PDA

View Full Version : Luigj Gurakuqi


Denim
12-08-12, 17:04
Luigj Gurakuqi


http://a1.sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-snc7/427467_354620701284905_1942593811_n.jpg



Luigj Gurakuqi ėshtė njė nga figurat kryesore tė lėvizjes sonė atdhetare dhe demokratike. I pėrkushtuar tėrėsisht ndaj ēėshtjes sė atdheut, veprimtaria e tij lidhet me ngjarjet mė tė rėndėsishme tė kohės. Lindi nė Shkodėr mė 1879. Mėsimet e para dhe njė pjesė tė shkollės sė mesme i bėri nė vendlindje, pastaj shkoi nė Itali. Aty mbaroi kolegjin e Shėnmitėr Koronės nė Kalabri, ku ishte nxėnės i De Radės, dhe vijoi studimet e larta nė shkencat biologjike nė Napoli. Qė kur ishte student, bėri emėr nė shtypin shqiptar si poet dhe publiēist (me pseudonimin Cakin Shkodra dhe Lekė Gruda). Mė 1908 Gurakuqi u kthye nė Shqipėri dhe u bė shpejt njė nga udhėheqėsit kryesorė tė lėvizjes kombėtare. Nuk kishte ngjarje tė rėndėsishme tė kohės ku tė mos ishte dora e Gurakuqit. Mori pjesė nė Kongresin e Manastirit, ishte drejtori i parė i Shkollės Normale tė Elbasanit dhe njė nga udhėheqėsit e kryengritjeve tė Veriut (1911-1912). Ai ishte krahu i djathtė i Ismail Qemalit nė gjithė atė punė tė madhe pėr shpalljen e Pavarėsisė. Mė 1916 ishte nga themeluesit e Komisisė Letrare nė Shkodėr.

Nė vitet 1921-1923 L.Gurakuqi si deputet i Shkodrės u gjend vazhdimisht nė opozitė me Zogun dhe gjithė feudalėt e tjerė. Bashkėluftėtar i F. Nolit, Gurakuqi ishte ndėr udhėheqėsit mė aktivė tė Revolucionit Demokratiko-Borgjez tė Qershorit tė vitit 1924.

Pas kundėrevolucionit emigroi nė Itali, dhe nė mars 1925 u vra pabesisht nė Bari nga njerėz tė vėnė nga Zogu. F.Noli e vlerėsoi lart figurėn e kėtij biri tė shquar tė Shqipėrisė me vjershėn e njohur "Syrgjyn-vdekur", kurse populli pas luftės ia soli eshtrat nė atdhe dhe e deroi me titulin e lartė "Hero i Popullit" dhe "Mėsues i Popullit".

Krijimtaria poetike e Gurakuqit pėrfshin vitet 1898-1907. Mė pas, krijimtaria e gjerė politike nuk e lejoi tė merrej mė poezi. Pėr herė tė parė vjershat e tij u pėrmblodhėn nė njė vėllim mė 1941.
Nė poezinė e parė, qė ėshtė pėrgjigjje pėr vjershėn "Shko dallėndyshe" tė F.Shirokės, Gurakuqi flet pėr gjendjen e mjerė tė Shqipėrisė. Krijimi mė i njohur i tij ėshtė vjersha "Qėndresa", ku gėrshetohen edhe elemnete autobiografike. Me theks filozofik, jepet zgjimi i poetit nga ėndėrrimet romantike, nė emėr tė qėllimeve tė larta, qėndresa pėr plotėsimin e idealit. Poezia ėshtė njė kredo e gjithė jetės dhe e veprimtarisė sė Gurakuqit.

L.Gurakuqi ėshtė ndėr tė parėt qė parashtron kėrkesėn tė ngrihet mjeshtėria artistike nė letėrsinė amtare. Nė vjershėn "Deka e zanave" thekson se Shqipėria ėshtė vendi i poezisė, ēerdhja e zanave, ndaj atdheut i duhet kėnduar me nivel tė lartė artistik.

L.Gurakuqi shkroi edhe vjersha pėr tė vegjėlit, tė cilat i botoi nė "Kėndimet" (1912).
Interes tė veēantė paraqet libri "Vargnimi nė gjuhėn shqipe" (1906), si pėrpjekja e parė pėr hartimin e metrikės sonė.

Edhe si publiēist L.Gurakuqi bėri emėr tė shquar, duke trajtuar problemet mė tė rėndėsishme tė kohės. Botoi te revista "Albania", te "Kalendari Kombiar", nė gazetat "Drita", "Liria e Shqipėrisė", "La Nacione Albanese". Si stilist i shquar ai ka lėnė modele tė prozės publiēistike nė dy dialektet.

L.Gurakuqi dha ndihmesė me vlerė nė letėrsinė e nė kulturėn tonė si poet, publiēist, orator, hartues i parė i metrikės shqipe.