PDA

View Full Version : Gafa e Ramės, kėrkoi takim me Haradinaj


Kercovari
10-12-11, 10:24
Gafa e Ramės, kėrkoi takim me Haradinaj

E Premte, Dhjetor 9th, 2011

(http://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2011/12/Rama-2.jpg)
Vizita e kryetarit tė Partisė Socialiste, Edi Rama, nė Kosovė dy javė mė parė ėshtė shoqėruar me njė gafė nga kabineti i tij. Pėrpara se tė udhėtonte drejt Prishtinės, stafi i kryesocialistit, mes tė tjerash, ka kėrkuar njė takim edhe me kryetarin e Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Ramush Haradinaj. Ish-kryeministri kosovar ndodhet prej disa vitesh nė Hagė, ku po gjykohet pėr krime lufte nė vitin 1999. Ky fakt duket se ėshtė harruar prej stafit tė Ramės. "I nderuar z. Ramadani, sė pari, dėshiroj t’ju uroj punė tė mbarė dhe tė shpreh kėnaqėsinė e veēantė qė po komunikoj me ju. Dėshiroj t’ju informoj se kryetari i Partisė Socialiste tė Shqipėrisė, zoti Edi Rama, do tė zhvillojė njė vizitė pune nė Kosovė nė datėn 28 nėntor 2011. Nė kuadėr tė kėsaj vizite, kryetari i PSSH dėshiron tė ketė njė takim me kryetarin e Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, z. Ramush Haradinaj. Duke shpresuar nė njė pėrgjigje sa mė tė shpejtė nga ana juaj, pėrfitoj nga rasti t’ju shpreh sigurimet e konsideratės sime tė lartė", thuhet nė letrėn e dalė nga Partia Socilaiste. Lidhur me kėtė gafė tė kryetarit tė PS-sė ka reaguar dje edhe ish-sekretarja pėr Marrėdhėniet Ndėrkombėtare nė kėtė parti, Arta Dade. E pyetur se pėrse ndodhin gabime tė kėsaj natyre, nė njė prononcim pėr gazetėn "Panorama", deputetja socialiste tha: "Keqardhje qė individė pa ekspertizė nė fushėn e marrėdhėnieve ndėrkombėtare marrin pėrsipėr detyra tė rėndėsishme qė nuk kanė aftėsi t’i kryejnė. Kjo krijon kosto nė marrėdhėniet me miqtė apo partnerėt ndėrkombėtarė". Gjatė qėndrimit nė Kosovė, Rama zhvilloi takime me pėrfaqėsuesit e PDK-sė, LDK-sė dhe AAK-sė. Kreu socialist e festoi Ditėn e Flamurit nė Prishtinė. Ai e nisi vizitat me takimin me Presidenten e Kosovės, Atifete Jahjaga, e cila tha: "Demokracia parlamentare nė Shqipėri ka arritur sukses. Nė Shqipėri ka pėrafrim me standardet dhe nė parimet mbi tė cilat duhet tė ecė vendi dhe se tė ardhmen e saj e shohim nė integrimet euroatlantike dhe nė anėtarėsimin nė Bashkimin Europian".
"Kosova dhe Shqipėria po avancojnė nė proceset integruese europiane. Duhet realizuar aspirata e brezave tė rinj pėr integrimin europian duke inkurajuar kėtė proces nėpėrmjet thellimit tė reformave", u shpreh Rama. Ai u shpreh se vizita e tij nė Kosovė realizohet pikėrisht nė Ditėn e Flamurit, si njė simbolikė.

/Panorama/