PDA

View Full Version : "Pro pavaresise, Kosova, jashtė Serbisė!"


pinto
26-10-11, 07:39
Tifozėt e Novi Pazarit brohorasin ne Beograd : Pro pavaresise, Kosova, jashtė Serbisė - JASHT SĖRBISĖ !


Tifozėt e skuadrės sė Novi Pazarit, “Torcida Sanxhak”, tė shtunėn nė mbrėmje gjatė ndeshjes sė zhvilluar nė Beograd mes Cėrvena Zvezdės dhe Novi Pazarit, e vlefshme pėr Superligėn serbe kanė brohoritur pėr Kosovėn e pavarur. Parulla e tyre mė e zėshme ka qenė “Kosova jashtė Serbisė”, gjė qė sipas mediave serbe, ka provokuar simpatizuesit e Zvezdės nga Beogradi, tė cilėt poashtu iu janė revanshuar me disa transparente tė tjera. Ish sulmuesi i Cėrvena Zvezdės, Dushan Savic vlerėson pėr mediat serbe se shteti i tyre ėshtė dashur tė merret nė mėnyrė serioze me brohoritjet e tifozėve mysafirė.

“Sikur ky shtet tė ishte normal, ndeshja do tė duhej tė ndėrpritet, tribuna tė zbazet dhe tė gjitrhė ata qė kanė brohoritur pėr pavarėsinė e Kosovės u desh qė menjėherė tė arrestohen dhe tė pėrgjigjen pėr thyerje tė sistemit kushtetues tė vendit’, ka thėnė Savic. Ai ka shtuar; “Kjo ėshtė punė serioze, tė brohoritet pėr njėfarė Kosove tė pavarur thyhet kredibiliteti i shtetit, thyhet kushtetuta dhe kjo ėshtė rrezik. Federata e futbollit duhet ashpėr tė reagoj dhe ta dėnoj Novi Pazarin, sepse tifozėt e tyre nuk guxojnė tė sillen nė mėnyrė tė pakulturuar nė shtetin qė ju takojnė’.

Tifozėt nga Novi Pazari nuk kanė rrespektuar as minutėn heshtje pėr Miodrag Komadinėn, serbin e vrarė nė Kosovė, tė cilit i kanė vėrshėlluar.


3K5RCVW1GKE&feature=player_embedded#!