PDA

View Full Version : Perl Harbour


Neferta
07-12-11, 19:33
70-vjetori i sulmit nė Pearl Harbor

http://hotopics.askcarlos.com/remember7sm.jpg









7 Dhjetori pėrkujton 70 vjetorin e sulmit nė Pearl Harbor, bombardimin e papritur mbi njė bazė detare amerikane nė Hawai nė afėrsi tė Honolulusė, qė ēoi mė pas Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nė luftėn e dytė botėrore. Pikėrisht nė 7 dhjetor 1941, aviacioni ushtarak japonez , bombardoi bazėn amerikane pa lajmėruar, ndėrsa u sinjalizua nė kėtė mėnyrė, edhe hyrja e SHBA-sė nė luftė. Rreth 2,390 amerikanė humbėn jetėn, 1,178 tė tjerė u plagosėn, dhe 12 anije lufte u fundosėn ose u dėmtuan rėndė brenda vetėm dy orėve. Gjithashtu nga bombardimi, 323 avionė, pjesė e flotės amerikane, u dėmtuan rėndė, 70 vjet mė parė. Njėkohėsisht, forcat japoneze, lancuan edhe invazionin pėrgjatė paqėsorit nga Hong Kongu nė Guam.
Njė ditė mė pas, presidenti amerikan asokohe, Franklin D. Roosevelt, adresoi nė njė sesion tė pėrbashkėt nė kongres, formalizimin e gjendjes sė luftės ndėrmjet SHBA-sė dhe Japonisė. Nė fjalėt e presidentit, 7 Dhjetori, mbahej mend si njė datė turpi. Baza amerikane Pearl Harbor nė Haėaii, u sulmua nga torpedot dhe bombarduesit japonezė, nė orėn 7:55 tė mėngjesit tė sė dielės, sipas orės hauaiane. Ndėrsa nė 8 dhjetor , Rusvelti iu drejtua pėrveē se kongresit, edhe tė gjithė kombit, duke dhėnė detaje pėr sulmin e nisur nga perandoria japoneze, pavarėsisht se Shtetet e Bashkuara ishin nė paqe me kėtė vend. Ka qenė pikėrisht ky adresim nė Kongres, ku presidenti kėrkoi tė aprovohej deklarata e luftės. Formalisht ajo ditė shėnon edhe hyrjen nė Luftėn e Dytė Botėrore pėr Amerikėn.