PDA

View Full Version : S’ka Ahtisari Plus, plusi ėshtė brenda

Kercovari
25-11-11, 09:24
S’ka Ahtisari Plus, plusi ėshtė brenda

Opinione Enjte, Nėntor 24th, 2011

NEXHMEDIN SPAHIU

Gjatė ditėve tė fundit, njėri pas tjetrit, ambasadori francez Jean Francois Fitou, ai amerikan Christopher Dell dhe ai britanik Ian Cliff, nė debatet nė TV Mitrovica, deklaruan se nuk do tė ketė Ahtisari Plus. Ambasadori francez e sqaroi nė mėnyrė figurative se paketa “Ahtisari” ėshtė si njė thes qė fryhet e ngushtohet aq sa ka nevojė.
Ambasadori e tha njė tė vėrtetė qė unė e kisha shkruar gati 5 vite mė parė, pak kohė para se tė publikohej paketa e Ahtisarit.
Ja se ēfarė shkruaja nė “Epoka e re” mė 26.01.2007:
Mitrovica, Ahtisari dhe rreziku i (kon)federalizimit tė Kosovės
- Sipas tė gjitha gjasave, propozimi i Ahtisarit nuk do ta shpallė tė pėrfunduar betejėn mes idesė kombėtare kosovare dhe asaj serbe. Ai vetėm do ta ndryshojė fushėn e betejės. Nga njė terren do tė kalohet nė terrenin tjetėr.

- Kjo betejė do tė jetė e pėrqendruar nė Mitrovicė, aty ku historikisht janė gjeneruar proceset politike qė kanė dominuar Kosovėn dhe mė gjerė.
Sigurisht, e keni vėrejtur se sa me drojė e presin ndėrkombėtarėt hapjen e pakos sė Ahtisarit. Pėrse? Sepse e dinė se ēfarė pėrmban pakoja. Kėshtu, njė gjė ėshtė e qartė. Kur Ahtisari ta shpallė propozimin e vet, asgjė spektakolare nuk do tė ndodhė. Zgjidhjen e tij pakkush do ta kuptojė, njė pjesė e madhe nga tė dyja anėt do ta kuptojė nė mėnyrėn si atyre u pėlqen, njė pjesė shumė e vogėl nga tė dyja anėt do ta kritikojė atė, por pjesa absolute nė Serbi e Kosovė nuk do ta kuptojnė atė dhe do tė presin se ēfarė do tė ndodhė. Shoqėria kosovare do tė mbetet e patrazuar deri nė momentin kur tė fillojė implementimi i propozimeve tė Ahtisarit. Atėherė Kosova do tė pėrballet me sfidėn shekullore.

Sipas tė gjitha gjasave, propozimi i Ahtisarit nuk do tė shpallė tė pėrfunduar betejėn mes idesė kombėtare kosovare dhe asaj serbe. Ai vetėm do ta ndryshojė fushėn e betejės. Nga njė terren do tė kalohet ne terrenin tjetėr. Ai qė do ta kuptojė i pari kėtė, do tė pėrfitojė. Beteja do tė vazhdojė derisa tė dėshmohet ose se kosovarėt nuk janė brumė nga i cili krijohet shteti, pėrkatėsisht nuk mund tė formėsohen si komb, ose qė Serbia ta marrė dėnimin meritor humbjen pėrfundimtare tė Kosovės.
Kjo betejė do tė jetė e pėrqendruar nė Mitrovicė, aty ku historikisht janė gjeneruar proceset politike qė kanė dominuar Kosovėn dhe mė gjerė. Tashmė dihet se Ahtisari do ta shpallė komunėn veriore. Kjo ka qenė ofertė e ekipit negociator kosovar dhe kėrkesė e Beogradit. Me kėtė edhe do tė legalizohet rroli i saj i deritanishėm si kryeqytet i serbėve tė Kosovės. Kosova qė nga ky moment do tė jetė politikisht bipolare. Ajo ēfarė mbetet tė shihet mė pas ėshtė raporti mes kėtyre dy qendrave tė vendosjes.

Kosova nė rastin mė tė mirė do tė jetė si Maqedonia (Shkupi-Tetova), e nė rastin mė tė keq si Bosnja (Sarajeva –Banjalluka) ose edhe mė keq se Bosnja.

Paketa e Ahtisarit, si njė thes qė fryhet andej ku ka mė shumė presion
Simbolizmi i ambasadorit Fitou ėshtė plotėsisht me vend. Ahtisari, si mjeshtėr i diplomacisė, ka hartuar njė plan, i cili do tė mund tė interpretohet ashtu siē do tė krijohen realitetet nė terren. Kėtė e kuptuan nė Beograd, por jo edhe klasa politike nė Prishtinė. Beogradi nė njė anė mbylli njėrin sy qė serbėt nė jug tė lumit Ibėr tė pranojnė institucionet e Kosovės nė mėnyrė qė tė krijohen komunat me shumicė serbe qė s’kishin ekzistuar kurrė mė parė, ndėrsa nė anėn tjetėr, pėrmes komunave nė Veri, tė mbahet situata e nderė.

Thelbi i planit tė Ahtisarit, pazari: 6 komuna tė reja nė kėmbim tė kontrollit nė Veri tė Kosovės
Thelbi i planit tė Ahtisarit ėshtė njė pazar i thjeshtė: Prishtina tė krijojė 6 komuna tė reja me shumicė serbe nė kėmbim tė marrjes sė kontrollit tė kufizuar mbi 3 komunat me shumicė serbe nė Veri tė Kosovės (Zveēan, Leposaviq e Zubin Potok). Kėtė pazar Beogradi e refuzoi, por nuk e pengoi Prishtinėn nė krijimin e komunave me shumicė serbe nė jug tė lumit Ibėr, sepse kjo ishte me leverdi pėr Beogradin. Kur ky proces u pėrfundua atėherė nisi barrikadimi pėr tė imponuar pazar tė ri politik pasi tani Prishtina nuk mund tė kthehet prapa dhe t’i zhbėjė komunat me shumicė serbe qė i ka krijuar vet.

25 korriku – rasti ideal qė u kthye nė fiasko
Rastin ideal, qė me njė aksion policor (natyrisht nėse do tė ishte pėrgatitur me kohė e mirė) qeveria e Kosovės e humbi mė 25 korrik 2011, ku u thye turpshėm nga bandat kriminale serbe. Pas kėsaj fiaskoje, pavarėsisht se si do tė quhet dialogu me Beogradin teknik apo politik, Veriu pashmangshėm do tė bėhet objekt pazari i ri, pazar ky qė do ta gėrryej edhe mė tej atė pak substancė tė pavarėsisė dhe sovranitetit tė Kosovės.

Burimi Informacionit/panorama.com.al/

4peace
25-11-11, 10:31
***

Nexha e lu’n topin moti vakt te tu Kusova.
Edhe nurmal, kush lu’n top gjith ditėn e lume, mun me ja ēillue.
Edhe at’here ja paska pas ēillue, ama s’ja paskan kujtė hiē se. (pi gjynahit)
Sa keē ēi s’ja kan kujtė bash ata ēi s’kan dashtė me ja kujtė e as s’kan dashtė me e pa at goll.
Lefera t’poshtėr bre. Edhe bash ēata ēi s’kan dashtė me pa gollin sot jon n’hyqymet. Se sytė i kan pasė ka hyqymeti (pushteti) e jo te meēi i lojės s’topit.
T’i kthejmi pak dyrbijat ka Nexha.
Nexha, ēysh e thash, e lu’n topin moti. Edhe nurmall, kur t’lujsh shum top edhe ja ēillon e jep doni goll. Ama mun edhe me promashitė. E ky, ma shumė ka promashitė se sa ka ēillue golla. Bile i ka promashitė edhe gollat e shutum pi benallit (nimdhet metrave) e, qebesa, edhe pi 5, 4, 3 e 2 metrave…
Gollin ma t’madh ēi e ka promashitė u konė n’meēin pėr te tu Kosova – kombin kusovar.
Shti ka nisė ni meē t’ri. Po thot “mos m’u pas konė partizant…kishin fitue gjerman’t/taljan’t “. Me pas fitue gjermant/taljant, kishin fitue edhe Xhafer Deva bashk me Rexhep Mitrovicėn. Me fitoren e tynve Nexha shpallet gollgeteri ma i mirė n’nahinė e Mitrovicės ose, ma taēno, gollgeteri ma i mirė i mahallės…

Ani, mus t’ja hajmi hakin shti. Ēisaj here goll a ka dhonė, a?

***

panta_rhei
25-11-11, 11:02

Zoti, me madhnine e Tij, mbi kete toke, te pagabueshem i ka maru vec tre njerez: albinin, qosen edhe domaqin.

p.s.

ah, kurse nurmall qe mastermind te ketyre te treve e ka caktu m'quq pravojen.