PDA

View Full Version : Kryetarėt e PDK-sė


Zero Cool
08-05-12, 18:39
Ēfarė po ndodhė me kryetarėt e komunave, natyrisht tė zgjedhur nga populli, anėtarė tė PDK-sė ? Njėri po vozitė shpejt e po i mbytė njerėzit e pafajshėm skaj rrugės kurse tjetri po mbanė armė pa leje.

Keni ndonjė koment ju pėr kėtė ?


Gjykata Supreme ia konfirmon dėnimin Xhabir Zharkut

Prishtinė, 8 maj 2012 - Gjykata Supreme e Kosovės ka vėrtetuar aktgjykimin e shkallės sė parė kundėr kryetarit tė Komunės sė Kaēanikut Xhabir Zharku. Ai do tė vuajė tre vjet burgim pėr veprėn penale tė detyrimit. Si pasojė edhe kjo komunė pritet qė brenda 45 ditėsh tė shkojė nė zgjedhje tė parakohshme, raporton Koha.
Zharku nuk ka thėnė nėse do tė paraqesė dorėheqjen, porse dėnimin e tij e ka quajtur tė motivuar politikisht.
Supremja ka vėrtetuar aktgjykimin edhe kundėr Besnik Hasanit dhe Nysret Cenės, tė dėnuar me nga njė vit burgim.
Zharku dhe Arsim Kloshi janė dėnuar edhe pėr armėmbajtje pa leje, pėr ēka do tė paguajnė gjobė 1500 eurosh.



Bajrush Xhemajli jep dorėheqje


Publikuar: 20.03.2012 - 13:18
Prishtinė, 20 mars - (E plotėsuar) Nė ditėn kur Gjykata Supreme e Kosovės e ka bėrė tė plotfuqishėm vendimin sipas tė cilit kryetari i Ferizajit, Bajrush Xhemajli, do tė vuaj dėnimin prej 2 vjet e gjysmė, ai ka dhėnė dorėheqje nga posti i tė parit tė komunės, raporton Zėri.
Sipas gazetės, nuk dihet dita nė tė cilėn Xhemajli do tė dėrgohet pėr tė vuajtur dėnimin.
Ferizaji shkon nė zgjedhje tė jashtėzakonshme, pasi Gjykata Supreme ka fuqizuar aktvendimin e Gjykatės sė Qarkut, e cila e kishte dėnuar kryetarin e Ferizajt, Bajrush Xhemajli, me 2 vjet e gjysmė burgim. Nė aktvendimin e Supremes, thuhet se vėrtetohet aktvendimin i Shkallės sė Parė, ndėrsa janė hedhur poshtė ankesat e palės sė dėmtuar dhe tė mbrojtjes sė Bajrush Xhemajlit. Kryetari i Gjykatės Supreme, Fejzullah Hasani, ka thėnė se Xhemajli do tė vuajė dėnimin me burgim, ngase ėshtė gjetur fajtor nė tė gjitha pikat e aktvendimit tė Gjykatės sė Qarkut dhe qė nga nesėr duhet ta lėrė karrigen e tė parit tė Komunės sė Ferizajt, njofton KTV-ja.
Ligji i vetėqeverisjes lokale, neni 56 paragrafi g dhe h, qartėson se mandati i kryetarit tė komunės merret nė rast tė vendimit pėrfundimtar tė gjyqit, qė e privon kryetarin e komunės nga cilėsia juridike, dhe nė rast tė dėnimit pėr vepėr penale me njė urdhėr pėr burgim pėr gjashtė muaj, ose mė tepėr.
Xhemajli u dėnua me 2 vjet e gjysmė burgim nga Gjykata e Qarkut nė Prishtinė, pėr aksidentin nė tė cilin vdiq njė i ri. Ai u gjet fajtor pėr thyerjen e rregullave tė komunikacionit qė patėn si pasojė vdekjen e njė personi. Atij i ėshtė ndaluar ngasja e veturės pėr 3 vjet.

Arb
09-05-12, 16:24
Nuk qendrojne me mire punet as me Kryetaret e tjere te Komunave te Kosoves.

Thjeshte, dallojne vetem nga fuqia politike qe kane ne partine e tyre, dhe guximin qe kane per te shkerdhyer buxhetin e Komunes, dhe ato qe marrin nga pushteti qendror.

Ne cdo sfere te jetes, Kosoven e ka mbuluar nje krize e cmendur morale, qe nga njeriu i thjeshte e deri te zyrtari me i larte Shteteror.

Neferta
16-05-12, 18:49
Mos marresh ne thua se bie ne koke
Xhabir Zharku denoncohet nga dhėndrri
Ish-kryetari i Kaēanikut, Xhabir Zharku, i denuar me tre vjet burgim nga gjykatėsit e EUKEX-it pėr kryejen e veprės penale tė posedimit tė paligjshėm tė armės, tani akuzohet nga njė qytetar pėr njė mori krimesh tė tjera.
Besnik Lajqi, burr i motrės sė Xhabir Zharkut, i cili jeton nė Danimarkė, ka ngritur kallzim penal nė EULEX duke u bazuar nė vepra penale qė i ka kryer Xhabir Zharku.
Lajqi e denoncon Xhabir Zharkun, pėr kėto akuza: vepra penale kundėr tė drejtės ndėrkombėtare, vepra penale kundėr siguris sė pėrgjithshme tė njerzve dhe tė pasurisė, vepra penale kundėr martesės dhe familjes, krime kundėr njerzimit, pėrgjegjėsia e komandės dhe terrorizėm.
Mirėpo, kėto akuza i ka hedhur poshtė Xhabir Zharku, i cili ka thėnė pėrmes telefonit pėr Indeksonline.net, se kėto nuk janė tė vėrteta dhe e tėra kjo ėshtė vetėm njė hakmarrje pėr arsye familjare. (me gjeresisht indeksonline)

lirik
10-07-12, 16:02
kush jan pdk istat dhe ldk istat u pa fytyra e tyre dhe e partive tjera ne kosove

valiii
22-08-12, 22:04
HASHIM SULLTANI :rolleyes:

Dardanesha
20-09-12, 22:02
HASHIM SULLTANI :rolleyes:


O i ka hije bre badihava nime sulltan eshte :tongue:

Guri i madh
20-09-12, 22:37
nuk ka nji zyrtar i PDKes qe nuk ka dosje kriminale ktyre duhet saqin mbi kok me ja u vnue ket mjerim populli nuk do ta duroj gjat

Gjumashja
25-09-12, 10:03
lule mbesin keta me i shpalose dosjet edhe te tjera partive

Zero Cool
25-09-12, 13:25
PDK-ja ia vodhi Limajt paratė e fondit pėr mbrojtje?!


Prishtinė, 22.09.2012

Sfondi i pėrplasjes sė Fatmir Limajt kundėr Hashim Thaēit nuk e ka gjenezėn vetėm nė kundėrshtimin e ideve dhe pikėpamjeve brenda PDK-sė.

Nė pamje tė parė duket kėshtu ky dyluftim pėr eliminim nga skena politike, por nė thellėsi ėshtė shumė kompleks. Pėrveē se Fatmir Limaj ka mbetur pa karrige ministri, tash po del se dikush ja paska vjedhur edhe paratė qė u dhanė pėr mbrojtjen e tij. Gishti po drejtohet te oponentėt e Limajt qė janė brenda PDK-sė. E qė gėzojnė poste tė larta nė qeveri.

Ditėve tė fundit kuluareve tė politikės nė Prishtinė po shtrohet pyetja e madhe, se ēfarė ndodhi me fondin pėr mbrojtjen e Fatmir Limajt tė themeluar nga PDK-ja nė maj 2010?

Askush deri mė sot s’ka dhėnė ndonjė vendim zyrtar se ky fond ėshtė mbyllur, apo vėrtetė ka qenė fiktiv, apo vazhdon tė jetė i hapur ku simpatizantėt vazhdojnė tė kontribuojnė financiarisht.

Ditėve tė fundit, jo publikisht, dikush nga PDK-istėt ėshtė dėgjuar tė ketė thėnė se po njė kastė e ngushtė e bashkėpartiakėve PDK-istė i ka vjedhur paratė e fondit pėr mbrojtjen e Fatmir Limajt.

Dardanesha
25-09-12, 13:43
Djalo rri rahat pot them mos ma perqaj PDK ti mu, mos me shkep dezinformata qaq :biggrin::tongue:

Gjumashja
25-09-12, 19:38
Djalo rri rahat pot them mos ma perqaj PDK ti mu, mos me shkep dezinformata qaq :biggrin::tongue:

hajt qiko perderisa flitet e po perflitet per ta i kane punet mas miri, qe apo flitet per ato qyqet tjera hahaha dmth kerrsh jone

Dardanesha
25-09-12, 19:49
hajt qiko perderisa flitet e po perflitet per ta i kane punet mas miri, qe apo flitet per ato qyqet tjera hahaha dmth kerrsh jone


:biggrin::biggrin::biggrin:

Guri i madh
27-09-12, 19:51
Epilogu i PDK-sė me konflikte



http://images.botasot.info/uploads/largea_pdk-271348765074.jpg
Pritet epilog me konflikte, e ndoshta edhe me shkėputje tė ndonjė grupimi nga PDK-ja. Do ketė tė pakėnaqur qė pas procesit zgjedhor do dalin publikisht tė flasin nė media pėr keqpėrdorimet e disa zyrtarėve tė PDK-sė, ose pėr krimet e kryera pas luftės.
Jakup Krasniqi, Hashim Thaēi, Fatmir Limaj, Hajredin Kuēi, Rrustem Mustafa, Bajram Rexhepi, janė pjesė e komisionit qė po pėrgatisin zgjedhjet e brendshme tė PDK-sė. Nė pamje tė parė ky kompozim duket i ndarė nė dy grupime, pėr mėnyrėn se si do mbahen zgjedhjet nė PDK, bazuar nė pikėpamjet e ndryshme qė kanė Limaj, Krasniqi, Mustafa, e nė anėn tjetėr grupimi: Hashim Thaēi me dy vartėsit e tij Hajredin Kuēi, e Bajram Rexhepi. Kėta tė fundin synojnė qė procesi zgjedhor nė PDK tė zhvillohet “shkel e shko” me emėrime nga qendra tek degėt e nėndegėt e partisė. E kėshtu pėr ta mbajtur tė uzurpuar partinė. Ndėrsa, Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi insistojnė qė votimi nė zgjedhjet e PDK-sė tė bėhet “njė anėtar, njė votė”, tė bėhen ndryshime statutare, tė riorganizohet nė tėrėsi PDK-ja nė terren. Tė pėrzgjidhet mė tė mirėt dhe tė eliminohen ata me vota tė vjedhura erdhėn nė pushtet e nė qeveri, e ata parazitė qė kanė gjet strehė nė PDK.

Gjumashja
01-10-12, 12:36
cila parti e paska radhen me u gjujt me karrige ldk jane bo llom veq mos aak apo tjerat, se edhe para disa kohe qeshtu thoshin t'ldk-se e mandej kerrsh u bonen mes vete :biggrin:

Dardanesha
01-10-12, 21:13
JU lus Hashimin e PDK-ne mos ma ngucni, se ju preke nana ne te ftofte :biggrin:

Zero Cool
01-03-13, 18:54
Ēfarė po ndodhė me kryetarėt e komunave, natyrisht tė zgjedhur nga populli, anėtarė tė PDK-sė ? Njėri po vozitė shpejt e po i mbytė njerėzit e pafajshėm skaj rrugės kurse tjetri po mbanė armė pa leje.

Keni ndonjė koment ju pėr kėtė ?





EULEX ngre aktakuzė kundėr kryetarit tė komunės sė Prizrenit


Prishtinė, 27.02.2013
Njė prokuror i EULEX-it ka ngritur aktakuzė pėr korrupsion nė Gjykatėn Themelore tė Prizrenit kundėr Kryetarit tė Komunės sė Prizrenit, Ramadan Muja dhe pesė zyrtarėve tjerė tė Komunės sė Prizrenit.Kėshtu ka njoftuar misioni evropian pėr sundimin e ligjit pėrmes njė komunikate.

"Prokurori i ka ngritur akuzat kundėr tė pandehurve Ramadan Muja, Sadik Paēarizi, Avni Ademaj, Kadri Ukimeri, Abdullah Tejeci dhe Minir Krasniqi".

"Ramadan Muja akuzohet nė katėr pika tė aktakuzės pėr keqpėrdorim tė pozitės zyrtare ose autoritetit. Minir Krasniqi akuzohet nė dy pika tė aktakuzės pėr keqpėrdorim tė pozitės zyrtare ose autoritetit. Kadri Ukimeri, Avni Ademaj, Sadik Paēarizi dhe Abdullah Tejeci akuzohen secili nė njė pikė tė aktakuzės pėr keqpėrdorim tė pozitės zyrtare ose autoritetit".

Rasti pėrfshin pretendime pėr shfrytėzimin dhe pėrfitimin e kundėrligjshėm nga toka qė i takon Komunės sė Prizrenit dhe vepra tė tjera qė kanė rezultuar me shkeljen e rėndė tė drejtave tė njė numri tė paditėsve nė konteste civile, thuhet nė komunikatė.

Zeqiri
02-03-13, 00:53
hashimi asht trim imadh ai nuktutet prej serbije eprej dacicit ai jau ftofe hiq moskini dert sebahet mire hashim thaci trim mbitrima eka ba kosoven shtet ma tfortin nballkan

premium
03-03-13, 00:07
Oj Kasove oj nana imeee...

gjithqka oash ka e shku mire ne Kasoven e lire
lirine e Kosoves kane shiju harramet e qeverise , por nuk kan mendu se ajo dite dote vjen e gjithat kane me mbet ne fyt.

Shih sa lajmi i mire na erdhe nga Eulexi , por inshAllah eshte reale nese e arestojne kete mikrob Mujo .
Njerit nje meter e nje zhilet me ra ndermen me kriju gjeth ate kapital .

Ka edhe shume mikrobe ne Kasove per tu pastruar.

Guri i madh
03-03-13, 14:35
kryetaret e PDKes se cili ma kriminel se tjeteri lirisht burgose secilin zyrtar te PDKes pa kurfar para hetimi se 100% ka vepra kriminale veq pyte ne cilen parti je PDK fill lidhe e dergoe ne burg

Guri i madh
03-03-13, 17:08
Pesė kryetarė nga PDK-ja, probleme me ligjin

http://koha.net/repository/images/f1_03kryetar-pdk-jpg1362301174.jpg




Publikuar: 03.03.2013 - 10:05Prishtinė, 3 shkurt - Pesė kryetarėt e komunave, anėtarė tė PDK-sė, kanė probleme me drejtėsinė. Disa prej tyre janė dėnuar, por asnjėri nuk iu ka “nėnshtruar” vendimeve tė gjyqėsorit. Kjo nga opozita dhe analistėt politikė shihet si pushtet i partisė sė kryeministrit Thaēi, mbi organet e drejtėsisė, shkruan gazeta “Zėri”.

Aktakuza ndaj kryetarit tė Komunės sė Prizrenit, Ramadan Muja, ka dėrguar nė pesė numrin e kryetarėve tė komunave qė vijnė nga PDK-ja, e qė kanė probleme me drejtėsinė.

Njėri nga prokurorėt e Misionit EULEX ka ngritur aktakuzė pėr korrupsion nė gjykatėn Themelore tė Prizrenit ndaj kryetarit Muja dhe pesė bashkėpunėtorėve tė tij. Disa muaj mė parė Gjykata e Qarkut nė Prishtinė ka shpallur fajtor tashmė ish- kryetarin e Komunės sė Kaēanikut, Xhabir Zharku, pėr vepra korruptive, duke dėnuar atė me tri vjet burgim dhe njė mijė e pesėqind euro gjobė pėr armėmbajtje pa leje, shkruan Zėri.

Pak a shumė “fat” tė ngjashėm ka pasur edhe ish-kryetari i Ferizajit, Bajrush Xhemajli, i cili kishte shkaktuar njė aksident komunikacioni nė qytetin e Prishtinės. Nga ky aksident pati humbur jetėn i riu Labinot Rrustemi, ndėrsa Gjykata pati marrė vendimin qė Xhemajli tė dėnohet mė dy vjet e gjysmė burgim.

Probleme me drejtėsinė nė vend ka edhe Kryetari i Komunės sė Skenderajt, Sami Lushtaku, ndaj tė cilit ėshtė ngritur aktakuzė, meqenėse besohet se ai ka kryer vepėr penale tė shkeljes sė statusit tė barabartė tė banorėve tė Kosovės.

Organet e drejtėsisė janė duke u marrė edhe me kryetarin e Komunės sė Gjilanit, Qemajl Mustafa, i cili dyshohet se ka bėrė shpėrdorim tė detyrės zyrtare. Ai dyshohet se ka ndikuar nė dhėnien tenderit pėr ndėrtimin e objektit tė ri tė Komunės.

Opozita ka vlerėsuar se kėto janė shembuj se pushteti nė Kosovės ėshtė i paprekshėm nga drejtėsia.

Kaqanikasja
28-03-13, 13:12
hehehe ncncncncn nuk edi spe a thua vetem kryetaret qe i kane PDK-ja jan per tu akuzu e per tu denuar a jo jo se ata tjeret qe kane qen para ktyne kan bo qka skan bo e tash tju ejt faji ketyre po punetorin askush se don ektu se te gjithe kryetaret e komunave qe jane te PDK-se ia kan hapun syte komunave te tyre qe i kan po njerzia jane mesu me pa punetore e puentoret nuk i dojne

Zero Cool
04-07-13, 18:28
Kryetari Mustafa nderohet me titullin “Kryetari mė i mirė i Komunės”



Prishtinė, 04.07.2013

Kryetari i Komunės sė Prishtinės Isa Mustafa po qėndron pėr njė vizitė nė Sarajevė, me ē’rast do tė nderohet me titullin ‘Kryetari me i mirė i Komunės’, nga Agjencia e Pavarur Ndėrkombėtare pėr pėrzgjedhje tė menaxherit tė vitit pėr Evropėn juglindore dhe Evropėn e mesme, njofton Komuna e Prishtinės.

Sot paradite kryetari Mustafa ėshtė takuar me kryetarin e Qytetit tė Vjetėr tė Sarajevės Ibrahim Haxhibajriq. Pasi i ka dėshiruar mirėseardhje kryetari Hadzibajriq e ka njoftuar kryetarin Mustafa mbi zhvillimet, projektet por edhe sfidat me tė cilat ėshtė ballafaquar qyteti i Sarajevės nė pėrgjithėsi.

Kryetari Mustafa pasi e ka informuar kryetarin Hadzibajriq, pėr zhvillimet , investimet nė kryeqytet dhe tė arriturat nė tė gjitha fushat, si dhe pėr organizimin e kryeqytetit nė pėrgjithėsi. Tė dy kryetarėt biseduan pėr mundėsinė e bashkėpunimit nė tė ardhmen.

murrizi
05-07-13, 08:49
A po e pergadisinn per pushtetin e ardhshem kualicionin LDK-AAK ?.
Po po edhe shpejt bile ;)

Zero Cool
20-08-13, 16:54
Ndahet PDK-ja nė Malishevė



Anėtarė tė Kryesisė sė PDK-sė nė Malishevė janė tėrhequr nga kjo parti duke njoftuar se kanė formuar njė subjekt tė ri politik tė quajtur Iniciativa Qytetare Pėr Malishevėn.

Ndėr anėtarėt qė janė tėrhequr ėshtė edhe kryesuesi i asamblesė sė Malishevės nga radhėt e PDK-sė Ragib Begaj dhe drejtori i drejtorisė pėr buxhet dhe financa nė kėtė komunė Vesel Krasnqi.

“Pas shumė takimeve dhe konsultimeve me intelektualėt, veprimtarėt, veteranėt, rininė dhe qytetarėt e Malishevės, kemi marrė vendim qė tė formojmė Iniciativėn Qytetare Pėr Malishevėn Ky vendim buron nga pakėnaqėsitė e qytetarėve nė partitė politike dhe nga koncepti i tyre i cili ėshtė largimi i qytetarėve nga vendimmarrja dhe mos funksionimi demokratik i tyre”, thuhet nė njoftimin e kėsaj iniciative.

Indeskonline mėson se ata qė kanė pasur pozita nė komunė janė suspenduar nga kryetari Isni Kilaj menjėherė pas bėrjes publike tė vendimit tė tyre. Pakėnaqėsitė mė tė mėdha tė kėsaj dege ishin shfaqur pas publikimit tė skandalit “Pronto” ku kryeministri iu referohet me terma ofendues.
“Pakėnaqėsia dhe zhgėnjimi janė tė skajshme nė qeverisjen lokale e cila qytetarėt po i trajton si objekt tė administratės dhe tė grupit qeverisės nė Malishevė. Pėr tė penguar dhe ndaluar tė gjitha kėto zhvillime negative, pėr tė kthyer dinjitetin e qytetarėve dhe tė Malishevės, dinjitet i cili ka kohė qė po nėpėrkėmbet nga udhėheqėsit e partive politike dhe grupe jo formale tė cilat janė futur nėn petkun e subjekteve politike aktuale e tė cilėt janė tė pa interesuar dhe tė pa aftė pėr tė drejtuar dhe udhėhequr me tej vetė subjektet e tyre e aq mė pak Komunėn e Malishevės e ku qėllimi i tyre i vetėm dhe pėrfundimtar ėshtė akomodimi dhe pėrfitimi i grupeve tė tyre tė interesit dhe fare nuk preokupohen pėr interesat e qytetarėve”, thuhet mė tej ne komunikatė.

Pakėnaqėsitė mė tė mėdha tė kėsaj dege ishin shfaqur pas publikimit tė skandalit “Pronto” ku kryeministri iu referohet anėtarėve tė kėsaj dege me terma ofendues.


Indeksonline (http://www.indeksonline.net/?FaqeID=2&LajmID=68160)

Kaqanikasja
22-08-13, 10:55
JU lus Hashimin e PDK-ne mos ma ngucni, se ju preke nana ne te ftofte :biggrin:


te lumte goja bre dardanesh:smile:

Zero Cool
28-08-13, 15:09
Lufta pėr zhbėrjen e PDK-sė nė Malishevė, Rahovec, Suharekė...e Drenicė



Prishtinė, 28.08.2013 09:11
Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj aty janė. Iniciativa pėr partinė e re ponis me fotoportretet e Fatmir Limajt. Ky element nėnkupton se kushqėndron pas lėvizjeve tė reja qė pritet tė shkaktojnė termet nė PDK.

Mbėshtetėsi i Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqit ėshtė njeriu i 10,078votave, pėrkatėsisht Ragip Begaj qė nė dorė ka marrė stafetėn eprotagonizmit pėr zhbėrjen e PDK-sė dhe orientimin e elektoratit pėrkrijimin e partisė sė re.

Kėto ditė “Iniciativa pėr Malishevėn” ėshtėshfaqur me fotoportret tė Fatmir Limajt, i cili aktualisht nuk e gėzonlirinė e lėvizjes pėr shkak tė procesit gjyqėsor nga EULEX. Nė terren,jo vetėm nė Malishevė janė shfaqur edhe bosėt e votave dhe po zhvillojnėluftėn pėr zhbėrjen e PDK-sė nė rajonin e Malishevės, Rahovecit,Suharekės, Klinės dhe nė Drenicė.

Nė terren askush nuk e kontestonzhbėrjen e degės sė PDK-sė nė Malishevė dhe ditėve nė vijim nė zonatpėrreth. Faktet janė publike dhe tė qarta. Njė armatė aktivistėsh kėtoditė e kanė braktisur partinė.

Fillesa ka qenė PDK-ja e fshatit tėlindjes sė Fatmir Limajt, e cila ėshtė braktisur kėto ditė, dhepėrfaqėsues e aktivistė partiak kanė krijuar strukturėn politike“Iniciativa pėr Malishevėn”. “Bukla” ka hyrė nė PDK, dhe partisė po jakthejnė shpinėn edhe Jakup Krasniqi e Fatmir Limaj, dy figura kėto qėjanė lėnė nė njė pozicion pėrjashtimi nga Hashim Thaēi.

Zero Cool
07-09-13, 17:44
PDK-ja nė Lipjan zyrtarisht pėrgjysmohet


Njė pjesė e anėtarėsisė pritet qė sot t\'i shkėputet degės sė PDK-sė nė Lipjan. Kėtė e konfirmoi pėr Indeksonline, ish kandidati pėr kryetar tė Komunės sė Lipjanit nga radhėt e PDK-sė, Fitim Selimi.


Nėnkryetari i PDK-sė nė Lipjan, thotė se 10 anėtarė tė Kryesisė sė degės do tė dalin nga PDK-ja, nga gjithsej 15 sa janė.

Ai tha se zyrtarisht sot do tė largohen edhe 19 anėtarė nga Kėshilli drejtues i degės.

Sipas tij, krejt kjo nė shenjė pakėnaqėsie pėr emėrimin e Shukri Bujes pėr kryetar tė komunės.

“Qytetarėt e Lipjanit kanė menduar se emėrimi i zotit Buja nuk ėshtė zėri i tyre. Ashtu kanė menduar edhe 10 anėtarėt e degės e 19 anėtarėt e Kėshillit drejtues, tė cilėt po ikin nga kjo parti. Dorėheqje kam dhėnė edhe un. Sipas qytetarėve lipjanas ne kemi qenė zėri i tyre, por ashtu nuk mendoi dikush tjetėr. Ne kemi menduar qė tė sjellim kuadro dhe qasje mė pozitiv”, tha Selimi.

Ai pretendon se, siē thotė ai, zėri i qytetarit kėsaj here nuk do tė lejojė edhe pėr njė mandat tjetėr qė nė krye tė komunės tė jetė Shukri Buja.

Selimi nuk tregon, nėse do ti bashkohen ndonjė subjekti tjetėr polik, apo do tė formojnė parti tjetėr. “Tash pėr tash do tė paraqesin dorėheqjen, mė pas shohim”, thotė Selimi, transmeton indeksoline.

Kaqanikasja
09-09-13, 07:39
O Nuk ka perqarje te PDK-se jo pritni se do te shifni

Guri i madh
09-09-13, 21:06
e pat puna e tyre ani faqezit kur ndahen kundermojn ,tani edhe qaj burgu i ri ne DUMOSH mo mbarohet tash veq kah perfundimi besoj se banoret e par te kti burgu do te jan qeveria e tanishme per vrasjen e Dino asanajt te Hamdi sopes per vjedhjet ne dhomat e siguris e krime e krime tjera qe i ka ber kjo qeveri

Guri i madh
23-09-13, 20:21
http://www.youtube.com/watch?v=ixPT9f_FhwQ&feature=player_embedded#t=0



po thojn kur u kan Fatmiri ne HAG paret qe i ka tubue populli per mbrojtje advokat ja ka vjedh ose ja ka marr Hashim thaqi

Guri i madh
23-09-13, 22:02
Limaj: Mjerė ai pushtet qė kėrkon votat me kėrcėnime

23 Shtator 2013 - 01:25
http://www.rrokum.tv/inc/images/fbIcon.png (http://www.facebook.com/sharer.php?u=http://www.rrokum.tv/index.php?page=1,3,5941)

http://www.rrokum.tv/repository/images/5_223411.JPG (http://www.rrokum.tv/repository/images/5_223411.JPG)


(18:00) Shumė qytetarė tė Malishevės, kishin dalė ta presin heroin e tyre Fatmir Limajn, tė cilėn e quajnė jo vetėm hero tė Malishevės, por gjithė Kosovės. Limaj para qytetarėve tė shumtė tha se tashmė ai ėshtė i lirė dhe do ta vazhdojė punėn e tij aty ku e kishte lėnė nė gjysmė. Nė kėtė takim, Limaj tha se e pėrkrahė edhe Iniciativėn Qytetare tė Malishevės, ku dhe bėri thirrje pėr ta votuar atė.
Ai, po ashtu, tha se ėshtė koha qė qytetarėt me votėn e tyre t’i ndėshkojnė tė korruptuarit dhe ata qė shkelin ligjin dhe tė kthehet besimi i humbur ndaj shtetit. Limaj, i cili ia kishte mėsy vendlindjes tė hėnėn, tha se ai do tė vazhdojė tė punoj nė shėrbim tė atdheut.
Kam dashur qė nga kėtu, nga vendlindja ime, t’i drejtohem jo vetėm komunės sė Malishevės, por gjithė Kosovės. T’i drejtohem nga vendlindja ime Kosovės me meazhin se as s’kam pushuar, as sjam ndalur , por do tė vazhdoj punėn time nė shėrbim tė atdheut tonė“, tha ai.
Limaj, po ashtu, falėnderoi tė gjithė ata, qė nė kohė tė vėshtira dhe sfiduese, patėn besim tek ai dhe besuan nė fitore dhe nė vlerat e UĒK-sė. Andaj, siē tha ai, qė nga sot, sė bashku me bashkėpunėtorėt e tij, do tė vazhdojnė aty ku kanė mbetur, me qėllim qė ta ēojnė pėrpara shtetin e Kosovės. Ai foli edhe pėr bashkėluftėtarėt e tij, duke pohuar se Malisheva di t’i nderojė dėshmorėt dhe heronjtė e kombit dhe se nuk do tė lejojė qė tė pėrdhoset lufta e UĒK-sė.
Ndėrsa pohoi se vendi ynė po ballafaqohet me mijėra probleme dhe se ėshtė momenti i fundit qė popullit t’i kthehet shpresa e humbur pėr jetė dhe besimin tek shteti.
Ai kishte edhe njė mesazh pėr udhėheqėsit e institucioneve, duke ia rikujtuar se shteti nuk ėshtė pronė private e askujt.
Mesazh pėr ata qė drejtojnė institucionet, komuna, shkolla, administratė, shteti, nuk ėshtė pronė private e askujt, ato janė tė qytetarėve dhe funksionojnė sipas rregullave ligjore. Andaj, jemi nė kohėn kur sė shpejti do tė mbahen zgjedhjet lokale dhe ky ėshtė momenti kur populli merr vendime se kėnd ta votoj. Para se tė shkoni tek kutitė e votimeve, tė nderuar bashkėqytetar, kthehuni mbrapa dhe vlerėsoni punėn e tyre qė kanė bėrė deri tani dhe analizoni mirė ata tė cilėt pretendojnė tė vijnė. Dita e votimit ėshtė dita kur ju mund t’i dėnoni tė gjithė ata tė cilėt nuk kanė pasur sjellje demokratike, apo qeverisjen qė ju e keni pritur. Ju e keni rastin qė ata t’i largoni dhe t’i sjellni njerėzit e rinj nė atė qeverisje. Vetėm tek kutitė e votimit, populli ka rastin qė t'iu tregojė gjithė atyre, tė cilėt shteti i ka bėrė arrogant, i'u ka mbyllur sytė. Populli, atė ditė, do t'iu tregoj atyre, se vetėm populli ėshtė sovrani nė kutitė e votimit dhe ai vendos”, ka thėnė ai.
Ai, po ashtu, tha se do tė vazhdojė tė angazhohet pėr njė shtet ligjor dhe njė qeverisje demokratike, duke pohuar se do t’i mbėshtes vetėm ata njerėz qė punojnė pėr nevojat dhe nė shėrbim tė popullit dhe jo ata qė dėshirojnė t’i privatizojnė institucionet.
Unė i respektoj dhe i mbėshtes ata njerėz, tė cilėt nuk e pėrdorin pushtetin pėr hakmarrje. Unė do t’i mbėshtes edhe njerėzit, tė cilėt nuk shantazhojnė me pushtetin. Unė do t’i mbėshtes ata njerėz, tė cilėt nuk i kėrcėnojnė qytetarėt, arsimtarėt, profesorėt me pushtetin. Kam njė mesazh posaēėrisht pėr arsimtarėt, administratėn dhe pėr nxėnėsit. E di qė jeni nė presion. E di kam dėgjuar qė jeni edhe tė kėrcėnuar. Kam dėgjuar qė jeni larguar edhe nga puna, pėr shkak qė mendoni ndryshe. Askush nuk do tė lejohet ta bėjė njė gjė tė tillė nė Malishevė. Mos harroni se as Malisheva, as ēdo komunė e Kosovės, le ta dinė mirė atė komunė nuk e ka lėnė baba, por e ka bėrė populli. Askush nuk ka tė drejtė qė njerėzve me kėrcėnime qė t'iu ndryshojė mendimin. Mjer ai i mjeri. I mjerė ai pushtet, i cili kėrkon t’i fitoj votat me kėrcėnime. Lum ai qė punon pėr popullin dhe e do populli”, tha Limaj.
Limaj, ndėr tė tjera, ftoi intelektualėt e komunės sė Malishevės, arsimtarėt dhe profesorėt, qė mos tė vazhdojnė tė ndikohen nga kėrcėnimet, por pėrgjigjen e tyre ta japin tek kutitė e votimit me tre nėntor.
Andaj ju qė jeni nė administratė, arsimtarė, ditėn me 3 nėntor, duhet me dhanė mesazhin me i'u kallxu qė nuk pranojmė diktator .Malisheva ka qenė vendi ku gjithmonė ėshtė shprehur mendimi lirshėm dhe ashtu duhet tė mbetet gjithmonė ”, tha ai.
Limaj, ndėr tė tjera u tha bashkėvendėsve tė tij se ai tashmė ėshtė kthyer dhe do tė jetė zėri i tyre mbrojtės, jo vetėm nė kėtė komunė, por nė gjithė Kosovėn. Ndėrsa u shpreh haptas se pėrkrah tashmė Iniciativėn qytetare nė Malishevė, duke kėrkuar nga qytetarėt qė tė votojnė pėr atė. Limaj tha se do t'i mbėshtet tė gjitha iniciativat qoftė nė Malishevė apo vende tjera, tė cilat kanė si qėllim ndryshimin e jetės pėr tė mirė tė qytetarėve tė kėtij vendi.
Tė nderuar qytetarė tė Komunės sė Malishevės, unė kam vendosur qė ta mbėshtes Ragip Begaj dhe Iniciativėn pėr kryetar tė komunės sė Malishevės. I ftoj qytetarėt e Komunės sė Malishevės, qė me 3 nėntor ta japin shembullin pėr Kosovėn, ashtu siē ka dhėnė shembull Hani i Elezit, qė ne dimė tė votojmė pėr ndryshime pozitive, nė shėrbim tė demokracisė dhe mirėqenies sė qytetarėve tonė. Prandaj, Malisheva duhet tė votojė pėr Ragip Begaj dhe iniciativėn e tij”, pohoi ndėr tė tjera Limaj.
Ai, po ashtu, u bėri thirrje qytetarėve, qė tė mos bien pre e provokimeve dhe kėrcėnimeve. Ai pati dhe njė mesazh pėr komisionarėt, qė tė mos i'u binden urdhėrave pėr vjedhje, sepse nė fund vet do tė pėrfundojnė nė burg./Kosovapress/

* * *
(10:00) Fatmir Limaj sot do tė mbajė njė tubim me qytetarė, nė Palestrėn Sportive nė Malishevė. Tubimi ku ai do tė marrė pjesė fillon nė orėn 12:00.

“Dua t’ju njoftoj se me kėnaqėsi do t’i pėrgjigjem ftesės sė qytetarėve tė Malishevės nė tubimin qė ata kanė paraparė. Pėr njė kohė tė gjatė mė ka munguar komunikimi me qytetarėt. Do ta kem kėnaqėsinė qė tani t’u drejtohem me njė fjalim tė gjithė atyre qė u kam munguar. Shihemi atje!”, ka shkruar Limaj nė Facebook.

Ai ka thėnė se do tė jetė aktiv nė politikė. “Patjetėr, do ta vazhdojė punėn time pėr vendin”, ka thėnė Limaj. Ai kėtė koment e ka bėrė nė Kleēkė nė pritjen qė ishte organizuar pėr qytetarėt, vetėm disa ditė pasi ėshtė shpallur i pafajshėm nė rastin “Kleēka”.

Limaj pritet qė sė shpejti ta bėjė publik qėndrimin pėr tė ardhmen e tij, nėse do tė vazhdojė me PDK-nė apo do t’i thotė lamtumirė asaj.

Guri i madh
23-09-13, 22:31
Krasniqi me parti tė re, ia merr disa deputetė PDK-sė

Prishtinė, 23 shtator 2013 - Sė shpejti pritet qė Jakup Krasniqi ta bėjė publike formimin e partisė sė re nė kuadėr tė sė cilės do tė formohet edhe njė grup i ri parlamentar me deputetėt e PDK-sė.
Siē shkruan e pėrditshmja “Zėri”, deputetėt e pėrfolur janė: Jakup Krasniqi, Fatmir Limaj, Hydajet Hyseni, Flora Brovina, Justina Pula - Shiroka, Muhamet Mustafa dhe Emin Gėrbeshi, e ka shumė gjasa qė pjesė e kėtij Grupi Parlamentar tė jenė edhe Nijazi Idrizi, Nait Hasani Xhevahire Izmaku e Azem Syla.
Emri i partisė, sipas tė gjitha gjasave, do tė jetė Rilindja Demokratike e Kosovės

Qė nga fillimi i kėtij viti ėshtė folur e pėrfolur se Jakup Krasniqi sė bashku me Fatmir Limajn do tė formojnė njė parti tė re. E pėr njė mundėsi tė tillė ka folur tash e sa herė vetė Jakup Krasniqi, por pa e definuar mirė se a do tė formojė parti tė re apo do t’i bashkohet ndonjė subjekti apo nisme tė re politike.

Ndėrkohė burime tė gazetės ‘Lajm’, e afėrt me kryeparlmentarin aktual tė Kosovės, kanė thėnė se kjo shtyrje e Krasniqit pėr formimin e partisė sė re kishte tė bėnte me procesin gjyqėsor tė Fatmir Limajt. Tani qė ky proces gjyqėsor ėshtė mbyllur, tė dy aktorėt kanė vendosur qė ta bėjnė publike formimin e partisė sė re, e cila sipas kėtij burimi do tė quhet Rilindja Demokratike e Kosovės.

Guri i madh
30-09-13, 11:20
Thaēi gjen “kompensim” pėr deputetėt qė mund t’i ikin

http://koha.net/repository/images/f1_30ikja1380524316.jpg





Publikuar: 30.09.2013 - 08:55Prishtinė, 30 shtator - Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, ėshtė duke e pėrgatitur skenarin pėr ruajtjen e fuqisė nė Kuvend, nė rast tė formimit tė njė grupi parlamentar nga Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi.

Formimi i njė grupit tė tillė, nga kėta dy ish-udhėheqės tė lartė tė PDK-sė, mund t’ia rrėmbejnė partisė sė Thaēit disa deputetė, gjė qė do tė ndikonte nė humbjen e fuqisė pėrfaqėsuese tė pozitės nė Kuvend, shkruan “Tribuna”.

Nait Hasani, Hydajet Hyseni dhe Flora Brovina janė disa nga deputetėt e PDK-sė tė cilėt qė njė kohė tė gjatė kanė qėndrime tė kundėrta me GP tė PDK-sė, dhe njihen si njerėz tė afėrt tė Limajt e Krasniqit.

I vetėdijshėm pėr kėtė, kryeministri dhe kryetari i PDK-sė, Hashim Thaēi, pritet ta themelojė Ministrinė e Shtetit, e cila do tė jetė pa portofol dhe e cila, siē merr vesh gazeta, pritet t’i takojė Grupi parlamentar serb nė Kuvendin e Kosovės “Ardhmėria e Pėrbashkėt”.

Guri i madh
02-10-13, 12:31
Krasniqi dhe Limaj formojnė parti tė re, lėnė PDK – nė

http://koha.net/repository/images/f1_02kras1380696531.jpg





Publikuar: 02.10.2013 - 08:50Prishtinė, 2 tetor - Kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, i cili muajt e fundit doli si “disident” nga partia e tij, thotė sa struktura e re e Partisė Demokratike tė Kosovės po i mbyt intelektualėt me autoritarizėm dhe injorancė. Duke e humbur rrugėn nė mes, pėr tė qenė parti substanciale nė Kosovė, PDK, sipas Krasniqit, e ka humbur ekuilibrin politik, prandaj pėr kėtė arsye sė bashku me Fatmir Limajn dhe disa tė tjerė ka ndarė mendjen pėr ta formuar njė parti tė re politike.

Nė intervistėn dhėnė “Zėrit”, ai tha se ėshtė bėrė gati pėr ta formuar njė parti tė re, ku dominon vlera demokratike dhe jo zėri i liderit totalitar siē ėshtė nė PDK.

Jakup Krasniqi thotė se PDK i dhimbset qė po e braktis, por kėtė e konsideron si rrugėn e vetme pėr ta pėrmbushur boshllėkun politik.

Megjithatė ia tha se nuk e ka nė agjendė tė shndėrrohet si “kamikaz” pėr ta djegur veten dhe pėr ta dėmtuar PDK-nė, por tha se politika ka edhe arsyet e veta. Duke iu pėrgjigjur Ramė Bujės, qė tha se Limaj dhe Krasniqi po vetėdigjen, ky i fundit thotė se do tė “ringjallet si feniks”.

Ai tha se disa herė njerėzit kanė menduar se “kam marrė vendime tė gabuara dhe jam djegur, por kam fituar.Mirėpo thjeshtė nuk i kuptoj, ata njerėz qė dje pėr Kosovėn kanė rrezikuar gjithēka dhe sot e bėjnė tė kundėrtėn, e sakrifikojnė Kosovėn pėr veten, pėr interesat meskine”, deklaroi Krasniqi, i cili po ashtu u shpreh kundėr lidhjeve tė forta me Ankaranė.

murrizi
02-10-13, 21:09
Krasniqi dhe Limaj formojnė parti tė re, lėnė PDK – nė

http://koha.net/repository/images/f1_02kras1380696531.jpg




Publikuar: 02.10.2013 - 08:50Prishtinė, 2 tetor - Kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, i cili muajt e fundit doli si “disident” nga partia e tij, thotė sa struktura e re e Partisė Demokratike tė Kosovės po i mbyt intelektualėt me autoritarizėm dhe injorancė. Duke e humbur rrugėn nė mes, pėr tė qenė parti substanciale nė Kosovė, PDK, sipas Krasniqit, e ka humbur ekuilibrin politik, prandaj pėr kėtė arsye sė bashku me Fatmir Limajn dhe disa tė tjerė ka ndarė mendjen pėr ta formuar njė parti tė re politike.

Nė intervistėn dhėnė “Zėrit”, ai tha se ėshtė bėrė gati pėr ta formuar njė parti tė re, ku dominon vlera demokratike dhe jo zėri i liderit totalitar siē ėshtė nė PDK.

Jakup Krasniqi thotė se PDK i dhimbset qė po e braktis, por kėtė e konsideron si rrugėn e vetme pėr ta pėrmbushur boshllėkun politik.

Megjithatė ia tha se nuk e ka nė agjendė tė shndėrrohet si “kamikaz” pėr ta djegur veten dhe pėr ta dėmtuar PDK-nė, por tha se politika ka edhe arsyet e veta. Duke iu pėrgjigjur Ramė Bujės, qė tha se Limaj dhe Krasniqi po vetėdigjen, ky i fundit thotė se do tė “ringjallet si feniks”.

Ai tha se disa herė njerėzit kanė menduar se “kam marrė vendime tė gabuara dhe jam djegur, por kam fituar.Mirėpo thjeshtė nuk i kuptoj, ata njerėz qė dje pėr Kosovėn kanė rrezikuar gjithēka dhe sot e bėjnė tė kundėrtėn, e sakrifikojnė Kosovėn pėr veten, pėr interesat meskine”, deklaroi Krasniqi, i cili po ashtu u shpreh kundėr lidhjeve tė forta me Ankaranė.

Rroft Rilindja Demokratike

Guri i madh
04-10-13, 12:05
Haraēin po e lejon shteti

http://www.koha.net/repository/images/f1_04hara1380868213.jpg





Publikuar: 04.10.2013 - 08:32Prishtinė, 4 tetor - Njė laurė (pengesė) nė hyrje tė terminalit nė Han tė Elezit paralajmėron ndalim tė detyrueshėm. Askush nuk mund tė kaloj aty pa i kryer obligimet.

Shkuarja nė pikėn kufitare, ndonėse nėpėr rrugė tė shtetit ėshtė e pamundur pa e paguar taksėn e vėnė nga Rrustem Rukolli e Xhevdet Bajramaliu.

Ata kontrollojnė rrugėn e ndėrtuar me para tė Bashkimit Evropian.

Punėtorėt nė terminal tregohen miqėsorė. Si pa sherr, tregojnė gjithēka qė dinė. Madje edhe pėr vizitat e Sami Lushtakut , natėn atje.

Kur i pyet se i kujt ėshtė terminali, qeshin. “I Sami Lushtakut po thonė”, tregon njėri prej tyre.

Zero Cool
05-10-13, 15:36
Buzhala: Po mė 'kėrcėnojnė' katolikėt e Palit



Deputeti i Kosovės nga radhėt e PDK, Berat Buzhala reagon ndaj debatit tė mbrėmshėm pėr Gjakovėn, duke theksuar s e ka marrė mesazhe nga pėrkrahėsit e kryetarit tė Gjakovės, Pal Lekajt.



http://scontent-b-ams.xx.fbcdn.net/hphotos-prn2/6042_10151315857346479_1238611876_n.jpg



Nė postimin e tij nė rrjetin social Facebook, deputeti Buzhaka shkruan se “Pas statusave qe mbrėmė i vuna rreth gares per kryetar te Gjakoves u perballa me nje mori mesazhesh te ndyta, me konotacion religjioz se gjoja pse une si besimtar katolik nuk po e perkrah Palin, gjithashtu besimtar katolik”, (sic) shkruan Bzhala.

“Te nderuar katolik te Gjakoves, ne nentor ne zgjedhjet lokale nuk do te dilni ne vota per te zgjedhur perfundimisht se cili religjion do te jete zyrtar je komunen e juaj, e cili do te zhduket perfundimisht prej faqes se dheut. Relaksohuni, ne mes te te tjerave, Mimoza Kusarin e njoh shume mire. Nese nuk eshte katolike e pagezuar te jeni te bindur se eshte nje femer qe cdo dite jeten e saj e jeton sipas urdhnimeve te te madhit Zot”, ka shkruar Buzhala.

"Eshte e martuar. Eshte bashkeshorte e mire dhe nane e mire. Ndonese ka qene afer eurove asnjehere nuk eshte dyshuar as perfolur se e ka futur doren ne thesin qeveritar per te pervetesuar mjete qe nuk i takojne etj etj. Njejte po besoj edhe per Golen e LDK-se qe gjithashtu me la pershtypje shume te mira mbreme".

"Te nderuar bashkereligjiozas kokenxehur, politiken dhe religjionin i ka ndare si me thiken e bukes Jezu Krishti kur ka deklaruar se 'Jepjani Cezarit ate qe i takon Cezarit dhe Zotit ate qe i takon Zotit'".

"Pra edhe ju: vazhdoni me pa meshe cdo te diele. Vazhdoni me e jetu jeten ashtu sic urdheron Krishti, e leni anash fjalet e ndyta, sepse nuk e besoj qe nje gje te tille e keni mesuar ne ndonjerin prej ungjijve. Ne keto zgjedhje ju duhet te votoni per me te mirin dhe per me te ndershmin, e jo per pengje politike, qe jane te shantazhuar dhe te shantazhushem”, (sic), shkruan deputeti Buzhala nė profilin e tij nė Facebook.

Zero Cool
03-01-14, 13:51
Kėshilltarja e PDK-sė akuzohet pėr falsifikimin e 11 notave



Kėshilltarja komunale e Prishtinės nga radhėt e PDK-sė, Lirie Avdiu, akuzohet pėr falsifikimin e njėmbėdhjetė notave dhe nėnshkrimeve nė lėndė tė ndryshme gjatė studimeve pėr shkenca politike, nė Fakultetin Filozofik tė Universitetit tė Prishtinės.

Ndryshe nga hera e parė kur Avdiu akuzohej pėr falsifikimin e notės dhe nėnshkrimin e vetėm njė note tek profesori Arben Hajrullahu, ajo tani akuzohet se ka kryer tė njėjtėn gjė edhe nė dhjetė lėndė tė tjera.

“Koha Ditore” ka siguruar njė dokument zyrtar, nė tė cilin konfirmohet se ekzistojnė dyshime nė lidhje me falsifikimin e 11 notave dhe nėnshkrimeve tė profesorėve nga ana e saj.

Kaqanikasja
06-06-14, 08:29
http://koha.net/repository/images/f1_03kryetar-pdk-jpg1362301174.jpg

njerez te medhenje ka PDK

tipi engjellor
07-06-14, 23:37
http://koha.net/repository/images/f1_03kryetar-pdk-jpg1362301174.jpg

njerez te medhenje ka PDK

Ishin dikur.............

premium
08-06-14, 23:32
Babe o babe , jam bere mbret ...
babai ua kthen djalit te vet...
o bir mbret je bere amo njeri nuk je bere,,,

Keshtu eshte puna ne Kosove.

Zero Cool
15-12-14, 18:28
Titulli: Kryetarėt e PDK-sė ----> Neyse ky kryetar i Pacovit.



Nipi i Agim Bahtirit sulmon rojtarin e parkingut tė komunės



15.12.2014

Qerim Hetemi, roja i parkingut tė komunės sė Mitrovicės ėshtė sulmuar tė premten nga Nehat Bahtiri, shofer i kryetarit tė komunės Agim Bahtiri dhe, nė tė njėjtėn kohė, djalė i vėllait tė tij.

Hetemi ėshtė veteran i UĒK-sė dhe punon nė parkingun zyrtar tė Komunės se Mitrovicės nė tė cilin hyjnė vetėm veturat zyrtare tė Komunės

Hetemi tha pėr KALLXO.com se ngjarja ka ndodhur kur ai ishte nė detyrė.
“Sa isha nė punė ka ardh Nehat Bahtiri bashkė me dy rojet e sigurimit tė Kryetarit dhe kanė kėrkuar tė hyjnė nė parking me njė veturė private. Unė ua kam kėrkuar lejen se a mund tė futen nė parking, ata mė kanė sharė fillimisht dhe me dhunė kanė provuar tė fusin veturėn nė parking kur unė e kam marrė telefonin ta thėrras policinė ata ma morėn edhe telefonin dhe ma hodhėn nė tokė, dhe mė kanė rrahur dhe tani jam nė tretman mjekėsor" u shpreh ai.

Hetemi tha se rastin e ka paraqitur nė polici mirėpo thotė se hetuesit dhe prokuroria mė shumė janė marrė me tė se me shoferin e kryetarit Bahtiri.

“Ata janė liruar dy orė para meje nga stacioni policor”, tha Hetemi.
Avni Zahiti, zėdhėnės i Policisė nė rajonin e Mitrovicės tha se rasti do tė procedohet nė procedurė tė rregullt drejt prokurorisė.

“Personat janė marrė nė pyetje si tė dyshimtė ndėrsa njėri ėshtė deklaruar se ėshtė Zyrtar i Komunės, ndaj dy personave ėshtė hapur rast. E tėra ka ndodhur pėr shkak tė parkimit tė veturės civile qė kanė synuar ta parkojnė nė parkingun zyrtar tė Komunės”, tha zėdhėnėsi Zahiti.

Ndėrsa kryetari i komunės, Agim Bahtiri, nuk ka dashur tė prononcohet rreth kėtij incidenti.

Zero Cool
24-12-14, 09:27
Bastiset edhe Kryetari i Klinės Sokol Bashota



23.12.2014


Ėshtė bastisur edhe Kryetari i Klinės, Sokol Bashota, i cili ėshtė nėn hetime pėr procesin e ndarjes sė banesave komunale ku pėrfitoi vet ai, nėnkryetari nga radhėt e AAK-sė, Enver Berisha dhe njė sėrė politikanėsh lokalė edhe nga LDK-ja. Nė Komunėn e Klinės nuk kanė komentuar.

Edhe zyra dhe prona e Kryetarit tė Komunės sė Klinės, Sokol Bashota ėshtė bastisur, bėjnė tė ditur burime tė Express brenda Policisė.

Express raportoi tė martėn se ishte bastisur Zyra e Nėnkryetarit tė Klinės, Enver Berishės, gjė qė ėshtė konfirmuar edhe nga Prokuroria e Shtetit. Pas kėsaj, Berisha u pėrjashtua nga partia e tij.

Siē merr vesh Express, bastisja lidhet me njė hetim qė ėshtė duke u kryer nė kėtė komunė mbi mėnyrėn e shpėrndarjes sė banesave qė janė ndėrtuar nga kjo komunė, e nė tė cilat kanė pėrfituar edhe Sokol Bashota, Kryetar i Komunės pėr mandatin tretė tashmė dhe politikanė tjerė lokal si Fadil Gashi (LDK) dhe Enver Berisha(AAK), Arben Limani (LDD), Vezire Elshani (LDK), Esat Raci (PDK).

Prokuroria Speciale e ka konfirmuar pėr Express bastisjen e pronave dhe zyrės sė nėnkryetari Enver Berisha, po ashtu pėrfitues i banesės sė ndėrtuar nga Komuna, por Prokuroria deri tash nuk ka folur pėr Kryetarin, Sokol Bashota.