PDA

View Full Version : Ballkani s'eshte evrope

Fshatari
28-02-12, 11:11
Lanschot: Ballkanasit s’janė evropianė, Kosova si Iraku!

Ballkanasit me asgjė nuk kanė kontribuuar pėr kulturėn e Evropės, konsideron ish-diplomati holandez dhe gazetari Robert van Lanschot.
Van Lanschot, i cili ka marrė pjesė nė misione nė Bosnjė, Kosovė, Irak dhe Eritrea, komentin e tij nė gazetėn gjermane “Handelsblat”, e fillon duke e komentuar njė prej ish-diplomatėve tė Kongos, i cili tani jeton nė Bruksel. Sipas Lanschot, diplomati ka thėnė “Ballkanas dhe belgė? Ata nuk janė tė bardhė!”.

“Duke pasur parasysh se edhe tė ardhurit nga Afrika e shohin hendekun e madh kulturor ndėrmjet Perėndimit dhe Lindjes sė Evropės, ēka tė bėjmė me tė tjerėt”, shkruan Van Lanschot.

Pėr ta ilustruar pohimin e tij, ai thotė se nė Bosnjė, Evropa fillon nė mesin e urės sė Neretvės nė Mostar. Ai thotė se turistėt frymojnė me lehtėsi kur “pėrfundimisht kthehen nė Evropė”, kur tė hyjnė nė pjesėn kroate tė Mostarit, transmeton Zhurnal.

Sipas Van Lanschot, Kosova, Maqedonia, Shqipėria, Mali i Zi, pjesė tė mėdha tė Serbisė, tė Bosnjės, Bullgarisė dhe Greqisė, gjithashtu nuk pėrputhen me idenė pėr Evropėn.

Ai thotė se tė gjithė kėta bėjnė pjesė nė njė grup kulturor qė ėshtė mė e afėrt me Turqinė.

Po ashtu, ish diplomati thotė se qytetet e Kosovės mė sė shumti i ngjajnė Irakut se sa BE-sė.

“Askush nė Ballkan nuk e di se ēfarė ėshtė kostum i Channel-it, nuk i njeh kuzhinierėt e Bokusit, nuk di pėr Pipi ēorapegjata, pėr kopshtet angleze, pėr esetė e Montanjit, pėr katrorėt Lego etj”, thotė Van Lanschot.

Ai ka thėnė se edhe punėtorėt e ndėrtimtarisė nga Kosova qė punojnė nė Zvicėr nuk mund tė ndryshojnė stilin e ndėrtimit kur kthehen nė shtėpitė e tyre dhe “ndėrtojnė objekte josimetrike”, tė habitshme pėr njerėzit e perėndimit.

Van Lanschot apelon qė tė ndėrpritet zgjerimi i BE-sė, duke theksuar se vendet e Ballkanit s’kanė asgjė tė pėrbashkėt me Evropėn. /Telegrafi/

_________________________________

http://www.telegrafi.com/lajme/lanschot-ballkanasit-s-jane-evropiane-kosova-si-iraku-2-20572.html

___________________________________________

Ju kujtohen "evrointegrimet" e qeverise se Kosoves. Kosova nuk mund te integroje (te shkrihet) n'Evrope sepse i perket nje qytetrimi tjeter.

PS:lopėēaret nuk i perkasin asnje qyteterimi!

4peace
28-02-12, 12:05

Fshatar,

...qenka mjaft interesant ky tipi...
...po e mohon djepin e civilizimit te vet...
...dhe, serish po flet per civilizim

*

Bajlozi i Zi
28-02-12, 12:27
Nese qeni e kafshon njeriun, nuk ka shanse qe gazetat ta publikojne si lajm.

Nese njeriu e kafshon qenin, te gjitha gazetat ngarendin pas ketij lajmi pėr ta publikuar.

Kjo dihet, ama desha te them se ky van lanschot-i e paska kafshu qenin, (duke ia futur kot).

Sa te mjere jemi qe merremi me kesi "lajme", sa te mjere.
Medet!

Hajra
28-02-12, 12:29
......Fshatar allahile a hala po dyshon qe neve na don evropa? Po me na pas dashte na kish trajtu ndryshe shume me heret, ne jemi vetem nje dhurate qe e perdore europa per ta gezu dashnorin e vet dhe hiq me shume. Fajin e kemi ne qe ua kemi pre rrugen osmanlinjeve per me pushtu europen prandaj edhe na konsideroin si te huaj.

sherri
28-02-12, 12:45
Edhe krejt keq se ka po nejse,thon qe e verteta dhembe edhe nje dicka: po me vjen keq e gjynah prej disave qe kurre jasht kosove s'kan jetu,edhe i tregojn keti Kartoffelkopf-it per Van Gogun,per muzet e Delftit,per Erasmus von Rotterdam-in....per shume shtepi mode si :Channel, Polo Ralph Lauren,Bikembergs,Ella Moss,Adriano Goldschmed....etj, po qe nuk jan Holandeze! edhe ska pse te krenohen vetem qe i njohin.

.....s'po kam kohe ma shume vec q...nanen kush t'muni keti pisi se na paska ba tok

Bajlozi i Zi
28-02-12, 13:05

Jo po mirė e pati 4peace qe solli si fakt civilizimin.
Sepse, qita evropianet, deri dje dh*heshin prej qejfit duke e lexuar Homerin e Greqisa, edhe me shlepera i falnin dollare e marka greqise, djepit te civilizimit evropian, thojshin. (Greqia qendra e Ballkanit mo)

Sot ia nisen me e lexu Adam Smithin e David Rikardon, ia kjiven nanen greqise, vendlindjes se Homerit, ia futen flaken e sollen ne bankrot.

p.s.
Me kujtohet gjate viteve 90-ta, po drekonim me nje mik austriak, ne nje nga restoranet e Wienes.
Pėr t'i rene shkurt, te shurdhonte b*then ky austriaku: ne evropianet kemi kulture e zhvillim e tradite e pasterti, wiena kulture evropiane, e sjemi si ballkani terrci e verrci. Ne nje moment derisa austriaku po fliste, nje mize fluturoi mbi tavoline u ndal ne pjaten e tij.

E qikjo? i thashe. (pėr mizen)

Paj shiko, tha, deshtem s'deshtem edhe wiena eshte Ballkan. :biggrin:

Thjesht, nuk jane keto llafe te tyre, as pėr t'u marre seriozisht, as qe ia vlen te humbet kohė me to.

Urata
28-02-12, 13:15
NUK KA FAJ AS HOLANDEZI E AS SUEDEZI, JO....!

”Invalid” nė Zvicėr, deputet nė Kosovė

Prishtinė, 28 shkurt – Kuvendi i Kosovės ka nė gjirin e vet njė “invalid psikik qind pėr qind”. Me kėtė diagnozė Azem Syla ka arritur qė nga Zvicra tė marrė mijėra euro, tė cilat shteti helvetik po kėrkon t’ia kthejė, pas “zbulimit” qė ka bėrė se Syla ėshtė deputet nė Kuvendin e Kosovės.

Nė vendimin e Gjykatės Administrative tė Kantonit tė Solothurnit nė Zvicėr, njė kopje tė sė cilit e ka siguruar “Koha Ditore”, janė numėruar, siē quhen aty, mashtrime, sjellje joligjore dhe keqpėrdorime nga Azem Syla, deputet i Partisė Demokratike tė Kosovės. Syla ėshtė akuzuar nga Nazim Bllaca, i cili pretendon se ka qenė agjent i SHIK-ut, se ka qenė urdhėrdhėnės vrasjesh pas luftės.

Nė vendimin e kėsaj gjykate thuhet se mė 29 mars 2011, Enti pėr Migracion dhe Lejeqėndrime i Kantonit tė Solothurnit nė Zvicrėn qendrore konstatoi se lejeqėndrimi i kategorisė C (“Niederlassungsbeėilligung C”), me tė cilin ishte i pajisur Azem Syla, ka skaduar. Rrjedhimisht Gjykata Administrative ka urdhėruar qė Sylės t’i merrej lejeqėndrimi dhe ta lėshonte Zvicrėn deri mė 15 maj. Sipas vendimit tė Gjykatės mė 8 prill 2011, Syla ėshtė ankuar kundėr vendimit.

Tė hėnėn gazeta ka provuar ta marrė njė qėndrim nga Azem Syla, por nuk ka mundur. Shoferi dhe truproja e tij, Artan Vila, i cili ėshtė ndėrmjetės pėr komunikim me Sylėn, nuk e ka hapur telefonin. Por avokati i tij nė Kosovė, Tomė Gashi, ka thėnė se ajo qė ėshtė shkruar nė gazetė tė hėnėn ėshtė shumė shokuese...

“Shokuese ėshtė se nuk kemi tė bėjmė me Azem Sylėn si njė qytetar i thjeshtė i Kosovės, por kemi tė bėjmė me Azem Sylėn, i cili pėr periudhėn kohore qė thuhet se ka marrė mjete jashtėzakonisht shumė prej shtetit tė Zvicrės, ai ka qenė udhėheqės i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, respektivisht komandant i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė”, ka thėnė Gashi. “Dhe e dyta, kemi tė bėjmė me Azem Sylėn, deputet i Kuvendit tė Republikės sė Kosovės. Kjo ėshtė shokuese pėr mua si qytetar i thjeshtė, por edhe si avokat i tij”.

Nė aktvendim tė Gjykatės thuhet se parashtruesi i ankesės, nė kėtė rast Azem Syla, ka shkuar nė Zvicėr mė 20 tetor 1994, bashkė me gruan dhe tre fėmijėt dhe kėrkoi azil. Mė 4 gusht 1995, atij dhe familjes sė tij u kishin dhėnė azil. Mė 14 tetor 1999, Syla kishte marrė lejeqėndrimin C nė Zvicėr.

Nė vendimin e Gjykatės thuhet se Syla gjatė luftės ka qenė shef i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK), ndėrsa pas luftės ushtroi funksionin e ministrit tė Mbrojtjes. Pėr kėto arsye atij iu kishte anuluar statusi i refugjatit mė 6 tetor 2000. Mes 14 janarit 2000 dhe 14 janarit 2005, sipas aktvendimit, Syla kishte udhėtuar shumė herė me pasaportėn e tij tė Republikės sė Shqipėrisė nė Shqipėri dhe nė Kosovė, por asnjėherė direkt nga Zvicra. Me dokumentin zviceran tė udhėtimeve (“fletudhėtimi i kaltėr”), i cili ishte i vlefshėm nga data 4 shtator 1998 deri mė 15 dhjetor 2006, Syla kishte ndėrmarrė disa udhėtime prej Shqipėrisė dhe pėr nė Shqipėri, si dhe disa udhėtime nė Zvicėr.

“Gjatė qėndrimit tė tij nė Zvicėr, Azem Syla nuk ka punuar kurrė. Pas ardhjes sė tij ne Zvicėr ai mori ndihma sociale dhe nga viti 2002 kontribute shtesė, pasi qė pėr shkaqe psikike ai kishte njė shkallė invaliditeti prej 100 pėr qind”, thuhet nė kėtė aktvendim. Kontributet shtesė tė cilave u referohet Gjykata janė njė lloj pensioni qė paguhen nga sigurimi invalidor i Zvicrės, kur personi pėrkatės gėzon njė pension tė ulėt pasi nuk ka paguar mjaft kontribute nė arkėn pensionale. Kontributet shtesė paguhen edhe kur personi pėrkatės nuk ka paguar kontribute nė arkėn pensionale.

Gjatė kėtyre viteve, sipas vendimit tė Gjykatės Administrative tė Kantonit tė Solothurnit, Azem Syla nga sigurimi invalidor zviceran ka marrė hiē mė pak se 426 mijė franga, qė nė kėmbim me euro i bie 350 mijė euro. Momentalisht nė Gjykatėn e Sigurimeve ėshtė duke u zhvilluar procedura pėr ndėrprerjen e pagesės sė kontributeve shtesė - pensionit pėr Azem Sylėn. Nė vendim mė tutje thuhet se Syla mes vitit 2001 deri mė 2003, ka kryer njė studim nė distancė nė Universitetin privat tė Leibniz-it nė SHBA pėr tė marrė titullin master. Nė po atė universitet ai ėshtė pajisur edhe me titullin doktor. Qė nga viti 1999, ai ėshtė anėtar i Kryesisė sė Partisė Demokratike tė Kosovės tė kryeministrit tė tanishėm tė Kosovės, Hashim Thaēi.

Nga viti 2008, Syla ėshtė president i pėrhershėm i nderit i Konferencės ndėrkombėtare tė biznesit dhe zhvillimeve tė Institutit Financiar Kosovar IFK. Nė dhjetor 2010, Syla ėshtė zgjedhur deputet i Kuvendit tė Kosovės. Gjykata ka nėnvizuar se autoritetet zvicerane kanė gabuar kur mė 14 tetor 1999, ia kanė dhėnė Azem Sylės lejeqėndrimin C pėr shkak se ėshtė e pamohueshme qė nė atė kohė ai ka qenė shef i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė dhe pjesėmarrės nė Konferencėn e Rambouillet (mė gjerėsisht sot nė “Kohėn Ditore”).

Urata
28-02-12, 13:23
http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=Og10wcdbdK4#!

Hajra
28-02-12, 13:26
.....eiii Urata qka me ju ba qetyne qe i kemi invalida ne kry e nuk po kan kurfar dokumenti, se per kete invalidin me letra te zvicrres nuk eshte problem hiq, hahah...