PDA

View Full Version : Fyerja e eurodeputeti italian, shqiptarėt: Pėrjashtim nga PE


Fshatari
16-05-12, 17:53
Romė – Pak ditė mė parė europarlamentari legist lėshoi batuta pėrēmuese kundėr shqiptarėve nė emisionin La Zanzara tė Radio 24. Ai e quajti Shqipėrinė si “Vend tė Botės sė tretė”. Duke marrė shkas nga diplomimi i Renzo Bossit nė Shqipėri, Borghezio nuk humbi rastin pėr tė folur kundėr shqiptarėve.
I nxitur nga drejtuesi i emisionit, Giuseppe Cruciani, qė e nisi bisedėn duke kujtuar ironinė e publikut me batutėn e famshme tė Legės, tė kthyer nė “Lega tiene.. Durazzo”, pas diplomės shqiptare tė Troftės, Borghezio mban menjėherė qėndrim duke thėnė: “Nuk ėshtė e vėrtetė, lajmi u pėrgėnjeshtrua. Asnjė prej nesh nuk frekuenton Shqipėrinė, qė po t’i heqėsh banorėt ėshtė njė vend i mrekullueshėm”.
“Mbi shqiptarėt secili ka mendimin e vet, unė kam njė mendim timin. Ato pak herė qė kam qenė nė Shqipėri sipėrmarrėsit italianė atje mė kanė thėnė se ishin shumė tė kėnaqur nga gratė shqiptare qė punojnė shumė, ndėrsa burrat nuk bėjnė asgjė, rrinė gjithė ditėn nė kafene, janė kushėrinj tė afėrt tė arabėve”- vijoi ai.
“Mjafton tė shkosh nė Tiranė dhe e sheh qė gratė punojnė fort ndėrsa burrat nuk lėvizin as gishtin (“Non fanno un cazzo” thotė legisti nė gjuhėn e tij)”. Mė tej ai shprehet se Shqipėria nuk bėn pjesė nė komunitetin europian dhe dhe legistėt nuk dėshirojnė qė ajo tė pranohet. “Fatmirėsisht shqiptarėt nuk vijnė mė nė Itali, kanė kuptuar qė janė mė mirė atje ku janė, se te ne me qeverinė Monti.”- pėrfundoi eurodeputeti.
Shqiptarėt e Italisė synojnė tė mbledhin firmat e nevojshme pėr ti paraqitur qeverisė shqiptare dhe asaj italiane njė dokument proteste kundėr deklaratave tė eurodeputetit Borghezio. “Kėto deklarata janė shumė serioze pasi vijnė nga njė deputet i Parlamentit Europian”- shprehen organizatorėt. (B.W)
____________________________________________
http://www.lajmeshqip.com/kombetare/fyerja-e-eurodeputeti-italian-shqiptaret-perjashtim-nga-pe
________________________________________________
FSHATI IM
Maletė me gurė,
fushat me bar shumė,
aratė me grurė,
mė tutje njė lumė.

Fshati pėr karshi
me kish' e me varre,
rrotull ca shtėpi
tė vogėla fare.

Ujėtė tė ftohtė,
era pun' e madhe,
bilbili ia thotė,
gratė si sorkadhe.

Burrat nėn hie,
lozin, kuvendojnė,
pika qė s'u bie,
se nga gratė rrojnė!

Gratė venė nd'arė,
dhe nė vreshta gratė,
gruaja korr barė,
punon dit' e natė.

Gratė nė tė shirė,
nė tė vjela gratė,
ikinė pa gdhirė,
kthenenė me natė.

Gruaja pėr burrė
digjetė nė diell,
punon es'rri kurrė
as ditėn e diel.

0 moj shqipėtarkė,
qė vet' e nget qetė,
edhe drek' e darkė
kthehesh e bėn vetė;

Moj e mjera grua,
ē'e do burrė zinė
qė ftohet nė krua
dhe ti mban shtėpinė!
______________________
ANDON ZAKO ĒAJUPI (1866 - 1930)

_______________________________________

Burrat nėn hie,
lozin, kuvendojnė,
pika qė s'u bie,
se nga gratė rrojnė!

Tė kota janė protesta se te njejten po t'a thot edhe poeti i madh dhe kete qe ne shekullin e 19-te.

Pulebardha
18-05-12, 08:13
Euro"Deputetet" nuk jan gjithe té njejt... keso lloj "Deputetesh" kemi edhe ne gjithandej, por siq e ke shkrua edhe vet, ata né njéfaré ményre kan t drejt.... me shekuj jemi té tillé...

Zoti ne ndihmé. pérndryshe ne humbem edhe ato pak vlera qé kemi patur... duke u béré Europiané, mé shumé se vet Europianét... ne jemi fute né njé rruge pa dalje.....ndoshta vjen noj fuqi mé e madhe dhe na drejtoné....

Makresh
18-05-12, 08:22
Ne Parlamentin evropjan, marrin pjes te gjitha partit e deshtuara. Prandaj edhe s'ka vlere aty.