PDA

View Full Version : KFOR’i po largon barrikadat


taraku-1
20-10-11, 07:49
KFOR’i po largon barrikadat

>*prev http://www.gazetaexpress.com/repository/images/thumb_670x357/Tan2011-10-20_314843_305810.jpg1
http://www.gazetaexpress.com/repository/images/thumb_670x357/3_57645.jpg2

>i ardhshmi [/URL][URL="http://www.dardania.de/vb/upload/#"] (http://www.dardania.de/vb/upload/#)
http://www.dardania.de/vb/upload/inc/images/art_gal_desc.png/ 2

Nga Jeton Musliu 20 Tetor 2011 08:30 (Ja qiva robt shkijeve he nonen ja u qkerdhefsha)

(E plotėsuar) Jagenica, vendi ku KFOR-i ka hequr pjesėrisht barrikadėn e serbėve nė mėngjesin e sotėm tashmė ėshtė shndėrruar nė njė vend tė qetė, ndėrkohė qė radikalėt vazhdojnė tė qėndrojnė nė rrugė kurse trupat e NATO-s kanė krijuar njė kordon dhe qėndrojnė pak mė larg tyre.
Nėpėrmjet njė zmadhuesi tė zėrit, KFOR-i ėshtė duke u bėrė thirrje serbėve tė rebeluar qė tė largohen nga aty.
Paralelisht me kėtė, gjatė tėrė natės nė Zubin Potok dhe nė vendbanimet pėrreth, serbėt kanė lėshuar alarmin e tyre i cili u bėnė thirrje qytetarėve tė dalin nė barrikada.
Ndryshe nga barrikada nė Zubin Potok, sipas medieve serbe, trupat e KFOR-it kanė mbėrritur atje diku rreth orės 4 tė mėngjesit, por nuk kanė arritur ende tė largojnė tėrėsisht barrikadat, pėr shkak se aty janė mbledhur shumė njerėz.
KFOR'i zhbllokoi rrugėn drejt Bėrnjakut (07:57)
Pika kufitare 31 ne Bėrnjak qė ndan Kosovėn me Serbinė, tashmė ėshtė nė duart e policisė sė EULEX-it.
KFOR-i ka bėrė tė mundur qė serbėt tė largohen nga aty dhe se trupat e NATO-s deri atje kanė shkuar nėpėr rrugė tokėsore duke i larguar barrikadat e vendosura tash e disa muaj.
Pėrveē kėsaj, forca tė mėdha tė KFOR-it tashmė janė tė vendosur nė veri tė vendit tė shoqėruara edhe me mjetet pėrkatėse, kurse pastrimi i rrugės ende vazhdon.
Tash nė kėtė rrugė, ėshtė KFOR-i qė ka vėnė postėblloqe.
Por derisa situata e rrugės drejt pikės kufitare nė Bėrnjak duket tė jetė mė e qartė, pavarėsisht tensioneve, ende nuk ka tė dhėna tė sakta se ēfarė ėshtė duke ndodhur nė rrugėn drejt pikės kufitare 1 nė Jarinje tė Leposaviqit.
Aksion i KFOR’it nė veri - largohet barrikada drejt Bėrnjakut (06:30)
Trupat e KFOR-it sot nė mėngjes rreth orės 5 e 45 minuta kanė filluar tė largojnė barrikadėn e vendosur nė rrugė, nė fshatin Jagnjenica nė drejtim tė pikės kufitare nė Bėrnjak.
Mediat serbe raportojnė se pjesėtarėt e KFOR-it janė tė veshur me rrobe tė rėnda dhe mbrojtėse qė shėrbejnė pėr raste trazirash, kurse nė njė moment ata kanė pėrdorur edhe gazin lotsjellės pėr tė larguar protestuesit serbė qė nuk donin tė lėshonin barrikadėn.
Ndėrkohė serbėt e revoltuar, kanė filluar tė largohen nga barrikada duke brohoritur se “asnjė makinė nuk do tė kalojė andej”.
Sipas informacioneve tė fundit, trupat paqeruajtėse tė NATO-s janė duke larguar nga rruga kamionė, gurė e drunj tė vendosur nga serbėt rreth njė muaj mė parė.
Para se tė fillojnė me largimin e barrikadės, ushtarėt e KFOR-it kanė formuar njė kordon sigurie ndėrmjet barrikadės dhe serbėve tė revoltuar tė mbledhur aty.
Aksion i KFOR’it nė veri - Tadic zgjohet nga gjumi(05:40)
Mė nė fund ėshtė vėrtetuar se trupat e KFOR-it ia kanė mėsyrė veriut tė vendit pėr tė zhbllokuar rrugėt.
Njėsitet e KFOR-it janė nisur drejt pikės kufitare nė Bėrnjak, ndėrkohė qė kanė hasur nė rezistencėn e parė tė serbėve nė fshatin Zupēe.
Presidenti serb, Boris Tadic ėshtė zgjuar herėt sot pėr tė kėrkuar nga KFOR-i dhe EULEX-i pėrmbajtje nė veprimet e tyre.
Ai gjithashtu u ka bėrė thirrje pėrfaqėsueseve tė serbėve lokalė tė marrin vendime, siē ka thėnė ai nė interes tė qytetarėve dhe jo pėr interesa tė liderėve tė tyre partiakė nė pėrfitim pėr zgjedhjet nė Serbi.
Nė mėngjesin e sotėm rreth orės 3 e 30 minuta, dy karvanė tė KFOR-it arritėn nė barrikadėn e Jagnjenica tė komunės sė Zubin Potokut kurse nė pikėn kufitare nė Bėrnjak janė mbledhur shumė serbė.
Aktualisht ėshtė e vėshtirė tė dihet numri i saktė i trupave tė KFOR-it pėr shkak tė mos lejimit nga ana e ushtarėve gjermanė qė mediat tė kenė qasje.
Aksioni ėshtė duke vazhduar kurse konfirmime zyrtare nga ana e KFOR-it ėshtė e pamundur tė merren.
Mediat serbe nėpėrmjet korrespondentėve tė tyre nė veri raportojnė pėr situatė tė tensionuar nė veri tė vendit.