PDA

View Full Version : Urtėsi morale / Islame …


Makresh
21-05-12, 23:50
Zoti na ruajt nga mė e keqja




http://ardhmeriaonline.com/typo3temp/pics/63fffc8027.jpg

Tregohet se njė burrė i moshuar, po udhėtonte me tė birin drejt njė qyteti tė largėt. Atyre u duheshin dy ditė rrugė pėr tė mbėrritur nė destinacion. Me vete kishin gomarin dhe plaēkat. Here pas here, burri i moshuar pėshpėriste aq sa e dėgjonte dhe i biri:”Zoti na ruajt nga mė e keqja.”
Teksa vazhdonin rrugėtimin e gjatė, gomarit i thyhet njėra kėmbė mu nė mes tė rrugės. I moshuari tha:” Zoti na ruajt nga mė e keqja.”

Tė dy morėn plaēkat nė krahė dhe vazhduan rrugėn. Pasi kishin pėrshkuar goxha udhė, tė moshuarit i thyhet kėmba dhe e kishte tė pamundur tė ecte. Ai u mbėshtet nė supet e tė birit, tė cilit i pėshpėriti:”Zoti na ruajt nga mė e keqja.”
Pėrveē se duhej tė mbante tė atin, djaloshit tė ri i duhej tė mbajė dhe plaēkat. Teksa vazhdonin rrugėn, i riu pickohet nga njė gjarpėr. Ai u shtri pėrtokė nga dhimbja, sakaq i ati iu afrua dhe i tha:”Zoti na ruajt nga mė e keqja.”
Kėtu i biri se pėrmbajti dot veten dhe tha:”E ēfarė qenka mė e keqe se kaq?!”

Pasi u pėrmirėsua pak, baba e bir morėn udhėn drejt destinacionit, sigurisht ishin vonuar shumė pėr shkak tė peripecive. Kur mbėrritėn nė qytet, ata u befasuan me atė qė u shihnin sytė. Qyteti ishte goditur nga njė tėrmet i fuqishėm, i cili e kishte rrėnuar tė tėrin. I moshuari, e pa tė birin nė sy dhe i tha:”O bir! Nėse nuk do na kishin ndodhur gjithė ato peripeci gjatė udhės, do tė kishim mbėrritur nė kohė dhe, sigurisht, do na kishte ndodhur mė e keqja, do ishim nėn rrėnoja tani.”




Morali:
Le tė jetė ky interpretimi ynė pėr shumė ngjarje qė na ndodhin nė jetė. Kėshtu do tė mund tė triumfojmė ndaj stresit, ankthit dhe tensionit. Le tė kemi opinion dhe pritshmėri tė mira nga Zoti. Le ti mbėshtetemi Atij nė ēdo ēėshtje tė jetės tonė. Le tė jemi tė sigurtė dhe tė bindur se nuk ka mė tė dhembshur dhe tė urtė sesa Zoti. O Zot! Ti ke nė dorė gjithēka nė tokė e nė qiej! Ty tė lėvdojmė dhe tė falenderojmė!

Makresh
23-05-12, 10:28
Mbreti dhe piktori

http://www.mesazhi.com/modules/news/images/option6/%28u84u%29mbreti%20dhe%20piktori.jpg



Njė mbret ēalaman dhe me njė sy tė verbėr, u kėrkoi njė ditė piktorėve tė vet qė ta pikturojnė pa defektet fizike qė kishte.
Tė gjithė e kundėrshtuan kėtė kėrkesė, me pretekstin se si do e pikturonin mbretin me dy sy, ndėrkohė qė ai kishte vetėm njėrin! Si ta pikturojnė me dy kėmbė tė shėndetshme, ndėrkohė qė njėra ishte e ēalė!


Nė mesin e kėtij refuzimi kolektiv, njė nga piktorėt pranoi ti bėjė mbretit njė pikturė pa tė metat e tij fizike, madje do tė ishte njė pikturė shumė e bukur.


Po si?!


Ai e pikturoi mbretin duke marrė nishan me ēifte, e nė kėtė rast, i duhej patjetėr ta mbyllė njėrin sy. Gjithashtu, nė kėtė pozicion, atij i duhej ta pėrthyejė kėmbėn e tij tė ēalė.
Nė fakt, fotoja e mbretit doli shumė e bukur dhe askush nuk i vuri re defektet e tij fizike.


Sa mirė do tė ishte qė edhe ne tė krijonim imazh tė mirė pėr tė tjerėt, sido dhe sado qofshin tė metat e tyre dhe kur kėtė imazh t’ua pėrcillnim njerėzve, ti mbulonim kėto tė meta dhe gabime tė tyre. E kush ėshtė ai person qė nuk paska tė meta nė kėtė botė?! Prandaj, le tė marrim tė mirat e tė tjerėve dhe tė heqim dorė nga tė metat. Kėshtu, do tė ndihemi rehat edhe ne edhe njerėzit.