PDA

View Full Version : Shtetėsinė shqiptare


Zero Cool
11-12-12, 14:38
Kohė mė parė kryeministri Shqiptar Sali Berisha deklaroi se shtetėsia shqiptare duhet ti takon tė gjithė atyre qė ndjejnė veten Shqiptar.

Cfare mendoni ju ?




Berisha: Vendimi pėr shtetėsinė gjatė kėsaj jave


Tiranė, 10.12.2012 14:14

Me ftesė tė kryeministrit tė Shqipėrisė, Sali Berisha, ish-kryeministri i Kosovės dhe kryetari i AAK-sė, Ramush Haradinaj zhvilloi njė vizitė nė Shqipėri. Gjatė konferencės pėr shtyp, kryeministri Berisha e ka quajtur vizitėn e tij historike, po aq sa edhe vendimin i Hagės pėr pafajėsinė e tij.

“Kjo vizitė ėshtė ngjarje shumė e rėndėsishme. Haradinaj si komandat i luftės ēlirimtare tė Kosovės ka luajtur njė rol themelor nė lirinė e shqiptarėve dhe lirinė kombėtare. Liria kombėtare ėshtė vendosur vetėm me ēlirimin e Kosovės”, tha Berisha.

Kryeministri shqiptar dhe kryetari i AAK-sė iu pėrgjigjėn interesimit tė gazetarėve pėr dhėnien e shtetėsisė shqiptare, pėr tė gjithė shqiptarėt kudo qė jetojnė, duke e cilėsuar vendimin si zbatim i njė tė drejte tė munguar pėr qytetarėt, raporton BW.

Ai nėnvizoi se vendimi pėr dhėnien e shtetėsisė shqiptare do tė miratohet gjatė kėsaj jave nga qeveria, nė pėrputhje me ligjin ekzistues.

“Qėllimet e mia ndaj shtetėsisė pėr shqiptarėt kudo qė janė, jam i bindur qė kontribuojnė mė shumė nė paqen dhe stabilitetin nė Ballkan. Nga ana tjetėr kėto qėndrime janė adaptuar nga disa vende tė BE. Maqedonasit nuk kanė probleme pėr zgjedhje identiteti apo rivalitet identiteti me shqiptarėt. Bullgaria mike u jep shtetėsi atyre qytetarėve qė duan tė marrin shtetėsi bullgare. Nuk e ka bėrė kėtė nė mėnyrė absolute as pėr pretendim territorial ndaj Maqedonisė, pėrkundrazi”, u shpreh kryeministri.

“Sapo unė u deklarova pėr shtetėsinė shqiptare tė tė gjithė shqiptarėve kudo qė janė, u pėrballa jo vetėm me reagimin e albanofobeve, por edhe tė mediave shqiptare, tė cilave do t’iu kujtoj lexoni dekretin e ish- presidentit Berisha tė vitit 1992. Fjalė pėr fjalė, kisha riprodhuar dekretin pikė pėr pikė nė deklaratėn time. Nė atė kohė nuk kishte reagim. Duhet tė kuptoni se shqiptarė janė tė gjithė, edhe ata tė diasporės. Historia nuk duhet mohuar”, vijoi kryeministri.

Ndėrkaq, ish-kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj theksoi se ėshtė e drejtė e bashkėkombėsve, kudo qė jetojnė, tė mund tė marrin shtetėsinė shqiptare.

“U jepet njė e drejtė e tyre, ėshtė e drejtė e tyre pėr ta shfrytėzuar. E shoh vetėm si zbatim i njė tė drejtė tė shqiptarėve qė jetojnė jashtė kufijve tė vitit 1913”, u shpreh Haradinaj.

Ndėr tė tjera, nė fjalėn e tij nė konferencėn e pėrbashkėt, kryeministri Berisha u ndal dhe nė tezėn e bashkimit tė shqiptarėve. Sipas Berishės kjo tezė tė shėrbejė si ideal i udhėheqjes sė shqiptarėve kudo ndodhen.

Dardanesha
13-12-12, 15:11
Kosova, shteti ynė!

Shteti im ėshtė Kosova. Flamuri im shtetėror ėshtė flamuri i Kosovės. Me hartėn e vendit tim dhe me gjashtė yjet mbi tė. Himni i shtetit tim quhet “Evropa” dhe ėshtė kompozuar nga Mendi Mengjiqi. Kompozitor vendor. Po, e vėrtetė se ėshtė pa tekst. Kemi simbolet shtetėrore, sistemin politik tė veēantė, ambasadat nė shtete mė tė largėta dhe nė rajon. Edhe vendet tjera kanė akredituar ambasadat kėtu dhe respektojnė subjektivitetin tonė shtetėror.

Shoqėria e shtetit tim ėshtė multietnike. Respekton vlerat, traditėn, identitetin dhe kulturėn e secilit grup etnik qė jeton bashkė me mua. I jep mundėsi secilit tė pėrparojė, pavarėsisht nėse ėshtė shqiptar, serb, boshnjak, turk, egjiptas, romė, ashkali, malazias apo kroat. Problemet po vazhdojnė tė jenė prezente. Por, kjo nuk ėshtė asrye qė tė ndalim pėrpjekjet tona pėr tė tejkaluar ato. Pėrkundrazi, duhet tė fuqizojmė angazhimet qė vėshtirėsitė e tashme tė mos na nxijnė tė nesėrmen.

E ardhmja e sigurisė nacionale ėshtė NATO. Aleanca Verio-Atlantike e cila nė vitin 1999 u bė faktori vendimtar pėr ēlirimin e kėsaj Kosove. Kosovės tė tė gjithė qytetarėve tė saj. Ushtria e ardhshme e Kosovės duhet tė jetė krah pėr krah me atė amerikane, gjermane e angleze. Ushtri profesionale, qė pėrbėhet prej pjesėtarėve nga secili komunitet qė jeton kėtu. Qė i bėn tė ndihen tė sigurt tė gjithė qytetarėt e Kosovės, pavarėsisht cilės fe i pėrkasin apo cila ėshtė gjuha e tyre amėtare.

E ardhmja politike ėshtė Unioni Evropian. Integrimi nė familjen e shteteve evropiane qė kanė vendosur paqen mbi tė gjitha. Qė kanė kthyer nė model primar largimin e armiqėsive qė rrjedhin nga identitetet ndarėse apo pėrēarėse. Union i cili ka vėnė nė qendėr tė politikave bashkimin e vlerave tė ndryshme nė njė qėllim tė pėrbashkėt: jetesėn e lumtur tė qytetarėve tė tė gjitha vendeve evropiane. Pa luftėra, pa dėmtime, pa dhunė.

Baza e sė tashmes dhe sė ardhmes sė shtetit tim ėshtė demokracia.

Sistem jo perfekt, por dukshėm mė i miri nė krahasim me sistemet tjera qeverisėse qė kanė ndodhur nė historinė e njerėzimit. Demokracia dhe vlerat e saj janė themeli i Unionit Evropian dhe themeli i bashkėpunimit midis vendeve evropiane. Pėr mė tepėr, demokracia ėshtė garancia e vetme qė ne mund tė jetojmė mirė nė shtetin tonė, nė Kosovėn tonė. Qė askush nuk do tė na shkelė liritė dhe tė drejtat, qė askush nuk do tė mund tė na ndalojė prosperitetin individual dhe kolektiv. Garanci qė askush nuk do tė na kthejė nė komunizėm apo tė na ēojė nė fashizėm.

Nuk dua qė kjo tė shkatėrrohet. Pėr asnjė ēmim. Kosova duhet tė jetojė sa tė ketė njerėz nė tė. Si shtet i pavarur, sovran dhe demokratik. Si shtet i konsoliduar, me sundim tė ligjit, me Kushtetutė tė pakontestuar nga asnjė grup etnik, fetar apo politik, me zhvillim ekonomik, me arsimin modern, me sistem tė zhvilluar shėndetėsor, me identitet kulturor, me sport konkurrues nė botė, me arkitekturė tė re dhe me kushte shumė tė mira jetese pėr tė gjithė qytetarėt.

Dua qė Kosova, shteti im, tė konkurrojė jo vetėm me rajonin, por edhe me vendet e zhvilluara evropiane. Madje, edhe studentėt gjermanė apo francezė tė aplikojnė pėr tė studiuar nė universitetet e Kosovės. Ku do tė marrin dije dhe tė konkurrojnė me gjeneratėn e vet kudo nėpėr botė. Dua qė futbollistėt italianė, gjermanė, brazilianė dhe argjentinas tė vijnė pėr tė luajtur nė klubet profesionale tė futbollit nė Kosovė. Qoftė te Prishtina, te Trepēa e Mitrovicės, Liria e Prizrenit apo Ballkani i Suharekės.

Dua qė Kosova, shteti im, tė ketė pėrfaqėsinė kryesore pėr rajonin tonė tė prodhimit tė BMW-sė, Mercedesit apo Volvo-s. Tė jetė qendra rajonale e energjetikės dhe tė prijė nė listat pėr minierat e mineralet. Tė arrijė nivelin mė tė lartė tė Bruto Prodhimit Vendor (GDP-sė) pėr kokė banori dhe qė kėtu tė punosėhen me dhjetėra mijėra qytetarė tė vendeve tjera, qoftė tė Botės sė Tretė apo edhe tė vendeve tė zhvilluara. Qė turizmi tė jetė atraktiv pėr amerikanėt e evropianėt.

Ekzistenca e shtetit tė Kosovės nuk rrezikon askėnd. Nuk shkatėrron asnjė lloj pėrkatėsie. Nuk dėmton integrimet brendakombėtare. Nuk vė nė mėdyshje tė qenit shqiptar, pėr shembull. Por, e njėjta gjė vlen edhe pėr qytetarėt e Kosovės me pėrkatėsi tjetėr kombėtare.

Secili njeri ka identitet tė shumėfishtė. Cilido prej identiteteve nuk duhet pėrdorur pėr tė pėrēarė. Pėrkundrazi, njerėzit kanė shumė identitete tė pėrbashkėta.

Njė njeri mund tė jetė nė tė njėjtėn kohė shqiptar, shqiptar i Kosovės, Dukagjinas, Pejan, Baranas, Pishtanas, mashkull, katolik, luftėtar, profesor, bletar, baba dhe vėlla. Kjo nuk do tė thotė se njėri prej identiteteve duhet t’i shkatėrrojė tė tjerėt. Tė gjitha kėto shtresa tė identitetit e pėrbėjnė njė njeri.

Tek e fundit, identiteti ka dy pjesė: si ndihesh vetė dhe si tė shohin tė tjerėt. Mund tė ndihesh mashkull, por tė tjerėt tė tė shohin si femėr. Mund tė ndihesh kozmopolitan, por tė tjerėt mund tė tė shohin si njė provincialist i pandreqshėm.

Identiteti kombėtar yni nuk ėshtė rrezikuar nga shteti i Kosovės. Pėrkundrazi, shteti i Kosovės forcon dukshėm edhe identitetin tonė kombėtar.

Nuk ka nevojė tė mėnjanosh pėrkatėsinė kombėtare shqiptare qė tė punosh pėr konsolidimin e shtetit tė Kosovės. Qė tė angazhohesh qė nė Kosovė tė mos ketė korrupsion dhe krim tė organizuar. Apo qė tė kesh njė plan konkret dhe tė detajuar pėr tė vendosur sundimin e ligjit nė agjendė prioritare qeverisėse.

Nuk ka nevojė tė mėnjanosh pėrkatėsinė kombėtare shqiptare qė tė ndėrtosh njė Kosovė konkurruese me tė rajonin dhe Evropėn. Qė tė rinjtė e Kosovės tė arsimohen mirė dhe tė jenė mė tė pėrgatitur profesionalisht se gjenerata e tyre nė Spanjė apo Austri.

Prandaj, debatet qė tentojnė tė trajtojnė ekzistencėn e shtetit tė Kosovės si rrezik pėr identitetin kombėtar shqiptar janė artificiale, tė pasakta dhe jozhvillimore. Janė edhe injorante. Synojnė tė ndalojnė ēdo pėrpjekje pėr dashurinė ndaj Kosovės, shtetit tonė. Pasojnė me mungesė angazhimi tė sinqertė pėr tė ndėrtuar dhe konsoliduar vendin tonė, vendosur rend e ligj, dhe lojalitet ndaj shtetit. Ndikojnė nė thellimin e pėrēarjes, nė kohėn kur mė sė shumti na duhet tejkalimi i armiqėsive midis njerėzve me pėrkatėsi tė ndryshme etnike.

Nuk janė tradhėtarė ata qė e duan shtetin e Kosovės. Ata qė pėrpiqen ta fuqizojnė shtetin e Kosovės. Ta bėjnė shtetin mė tė mirė e mė tė zhvilluar nė botė.

Nuk janė tradhėtarė ata qė luftojnė armiqtė e Kosovės. Qė ndėrtojnė argumentet politike pėr tė zbrapsur ēfarėdo tentimi tė Serbisė pėr shuarjen e ekzistencės sė shtetit tė Kosovės.

Mbi tė gjitha, shteti i Kosovės ka nevojė pėr dashurinė e njerėzve pėr tė. Pėr vullnetin qė ta bėjmė shtetin ku tė gjithė mund tė jetojnė tė lumtur.

(Autori ėshtė kolumnist i rregullt i gazetės “Zėri”)

murrizi
13-12-12, 16:17
Sali Berisha, Edwin Rama jane e keqja ma e madhe e kombit Shqiptar !

Thuja qe Shqipria ka vetem kete alternativ,
Saliu apo Rama ???

"Vendimi"i sot me moton :

"Ēdo shqiptar pasaport Shqiptare", ėshtė i vonuar pėr 20 e mė shumė vite.