane 500-shet t'palume n'bojler 80 litersh... Poget qe veq fjale t'kafehaneve paskane qene e kame dite qe ky oshte i "paster" si loti...

MemphiSx
17-10-11, 22:51
Lap cka po thu ti me HASHIMIN,a osht i pafajshem a jo? edhe kur ka thon wilkinsoni se i perket nje axhende politike,pe ke e paska pas fjalen!!

Edhe per qit njeri,Shqiptaret kan me thon se i paska da paret fifti fifti ahahaahah :D

pinto
18-10-11, 07:27
I kan bo sehire Magjistaret e Hashimit.