Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Historia Shqiptare
Emri
Fjalėkalimi
Historia Shqiptare Tė diskutojmė pėr historinė tonė!



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 06-09-12, 12:00   #11
Alima
Banned
 
Avatari i Alima
 
Anėtarėsuar: 14-08-11
Postime: 6,904
Alima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kronikat e Tursun Beut

...

Vazhdim...

Kronika nga dyqanet tek kioskat
Pėr arsyet e sipėrshtjelluara Tursun Beu ėshtė brendėsuar nė studimet historike si etapė e pashmangshme nė udhėtimin njohės tė transformimit perandorak tė dinastisė osmane, nė sajė tė veprimtarisė sė Mehmetit II, dhe metodologjia shkencore – e lirė ose e orientuar – ka analizuar aspektet politiko-administrative kundrejt atyre erotiko-fetare. Dobia e veprės mbi ndėrtimin e tė kaluarės tonė paraqitet mjaft e reduktuar, pasi ajo “ndriēon” pak momente rreth viteve 1466-1468 dhe 1478: ngritja e kėshtjellės sė Elbasanit gjatė sulmit tė Krujės, beteja e Buzurshekut, sulmi i Shkodrės dhe rėnia e saj nė 1478, sulmi ndaj Lezhės dhe marrja e Krujės, Skėnderbeu citohet dy herė – si tradhėtar dhe i arratisur (i vdekur) –, nuk mungojnė paqartėsitė dhe shkalla sipėrore e epiteteve tė sulltanit. Kėto detaje mund tė marrin vlera historike vetėm nėpėrmjet filtrimit dhe integrimit me burime tė tjera, pėrndryshe shmangemi drejt letėrsisė turke, ku padyshim Kronika ėshtė pionieristike.
Kakofonia nė fushėn e historiografisė e dy dekadave tė fundit mundėsohet nga syrgjynosja e profesionalizmit, me gjithė karakteristikat e mėparshme nacional-romantike, brenda kamareve. Ndryshimet kryesore janė dy: diversiteti i interesave, qė nuk ka prodhuar pluralitetin e shpresuar tė hapėsirave tė fjalės, dhe – duke pėrdorur njė eufemizėm – largimi i mėtejshėm nga metodologjia shkencore.
Pėrputhet plotėsisht me kėto dy transformime tė tranzicionit sforcimi i Mishės pėr ta rilexuar Tursun Beun si sfidė ndaj njė zinxhiri historianėsh tė atij Perėndimi qė botuesi ka zgjedhur pėr maskė. Duke pranuar nė parantezė qė libri ėshtė universalisht i frytshėm, nga tendenca e orientimit njėdrejtimor tė lexuesit, i cili nėnvizon dhunėn, fenė dhe stigma tė tjera, nuk mė duket e rastėsishme oferta e tij. Pėrveē ideve, ndonjė fragment i parathėnies sė Kronikės ėshtė huazuar nė mėnyrė identike nga artikulli Neootomanizmi dhe Shqipėria, kur Misha shqetėsohet nga fryma e rehabilitimit tė trashėgimisė osmane, tė cilėn duhet ta shmangim ashtu «siē po i largohemi pėrvit e mė shumė ndikimit qė vazhdon tė ketė periudha [...] e Enver Hoxhės», shprehet ai. Rrjedhimisht objektivi i botuesit paraqitet indiferent ndaj kontributit historik, e aq mė tepėr akademik, teksa ushqen tensionin konstant Lindje/Perėndim, i prodhuar nga rikualifikimi ideologjik i stigmatizimit: nga ideologjia nė ideologji, nga manipulimi nė manipulim, sikur nga «periudha [...] e Enver Hoxhės» kanė kaluar thjesht ekskluzivisht vetėm vitet.
Sė bashku me pretendimet shkencore, tė paktėn tė kursehen akuzat e «interesave tė ditės», megjithėse, edhe kjo ėshtė pjesė e anomalisė shqiptare ose, mė mirė, e fatkeqėsisė, sepse vjen nga profetėt e trashėgimisė superiore.


D. D.

Fund!


.
Alima Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 2 (0 Anėtarėt dhe 2 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 02:20.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.