PDA

View Full Version : Rruzarja


Denim
14-05-12, 17:51
http://vimeo.com/23949371



Rruzarja
Rruzarja ėshtė nderimi mė i madh qė Kisha i bėn Virgjėrės Mari dhe pėrmes saj fiton hire dhe mėshirė prej Hyjit dhe lidhet me Birin e saj Jezusin pėrmes mistereve ungjillore. Tė lutėsh rruzaren d.m.th. tė meditosh mbiJezusin dhe Marinė, Maria ėshtė nėna qė na udhėheqė thellė nė misterin e birit tė vet Jezu Krishtit. Maria na mėson tė meditojmė misteret e shenjta tė jetės sė Krishtit. Rruzarja duhet tė lutet me njė pėrshpirtėri shumė tė madhe nė familje sepse Maria ėshtė ndėrmjestja e jonė qė na ēon tek Jezusi dhe na mėson tė ecim gjurmėve tė tij, Maria na bashkon me Jezusin dhe na ndihmon tė bėhemi besimtar tė shenjtė, pra rruzaren duhet ta lusim me shumėpėrvujtėri . Nėnė Tereza thoshte: familja qė lutet sė bashku, qėndron e bashkuar. Kur ne e lusimrruzaren, ne jemi sė bashku me Marin, qėndrojmė me Virgjėrėn Mari, e thėrrasim nė ndihmė qė tė ndėrmjetėsoj pėr ne, i’a dhurojmė veten krejtėsisht asaj, njetet tona, nevojat tona, familjet tona. Rruzarja ėshtė lutje qė na bashkon si vėllezėr dhe motra nė Krishtin.

Papėt e ndryshėm gjatė historisė kanė bėrė shumė herė nxijte pėr devocionin e madh ndaj Virgjėrės Mari me lutjen e rruzarės sė shenjtė.


Papėt shpallin
Rruzarja ėeshtė mjeti mė i kėndshėm dhe efikas pėr tė shmangur tė gjitha tė kqijat e pėr tė fituar tė gjitha hiret.

Luani XIII: kemi dėshir tė zjarrt qė ky devocion tė rimarrė gjithkund vendin e nderit qė i pėrket. Nė qytete dhe nė fshatra, nė familje dhe nė vende tė punės, te elita dhe tė pėrvuajturit, le tė duhet rruzarja dhe le tė nderohet si shenjė e dukshme e fesė sė krishterė dhe streh efikase pėr tė fituar mėshirėn Hyjnore.
(Enciklika Iucunde emper, 8 shtator 1894 ).

Shėn piu IX: tė kėrkojmė ndėrmjetėsimin e fuqishėm tė Nėnės Hyjnore pėr tė fituar atė qė kemi, pohojmė atė qė Paraardhėsi i Ynė caktoj rethė kushtimit tė kėtij muaji Virgjėrės Sublime, me thėnjen publike tė rruzares sė shenjtė nė tė gjitha Kishat (Enciklika e Supremi Apostolatus, 4 tetor 1903 ).

benedikti XV: Ajo qė kisha e ka zakon pėr ta pėrshėndetur “Nėna e Hiri dhe Nėna e mėshirės” gjithmon ėshtė treguar si e till sidomos kur e kemi kėrkuar me rruzaren e shenjtė dhe pėr kėtė arsye Papėt e Romės nuk humbėn as njė rast pėr ta pėrshėndetur me lavde tė fuqishme Rruzarene Virgjėrės sė shenjtė duke e pasuruar me thesare tė ndjesės Apostullare “(Enciklika Fausto appetente die, 29 qershor 1921).

Piu XI: Rruzarja ėshtė armė e fuqishme pėr tė luftuar djajtė...Rruzarja Mariane perveq kėsaj nuk vlen vetėm pėr tė fituar armiqt e Hyjit dhe tė fesė, por ėshtė nxitje dhe ushtrim i praktikimit tė virtytwve ungjillore tė cilat i lut dhe i kultivon nė shpirtėrat tanė.
(Enciklika Ingravescentibus malis, 29 shtator 1937).

piu XII: “Mė kot gjetja e zgjidhjes sė ēėshtjeve tė ndryshme tė jetės shekullore, nėse shoqėria shtėpiake, parimi dhe themelimi i bashkimit njerėzor, nuk drejtohet nė mėnyr tė urtė nga rregullat ungjillore. Pėr tė kryer kėtė detyrė aq tė rėndė ne pohojmė se thėnja e rruzares sė shenjtė nė familje ėshtė mjet shume efikas... Nuk pushojmė sė pohuari sėrish nė mėnyr publike sa e madhe ėshtė shpresa qė na kthhet nė rruzaren e Zonjės sonė, pėr tė shėruar tė kqijat tė cilat godasin kohėt tona “ ( Enciklika Ingruentium malorum, 15 shtator 1951) .

Gjoni XXIII: Rruzarja si ushtrim i pėrshpirtėrisė sė krishterė nė mesin e besimtarėve tė ritit latin… pėr tė shuguruarit nė kishė e ka vendin pas Meshės sė shenjtė dhe lutjes sė orėve, pėr laik pas pjesėmarrjes nė Sakramente “ (Letra apostulike II religioso convegno, 29 shtator 1961) .

Pali VI: Mos pushoni tė nguliturit nė shpirt, me kujdes praktikimin e Rruzares sė shenjtė, lutjen aq tė dashur pėr Marin Virgjėr Nėnėn e Hyjit, qė aq shumė porositet prej Papėve tė Romės, nėpėr tė cilėn besimtarėt janė nėgjendje tė aktualizojnė nė mėnyrėn mė tė butė dhe efikase urdhėrin e mėsuesit hyjnor: Lypni e do t’ju jepet, kėrkoni e do tė gjeni, trokitni e do t’ju hapet ! ( Mt 7,7). ( Enciklika Mense maio, 29 prill 1965).

Gjon pali II: Rruzarja e thėnė ngadal dhe e medituar – nė familje, nė bashkėsi, personalisht do t’ju ndihmoj tė hyni pak nga pak nė ndjenjat e Krishtit dhe tė Nėnės sė tij, duke pėrjetėsuar tė gjitha ngjarjet tė cilat janė ēelėsi i shėlbimit tonė “ (Predikimi gjatė meshės sė Kisangani, 6 maj 1980).

Rruzarja ėshtė pra njė uratė pėr gjithė, e thjeshtė por dhe e thellė pohoi Benedikti XVI: “Rruzarja ėshtė lutje kundruese sė cilės tė gjithė mund t’i afrohen: tė mėdhenj e tė vegjėl, laikė e meshtarė, tė ditur e mė pak tė ditur.Rruzarja ėshtė lidhje shpirtėrore me Marinė pėr tė mbetur tė bashkuar me Jezusin, pėr t’u mishėruar me Tė, pėr t’i pėrvetėsuar ndjenjat e pėr t’u sjell si Ai qė ėshtė sjell. Rruzarja ėshtė ‘arma’ shpirtėrore nė betejėn kundėr sė keqes, kundėr dhunės, pėr paqen nė zemra, nė familje, nė shoqėri e nė botė” (nga homelia e Meshės nė Pompei, 19 tetor 2008)

Denim
14-05-12, 17:57
Rruzarja fillon me shenjėn e kryqit:

Nė emėr tė Atit e tė Birit e tė Shpirtit Shenjt. Amen.


http://famulliasheneufemia.org/images/stories/1.jpg


Tė themi kėtė shenjte rruzare pėr nder dhe pėr lavd tė madhit Zot e tė Zojės sė bekuar, pėr pendesė tė mėkateve tona dhe pėr freskim tė shpirtėrave tė purgatorit.


http://famulliasheneufemia.org/images/stories/rruz2_thumb_medium250_0.jpg


Besoj...

Besoj nė Hyjin, Atin e gjithėpushtetshėm, Krijuesin e qiellit e tė tokės. E nė Jezu Krishtin, birin e tij njė tė vetmin, Zotin tonė, i cili u zu pėr virtyt tė Shpirtit Shenjt. U lind prej Virgjėrės Mari, pėsoi mundimet nėn Poncin Pilat, u vu nė Kryq, vdiq e u varros, zbriti nė ferr; tė tretėn ditė u ngjall sė vdekuri; u ngjit nė qiell, rri nė tė djathtė tė Hyjit, Atit tė gjithėpushtetshėm; andej do tė vijė pėr tė gjykuar tė gjallėt e tė vdekurit. Besoj nė Shpirtin Shenjt, Kishėn e shenjtė katolike, shoqėrinė e shenjtėrve, faljen e mėkateve, ngjalljen e korpit dhe jetėn e pasosur. Amen.


Ati ynė...

Ati ynė, qė je nė qiell, u shenjtėroftė emri yt, ardhtė Mbretėria jote, u bėftė vullnesa jote, si nė qiell – ashtu nė tokė! Bukėn tonė tė pėrditshme na e jep sot; na i fal fajet tona, si i falim ne fajtorėt tanė. E mos na lėr tė biem nė tundim, por na liro nga i keqi.
Amen.


Tė falemi, Mari...

Tė falemi Mari, hirplote, Zoti me ty! E bekuar je mbi tė gjitha gratė dhe i bekuar fryti barkut tėnd, Jezus.
Shenjtja Mari, Nėna e Hyjit, lutu pėr ne mėkatarėt, tash e nė fill tė vdekjes sonė. Amen.


Lavdi Atit...
Lavdi Atit, e Birit e Shpirtit Shenjt!
Si ka qenė nė fillim, ashtu tash e pėrgjithmonė e jetės. Amen.

Qoftė lavdėruar e nderuar Zoja e Bekuar, Nėna e Tenzot, zėnė pa faj e mėkat tė rrjedhshėm.

O Jezu im, na i fal mėkatet tona, shpėtona prej flakės sė ferrit, dhe ēoi nė qiell tė gjithė shpirtrat, por sidomos ata, qė kanė mė shumė nevojė pėr mėshirėn tėnde.


Tė falemi, Mbretėreshė

Tė falemi Mbretėreshė, Nėna e mėshirės, jeta, ėmbėlsimi e shpresa jonė, tė falemi! Ty tė thėrrasim ne tė shkretėt, bijtė e Evės, qė po fshajmė, po gjėmojmė e po qajmė nė kėtė shekull plot me lot. Deh pra, pajtorja jonė, ata sy tė mėshirshėm tė tu silli prej nesh! E Jezusin, tė bekuarin, frytin e barkut tėnd, pas kėsaj shkretie na e kallėzo. O e dhimbshmja, o e buta, o e ėmbla Virgjėra Mari! Amen.


Tė mendojmė pesė shenjat e gėzimit
(e hėnė, e shtunė )

1. Nė tė parėn shenjė tė gėzimit tė mendojmė se Zoja e bekuar qe pėrshendetur prej engjėllit Gabriel, pse prej saj do tė zinte fill dhe do tė lindė Shėlbuesi ynė Jezu Krishti.
2. Nė tė dytėn shenjė tė gėzimit tė mendojmė se Zoja e bekuar shkoi tė takohet me shenjtėe Elizabetė dhe ndenji me tė tre muaj.
3. Nė tė tretėn shenjė tė gėzimit tė mendojmė se, kur erdhi koha tė lindė Jezu Krishti, lindi prej Virgjėres Mari nė Betlem.
4. Nė tė katėrtėn shenjė tė gėzimit tė mendojmė se Jezu Krishti, kur u bė 40 ditėsh, qe dėrguar dhe kushtuar nė shenjtėroren e Jerusalemit.
5. Nė tė pestėn shenjė tė gėzimit tė mendojmė se Jezu Krishti, dymbdhjetėvjeēar qe gjetur tė tretėn ditė nė shenjtėrore tė Jeruzalemit.


Tė mendojmė pesė shenjat e mundimit
(e martė, e premte )

1. Nė tė parėn shenjė tė mundimit tė mendojmė se Jezu Krishti duke u lutur nė kopsht tė Gjetsemanit u djersit gjak.
2. Nė tė dytėn shenjė tė mundimit tė mendojmė se Jezu Krishti qe lidhur e rrahur nė oborr tė Pilatit.
3. Nė tė tretėn shenjė tė mundimit tė mendojmė se Jezu Krishti qe kurorzuar me ferra.
4. Nė tė katėrtėn shenjė tė mundimit tė mendojmė se Jezu Krishti vdiq i gozhduar nė kryq nė mal tė Kalvarit.
5. Nė tė pestėn shenjė tė mundimit tė mendojmė se Jezu Krishti vdiq i gozhduar nė kryq nė mal tė Kalvarit.


Tė mendojmė pesė shenjat e lumturisė
(e mėrkurė, e dielė)

1. Nė tė parėn shenjė tė lumturisė tė mendojmė se Jezu Krishti ditėn e Pashkėve ėshtė ngjallur sė vdekuri.

2. Nė tė dytin shenjė tė lumturisė tė mendojmė se Jezu Krishti 40 ditė pasi ėshtė ngjallur, u ngjit nė qiell ditėn e Shėlbimit.

3. Nė tė tretėn shenjė tė lumturisė tė mendojmė se Jezu Krishti dhjetė ditė pasi u ngjit nė qiell, ēoi Shpirtin Shenjt mbi apostujt ditėn e Rrėshajve.


4. Nė tė katėrtėn shenjė tė lumturisė tė mendojmė se Zoja e bekuar qe ngjitur nė qiell me korp dhe me shpirt.

5. Nė tė pestėn shenjė tė lumturisė tė mendojmė se Zoja e Bekuar qe kurorėzuar Mbretėreshė e qiellit e dheut, dhe tė mendojmė edhe lumturinė e tė gjithė engjėjve dhe shenjtėrve.


Tė mendojmė pesė shenjat e dritės
( e ejte )

1. Nė misterin e parė tė dritės tė mendojmė: Se Jezu Krishti u pagėzua nė lumin Jordan dhe na u zbulua si Biri i Zotit.
2. Nė misterin e dytė tė dritės tė mendojmė: Se Jezu Krishti na e zbuloi hyjninė e vet duke bėrė mrekulli nė dasėm nė Kanėn e Galilesė.
3. Nė misterin e tretė tė dritės tė mendojmė: Se Jezu Krishti na thirri nė kthim dhe na e shpalli Mbretėrinė e Hyjit.
4. Nė misterin e katėrt tė dritės tė mendojmė: Se Jezu Krishti na e tregoi lavdinė e vet gjatė shndėrrimit nė malin Tabor.
5. Nė misterin e pestė tė dritės tė mendojmė: Se Jezu Krishti duke e themeluar Euharistinė e shenjtė na bėri pjesėtar tė mundimit dhe tė ringjalljes sė vet.

Denim
14-05-12, 18:20
Litanitė e Zojės

Litanitė lauretane

O Zot, ki mėshirė!
O Krisht, ki mėshirė!
O Zot, ki mėshirė!
O Krisht, ndiejna ne!
O Krisht, dėgjona ne!

Ati prej qiellit Zot, ki mėshirė pėr ne!
Biri, Shėlbues i botės, Zot,
Shpirti Shenjt, Zot,
Shenjta Trini, njė i vetmi Zot,

Shenjta Mari, lutu pėr ne!
Shenjta nėna e Hyjit,
Shenjta Virgjėra e virgjėravet,
Nėna e Krishtit,
Nėna e Kishės,
Nėna e hirit tė hyjnueshėm,
Nėna e kulluar,
Nėna krejt e pastėr,
Nėna e papėrlyer,
Nėna e paprishme,
Nėna e dashur,
Nėna e mrekullueshme,
Nėna e kėshillit tė mirė,
Nėna e Krijuesit,
Nėna e Shėlbuesit,
Virgjėra e nderueshme,
Virgjėra e lavdėruar,
Virgjėra e pushtetshme,
Virgjėra e mėshirshme,
Virgjėra besnike,
Pasqyrė drejtėsie,
Selia e dijes,
Shkaku i gėzimit tonė,
Visari i pėrshpirtshėm,
Visari i nderueshėm,
Visar i zgjedhur pėrshpirtėrie,
Drandofillja e mrekullueshme,
Kulla e Davidit,
Kulla e fildishtė,
Shtėpia e artė,
Arka e besėlidhjes,
Dera e qiellit,
Ylli i mėngjesit,
Shėndeti i tė sėmurėve;
Streha e mėkatnorėve,
Ngushėllimi i tė pikėlluarve,
Ndihma e tė krishterėve,
Mbretėresha e engjėjve,
Mbretėresha e patriarkėve,
Mbretėresha e profetėve,
Mbretėresha e apostujve,
Mbretėresha e dėshmorėve,
Mbretėresha e dėshmitarėve,
Mbretėresha e virgjėrave,
Mbretėresha e tė gjithė shenjtėrve,
Mbretėresha e zėnė pa mėkat tė rrjedhshėm,
Mbretėresha e ngjitur nė qiell,
Mbretėresha e shenjtės rruzare,
Mbretėresha e paqes.

O Qengji i Hyjit, qė shlyen mėkatet e botės, na fal, ne o Zot!
O Qengji i Hyjit, qė shlyen mėkatet e botės, dėgjona ne, o Zot!
O Qengji i Hyjit, qė shlyen mėkatet e botės, ki mėshirė pėr ne!

Nėn mbrojtje tėnde po ngasim o shenjta Nėna e Hyjit, mos na i pėrbuz lutjet ndėr nevoja tona, por, o virgjėra e lume dhe e bekuar, na shpėto pėrherė prej tė gjithė rreziqesh, Zoja jonė dhe ndėrmjetėse e jona. Me Birin tėnd na pajto, Birit tėnd na porosit, ndėr duar tė Birit tėnd na lėsho.

V. Lutu pėr ne, o shenjta Nėna e Tėnzot,
R. tė bėhemi tė denjė pėr premtime tė Jezu Krishtit.

Tė lutemi:
Jepna ne shėrbėtorėve tuaj, po tė lutemi, o Zot, t’i gėzohemi pėrherė shėndetit tė shpirtit dhe trupit, e nėpėr ndėrmjetėsi tė sė madhėrishmes dhe gjithmonė virgjėrės Mari, t’i shpėtojmė trishtimit tė tashėm dhe t’i gėzohemi gazmendit tė amshueshėm.
Nėpėr Krishtin Zotin tonė. Amen.

V. Lutu pėr ne Shėn Jozef,
R. tė bėhemi tė denjė pėr premtime tė Jezu Krishtit.

Tė lutemi:
O Zot, t’i kemi nė ndihmė meritat e fatit tė shenjtės Nėnės sate, qė tė fitojmė me ndėrmjetėsi tė tij, ēka nuk mund tė fitojmė me ligėshti tona. Qė jeton dhe mbretėron pėr gjithė amshim. Amen.


Ēfarė do tė thotė tė lutėsh rruzaren?


Rruzarja tregon se si ka jetuar Jezusi, rruzarja ėshtė rruga sė bashku me Krishtin. Rruzarja tė ēon tek Ati, rruzarja tė dhuron lumturi, paqe, harmoni, gėzim dhe forcė. Rruzarja tė ngroh me idealet madhėshtore tė jetės sė amshuar.

Lute rruzaren ēdo ditė dhe do tė shohėsh se ēdo ditė do tė pėrparosh nė jetėn shpirtėrore, nė jetėn e pėrditshme. Tė lutėsh rruzaren do tė thotė qė nė ēdo mister tė kėrkosh pėr vete njė impuls pėr jetėn. Tė lutėsh rruzaren do tė thotė t’i afrohemi mistereve tė jetės sė Jezusit, t’i afrohemi mistereve tė shėlbimit.


“Besoj” ėshtė kuptim i thellė, kushtim i pėrditshėm me Zotin, besoj d.m.th tė marrėsh vendim tė pėrditshėm pėr Zotin.

Nė qoftė se e njeh Zotin, e ke gjetur mikun pėrmbi tė gjithė, nė qoftė se di tė lutėsh, Zoti tė dėgjon dhe do ti pėrgjigjet lutjes tėnde. Nė qoftė se lidhja jote me Zotin ėshtė e fortė, askush nuk mund ta shkatėrrojė jetėn tėnde. Nė qoftė se me tė vėrtetė e kėrkon Zotin, Ai do tė t’i falė tė gjitha mėkatet e tua, nė qoftė se e gjen Zotin e ke zbuluar jetėn tėnde nė tėrėsi.

Nė qoftė se e gjen rrugėn deri te Krishti dhe e dėgjon zėrin e Zotit, ti do ta ndiesh afėrsinė e Zotit dhe Zoti do tė jetė banesa jote.


“Ati ynė” Zoti ėshtė babai yt.

Zoti ėshtė babai yt, ai kujdeset dhe tė do ty. Atė mund ta lutėsh pėr ēdo gjė, sepse Ai do qė ti tė jetosh dhe tė jetosh nė plotėsi. Zoti ėshtė Shenjt, dashuri e pakufi, nuk preket, kush e njeh Atė e adhuron para Sakramentit. Zotin do ta gjesh nė qoftė se e kėrkon vullnetin e tij.

“U bėftė vullnesa jote!” Shumė njerėz jetojnė larg Zotit sepse dėshirojnė tė jetojnė tė lirė.

Pa Zotin njeriu e humb mendimin, e humb themelin e vet.

Kthehu tek Zoti dhe jeto besnik nė Zotin.

“Na i fal mėkatet tona! Zoti do t’i falė gabimet nė qoftė se jeton nė dashuri, sepse Zoti ėshtė dashuri. Zoti ėshtė shpėtimtar, Zoti na mbron nga e keqja.


“Tė falemi Mari ” – Pse t’i lutemi Marisė?

Maria ėshtė rruga nė tė cilėn Jezusi ka ardhur, nėpėrmjet Marisė ne e kemi pranuar Jezusin dhe nėpėrmjet Jezusit do ta gjejmė rrugėn qė na ēon tek Ati. Maria na tregon Jezusin, Jezusi na zbulon Atin. Nė qoftė se dėshiron ta kesh besimin e plotė nė Jezu Krishtin, lute ēdo ditė rruzaren, atėherė Maria edhe ty do ta dhurojė Jezusin, pėr kėtė Zoti Marinė e ka paracaktuar. Maria ėshtė Nėna e Zotit, nėna e besimit, nėna e Kishės. Maria ėshtė edhe nėna jote. Nė qoftė se Maria ėshtė nėna jote, gjithmonė do ta kesh Zotin, Atin. Le tė jetojė Maria nė jetėn tėnde, prano Marinė nė jetėn tėnde, lejo vetvetėn qė ajo tė tė udhėheqė.


Lavdi Atit (lat. Gloria Patri) - ėshtė njė himn i shkurtėr qė e lavdėron Zotin nė liturgjinė e krishterė. Ėshtė njė lutje e shkurtėr dhe e pėrsėritur nė raste tė veēanta. Pėrmbajtja e saj pėrforcon rrėfimin e besimit tė Trinisė sė Shenjtė, pra tė misterit tė Zotit nė njė Zot nė tre veta Hyjnore. Ati, Biri, Shpirti i Shenjt. Mund tė pėrkufizohet si njė version gojor e i plotė i shenjės sė kryqit. Thuhet edhe si pjesė pėrmbyllėse nė ēdo psalm nė Liturgjinė e Orėve dhe nė fund tė ēdo dhjetėsheje tė lutjes mariane Tė falemi Mari nė rruzare.


RRUZARJA E LIRIMIT


Fillohet me ‘shenjėn e Kryqit’, me lutjen ‘Besoj’, dhe pėrfundon me ‘Tė Falem o Mbretėresha’.

Nė vend tė – ‘Ati ynė’ – ne do tė themi fjalėt e Zotit:


“Nėse, pra, Biri do t’ju ēlirojė, me tė vėrtetė do tė jeni tė lirė.”

(Gjon. 8, 36)


- Nėse kėtė rruzare e kushton pėr vete, atėherė nė kokrra tė mėdha do tė thuash:

Nėse, Jezusi do tė mė lirojė, me tė vėrtetė unė do tė jem e lirė.


Nė secilėn prej 10 kokrrave thuhet:

O Jezu, ki mėshirė pėr mua!

O Jezu, mė shėro!

O Jezu, mė shpėto!

O Jezu, mė liro!


- Nėse kėtė rruzare e kushton pėr ndonjė person, atėherė duke e pėrmendur emrin e personit nė kokrra tė mėdha do tė thuash:

-

Nėse, Jezusi do ta lirojė, (N.N), me tė vėrtetė (N.N) do tė jetė e lirė.


Nė secilėn prej 10 kokėrrave thuhet:

O Jezu, ki mėshirė pėr (N.N)

O Jezu, shėroje (N.N)

O Jezu, shpėtoje (N.N)

O Jezu, liroje (N.N)


- Nėse, kėtė rruzare e kushton pėr familje, atėherė nė kokrra tė mėdha do tė thuash:

Nėse, Jezusi do ta lirojė familjen time, me tė vėrtetė familja ime do tė jetė e lirė.


Nė secilėn prej 10 kokėrrave thuhet:

O Jezu, ki mėshirė pėr familjen time!

O Jezu, shėroje familjen time!

O Jezu, shpėtoje familjen time!

O Jezu, liroje familjen time!


Tė lutemi!

O Zot Jezus, ne po tė kėrkojmė falje pėr tė gjitha mėkatet tona. Po tė lutemi, qė Hyji Atė, ta dėrgojė Shpirtin e Tij tė Shenjtė, i cili do t’i mbushė zemrat tona me dhuratėn e shpalljes sė Fjalės Sate, me besim tė patundur, pėrmes Rruzarės sė Lirimit. Ne po tė kėrkojmė o Jezus, qė fuqia jote tė manifestohet nė jetėn tonė, e qė Ti tė bėsh mrekulli dhe shėrime, me anė tė kėsaj lutjeje qė po ta kushtojmė me njė fe tė gjallė dhe tė fuqishme, e cila nuk ėshtė gjė tjetėr veēse shpallje e Fjalės sate. Amen!